Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
XHAMALLI  loje dramatike People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
XHAMALLI  loje dramatike People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

XHAMALLI loje dramatike

Shko poshtë

XHAMALLI  loje dramatike Empty XHAMALLI loje dramatike

Mesazh nga Erika Tue 24 Nov 2009 - 6:13

LOJERAT DRAMATIKE TE XHAMALLIT NË TREVËN E STRUGËS
ABSTRAKT


Në rajonin e Strugës në shekuj janë zhvilluar të gjitha llojet e folklorit, krahas tyre është zhvilluar edhe figura e xhamallit, e cila gjer më sot nuk ka qenë e hulumtuar ndër ne.

Xhamalli ka qenë i pranishëm në dasmën e vogël (synet) dhe në dasmën e madhe (martesa), qoftë te dhëndri qoftë te nusja. Edhe pse në të kaluarën dasmat, kryesisht bëheshin gjatë stinës së vjeshtës dhe stinës së dimrit kur temperaturat ishin mjaft të ulëta, xhamalli në shi e në dëborë ecte këmbëzbathur e me pantallona të shkurtëra deri në gju.

Xhamalli ka pasur një veshje karakteristike , ajo dallon shumë nga veshja e krushqve. Kur dikush nga dasmorët (krushqit) do të vallëzonte ose do t’ia “merrte nusen” lugatit, “nusja” e cila mbante në dorë një gjilpëryer e i shponte burrat, atëherë lojërat do të bëheshin më tërheqëse dhe tepër dramatike, sepse xhamalli do ta “sulmonte” atë njeri që ia kishte “marrë nusen”, do ta rrëzonte në baltë apo në dëborë.

Xhamalli te femrat ka një veshje pak a shumë të ngjashme me veshjen e xhamallit te burrat. Një grua vishet si mashkull me xhoke, setre, vesh pantallona, në kokë vë kapë, bëhet me mustaqe dhe me mjekërr, në dorë mban bastun, kurse në vend të penisit do të vërë gurmazin e kaut ose të lopës që është therë për dasmë.Gjysmën e gurmazit do ta fut në pantallon, kurse gjzsmën e gurmazit do ta lërë jasht që të imitojë penisin.Gratë do të gajsen së qeshuri, disa turpërohen dhe fshihen kur e shohin xhamallin në këtë dorë dite. Disa gra më të guximshme, pasi ta shihnin me “penis” përjashta do ta kapnin dhe me forcë do ta shtrinin për toke dh do ta bënin “synet”.

Qytetërimi ka bërë që xhamallidhe lojrat e tij dramatike të mrekullueshme të zhduken pothuajse gradualisht. Gjurmë të xhamallit sot ruhen shumë rrallë edhe atë vetëm te gratë, vlen të theksohet se lojërat e tij janë tepër të zbehta.

Fjalë kryesore: xhamall, folklor, synet, dasmë, gra, burra, gurmaz, lugat, gogol, gogoloç, nuse, mësysh.
Erika
Erika
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : diku neper bote
Postime Postime : 6656
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/09/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : studente

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi