Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
150 vjetori i lindjes së shkrimtarit nobelist Moris Meterling People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
150 vjetori i lindjes së shkrimtarit nobelist Moris Meterling People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

150 vjetori i lindjes së shkrimtarit nobelist Moris Meterling

2 posters

Shko poshtë

150 vjetori i lindjes së shkrimtarit nobelist Moris Meterling Empty 150 vjetori i lindjes së shkrimtarit nobelist Moris Meterling

Mesazh nga Emona Tue 28 Aug 2012 - 19:28

Moris Meterling, shkrimtar belg, lindi më 29 gusht 1862 në Ghent, Belgjikë, në një familje ku flitej frëngjisht. Më 1874 u dërgua në kolegjin jezuit të San Barbe dhe përvojat e tij në këtë shkollë shkaktuan neverinë e tij ndaj Kishës Katolike dhe feve të organizuara.

Më 1885 mbaroi studimet për drejtësi në Universitetin e Ghentit dhe kaloi disa muaj në Paris, ku u njoh me anëtarë të lëvizjes së simbolizmit të ri, që do kishin një ndikim të madh në veprat e tij të mëvonshme.

U bë i famshëm me dramën e tij të parë “Princesha Malein”, që do ta ndiqnin një seri dramash simboliste, të karakterizuara nga fatalizmi dhe misticizmi: “Intruder” (Njeri i bezdisshëm), 1890, “The Blind” (I Verbri) 1890 dhe “Peleas dhe Melisande” (1892). Prej 1895-1918 kishte marrëdhënie me këngëtaren dhe aktoren Xhorxhetë Leblank, që ndikoi në veprat e tij gjatë dy dhjetëvjeçarëve dhe mishëroi karakteret femërore të veprave të tij në skenë. Me Leblank kaloi një periudhë në Normandi, ku botoi edhe “12 këngët” 1896, “Thesari i Modestit” 1896, “Jeta e bletës” 1901 dhe “Ariadne dhe Bluebird” 1902.

Më 1906 shkoi në Grase, Francë dhe gjatë qëndrimit atje, shkroi esenë “Inteligjenca e luleve” 1906, “Marie-Victorie” 1907 dhe “Mari Magdalena” 1910. Më 1910 u takua me aktoren 18 vjeçare Rene Dahon, me të cilën do të martohej më 1919. U nderua me çmimin Nobel në letërsi më 1911.150 vjetori i lindjes së shkrimtarit nobelist Moris Meterling Morris-300x197Më 1926 shkroi “Jeta e termiteve”, libër entomologjik i shkruar sipas librit “Shpirti i termiteve”, të poetit dhe shkencëtarit Euxhin Marais, që akuzoi Meterlingun për vjedhjen e idesë së tij të “unitetit organik”, shkruar në librin e tij. Më 1940 u vendos në Amerikë. Më 1947 u kthye në Nisë, Francë. Më 1948 Akademia Franceze e nderoi me Medaljen për Gjuhën Franceze. Vdiq më 6 maj 1949, në Nisë.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

150 vjetori i lindjes së shkrimtarit nobelist Moris Meterling Empty Re: 150 vjetori i lindjes së shkrimtarit nobelist Moris Meterling

Mesazh nga Anakonda Wed 26 Sep 2012 - 17:36

Shum shum interesante kjo....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi