Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lojë politike me të pagjeturit   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lojë politike me të pagjeturit   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lojë politike me të pagjeturit

2 posters

Shko poshtë

Lojë politike me të pagjeturit   Empty Lojë politike me të pagjeturit

Mesazh nga Alberti Sat 12 May 2012 - 4:05

Lojë politike me të pagjeturit

Familjarët e personave të pagjetur i kërkuan Kuvendit të Kosovës të mos e rikthejë në votim mocionin e miratuar të enjten që parasheh kushtëzimin e bisedimeve me Serbinë me çështjen e të pagjeturve në Kosovë. Me synimin që, siç thuhej, të trokasin në ndërgjegjen e deputetëve, disa përfaqësues të familjeve të mbi 1700 personave të pagjetur në Kosovë, mbajtën një konferencë për media para ndërtesës së legjislativit të vendit, ku theksuan rëndësinë që mocioni i së enjtes të mos pësojë ndryshime.
Duke shfaqur dyshime për prapavijën e propozimit të Partisë Demokratike të Kosovës që mocioni në fjalë të rishqyrtohet, kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova, Nysrete Kumnova, kërkoi këmbënguljen e institucioneve përgjegjëse për kushtëzimin e bisedimeve me Serbinë.

“Këta duhet të jenë këmbëngulës. Sikur të kishin qenë këmbëngulës gjithmonë (e sikur të kishin qëndruar) prapa familjarëve, sot situata në Kosovë do të ishte krejt ndryshe. Ne jemi duke u kthyer prapa me shekuj e lëre më që njerëzit tanë nuk kërkohen”, tha Kumnova për Radio Evropa e Lirë.

Në seancën plenare të së enjtes, ligjvënësit kosovarë kishin kërkuar që bisedimet me Serbinë të mos vazhdojnë pa zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur.

Mocioni ishte votuar edhe nga anëtarët e PDK-së, e cila një ditë më pas kërkoi rishqyrtimin e mocionit në fjalë. Kishte pasuar braktisja e seancës nga përfaqësuesit e partive opozitare dhe shtyrja e saj për javën që vjen.

Halit Berisha nga shoqata “Shpresimi” në Suharekë, shfaqi drojën që mocioni që parasheh kushtëzimin e bisedimeve me palën serbe me çështjen e të pagjeturve të “zhvleftësohet” siç ishte “zhvleftësuar” mocioni për reciprocitet me Serbinë - i miratuar disa muaj më parë me iniciativën e partisë Vetëvendosje.

“Partia më e madhe do t’i bëjë votat dhe jemi plotësisht të bindur se do ta votojnë dhe do ta rrëzojnë, mirëpo ne, si familjarë, po i falënderojmë të gjithë deputetët që kanë diskutuar e që e kanë votuar këtë mocion. Të tjerët të cilët votojnë kundër vetëm Zoti ju bëftë çfarë di ai më së keqi”, theksoi Berisha.

Organizatat për të drejtat e njeriut në Prishtinë, ndërkaq, vlerësuan se po luhet politikisht me fatin e të pagjeturve në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Behxhet Shala, e quajti të kotë nismën e Kuvendit që bisedimet me palën serbe të kushtëzohen me çështjen e personave të pagjetur. Ai tha se do të bëhet presion nga ndërkombëtarët që të mos mbështetet një veprim i tillë.

“Pavarësisht se çfarë rezolute apo çfarë qëndrimi merr Kuvendi për kushtëzimin e bisedimeve me Serbinë, ai nuk vlen ‘pesë para’, sepse mjafton të vijë një zyrtar i një ambasade të huaj në Prishtinë e t’i mbledhë ose shefat e grupeve parlamentare ose dikë tjetër dhe automatikisht ata do ta rrëzojnë atë vendim, ose do ta shtyjnë projektin e tyre”, theksoi Shala.

Autoritetet vendore, që nga paslufta, kanë përsëritur vazhdimisht kërkesën për presion të shtuar ndaj Beogradit zyrtar rreth zbardhjes së fatit të personave të pagjetur në Kosovë.

Zotimin që çështja e të pagjeturve të futet në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd e pati dhënë, qysh kohë më parë, kryetarja e delegacionit kosovar, Edita Tahiri, mirëpo kritikat për mungesë rezultatesh në këtë drejtim i janë drejtuar edhe kësaj të fundit. /Telegrafi/

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lojë politike me të pagjeturit   Empty Re: Lojë politike me të pagjeturit

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 17:17

e te shkretet familjar;sa e tmerrshme esht te te humbin njerezit e dashur dhe mos ti gjesh dot kurre
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi