Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
JETA ËSHTË LUFTË E DYFISHTË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
JETA ËSHTË LUFTË E DYFISHTË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

JETA ËSHTË LUFTË E DYFISHTË

Shko poshtë

JETA ËSHTË LUFTË E DYFISHTË Empty JETA ËSHTË LUFTË E DYFISHTË

Mesazh nga WebMaster Wed 25 Mar 2009 - 4:29

JETA ËSHTË LUFTË E DYFISHTE
LUFTA – në fjalë është edhe arsyeja që shkrimtarin Kalosh Çeliku, e ka detyruar që të shkruaj për krizën e fundit – LUFTA e 2001 – në trojet e shtetit inegzistent IRJM, romanin ME TRI VARRE – roman për vetveten popullin dhe për UÇK-në. Edhe pse gjeografia e romanit flet për një realitet të kohës dhe, herë – herë shkrimtari shkoqit ndodhi nga e kaluara e popullit tonë – pa trilluar ngjarje që për letërsinë dhe artin në tërësi është shprehi, që rrallë kush mund t’i ik apo më mirë thënë t’i largohet kësaj natyre të shkruarit.
Historia si dëshmi e kohës për kohën - dijetarët e mëdhenj shqiptar e veçmas populli në sugjeron se:
JETA ËSHTË LUFTË – QË DUHET NJË JETË – T’I MBETESH LUFTËTAR MË BESNIK – E TË MBETESH FITIMTAR.
Pra, jeta është vetë lufta progresive – kundër asaj që është destruktive. Luftë mes së mirës dhe së keqes.
Ky mendim, edhe sot është në arenën e betejave të botës njerëzore.
Nëse njeriu, e në veçanti artisti – njerëzit e penës – nuk e kanë të qartë këtë dukuri jete, atëherë çka mundë të pritet në gjeografinë e kombit tonë.
Universalen i kombëtare-s në çanësimin e vet konkret, jo një herrë, por, si gjithmonë gjatë historisë, është bazuar në universale-n e njeriut shqiptar:
“Shtatë muaj pas ringjalljes nuk kisha vullnet për asnjë punë .nuk di as vet se si erdha në këtë gjendje – të hidhem rrugëve – tavernë më tavernë – të bëja jetë të kotë bohemi“
Kjo është edhe arsyeja, që shkrimtarin Kalosh Çeliku, e ka detyruar që të shkruaj për krizën e fundit – LUFTA e 2001 – në trojet e inegzistent shtet IRJM, romanin ME TRI VARRE – roman për vetveten popullin dhe për UÇk-në.
Edhe pse gjeografia e romanit flet për një realitet të kohës dhe, herë – herë shkrimtari shkoqit ndodhi nga e kaluara e popullit tonë – pa trilluar ngjarje që për letërsinë dhe artin në tërësi është shprehi, që rrallë kush mund t’i ik apo më mirë thënë t’i largohet kësaj natyre të shkruarit.
Në këtë roman që lirshëm mund të themi se: është poezi e një romani bashkëkohor – në të cilin realiteti nuk paraqitet në trajtën e plotë – që shkrimtari t’u përmbahet besnik figurave dhe emrave eminent të skenës politike, intelektuale dhe ushtarake – që sipas traditës së monizmit dhe më shumë se monizmi – figurat në fjalë ose duhet të jenë krye personazh dhe, me çdo kusht fitimtar dhe idealist – kombëtarë të pa mposhtur ose njerëz që mëtojnë të thirren si të tillë – që për fat të penës sonë – gjuha penës, shkrimtarit Kalosh Çelikut, flet ndryshe se: madhështia e një kombëtari, është – bashkimi dhe liria e atdheut e, jo të tharur-at dhe dekoratat që ndahen mes vete – si gjithmonë.
“ Shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare pas një interviste teknefese po në këtë gazetë të ditës, në fillim të luftës në Tanushë edhe plot pas gjashtë muajve do të vazhdoj....”
Edhe pse nga vështrimi i përgjithshëm i poetikës së romanit – shihet qartë se postulla e postullatit hipotetik të titullit të romanit – sillet midis realitetit të kronikave, gazetave të ditës, informimit të mediumeve elektronike, memoareve të vetë shkrimtarit dhe, elemente e tjera që vihen në funksion të formimit të këtij romani të veshur me një makro strukturë poetike e gjuhësore, që lejon të mendosh se: ka arrit në jetë, që të zgjidhet enigma e robërisë sonë.
Personazhet janë të dhënë, të pa formuar – pa ngjyra ndihmëse, por, me detyra dhe mënyra të caktuara ndaj ngjarjeve të jetës që të detyrojnë t’i shikosh me syrin kritik të shkrimtarit – siç e sheh vetëm një kronika-në – i cili shkruan bisedat e njerëzve që kanë pozitë dhe përgjegjësi në një shoqëri.
Pushtet, para popullit dhe në mbarë arenën e politikës kombëtare dhe influence në politikën ndërkombëtare.
Në këtë kontekst – shkrimtarit nuk i mungon jeta e bohemit, nën hijen e Rrapit të Bit Pazarit – i shoqëruar me personazhet e tij, gratë e Bit Pazarit dhe miket e tij që e ruajnë nga ishahretet e këqija që i lindë koha dhe lufta.
“Miqtë filluan të më vizitojnë.... Edhe cuca boheme pas dy muajve ...”
Vështruar vetëm brenda për brenda tërësinë e romanit ME TRI VARRE, dilema rreth çështjes së realitetit të kërkesës së vetme LIRI për popullin shqiptar, brenda trojeve ku zhvillohen ngjarjet e përgjakura dhe, në mbarë arenën ndërkombëtare , si temë e vetme mbetet – pajtimi me mendimin e romanit – që mjeshtëria e shkrimtarit na detyron të pajtohemi me atë që e thotë vetë krye personazhi: liria dhe bashkimi detyrim dhe asgjë më shumë.
Pra, dilema si temë rreth ditës së re – rreth fatit të njeriut shqiptar – rreth fatit të kombit në mbarë gjeografinë që thirret Shqipëri – që e jeton kohën mes luftës dhe lirisë – mes dashurisë dhe urrejtjes – lindjes dhe vdekjes.
Robëria dhe liria, vdekja dhe lindja – rishtazi zgjon njeriun shqiptar, që të ecë rrugëve të nisura – rrugë që për fat të keq – nuk kanë të sosur.
Pra, të arrihet deri tek dashuria që mungon – dashuri që zgjon efekte të ndryshme në sytë dhe shikimet e njeriut në kuptimin jetik dhe kombëtarë: dëshirë, pikëllim, urrejtje, fyerje, mallkime, përbuzje, intriga dhe, utopi që justifikohet me thëniet shekullore se nesër bëhet më mirë.
“Arratisem në mendime e kujtoj
luftën e parë botërore, të dytën ...
Demonstratat e 68-ës në Tetovë, Prishtinë,...
Demonstratat e 81-shit në Prishtinë....
Trutë më ngushtohen mes këtyre luftërave dhe,
kërkojë strehim nën Rrap në....
Shtambat me verë, në fundin e të cilave e shohë lirinë...“
Nga këndvështrimi real i romanit ME TRI VARRE- vetë përmbajtja bashkë me shkrimtarin dëshmojnë se:
JO VETËM LUFTA ,POR, ÇDO DHUNË , QË U USHTRUA NDAJ SHQIPTARËVE – JETOJNË DHE DO TË JETOJNË NË KUJTESËN E SHQIPTARËVE DHE, TOK MË VETËDIJEN KOMBËTARE DO TË ECË RRUGEVE TË JETËS NËPËR SHEKUJ – SI BURIM – PËR TË DËSHMUAR PËR KOHËN – HISTORI, QË NESËR TË ARSYEJA TË MBETET VENDIMMARËSE – PËR MEDHËSHTINË E LIRISË.
Që t’i ikim kuptimit shumëngjyrësh dhe shikimeve nga këndvështrime të ndryshëm edhe pse çdo kënd – e ka arsyen dhe sugjerimin e vet – ashtu siç duket nga faqja në faqe – ashtu si e thur vetë shkrimtari – botën e shtruar në roman – pikën më të lartë , pirgun e qëllimit do ta emërojmë: qëndrim i ndërgjegjes së njeriut.
Ngase, ana emocionale e shkrimtarit diku – diku shfaqet tok me përjetësimin kolor-ik të jetës së tij:
“E dijë o birë e dijë... Shqiptarëve po u përsëritet historia...”
E vërteta e ndodhive e dëshmive – gjatë shekujve si histori e dhimbjes – dëshmon se shkrimtari nuk do që në vepër të mbetën fjalë me elemente të imagjinatës për arsye estetike, por, dëshmi historike dhe, pikërisht këto fjalë nuk janë të rastit, por, fjalë të arsyes - që kanë vlerë e qëndrim konkret ndaj lexuesit.
Vetë ngjyra e fjalëve flet se: shkrimtari nuk është shkrues që vrapon pas cilësisë së imagjinatës dhe asaj që e quajmë vlerë letrare – artistike, pra, shkrimtari nuk jetëson veprën me imagjinatë të ngjarjeve, por, është konkret dhe realistë në ndodhitë e kohës.
Zhvillimet dhe ndodhitë nuk i imagjinon, që romani të ketë kuptim optimistë, por, si zhvillimi pozitiv i asaj kombëtares po ashtu edhe dështimet ecin me ngjyrë reale – nuk simbolizojnë ndodhi, që vepra të mer natyrë tjetër, por, si intelektual dhe si shkrimtar i gjykon ngjarjet duke sugjeruar lexuesin, që histori e tillë të mos përsëritet mes nesh.
“E ngrita shtambën me verë dhe i bërtita qiellit:
Gëzuar! Unë jam Kalosh Çeliku me tri varre ...
Kokën në Shqipëri – trupin në Maqedoni –
zemrën në Kosovë ...”
Kështu i sheh pasojat që na i la furtuna e shekujve – si dukej gjat historisë njeriu shqiptar dhe si duket sot – edhe vet shkrimtari, trupi i tij – trup i bërë pikë e pesë dhe, shikuar sipërfaqësisht si dhe konkretisht shkrimtari flet hapur për pamjen e etnisë shqiptare.
Pra, jeta e vet shkrimtarit dukej e ndarë: njeri që jetën e jeton i huaj në tokën e tij – i huaj për botën e tij, botë e mbetur pa harmoni e simetri gjeometrike, pa kuptim gjeografik që më në fund – pasqyrohet me emrin: i huaj ose shqiptar i mbetur në Maqedoni.
Andaj, shkrimtari veprën e vet e trajton si: formë të vetme komunikimi – që të çlirohet nga primati i robërisë – i mos bashkimit të trojeve shqiptare, të çlirohet nga edhe nga intrigat e Evropës.
Faktet historike, ngjarjet e ditëve të sotme , ngjarjet që i përjetoi shkrimtari e kushtëzojnë që të bëjë duel me veten dhe personalitete, qofshin politik – historik – intelektual apo nga ata që sot e kësaj dite në emër të lirisë mbetën fitimtar dhe të humbur përballë realitetit.
Herë – herë shkrimtari shpërthen me monolog të brendshëm, duke i ikur formës klasike – për të kaluar në iluzionin e rilindjes së tij – shpresë se u bashkua Shqipëria:
„Unë isha ai që çështjen shqiptare e doja të zgjidhja me luftë ....
Por, më tepër – unë edhe kisha qenë ai – kryesori... “
Kalosh Çeliku si njeri – me cilësitë që ia fali natyra dhe me dhunti prej shkrimtari – emrin e vet e shënoi jo vetëm në historinë e letërsisë shqipe, por, edhe në hapësirën mbarëkombëtare e më tej – duke lënë gjurmë prej një rebeli të pa përmirësuar për kohën.
Rebel – që rebeli të keqen me fuqinë e armës së tij PENËN për të realizuar një kërkesë të natyrshme: që trupi i tij të mos mbetet me tri varre në ardhmëri, por, të ketë kuptimin e emrit që e pagëzoi – trupi i tij të ketë një varr – një emër – SHQIPË(TA)RI.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi