Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A e dini se dikur njerëzit kanë jetuar 900 vjet ?!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A e dini se dikur njerëzit kanë jetuar 900 vjet ?!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A e dini se dikur njerëzit kanë jetuar 900 vjet ?!

2 posters

Shko poshtë

A e dini se dikur njerëzit kanë jetuar 900 vjet ?!  Empty A e dini se dikur njerëzit kanë jetuar 900 vjet ?!

Mesazh nga T_o_n_i Sat 24 Nov 2012 - 8:02

Shumë të dhëna që tregohen në Bibël, Kur’an dhe vepra tjera të lashta
religjioze se, njerëzit në një kohë kanë qenë më shtatlartë nga
konstruksioni dhe kanë jetuar edhe deri në 900 vjet, kohët e

fundit sikur po gjejnë mbështetjen e vet racionale të dëshmimit mbi ekzistimin e një mundësie të tillë.
Ndikimi i gravitetit të tokës tek njeriu?

Shekulli i XXI-të, krahasuar me lëmenj tjerë të shkencës, pa dyshim,
do të karakterizohet me zhvillimin e një dege tejet të rëndësishme të
mikrobiologjisë e quajtur GJENETIKA.

Në mes tjerash, falë zbulimeve të mëdha teknologjike, e posaçërisht
të asaj digjitale mikroelektronike, është arritur, jo vetëm në
përcaktimin e hollësishëm të kodit gjenetik, si qendër e memories në të
cilën paraprakisht është gravuar dukja dhe përbërja e konstruksionit
tonë fizik, por kjo njohuri ka shkuar aq larg, saqë, ka arritur ta bëjë
edhe klonimin (dublimin) e gjallesave tjera, si dhe të vetë njeriut.

Bazuar në këto të dhëna të gjenetikës, tashmë fare nuk është i
dyshimtë fakti se, trupgjatësia si dhe elementet tjera të konstruksionit
tonë fizik, janë të definuar në kodin e gjeneve si informatë
programore, përmes së cilës trashëgohen tek të gjitha lindjet tjera.

Më konkretisht me këtë nënkptohet se, ashtu sikur dukemi tani nga
pamja, aq jemi të gjatë, ashtu si e kemi ngjyrën e syve, floikëve… së
bashku edhe me disa karakteristika tjera fizike-trupore, të gjitha këto
më parë kanë qenë të parapërcaktuara në kodin tonë gjenetik si
informatë.

Kjo teori, edhe pse e dëshmuar saktë, kohën e fundit, nën hijen e
disa fakteve të reja, sikur fillon të luhatet duke u pasuruar edhe me
një rrethanë të re që ndikon në përcaktimin e shkaktarit të
trupgjatësisë dhe jetëgjatësisë te ne.

Pas kthimit, tek shumë astronautë që kanë udhëtuar në hapësirën
kozzmike pa peshë, hapësirë kjo ku nuk vepron forca e gravitetit të
tokës, është regjistruar një rritje e tyre trupore për disa centimetra.

Fillimisht na duket se këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, sikur
mosha mesatare e tyre astronautëve, të mos ishte ndërmjet të dyzatave
dhe të pesëdhjetave, periudhë kjo e jetës së njeriut, e cila nuk
konsiderohet si fazë optimale për një rritje natyrore.

Ku mbështetet kjo teori?

Nëse merren si të pakontestueshme zbulimet gjenetike se konstruksioni
dhe elementet tjera të pamjes tonë fizike, paraprakisht janë të gravuar
në kodin gjenetik si informatë, atëherë, kjo informatë e koduar si fuqi
e brendshme ekzistenciale, ka tendenca që me çdo kusht të veprojë kah
përmbushja.

Ndërsa, në anën tjetër, edhe fravitacioni si forcë reale vepron në bazë të principeve të veta të natyrshme.

Gërshetimi i këtyre dy forcave, shkakton një gjendje të re: të
veprimit të vazhdueshëm të të kundërtave dhe reagimin e pashmangshëm të
trupit në këto veprime të pandërprera antagoniste. Çfarë ndodhë më tej
në këtë proces? Si reagim do të kemi “tretjen e trupit” ose amortizimin e
saj gradual, që ne e cilësojmë si plakje.

Bazuar në këtë konstantim, në hapësira të caktuara gjeografike ku
graviteti i tokës është më i vogël, dëshmohet ekzistimi i një kategorie
të popullatës më të shprehur trupgjatë, ose e kundërta.

Një gjë e njëjtë na shfaqet edhe tek plakja dhe jetëgjatësia. Në
Kauzak të Rusisë, ta zëmë, është evidentuar një dukuri e jetëgjatësisë
së popullatës edhe mbi 100-150 vite.

Nëse përfundimisht pranohet kjo hipotezë si reale, patjetër do të na
shpinte kah rikthimi i sërishëm në kohët biblike ku tregohet se,
atëbotë, njerëzit kanë jetuar me qindra vite dhe kanë qenë shumë më
trupgjatë se ne sot.

Kuptohet! Sipas të gjitha ligjeve natyrore, një jetëgjatësi është e
pamundur, andaj edhe do të ishte e arsyeshme pse këto tregime nga veprat
religjioze, deri më sot janë konsideruar si mitologjike.

Por, sot, me udhëtimet e njeriut në kozmos dhe vërtetimit të një
rrehane të re se, kozmonautët gjatë qëndrimeve të tyre jashtë veprimit
të forcës së gravitetit arrijnë një rritje trupore dhe për disa
centimetra, më bindshëm e pasurojnë hipotezën e ndikimit të gravitetit
në rritje dhe plakje të organizmit si reagim ndaj këtij ndikimi.

Pse jo, edhe të dëshmimit të mundshëm të tregimeve biblike se
njerëzit dikur kanë qenë trupgjatë dhe kanë jetuar edhe disa qindra
vjet?!!
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A e dini se dikur njerëzit kanë jetuar 900 vjet ?!  Empty Re: A e dini se dikur njerëzit kanë jetuar 900 vjet ?!

Mesazh nga Anakonda Sat 24 Nov 2012 - 18:24

jo lol jo trroj 20 vjet mduken shum e jo me 900 te behet jeta e bezdishme edhe e kot nga njera ane
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi