Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjakmarrje, hakmarrje, apo njësoj? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjakmarrje, hakmarrje, apo njësoj? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakmarrje, hakmarrje, apo njësoj?

3 posters

Shko poshtë

Gjakmarrje, hakmarrje, apo njësoj? Empty Gjakmarrje, hakmarrje, apo njësoj?

Mesazh nga WebMaster Thu 12 Jul 2012 - 7:34

Vrasja e lebetitur në Dukagjin e Maries 17-vjeçare vetëm disa ditë më
parë e hapi edhe një herë një kapitull të vjetër të shoqërisë tonë.
Shoqëria civile bëri një akt dinjitoz duke e ngritur zërin jo vetëm për
viktimën e shkretë, por edhe për të gjithë ata që jetojnë tashmë prej
vitesh në peshën e rëndë të ngujimit. U bë thirrje që shteti të jetë më i
vëmendshëm, që vetë qytetarët të ndërgjegjësohen se po jetojnë me një
plagë të stërlashtë në mijëvjeçarin e tretë, se… të gjitha gjëra të
drejta, të shkoqura, njerëzore, të ndershme, të mbushura plot dhimbje.
Të gjithë ata që derdhën lot e ndezën qirinj poshtë portretit të Maries
fatkeqe duhet të ndihen sot krenarë. Jam nga të paktët që kanë kryer një
detyrë qytetare. Veçse edhe një herë patetizmi, dhimbja, morti e
ngatërruan disi çështjen. Poshtë pankartës me emrin e Maries ishte
shkruar: Maria, viktimë e hakmarrjes. Vini re mirë: e hakmarrjes dhe jo e
gjakmarrjes. Kjo lojë fjalësh mund të duket si fare pa kuptim kur ende
nuk janë tharë lotët për viktimën e ngratë, porse pas saj fshihet një
nga fenomenet që e mbajnë ende sot në jetë krimin. Me një emër të vetëm
ky fenomen mund të konsiderohet si mosdije.
Profesor Ismet Elezi, një nga njohësit më të mirë të këtyre punëve e
ka bërë qartë dallimin mes gjakmarrjes dhe hakmarrjes. Ai, në një prej
botimeve të tij, na e shpjegon fare qartë. Ai shkruan pak a shumë
kështu. Hakmarrja është një vrasje me paramendim, është prej atyre që
zakonisht në fjalorin gjyqësor e penal, e tashmë edhe në atë gazetaresk
quhen “vrasje për motive të dobëta”. Me pak fjalë, hakmarrja është një
krim, i cili jo gjithnjë është një vrasje, por mund të jetë edhe një akt
i tipit të pushimit nga puna, i cili vjen si kundërpasojë e një akti që
individi ka pësuar më parë. Kjo mund të jetë një sharje, një borxh i
pashlyer, një mashtrim i rëndomtë, një tradhti bashkëshortore, një
mashtrim në biznes, një fyerje e rëndë faqe burrave, një shuplakë e
kështu me radhë. Hakmarrja është po aq e vjetër sa edhe vetë njeriu. Në
varësi të ngjarjes dhe të karakterit të personazheve ajo mund të shkojë
nga një e rrahur vençe e deri në vrasje. Hakmarrja në thelbin e saj
është një krim, një krim pa rregulla, shumë herë anonim, një krim që
s’mund të kontrollohet po ashtu si edhe vetë mënia e racës njerëzore.
Është një akt violent që ka lindur bashkë me njeriun dhe që do të
vazhdojë të jetë sa të jenë në këmbë pasuesit e homosapiensit.

Ndryshon puna me gjakmarrjen. Ky është një ekzekutim sipas disa
rregullave të pranuara më parë nga të gjithë. Është një lloj dënimi me
vdekje publik, ku vrasësi pranon menjëherë aktin, i kushtëzuar nga nene
të caktuara, të cilat kushtëzojnë se cili duhet të paguajë (njerëzit e
gjakut të vrasësit të parë deri te djali i xhaxhait), kush nuk cenohet
(gratë dhe fëmijët absolutisht nuk përfshihen në gjakmarrje), kur si dhe
pse falet gjaku. A ka ai një çmim në lekë? (sikurse ndodhte në Mirditë)
apo duhej të shpaguhej “gjak për gjak? Të tilla rregulla janë fiksuar
që prej kohësh që nuk mbahen mend në kanunet tona të vjetra, më i
famshmi nga të cilët, qoftë edhe për faktin se vazhdon të citohet ende,
është ai i Lekë Dukagjinit, i kodifikuar nga i famshmi Shtjefën Gjeçovi.

Në kohët tona, të ashtuquajtura moderne kanë ndodhur dy fenomene,
kryesisht të ardhura nga padija dhe konfuzioni. Më i pari është
konceptimi i Kanunit si një lloj fajtori, si një numër rregullash që i
shtyn njerëzit të vrasin me krenari, me gjak të ftohtë, ndonjëherë ka
edhe idiotë që e konsiderojnë Kanunin sikur të ishte një njeri i
shpellave i cili u fryn malësorëve në vesh. Në fakt, ka qenë pikërisht e
kundërta. Ndër zona ku pushtetet qendrore nuk kishin shkelur kurrë, dhe
kjo jo vetëm në Shqipërinë e Veriut, por edhe rreth e rrotull nesh,
deri në Korsikë e Sardenjë, popullsia detyrohej të vendoste disa
rregulla të saj për të vendosur qetësinë, rendin, jetën normale. Kanuni
ishte pra një tërësi rregullash që nuk kishin lidhje vetëm me
gjakmarrjen, por edhe me pronën, kishën, tregtinë, familjen,
trashëgiminë, gjyqet, me gjithçka që i duhet një jete në mungesë të
shtetit ashtu sikurse e konceptojmë ne sot. Puna është se te ne, sikurse
i bëjmë të gjithë gjërat me vonesë, Kanuni mbijetoi deri në ardhjen e
komunizmit në pushtet në 1944. Dihet që në fushën e rendit publik
diktaturat i bëjnë disa herë gjërat më mirë sesa demokracitë. Kanuni,
ose më mirë me thënë një version i bastarduar i tij, u ringjall pas
1990-s, kohë gjatë së cilës shteti u tërhoq nga territore të gjera duke i
lënë në mëshirë të fatit, shtetasit e tij. Kanuni pra nuk na ka asnjë
faj. Sot pas tij fshihet krimi. Nëse do të zbatohej Kanuni, nuk do të na
duhej të shkruanim për gra e fëmijë të ngujuar. Gjakmarrja e Kanunit
nuk ka punë me ta. Ai ka punë vetëm me “djemtë në moshën e pushkës”, që i
bie afërsisht 15-16 vjeç. Kanuni parashikon dënime të rrepta (deri në
përzënie nga shtëpia) për ata që vrasin gra e fëmijë. Ndërsa ne, në
gjithë këta 20 vjet kemi mbajtur shënim për vrasje të fëmijëve dhe grave
në emër të Kanunit.

Këto radhë nuk kanë aspak për qëllim të rikthejnë kohën e romantizmit
të Fishtës, me lahutat, me burrat që vriteshin me rregulla, me legjenda
të moçme etj. Vetëm se kështu si jemi katandisur na vjen të themi më
mirë të funksiononte Kanuni sesa të kemi fëmijë të ngujuar që jetojnë
çdo minutë me frikën e vdekjes në zemër. Kjo që po ndodh sot, ca për
injorancën e përgjithshme të shoqërisë tonë, ca për indiferencën tonë
qytetare dhe për keqkuptimet e mosnjohjes mes vetes, ca për mungesë të
shtetit në shumë territore të vendit, ca për mospërfshirje të këtyre
zonave në plane zhvillimi ekonomiko-kulturore, arsimore, ca nga që
gjakmarrja është konsideruar më së shumti si një fenomen ekzotik sesa
një problem shumë i mprehtë shoqëror, ca edhe sepse hakmarrja e
gjakmarrja konsiderohen në gjykata si i njëjti krim “për motive të
dobëta”, është bërë e mundur që ligësia të fitojë mbi të mirën, krimi i
rëndomtë të fshihet pas një monumenti të madh sikurse është Kanuni,
krimi ordiner ai që pret të vrasë gra e fëmijë ka arritur madje të gjejë
edhe mbulimin e tij historik, juridik, etnologjik. Ka ndikuar shumë
edhe krijimi “i njeriut të ri socialist”, njeriut që u nda për shumë
kohë nga kisha, prifti, xhamia, hoxha. Kohë më parë misionarët fetarë
pajtonin me qindra gjaqe gjatë një udhëtimi të vetëm. Sot duket se
pakkush ia vë veshin.

Vetëm në raste të tilla, si ai i Maries së ngratë, ne kujtohemi për
gjakmarrjen dhe për krimin që fshihet pas këtij emri. Bëjmë tubime,
manifestime, sesione shkencore ku janë thënë gjëra nga më të çuditshmet,
sikurse për shembull edhe organizimi i ekspeditave ndëshkimore drejt
atyre që kërcënojnë të ngujuarit. Ka ardhur koha që të gjithë bashkë
shoqëri, shtet dhe shtyp të hartojnë një strategji afatgjatë, një
strategji që të mos i konsiderojë ata njerëz të harruar si primitivë, si
copa shkëmbinjsh që rrokullisen që nga kohë të vjetra. Le ta provojmë
t’u rregullojmë atyre njerëzve rrugën, t’i shtojmë arsimin, t’ia heqim
frikën, t’i japim dinjitetin që i ka munguar prej shekujsh, t’i bëjmë
pjesë të jetës tonë dhe atëherë do të shohim se krimi nuk do të ketë
mundësi më të fshihet pas emrit të madh Kanun. Ndërsa ky i fundit do të
mbetet vetëm një monument i respektuar historik, pjesë qindravjeçare e
historisë tonë të trazuar, por ama vetëm kaq. Dhe kur të ndodhë kjo
atëherë edhe sakrifica e Maries do të marrë një kuptim të vërtetë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrje, hakmarrje, apo njësoj? Empty Re: Gjakmarrje, hakmarrje, apo njësoj?

Mesazh nga Anakonda Sat 14 Jul 2012 - 21:23

gjakmarrje,hkmarrje e njejta gje esht;nje fenomen qe po con ne vdekjen e shum njerezve dhe ne mbyllen e mijera femijeve te gjor ne pjesen veriore te shqiperise...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrje, hakmarrje, apo njësoj? Empty Re: Gjakmarrje, hakmarrje, apo njësoj?

Mesazh nga Vizitor Mon 16 Jul 2012 - 8:50

Un them qe pjesen veriore te Shqiperise ta shesim ose ti hudhim nai bombe atomike dhe te fillojme nga fillimi.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrje, hakmarrje, apo njësoj? Empty Re: Gjakmarrje, hakmarrje, apo njësoj?

Mesazh nga Arabela Mon 16 Jul 2012 - 21:07

gjakmarrja ka dhe hakmarrejn brenda,,,kur gjakmerresh hakmerresh,,,por ato qe hakmerren per gjerat e perditshme te jetes nuk gjakmeeren vetem hakmerren,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrje, hakmarrje, apo njësoj? Empty Re: Gjakmarrje, hakmarrje, apo njësoj?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi