Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nuk do të bëhem nënë, lotët e vuajtjes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nuk do të bëhem nënë, lotët e vuajtjes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk do të bëhem nënë, lotët e vuajtjes

2 posters

Shko poshtë

Nuk do të bëhem nënë, lotët e vuajtjes Empty Nuk do të bëhem nënë, lotët e vuajtjes

Mesazh nga WebMaster Fri 24 Aug 2012 - 11:56

Unë jam një vajzë 24 vjeçe dhe jam fëmija i vetëm i nënës, pasi babai më ka
vdekur. Jam një tip i qetë, besimtare praktikante dhe falë përpjekjeve
dhe mundit arrita ta përfundoj fakultetin e mjekësisë. Të gjithë më
vlerësojnë për logjikën e shëndoshë dhe për edukatën time.


Ajo që më ka ndodhur, është se pasi u diplomova u sëmura dhe pas një vizite
tek doktoresha, mu tha se kisha tumor në mitër, i cili duhej hequr
patjetër. Bazuar edhe në studimet e mia dhe informacionin që kisha për
këtë problem, vendosa ti nënshtrohem operacionit. Alternativë tjetër
përveç operacionit nuk kisha dhe ashtu ndodhi.

Tre javë më pas, fillova të vërej nënën e cila qante herë pas here. Kur e
pyeta mbi shkakun, ajo më tha se gjatë operacionit doktoresha vuri re se
tumori mund të përhapej. Pasi ia kishte paraqitur këtë problem nënës
time, kjo e fundit kishte pranuar që të më hiqej mitra dhe ashtu kishte
ndodhur. Megjithatë, doktoresha kishte lënë vezoren pa e hequr.

Lajmi që nuk do të mund të lind dhe të bëhem nënë më tronditi. E kush ishte
ai djalë që do më pranonte si bashkëshorte ndërkohë që unë nuk mund ti
fal fëmijë?! Kam qarë shumë dhe nuk e di si do e kaloj pjesën tjetër të
jetës. Tashmë nuk më ka mbetur ndonjë objektiv në jetë, fle shumë pasi
më duket sikur i shmangem jetës. Më duket sikur më kanë shteruar të
gjithë energjitë.

Nëna ime e shkretë orvatet të më ngushëllojë dhe të më japë zemër, se ky ka
qenë fati im, se kështu është shkruar. Por lëmshi që më është mbledhur
në fyt nuk di si ta zgjidh. Çfarë ti them atij djali që do të vijë të
trokasë në derën time? Madje, mund të them se e refuzoj dhe idenë e
martesës. Kushdo që do kërkojë dorën time, me ta marrë vesh se nuk lind,
do të tërhiqet. Sipas doktoreshës, vendimi për të hequr mitrën ishte
alternativa më e mirë.

Prej jush kërkoj një këshillë dhe diçka motivuese, pasi sinqerisht gjendem në një situatë të rëndë

A mendon vërtet se vlera e një femre, qëndron vetëm në aftësinë e saj për
tu bërë nënë? Të qenit nënë, është vetëm një pjesë e rëndësishme nga
jeta e një femre, edhe pse është një nga misionet e saj të rëndësishme.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nuk do të bëhem nënë, lotët e vuajtjes Empty Re: Nuk do të bëhem nënë, lotët e vuajtjes

Mesazh nga Anakonda Mon 3 Sep 2012 - 23:37

me vjen shum keq;ku ka gje me te keqe sesa nje femer mos te linde;sesa nje femer mos tprtek krijesen e saj me dor,ta laj ta ushqeje e ta edukoj ashtu sic duhet;me lot te ben ky shkrim teksa e lexon;shum shum e tmerrshme;kurajo vajz e dashur se me guxim arrihet gjithshka
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi