Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ahmet Zogu, paradoksi-tradhtari që nderohet se ka vrarë Heronjtë e Atdheut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ahmet Zogu, paradoksi-tradhtari që nderohet se ka vrarë Heronjtë e Atdheut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ahmet Zogu, paradoksi-tradhtari që nderohet se ka vrarë Heronjtë e Atdheut

2 posters

Shko poshtë

Ahmet Zogu, paradoksi-tradhtari që nderohet se ka vrarë Heronjtë e Atdheut Empty Ahmet Zogu, paradoksi-tradhtari që nderohet se ka vrarë Heronjtë e Atdheut

Mesazh nga WebMaster Tue 20 Nov 2012 - 6:02

Nga Pirro PRIFTI

Një turp i vërtetë ka ndodhur më 17 nëntor 2012 dhe pikërisht kur duhej festuar dita e çlirimit e 68 viteve më parë nga okupatorët nazi-fashistë; u rivarros i ashtuquajturi mbreti Zog në Tiranë. Paradoksi qëndron se pikërisht një shtet shqiptar me qeveri demokratike të tipit Republikë Parlamentare, nderon një diktator dhe mbret i cili mbetet një nga udhëheqësit e paktë shqiptarë që i ka falur toka Serbisë dhe ka ardhur në fuqi me anë të një ushtrie të huaj, duke larguar me dhunë qeverinë shqiptare republikane të asaj kohe. Paradoksi i dytë që përbën dhe një tradhti kombëtare, duke i vënë përfundimisht nofkën Tradhtar i Atdheut, është se ky individ që drejtoi vendin për afër 15 vite rresht, me dhunë, vrasje, depërtime opozitarësh, dezertoi dhe u largua nga vendi si një mi kanalesh, ditën kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, duke lënë dhe ushtrinë pa armë e municione, duke e lënë atdheun pa mbrojtje dhe pa drejtim rezistence. Kjo është historia e Ahmet Zogut, histori të cilën kalemxhiu B. Fevziu është përpjekur ta zbukurojë në një libër të rëndomtë për të, ashtu si mund të zbukurohet një tradhtar nga një i ngjashëm me të.

Unë nuk do të isha kundër A. Zogu të rivarrosej në Shqipëri, por të nderohej nga shteti dhe qeveria shqiptare apo dhe më tepër ti bëhet një Mauzole, që mund të quhet edhe Mauzoleu i Tradhtisë.
Atij mund ti bëhej një ceremoni private nga familja, ashtu sikundër janë bërë edhe për disa nga mbretërit e vendeve të ndryshme në shtetet perëndimore, pa zhurmë e bujë. Pavarësisht se mbetet një personazh historik, ai mbetet për shqiptarët dhe Shqipërinë një tradhtar i atdheut dhe një mbret karagjoz.
Është për tu habitur se si nderohet një njeri që ka vrarë disa personalitete të rëndësishme shqiptare, të cilët sot janë nderuar nga shteti shqiptar me tituj “Hero i Popullit”. E ç`mund të thuhet për këtë vrasës të inteligjencës shqiptare dhe të drejtuesve të shtetit shqiptar? E vetmja gjë që mbetet është të rikujtojmë heronjtë e vrarë nga ky mbret e diktator, që e la Shqipërinë në baltë në ditën me të keqe të saj: 7 prill 1939, duke u larguar fshehurazi dhe duke vjedhur thesarin e shtetit, madje ashtu sikurse tha dhe i nipi në një moment apologjie për vjedhjen e thesarit të shtetit- për të gjyshin e tij: “...ai mori pagën e dymbëdhjetë muajve si dhe pagën e trembëdhjetë...”?!

Ja heronjtë e vrarë nga Mbreti tradhtar.
Hasan Kadri Prishtina (mbiemri i vërtetë ishte Berisha) Kryeministër i Shqipërisë në 1921; u dëbua dhe u vra me urdhër të A. Zogut (me miratimin e qeverisë serbe të asaj kohe), sepse kundërshtoi së bashku me Bajram Currin politikën pro-serbe dhe anti-kosovare të A. Zogut. Pas rrëzimit të qeverisë së Nolit në dhjetor 1924 dhe ardhjes së Zogut me ndihmën e serbëve, Hasan Prishtina largohet përgjithmonë nga toka e mëmëdheut, për t’u vrarë më 13 gusht 1933 në Selanik nga dorësi i Ahmet Zogut. Në faqet e gazetës greke “Maqedonia e Re”, shkruhej: “Një tjetër vrasje që u bë në rrugën Çimisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra në qoshen Çimisqi në Vogaxhiku, përpara bakallhanes “IVI”. Shqiptari Ibrahim Çelo, 38 vjeçar, i papunë, qëlloi pesë herë ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinën. Eshtrat e tij u sollën nga Selaniku për t’u rivarrosur në një copë tokë në Kukës, pranë kufirit me Kosovën” (http://pashtriku.beepworld.de/files/Histori/vrasjahprishtines/siuvrahprishtina81007.htm).
Luigj Gurakuqi, Hero i popullit dhe Mësues i Popullit. Ministër i qeverisë së Nolit. U dëbua dhe u vra me urdhër të A. Zogut në një kafe në Bari të Italisë me anë të agjentit Zogist Baltion Stambolla. Ardian Ndreca ka shkruajtur të vërtetën për Luigj Gurakuqin në një shkrim të tij në korrik 2012: “Ka vite që shkruej për turpin e pashembullt të qytetit të lindjes kundrejt figurës së Luigj Gurakuqit, të cilit mbasi ju shemb shtëpia muze, ju dhunue vorri tue i derdh te kambët plehnat e tanë qytetit dhe ju harrue qëlimshëm emni. Vorrit i tij ndodhet pranë atij të Pashko Vasës dhe Migjenit, e të tre së bashku po mbyten rishtas prej dioksinës që çlirohet prej djegjes së plehnave, rreth të cilave kullosin lopë krymçale, derra të zhigatun e sillen unshëm qen të tërbuam”. http://www.gazetatema.net/web/2012/07/23/pse-nuk-nderohet-luigj-gurakuqi/
Bajram Curri, i nderuar nga shteti shqiptar “Hero i Popullit”, politikan, ushtarak, senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë që më 1920. U vra nga forcat zogiste dhe agjentët e shovinistëve serbë në Dragobi, të prirë nga Ceno Kryeziu e Kadri Malsori Mehmeti, më 29 mars 1925. Kundërshtoi Zogun së bashku me Hasan Prishtinën për lëshimet që i bëri Serbisë kundër popullsisë shqiptare të Kosovës, për marrjen e pushtetit nga ana e A. Zogut me ushtri serbe duke i bërë puç ushtarak qeverisë së ligjshme të Fan Nolit. Gjithashtu, në fund të muajit shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam Curri u ngritën kundër regjimit serb në Kosovë. Kjo kryengritje u shtyp sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mbështeti. Mbas kësaj, 3500 shqiptarë të Kosovës u përzunë nga trojet e tyre për në Turqi. Dihet se më 26 shtator 1924 krahas Fan Nolit, Luigj Gurakuqit ishin dhe Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani në Lidhjen e pestë të Kombeve në Gjenevë. Përfaqësuesit e Kosovës Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Bedri Pejani kundërshtuan për genocidin që kryente Beogradi ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Avni Rustemi, i nderuar nga shteti shqiptar “Hero i Popullit”, deputet dhe mësues, u vra me urdhër të A. Zogut më 22 prill 1924 pranë pazarit të ri në Tiranë, nga atentatori i njohur me pseudonimin "qerosi i Recit". Në momentet para se të qëllohej, u dëgjua që atentatori të thërriste: “...Bëji të fala Esat Pashës...”! Vrasja e udhëheqësit të shquar të Lëvizjes Demokratike shërbeu si shkëndijë e revolucionit që triumfoi më 10 qershor 1924. Kam shkruar një artikull për këtë Hero të Popullit.
Fan S. Noli, i nderuar nga shteti shqiptar me dekorata e tituj të ndryshëm. Kryeministër i Shqipërisë, burrë shteti[1], dijetar, poet, përkthyes e historian shqiptar. Regjimi zogist e dënoi me vdekje në mungesë. Njeri i jashtëzakonshëm që e bëri të njohur Shqipërinë me perëndimin dhe dha kontribut thelbësor në krijimin e shtetit shqiptar si dhe në krijimin e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë. E bëri Kishën të flasë shqip për herë të parë.
Ky është “kontributi” i A. Zogut në kohën e drejtimit të tij të shtetit shqiptar, kontribut që e la Shqipërinë me një shtet gjysmak, më të varfërinë e shteteve në Europë, të ndarë e të përçarë dhe pa inteligjencën e vet. Po të mos ishte Zogu dhe vrasjet e tij. Po të mos ishte Zogu dhe despotizmi i tij anadollak, po të mos ishte Zogu dhe politika e tij bizantine, nuk do të vinte as regjimi komunist nga i cili vuajti Shqipëria dhe shqiptarët. Ishte A. Zogu, i cili përkrahu ekstremin e majtë komunist, duke ua bërë të lehtë atyre marrjen e pushtetit, sepse përkrahësit e A. Zogut nuk gëzonin simpati në popullin shqiptar, dhe as në botë. Dihet që A. Zogu nuk u pranua asnjëherë si mbret në oborret mbretërore të Europës sepse gjenealogjia e tij e pabesueshme për të ashtuquajturin “gjak i tij blu”, nuk konfirmohej. Së fundmi, le të shpresojmë që koalicionet e ardhshme politike shqiptare të vënë në vend disa pika të rëndësishme të historisë së Shqipërisë dhe të disa individëve, bazuar në faktet historike dhe jo në preferencat klienteliste të disa politikanëve. priftipirro@hotmail.com
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ahmet Zogu, paradoksi-tradhtari që nderohet se ka vrarë Heronjtë e Atdheut Empty Re: Ahmet Zogu, paradoksi-tradhtari që nderohet se ka vrarë Heronjtë e Atdheut

Mesazh nga Anakonda Sat 24 Nov 2012 - 4:43

esht shum e vertet kjo qe kan then per zogun
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi