Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fitou dhe Riechel, mirëkuptim për deklaratën e Thaçit   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fitou dhe Riechel, mirëkuptim për deklaratën e Thaçit   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fitou dhe Riechel, mirëkuptim për deklaratën e Thaçit

2 posters

Shko poshtë

Fitou dhe Riechel, mirëkuptim për deklaratën e Thaçit   Empty Fitou dhe Riechel, mirëkuptim për deklaratën e Thaçit

Mesazh nga Alberti Sat 12 May 2012 - 4:05

Fitou dhe Riechel, mirëkuptim për deklaratën e Thaçit

Kërkesa e kryeministrit Hashim Thaçi, që Bashkimi Evropian ta trajtojë Kosovën njëjtë sikurse shtetet e tjera të rajonit, është pritur me mirëkuptim nga ambasadori i Francës dhe ai i Gjermanisë në Prishtinë, të cilët kanë vlerësuar se ekzekutivi kosovar vetëm po e lyp një vlerësim nëse puna që është bërë deri më tani është në përputhje me kriteret e Brukselit.
Ata kanë bërë të ditur se deklaratën e Thaçit nuk e shohin si kritikë, por më shumë si ambicie e shprehur për rrugëtim më të shpejtë nga aspirata evropiane e Kosovës.

Ambasadori i Francës, Jean-François Fitou, ka përkujtuar se shteti i tij dhe Gjermania që nga fillimi kanë përkrahur perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që në kohën e duhur të anëtarësohen në BE dhe se ky përkushtim është konfirmuar në Samitin e Selanikut, gjë që vlen edhe për Kosovën, transmeton Koha.net.

"Qëndrimin e Thaçit nuk e shoh si kritikë”, ka thënë ambasadori Fitou, gjatë një ceremonie të përurimit në Kishën e Shën Shpëtimtarit në Prizren.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë, Ernst Reichel, është pajtuar me konstatimet e diplomatit francez, duke theksuar se ambicia dhe padurimi i shprehur nga njerëzit dhe Qeveria e Kosovës dëshmon përkushtimin për të ecur në binarët e integrimeve evropiane. /Telegrafi/

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fitou dhe Riechel, mirëkuptim për deklaratën e Thaçit   Empty Re: Fitou dhe Riechel, mirëkuptim për deklaratën e Thaçit

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 17:17

te pakten keto te ks e gjejn mirekuptimin me njeri-tjetrin;jo si ata te vendit tone qe shqyhen
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi