Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush kë e tradhton?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush kë e tradhton?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush kë e tradhton?

2 posters

Shko poshtë

Kush kë e tradhton?  Empty Kush kë e tradhton?

Mesazh nga WebMaster Sun 9 Sep 2012 - 22:03

Shpesh dëgjon historitë e tradhtive që ndodhin rëndom mes
çiftesh. Ato pa dyshim të duken të frikshme dhe mendon se kjo gjë mund
të të ndodhë edhe ty...
Keni shumë të drejtë të trembeni,
është diçka që mund t’i ndodhë kujtdo, prandaj të dashuruar besnikë,
përgatituni për një situatë të ngjashme dhe para se të derdhni lot, në
fillim duhet të mendoni se e gjithë kjo nuk është vetëm një histori më
shumë dështimesh në një lidhje dashurie, sesa një kauzë për të cilën
jeni të bindur se nuk doni ta humbni për asnjë arsye.

Në fillim duhet të keni parasysh një frazë: Të dashurit besnikë janë
një specie në zhdukje. Burrat nuk janë më ata që dinë të sillen sikur me
femrat, të presin për një kohë të gjatë derisa t’i pranosh apo të
binden lehtësisht se kjo histori dashurie është pragu që të çon drejt
një martesë të lumtur, të mbushur me britma fëmijësh. Përgjigjja është
fare e thjeshtë, rreth 90 për qind e meshkujve të intervistuar në Evropë
kanë pohuar me plot gojë se kanë thyer besnikërinë e femrave të tyre,
ndërsa ato mendojnë se kjo mund të ndodhë me burrat e grave të tjera,
por kurrsesi me ata që kanë në krah. Të intervistuarit pohojnë se mbi 59
për qind prej tyre se duan të martohen me vajzën që duan, por nuk e
mohojnë se ky do të jetë kufiri i prerë që i ndalon ata të tradhtojnë,
të shkojnë me ish-të dashurat e tyre apo të kalojnë një natë magjike në
krahët e një femre pasi kanë dalë me shokët në lagjen e dikurshme.

Mos harroni! Martesa është sinonim me ekskluzivitetin në sytë tuaj.
Por në fakt, nuk është vetëm një simbol i fuqishëm që na bind të
ëndërrojmë, por kurrsesi të mendojmë se ai “ta dredh”...!

Kush kë e tradhton?  Foto-1_jpgtradh

Ekziston dashuria e vërtetë?
Nëse ka një bazë mbi të cilën një çift duhet të krijohet, ajo është
besnikëria dhe besimi reciprok. Ky fakt konfirmohet edhe nga 53 për qind
e të intervistuarve, por ka edhe një anë tjetër të medaljes: sa
jetëgjatësi ka një marrëdhënie. Kur dikush dashuron, është normale që
mes tyre të krijohet një marrëdhënie e privilegjuar, por në momente të
caktuara kërcet dhimbshëm. Askush nuk mund ta mohojë faktin se edhe kur
jeni me mashkullin tuaj ideal për krah, keni një dëshirë të fshehur për
dikë tjetër. Kjo, qoftë edhe për një aventurë të shpejtë, që doni ta
mbani sekret. Tani duhet të arrini në përfundimin se nuk ekziston kurrë i
dashuri ideal apo mashkulli perfekt, pasi tek secili do të gjeni një
“cen” sado i vogël të jetë, që ju ftoh. Por nuk ndodh e njëjta gjë me
atë që keni një lidhje fikse. Mund të ndodhë që për një mijë e një arsye
ju mund të rrini me të, por arsyeja kryesore është sepse ndiheni e
sigurt dhe njëkohësisht, por kaq e bindur se asnjë nuk mund të shkojë me
të, përveç teje. Gaboheni! Pabesia është e dyanshme. Kur një çift flet
për bashkëjetesë, lumturinë, nuk duhet të harroni edhe raundin tjetër:
tradhtinë.
Nuk duhet të harrojmë, të tradhtohesh nga partneri apo partnerja është
një traumë, një dhimbje e fortë dhe një dëshpërim i cili të nxit drejt
hakmarrjes. Këtë të fundit harrojeni. Në fillim dëgjo motivet dhe më pas
reflekto mbi situatën...!

Tradhtia është vetëm seks?
Do të donim që ta besojmë këtë, por nuk është e vërtetë, pasi ndjenjat e
forta të tradhtisë mund të godasin partnerin dhe lidhjen tuaj. Shpesh
ndjenjat janë më të fuqishme se tradhtia fizike. Në fakt, ndjenjat na
bllokojnë, vështirë i largojmë nga mendimet, na përcjellin kudo dhe
gjithmonë, madje edhe kur jemi në shtrat me partneren. Momentet e
përjetuara me tjetrin, partneri juaj do ta kuptojë si tradhti
emocionale. Dhe ju, ndoshta, më nuk do të mund të ktheheni në lidhjen
tuaj. Ju mendoni se nëse ju tradhton, nuk ju do! Sa e vërtetë është kjo?
Zakonisht pohohet kjo teori, por shumica që e mbështesin pranojnë se
ata që tradhtojnë, nuk duan vërtet. Megjithatë, këtu është fjala për
diçka tjetër. Nëse partneri/ja ju tradhton, atëherë ai/ajo nuk ju
respekton, pra nuk respektohet marrëveshja juaj. Por, kjo në asnjë rast
nuk do të thotë që nuk ju do 100 për qind. Në fakt, shumë njerëz mund të
dallojnë realisht ndryshimet mes dashurisë dhe seksit: E vetmja gjë që
duhet të shikoni, është në ky përkufizim i dashurisë ju mjafton...!

Një diskutim liberal
Nëse do të flasim për tradhtinë, shpesh është e pashpjegueshme prania e
një debati liberal dhe e gjithë kjo vjen nga morali. Sipas sondazhit, 44
për qind pranojnë se pabesia është e padurueshme, një nivel ku
diskutimit nuk i lejohet asnjë vend. Gjithsesi, harrojini të gjitha
këto. Ky është një gabim dhe duhet të bindeni se ky gabim nuk ndodhi
rastësisht. Të diskutosh tema të tipit “ai është më i pashëm” dhe kjo i
favorizon drejt shkeljes së besnikërisë është një argument jo bindës. As
që mos e çoni në mend se angazhimet e tua janë një tjetër arsye për
fajësim. Sigurisht, në do të duan që kjo të mos jetë e vërtetë, por nuk
ka asnjë përpjekje për të kontrolluar impulset e tij, prandaj ka ardhur
momenti të flisni pa doreza dhe të merrni përgjegjësitë tuaja. Momenti
më i bukur i këtij diskutimi liberal nuk është veçse një përgjegjësi,
një detyrim i cili i dorëzon vullnetarisht të dyja palët para një
marrëdhënieje, ku duhet të dalë në pah besnikëria apo mungesa totale e
saj. Nuk duhet të harroni edhe një detaj tjetër, po kaq të rëndësishëm:
jetëgjatësia e lidhjes ose e thënë ndryshe, sa kohë keni që
bashkëjetoni. Nëse kjo ka ndodhur pak pasi ju keni nisur të ndani të
njëjtën shtëpi, nxitoni t’i jepni fund, nëse e gjithë kjo vjen pas një
historie të gjatë, duhet t’i jepni atij kohën e nevojshme të kuptojë
arsyet e vërteta të kësaj tradhtie. Besnikëria nuk është kurrsesi teori,
por një argument praktik që do kohë të zbatohet dhe të fitohet, derisa e
gjithë kjo të kthehet në një bindje që ka lidhje më shumë me trurin
sesa me zemrën. Në fund, donim t’ju inkurajonim për të mos u nxituar në
hapin tjetër që do të merrni. Për një kohë të gjatë, gratë ndihen të
frikësuara nga pabesia dhe tradhtia, i neveritet mashkulli deri në
hakmarrje, por nëse gjithë këto ndjenja dhe pështjellime e kanë mbushur
kupën, është më mirë të ndaheni. Ai nuk është mashkulli që ju bën të
lumtur, por një vegël që qëllimisht ju shkakton vuajtje...!

/Telegrafi/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush kë e tradhton?  Empty Re: Kush kë e tradhton?

Mesazh nga Anakonda Thu 13 Sep 2012 - 0:08

ta kem parasysh para se tmartohem...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi