Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Has, babai ekzekuton djalin e vetëm: E bëra në gjaknxehtësi e sipër People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Has, babai ekzekuton djalin e vetëm: E bëra në gjaknxehtësi e sipër People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Has, babai ekzekuton djalin e vetëm: E bëra në gjaknxehtësi e sipër

3 posters

Shko poshtë

Has, babai ekzekuton djalin e vetëm: E bëra në gjaknxehtësi e sipër Empty Has, babai ekzekuton djalin e vetëm: E bëra në gjaknxehtësi e sipër

Mesazh nga WebMaster Thu 1 Nov 2012 - 10:11

HAS - Krimi brenda familjes trondit sërish. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Kostur të Hasit, ku një 71-vjeçar ka vrarë me armë zjarri djalin e tij.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 71- vjeçari Binak Nabolli ka vrarë të birin Ylber Nabollin, 21 vjeç, pas një një konflikti të çastit në banesë.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur arrestimin e 71-vjeçarit. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja e rëndë.

NGJARJA
Ka qenë ora 17:00 e ditës së djeshme, kur Binak Nabolli, pas një grindjeje të momentit, ka marrë pistoletën që kishte në shtëpi dhe ka gjuajtur një herë mbi djalin e tij të vetëm. Nuk ka lajmëruar askënd, nuk ka dalë nga shtëpia dhe as njerëz të tjerë nuk kanë hyrë në banesë. Por krisma e vetme që është dëgjuar, ka shqetësuar gjithë banorët e zonës. Për tri orë me radhë, 71- vjeçari ka ndenjur në shtëpi me kufomën e të birit, që e ekzekutoi me një plumb poshtë mjekrës. Pas telefonatave të marra nga banorët e fshatit Kosturr, policia e Krumës dhe e Kukësit është vënë në lëvizje dhe ka shkuar në banesën e familjes Nabolli. Sipas burimeve nga kjo polici, mësohet se efektivët e kanë gjetur 71-vjeçarin në gjendje të rënduar emocionale dhe fillimisht ai ka mohuar autorësinë e vrasjes së të birit. Menjëherë pas prangosjes së babait vrasës, policia ka bërë kontroll në banesën e 71- vjeçarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar armën, si dhe të vetmen gëzhojë plumbi, me të cilin babai kishte qëlluar mbi të birin vetëm 21 vjeç. 71-vjeçari Binak Nabolli është shoqëruar për në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Krumës, ku është pyetur nga ekspertët e policisë dhe prokurorisë. Ai e ka pranuar autorësinë e krimit, duke pohuar se “e bëra në gjaknxehtësi e sipër”.

VRASJA NE KUKES
Rreth dy javë më parë në Kukës, një konflikt për pronën u shndërrua në një tragjedi për familjen Laçi. 74-vjeçari Sali Laçi u ekzekutua nga dy djemtë e tij në fshatin Bardhoc të Komunës Tërthore.

Pas kryerjes së hetimeve ka rezultuar se kryefamiljari Sali Laçi u qëllua me tre plumba pistolete nga djali i tij, Avdi Laçi, 36 vjeç. Bashkëpunëtor në krim ishte edhe djali tjetër i viktimës, Vexhi Laci, 31 vjeç.

(er.nu/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Has, babai ekzekuton djalin e vetëm: E bëra në gjaknxehtësi e sipër Empty Re: Has, babai ekzekuton djalin e vetëm: E bëra në gjaknxehtësi e sipër

Mesazh nga Ariel Thu 1 Nov 2012 - 11:02

Nuk kam fjale....per asnje arsye ne bote nuk vritet femija...
Injorante e te pashpirt...vetem ne kete kategori ndodhin kto lloj ngjarjesh.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Has, babai ekzekuton djalin e vetëm: E bëra në gjaknxehtësi e sipër Empty Re: Has, babai ekzekuton djalin e vetëm: E bëra në gjaknxehtësi e sipër

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:50

"Njerez te till nuk e meritojn te jetojn ne ket bot....si ka mundsi qe bejn nje gje te till pastaj kan guxim edhe e mohojn...kshu lloj monstrash nuk e meritojn me jetu...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Has, babai ekzekuton djalin e vetëm: E bëra në gjaknxehtësi e sipër Empty Re: Has, babai ekzekuton djalin e vetëm: E bëra në gjaknxehtësi e sipër

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi