Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gratë – viktima të dhunës në familje People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gratë – viktima të dhunës në familje People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gratë – viktima të dhunës në familje

Shko poshtë

Gratë – viktima të dhunës në familje Empty Gratë – viktima të dhunës në familje

Mesazh nga WebMaster Thu 26 Jul 2012 - 11:08

Nga studimet e shumta kuptojmë se dhuna më tepër e prekë shtresën e paarsimuar të grave, të cilat kryesisht për shkak të varësisë ekonomike dhe pamundësisë së institucioneve përkatëse që t’u ndihmohet ekonomikisht, ato janë të detyruara që të jetojnë në një rreth të tillë ku mbizotërojnë probleme të shumta dhe dhuna në familje. Për fat të keq kjo dhunë e ushtruar krijon dhunë edhe të gjenerata e fëmijëve, të cilët më vonë do të sillen ngjashëm me prindërit e përdhunshëm.

Nga një këndvështrim tjetër, pothuajse të gjitha viktimat e dhunës fizike rrjedhin nga familjet ku ekziston një cenim i të drejtave themelore njerëzore. Fëmijët e rritur në një mjedis të tillë humbin kontestin mbi vlerën e moralit, mbi vlerën e tyre si individ dhe në rastet më të shpeshta ata e ndjejnë veten si të pa vlerë, apo edhe më keq, ata shpesh e kanë ndjenjën e fajit për atë që ndodhë në familjen e tyre.
Personat e tillë kanë prirje për gënjeshtra dhe ato i përdorin për të fituar dashurinë e të tjerëve, si kompensim për dashurinë prindore që u ka munguar në fëmijëri. Nga e gjithë kjo, personat e tillë shpesh janë mitoman dhe veprimet e tyre i kryejnë me qëllim të kompensimit të dashurisë që u ka munguar.
Problemet e viktimave të dhunës gjithnjë duhet t’i shikojmë në gjenezën e tyre, pra rrënja e një degjenerimi të tillë gati gjithmonë është familja e disharmonizuar, e në një masë mjaft të madhe edhe rrethi, madje ngritja, edukimi apo arsimimi i tyre. Vetë familja si qelizë më e rëndësishme e çdo shoqërie tregon se sa e ulët është vetëdija për të drejtat themelore të çdo individi dhe për fat të keq kjo vetëdije më tepër prek shtresën e paarsimuar.

Rrëfimet në vazhdim janë nga viktimat e dhunës. Do hasim shpesh në moskuptime sa i përket zgjidhjes së situatave të ndryshme për të cilat ju besoni se ka zgjidhje. Paraprakisht duhet sqaruar se këto dëshmi janë dhënë para disa viteve. Ndoshta do pyesni pse është me rëndësi ky sqarim? Ecja drejt zgjidhjes së problemeve, përkrahja nga ana jonë, e cila gjithnjë ka filluar dhe vazhdon të jetë e gërshetuar me përkrahjen institucionale, ka pasur fazat e saj nisjes e të formimit.
Trajtimi i problemit siç janë dhuna brenda familjes, incesti i përdhunshëm, kanë vështirësitë e veta në rend të parë brenda vetë familjes, pastaj në rrethin ku trajtohet dhe përfundimisht nga kush trajtohet dhe si trajtohet.
Institucionet përkrahëse kanë kaluar po ashtu nëpër këto faza të vështirësive. Trajtimi i këtyre “çështjeve të brendshme” ka kërkuar pikësëpari një vullnet dhe një angazhim pa paragjykime. Të punësuarit në këto institucione jo gjithnjë kanë qenë në nivel të përgjegjësive të kërkuara. Vetë trajtimi është konsideruar si diçka që cenon autoritetin e familjes, sipas motos, “po ia dhe përkrahjen gruas, njollos etikën familjare,” etj.
Kur gruaja nuk sheh zgjidhje kemi të bëjmë edhe me vetëdijen e saj të ulët për vlerën e saj, pastaj edhe në besimin e dobët në institucionet tona përkatëse legjislative.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi