Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Prostituta luksi - Jeta e dyfishtë e një studenteje. "Kjo është zgjedhja ime e lirë"  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Prostituta luksi - Jeta e dyfishtë e një studenteje. "Kjo është zgjedhja ime e lirë"  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prostituta luksi - Jeta e dyfishtë e një studenteje. "Kjo është zgjedhja ime e lirë"

2 posters

Shko poshtë

Prostituta luksi - Jeta e dyfishtë e një studenteje. "Kjo është zgjedhja ime e lirë"  Empty Prostituta luksi - Jeta e dyfishtë e një studenteje. "Kjo është zgjedhja ime e lirë"

Mesazh nga WebMaster Tue 9 Oct 2012 - 10:25

Jeta e dyfishtë e një studenteje. "Kjo është zgjedhja ime e lirë"

Prostituta luksi Tiranë, "Filloj me 100 euro"



TIRANE

Në Tiranën e natës mund të ndodhë gjithçka. Në Tiranën e natës mund të
gjesh gjithçka. Mjafton të kesh mundësi për të paguar dhe të gjesh
njerëzit e duhur". Personi që i thotë këto fjalë është një sipërmarrës i
mesëm italian. Si një mesdhetar i mirë ka pasion veshjet e bukura dhe
gratë. Ai ka një aktivitet të përbashkët me një ortak shqiptar dhe thotë
se në Tiranë ka gjetur një parajsë që nuk e imagjinonte dot më parë.
"Dielli këtu i bën vajzat më të bukura. Janë të ngrohta dhe të
dëgjueshme. Dhe mbi të gjithë një e dashur shqiptare kushton më pak",
thotë ai. Ky ishte njeriu që më ftoi të vizitoja Tiranën duke më thënë
se është një vend i çudive dhe për një gazetar si unë do të ishte
gjithmonë interesant. Në të vërtetë u nisa si turist, për pak ditë, por
rishtaz bëra zanatin e gazetarit.

Bosi i ri
Rinasi është aeroporti i vetëm i kryeqytetit shqiptar. I vogël dhe i
paorganizuar, ngjan si një aeroport province. Tashmë është dhënë me
koncesion me shpresën se do të bëhet një aeroport vërtet modern. Në
aeroport na presin me një mercedes akull të ri - makina dy në tre makina
në Shqipëri - dhe shofer është një djalosh i ri që thotë me bindje se
paratë nuk i mungojnë kurrë. Në fakt kjo do të ishte gjatë tre ditëve të
qëndrimit tonë në Tiranë kryefjala e të gjitha bisedave të tij. Kishte
mbaruar vetëm studimet e larta për jurisprudencë, por nuk kishte punuar
asnjë ditë më profesionin e tij.kishte provuar emigracionin në Itali për
tre vjet. "Vuajtja vetëm në fillim, pastaj dita të shfrytëzoj shansin
tim. E bëra se kam vetëm një jetë dhe atë nuk dua ta jetoj si babai im",
thotë ai. Në mbrëmje, në një nga klubet më luksoze në Tiranë, një
shartim mes një pub-i dhe diskoje, të arreduar me shije, pikërisht në
qendër të Tiranës, në zonën e quajtur Bllok, ai la kuptohej se cili
kishte qenë shansi që i kishte dhënë një jetë të ndryshme nga e të
jatit, një zyrtar i mesëm në rregjimin komunist. Aty takova dhe mikun
italian që më kishte ftuar. Përshëndeti pothuaj gjysmën e lokalit. Me
djemtë shtrëngonte fort dorën, kurse vajzat i përqafonte. Ishte një
fytyrë e njohur në atë lokal.

Oferta
"Bosit" nuk i bëri përshtypje kur i thashë se jam gazetar. Qetësisht më
shpjegoi se dhe njerëzit e zanatit tonë kanë nevojë të argëtohen. Më
pyeti sesa doja të shpenzoja për një natë seksi. "Nëse do një femër
cilësore, nuk gjen më pak se 100 euro. Natën e gdhijnë në pub-e, ditën
shkojnë në universitet. Përgjithësisht janë vajza të ardhura nga
rrethet, por nuk mungojnë dhe kryeqytetaset. Jeta këtu është e shtrenjtë
dhe për të jetuar siç do të donin, seksi është shansi i tyre. Por çmimi
nuk ka tavan. Ka të tjera që pasanikët tanë të martuar i mbajnë si
dashnore, u paguajnë gjithçka, u blejnë makinë, ndodh edhe shtëpi", më
shpjegon me një italishte perfekte. Dy celularët që mban në tavolinë
bien herë pas here. Përgjigjet shkurt dhe duket i qetë dhe i sigurt në
vete. Shpjegon se në Shqipëri nuk ka prostitucion në rrugë. "Janë vetëm
disa cigane që dallohesh nga larg se çfarë janë dhe që kushtojnë edhe
tre-katër euro. Gocat e mira - ai nuk e përdor asnjëherë fjalën
prostitutë - kanë klas", thotë ai. Në vetëm dy minuta ai mbyll një pazar
me një vajzë të mirë në telefon. Nga gjuha e tij kuptova vetëm se bëhej
fjalë për një italian. Në italisht më shpjegoi se ajo nuk shkonte
asnjëherë me shqiptarë. "Të huajt preferohen sepse paguajnë më mirë,
bëjnë dhurata dhe nuk "të bëhen rrodhe" madje ndodh edhe që historia e
nisur me para mund të përfundojë me martesë sepse të gjitha gocat këtu
ende e kanë me shumë qejf martesën.Dhe vetëm pesë minuta më vonë "goca e
mirë" hyri në lokalin tonë. Ishte vërtet një bukuri mesdhetare. Ndonëse
tiparet e mprehta të një bruneje të lindur, zbuteshin nga flokët e bëra
bjonde.

Goca e mirë
Ne qëndruam të katërt së bashku për një gjysëm ore. Ajo ishte studente.
Më tha se kishte ëndërr televizionin dhe të vazhdonte studimet jashtë.
Dhe se i pëlqente të vallëzonte. Dolëm jashtë nga lokali dhe më tha se
banesa ishte fare pranë. Në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, ku çmimi
për metër katror i banesave është gati në të njëjtin nivel me
Perëndimin. Ai ishte një apartament me më shumë se 150 metra katrorë dhe
ishte një nga katër të tillët në pronësi "bosit" që kisha njohur. Me
një lehtësi të habitshme më shpjegoi se ishin tre vajza që e bënin këtë
punë për bosin. Nuk kishin sherre dhe paratë i ndanin në mënyrë
demokratike, sigurisht mbasi hiqnin paratë për "qerane". "Eshtë xhentil
dhe nuk bën kurrë sherr për qindarka. Por mbasi të mbledh disa para do
të punoj vetëm për veten time. Kështu kanë bërë disa shoqe të miat.
Kështu do të bëj dhe unë", më tha duke shtuar se ndiqte kurse private
vallëzimi me shpresën që të merrte pjesë në ndonjë prej spektakleve të
shumtë që zhvilloheshin në Tiranë. "Ai është kulmi. Po të të shohin në
televizor, bëhesh VIP dhe paratë rrjedhin lumë dhe unë nuk jam e vetmja.
Si unë ka shumë", më tha.

Paragjykimi
Në Tiranë prostitucioni nuk është legal. Një nga sharjet më të rënda që
mund t'i bëhet një femre është ta quash atë prostitutë. Por në të
vërtetë, në Tiranë ky është një fenomen që ekziston si një realitet që
të gjithë e dinë, por nuk duan ta pranojnë. Policia duket e pafuqishme
ta ndalojë dhe godet herë pas here vajzat e rëndomta të rrugës. Kurse
"gocave të mira" e ka të pamundur t'u afrohet. Shkuam sërish në një
tjetër klub. I mbushur plot me të rinj që argëtoheshin shkujdesur.
Pothuaj të gjitha vajzat pinin duhan. Ngjanin më së shumti me ikona
televizive. "Çmimet e këtij klubi janë shumë të larta dhe kjo bën që
këtu të vimë vetëm ne, klientela e zgjedhur", më tha ajo. Kur u ndamë më
dha numrin e saj të telefonit. Taksinë e thirri vetë dhe hipi në të pa
problem. Për t'u kthyer sërish në apartamentin e saj. Së bashku me
bindjen se nuk kishte bërë asgjë të gabuar. "Prindërit e mi nuk dinë se
çfarë bëj. Kur shohin notat e mia në universitet mendojnë se e gdhij mbi
libra. Sepse unë mund t'i blej ato me para. Sa do zgjasë jeta që bëj?
Eh, nuk di e di, por kam vetëm një jetë dhe dua ta jetoj siç duhet më
thotë". Kështu ndodh në Tiranë, ku gjithçka e ka një çmim. Ku të gjithë
dinë se çfarë ndodh, por nuk kanë qejf t'ju flasësh për të.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prostituta luksi - Jeta e dyfishtë e një studenteje. "Kjo është zgjedhja ime e lirë"  Empty Re: Prostituta luksi - Jeta e dyfishtë e një studenteje. "Kjo është zgjedhja ime e lirë"

Mesazh nga Anakonda Tue 9 Oct 2012 - 18:15

E tmerrshme.....cte thom asni fjal sdi cme thon;sa keq tfillosh prostitut e tmerrshme tshkatrrosh veten tende,imunitetin tend per disa pare tshpifme;sa gjynof me vjen nga njera an per ket qe esht katandisur ne ket menyre....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi