Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Këshilla për Femijë - Faqe 3 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Këshilla për Femijë - Faqe 3 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilla për Femijë

3 posters

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

Këshilla për Femijë - Faqe 3 Empty Këshilla për Femijë

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 8:18

First topic message reminder :

Keshilla per femije


Foshnja e porsalindur mbrohet nga infeksionet duke krijuar kushte te pershtatshme ne dhomen e tij.

Këshilla për Femijë - Faqe 3 Images


MBROJTJA NGA INFEKSIONET

Foshnja e porsalindur mbrohet nga infeksionet duke krijuar kushte te
pershtatshme ne dhomen e tij. Mikrobet qe sjellin infeksione ai i merr
nga njerezit qe i afrohen dhe i qendrojne prane. Per kete arsye, pervec
prinderve dhe te afermve qe i sherbejne, nuk duhet t'i afrohet askush
tjeter. Jo cdo vizitor duhet te qendroje prane femijes. Gjithashtu edhe
femijet e rritur qe kerkojne te luajne me foshnjen duhet te shmangen.
Kur te afermit e foshnjes jane te semure, duhet te perdorin maska
mbrojtese.


TE QARET E FOSHNJES

I porsalinduri fle i qete diten dhe naten. Ai qendron zgjuar kur ushqehet
dhe nderrohet. I porsalinduri qan kur kerkon te pije, te nderrohet ose
kur e shtrengon apo ngacmon ndonje rrobe e papershtatshme. Gjithashtu
qan kur ka gazra ne zorre dhe kur nuk mbahet rregulli i ushqyerjes. I
porsalinduri qan kur mesohet te lekundet ne shtrat ose ne krahe. Ai qan
edhe kur eshte i semure. Nena e vemendeshme konstaton arsyen.


USHQYERJA E TE PORSALINDURIT

Qumeshti i gjirit eshte ushqimi me i pershtatshem dhe me i domosdoshem. Ai nuk
mund te zevendesohet plotesisht nga asnje ushqim tjeter. Kulloshtra,
qumeshti i diteve te para ka rendesi te vecante per te porsalindurin.
Rendesi te vecante ka edhe venia e shpejte ne gji e foshnjes. Thithja e
gjirit eshte alternativa me e mire per te bere ardhjen e shpejte te
qumeshtit. Higjena e gjinjve eshte e rendesishme. Nuk duhen lene
papasterti qumeshti.


TE DALURAT JASHTE TE TE PORSALINDURIT

Te dalurat jashte te te porsalindurit gjate diteve te para te jetes quhen
mekonium. Ato ndryshojne nga faza tjeter e jashteqitjes pasi foshnja ka
marre ushqim. Mekoniumi formohet ne zorret e femijes (fetusit) gjete
jetes se tij ne mitren e nenes. ai perbehet nga lende te ndryshme qe ka
gelltitur fetusi si leng amniotik, qeliza e lende te tjera te zorreve e
te temthit.. Mekoniumi ka ngjyre te gjelbert te mbyllur. ai nuk ka ere
dhe nuk permban mikrobe. I porsalinduri e nxjerr kete mase fill pas
lindjes dhe ne 3-5 ditet ne vazhdim. Pas ketyre diteve te dalurat jashte
marrin pamje tjeter dhe kane perberjen e ushqimit qe ai merr. Ne rastin
e ushqyerjes me gji ato jane te buta dhe te ngjashme me te verdhen e
vezes. Nxjerrja e mekoniumit ka rendesi dhe duhet te ndiqet sepse ne
rast se i porsalinduri nuk e nxjerr ka mundesi te kete te bllokuar
vrimen e daljes se zorreve. Ne kete rast i nenshtrohet nderhyrjes
kirurgjikale pasi pasojat jane vdekjeprurese. Ujet e holle del gjate
lindjes ose shpejt pas lindjes. Gjate dites se pare, i porsalinduri lag
1-4 here ne dite. Pas dites se pare 6-10 here ne dite.


TEMPERATURA E TRUPIT TE FOSHNJES

Temperatura e trupit te foshnjes se porsalindur ka prirje te ulet shpejt pas
lindjes dhe arrin 36 grade ose me pak. Pastaj kemi ngritje te lehte te
temperatures dhe arrin deri ne 37 grade ose pak me lart nga dita e dyte
ose e trete. Ne femijet e lindur nen peshe ose premature temperatura e
trupit ka tendenca zbritjeje. Gjate javes se pare te jetes, temperatura e
te porsalindurit nuk ka qndrueshmeri. Duhet bere kujdes ne kete faze
per temperaturen e ambjentit. Ajo duhet te jete normale.


ZMADHIMI I GJENDRAVE TE GJIRIT

Ne disa raste ne foshnjet e porsalindura verehet zmadhim i gjendrave te
gjirit gjate diteve te para te jetes. Ky fenomen ndeshet edhe tek femrat
edhe tek meshkujt. Kjo ndodh per shkak te qarkullimit te hormoneve.
Keto i kalojne foshnjes nga nena. Keto gjendrra mund te nxjerrin edhe
nje leng te ngjashem me qumeshtin. Keto gjendrra ulen vete dhe nuk duhen
shtrydhur sepse demtohen.


VERDHEZA NE MOSHEN E TE PORSALINDURIT

Verdheza ne moshen e te porsalindurit takohet shpesh. Ajo mund te jete e lehte
ose e rende. Disa here ngjyra e verdhe e lekures se te porsalindurit
eshte aq e zbehte sa nuk bie ne sy, here te tjera me e theksuar. Ngjyra e
bardhemes se syrit nuk ndryshon. edhe urina mbetet e paster. Gjendja e
pergjitheshme e femijes mbetet e mire. Verdheza e zakonshme fillon te
duket nga dita e 2-te e deri ne diten e 4-t dhe zhduket vete nga fundi i
javes se pare ose fillimi i javes se dyte te jetes. Verdheza e
zakonshme nuk ka nevoje per mjekim. Femija eshte mire te marre qumesht
gjiri mjaftueshem.


VERDHEZA NE INFEKSIONET

Ne infeksionet e ndryshme te femijes se porsalindur, si ne ato qe perhapen
ne te gjithe organizmin ashtu edhe ne ato qe prekin melcine e zeze,
kemi te bejme me verdhez mjaft te theksuar si ne lekure ashtu edhe ne
bardhemen e syrit. Ne keto raste gjendja eshte e rende.


VERDHEZA NE MUNGESEN E RRUGEVE TE TEMTHIT

Ne raste te rrala femija lind me nje te mete ne rruget e temthit. Keto
jane te mbyllura dhe keshtu temthi nuk ka mundesi te lirohet e te kaloje
nga melcia deri ne zorre. Ne keto raste ngjyra e verdhe behet me
theksuar me kalimin e diteve dhe te javeve. Ujet e holle ka ngjyre te
erret ndersa jashteqitja eshte e zbehte. Kjo lloj verdheze nuk ka
mjekim. Rralle, me ane te nderhyrjes kirurgjikale mund te hapen rruget e
kalimit te temthit.


VERDHEZA NGA SEMUNDJA HEMOLITIKE

Ne gjakun e njerezve gjenden te ashtuquajturat grupe te zakonshme, disa
nengrupe si dhe faktori rezus. Shumica e njerezve e kane faktorin rezus,
prandaj quhen rezus pozitiv. Ata qe nuk e kane quhen rezus negativ. Ne
rast se nje grua rezus negativ mbetet shtatzane, duke qene burri i saj
rezus pozitiv, zakonisht femija eshte rezus pozitiv si i ati. Ne
shtatzanine e pare cdo gje shkon ne rregull. Me perseritjen e
shtatzanise, ose kur nena ka marre transfuzione gjaku rezus pozitiv,
foshnja mund te linde me shenja verdheze dhe anemie. Keto jane te lehta
ose te renda. Ka mundesi qe foshnja ne kete rast te linde i vdekur. Ne
rast semundjeje hemolitike te theksuar, i porsalinduri mund te shpetoje
duke i bere nderrimin e gjakut me transfuzione te perseritura e te
zgjatura me gjak rezus negativ. Ky proces behet menjehere pas lindjes.Qe
te mos shfaqet semundja hemolitike e te porsalindurit nuk duhet te
lejohet qe njerezve e vecanerisht femrave rezus negativ t'u behet gjak
rezus pozitiv. Mjekesia disponon nje lende qe quhet imunoglobuline anti
D. Duke ia injektuar nenave kete lende menjehere pas lindjes pakesohet
mundesia e shfaqjes se semundjes hemolitike ne shtatzanine e ardhshme.


SHKAQET E LINDJES SE FEMIJES ME PESHE TE VOGEL

Femija mund te linde me peshe te vogel nen 2500 gr per shkaqe te ndryshme.
-
Lind nen peshe ne ato raste kur lindja behet pa mbushur nena zgjatjen e
rregullt te shtatzanise, qe eshte cikli 9 muajsh. Nre keto raste themi
qe lindja eshte premature. Keto lindje i hasim ne ato raste kur nena ka
patur crregullime, semundje, goditje ose lodhje te madhe fizike gjate
shtatzanise.
-Ne disa raste ndodh kjo lindje pa shkak te dukshem.
Shumica e femijeve premature lindin ne peshen 2000-2500 gram. Keta
rriten me me lehtesi se ata qe lindin nen 2000 gram dhe vecanerisht nen
1800 gram.
-femija lind ne kohen e duhur por me peshe nen 2500 gram.
Keto lindje i takojne me shpesh rasteve binjake. Ndonjehere kjo ndodh
kur nena ka patur dobesim te forte te organizmit gjate shtatzanise ose
kur te dy prinderit jane te shkurter dhe te imet ne trup.


SI PARAQITEN FEMIJET NEN PESHE

Keta femije paraqesin ndryshime nja njeri-tjetri. Ne ato raste kur pesha e
lindjes eshte afer 2500 gram femija ka ndryshime me te pakta. Ne rastet
kur pesha eshte nen 1800 gram femija ka ndryshime te medha si nga pamja e
jashtme ashtu dhe nga zhvillimi i organeve. Femijet e lindur me peshe
te vogel zakonisht kane edhe trupin me te shkurter. Koka e tyre duket me
e madhe ne krahasim me trupin.


DISA VECORI TE FEMIJEVE NEN PESHE

Femijet e parakohshem, vecanerisht kur pesha e lindjes eshte nen 1800 gram,
kane force te kufizuar, nuk bertasin me gjalleri, thithin gjirin dobet,
mund te mos jene ne gjendje te gelltisin qumeshtin. Keshtu tretja e
ushqimit behet me veshtiresi. Femijet e parakohshem humbasin nxehtesi
dhe keshtu ftohen shpejt. Ne rast se lihen ne dhome te ftohte dhe te
veshur ne menyre te pamjaftueshme, temperatura e trupit bie ne 35 grado
ose me poshte. Kjo ftohje e organizmit sjell deme. Keta femije kane
qendrese te ulet ndaj mikrobeve dhe infeksioneve dhe gjendja e tyre
rendohet shpejt. Kur pesha e lindjes eshte me afer 2500 grameve, femija
ka mundesi me te medha per te jetuar. Ne rastet kur pesha eshte nen 1800
gram, mundesia per te jetuar eshte me e paket. Kur nenpesha eshte
rrjedhim i semundjeve te nenes gjate shtatzanise, si verdheza, semundje
te zemres apo te veshkave, mundesite e foshnjes per te jetuar jane te
pakta. Kur femija lind nenpeshe dhe nena nuk ka kaluar semundje gjate
shtazanise, mundesia per te jetuar eshte me e madhe. Kjo ndodh edhe kur
kemi lindje binjakesh.

.
KUJDESI PER FEMIJET E PARAKOHSHEM

-Mbajtja e temperatures se trupit ne shifrat normale.
-Ushqyerja e kujdesshme sipas mundesive dhe nevojave te
femijes.
-Ruajtja nga semundjet dhe infeksionet.
Duhet patur parasysh qe temperatura e femijes nen peshe duhet ruajtur ne limitin 36-37 grade.
Temperatura
e ambjentit ku qendron femija duhet ruajtur ne 23-25 grade. Ne stinet e
nxehta jo me shume se 27 grade. Dhoma e femijes duhet te kete
lageshtire te mjaftueshme. Ajri i nxehte dhe i thate eshte i demshem.
Edhe ajri i mbyllur eshte shume i demshem. Ajri i dhomes ku rri femija
duhet te nderrohet vazhdimisht. Veshjet dhe mbulesat nuk duhet ta
shtrengojne femijen. Ne rast se temperatura e dhomes eshte e
pamjaftueshme per femijen e lindur nen peshe, duhet te marrim masa per
ngrohjen e saj.


USHQYERJA E FEMIJES

Prinderit duhet te zoterojne njohuri te sakta mbi kete problem. Ata duhet te dine
lendet kryesore qe permbajne ushqimet. Nese ushqimit i mungojen keto
lende atehere ai eshte i pamjaftueshem per femijen. Ushqimi kryesor
eshte gjiri. Ne rast se mungon gjate gjashte muajve te pare te jetes
duhet zevendesuar me qumesht lope te perpunuar e te plotesuar. Lendet e
domosdoshme qe duhet te permbajne ushqimet jane; Proteinat, yndyrnat,
karbohidratet ose sheqernat, kriprat minerale, vitaminat, uji.


PROTEINAT
Jane lende te rendesishme e te domosdoshme ushqyese per zhvillimin e
organizmit, ndertimin dhe riperteritjen e indeve, per formimin e
fermenteve dhe hormoneve. Proteinat sherbejne edhe si burim energjie.
nje gram proteine jep rreth 4 kalori. Proteinat perbehen nga aminoacide
te ndryshme. Ato kane prejardhje bimore dhe shtazore. Proteinat me
prejardhje shtazore gjenden ne mish, peshk, djathe, qumesht, veze,
gjize, tru, melci. Proteinat me prejardhje bimore gjenden ne dritherat,
ne miellin e dritherave, ne buke, ne oriz, ne bizele, ne thjerza.
Ushqimi i femijes duhet te permbaje me teper proteina shtazore se sa
bimore. Sasia e priteinave qe kerkon organizmi i femijes per cdo
kilogram peshe, ne perpjestim me peshen eshte me e madhe se ajo qe
kerkon organizmi i te rriturit. Organizmit te te rriturit i mjafton 1
gram proteine per cdo kilogram peshe, ndersa Femija i vogel ka nevoje
per 2.5 deri ne 3 gram proteina per cdo kilogram peshe.


Edituar për herë të fundit nga BeLti në Tue 8 Jan 2013 - 12:06, edituar 2 herë gjithsej

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Këshilla për Femijë - Faqe 3 Empty Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 10:42

Gjumi i pamjaftueshëm trash fëmijët

Dihet që sasia e pamjaftueshme e gjumit ose gjumi me kualitet të dobët mund të shkaktojë trashjen dhe është e dukshme që fëmijët nuk janë përjashtim.
Fëmijët, të cilët zgjohen natën dhe të cilëve pastaj u lejohet të flenë në krevatin e prindërve, kanë më pak rrezik për të grumbulluar kilogramë të tepërt, pohojnë shkencëtarët nga Danimarka.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 500 fëmijë në moshën prej dy deri gjashtë vjet. Të gjithë fëmijët kanë pasur rrezik të shtuar nga grumbullimi i kilogramëve të tepërt, ndërsa arsyet më të shpeshta kanë qenë pesha e tepërt e lindjes dhe pesha e tepërt e nënës para shtatzënisë.
Fëmijët në atë moshë shpesh zgjohen në mes të natës, ndonjëherë edhe disa herë. Shkencëtarët kanë vëzhguar nëse tek fëmijët ndikon mbështetja e prindërve ashtu që fëmijëve t’u lejojnë të vazhdojnë gjumin në krevatin e tyre.
Fëmijët të cilët nuk kanë fjetur kurrë në shtratin e prindërve të tyre kanë pasur rrezik më të madh nga grumbullimi i kilogramëve të tepërt, ndërsa shkencëtarët besojnë që kjo është për shkak të gjumit të parehatshëm.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Femijë - Faqe 3 Empty Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 10:42

A i nevojitet bebes uji?

Qumështi i nënës përmban madje 88% ujë. Ja përse është i rëndësishëm uji për beben.
Prisni gjashtë muaj para se t’i jepni foshnjës ujë për të pirë, dhe atëherë filloni me sasinë e kufizuar në disa mililitra në ditë. Ideale do te ishte që foshnja të pijë disa pika ujë pas ushqimit dhe assesi para, që të mos ndihet e mbushur para ushqimit.
Nëse mendoni që foshnja dëshiron të pijë pak ujë edhe gjatë gjashtë muajve të parë të jetës – ajo mund të ndihmojë foshnjën që të mos dehidrojë (sidomos në rastet me temperaturë të ngritur) si dhe freskon kur është nxehtë. Megjithatë, nëse vendosni t’i jepni foshnjës ujë gjatë gjashtë muajve të parë, këshillohuni më parë me pediatrin, sepse sasia e madhe mund t’i bëjë dëm foshnjës, mund t’i shkaktojë diarre apo sëmundje të tjera. Barku i foshnjës është ende i vogël dhe nëse foshnja pi ujë do mbetet pak vend për qumësht i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin e foshnjës.
Për përgatitjen e qumështit me formulë, më së shpeshti përdoret uji në shishe, me më pak minerale dhe i pagazuar apo uji i kroit por i vluar më parë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Femijë - Faqe 3 Empty Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 10:42

Foshnjet dëmtohen nga të qarat

Të qarat e një foshnje janë shpesh një moment stresues në jetën e dy prindërve.

Të përballur për një kohë të gjatë me këtë fenomen, shumë prindër vendosin të lënë fëmijët të qajnë deri në momentin që pushojnë vetë.

Megjithatë, një studim tregoi se diçka e tillë nuk është aspak e këshillueshme.

Sipas analizave, hormoni i stresit, kortizoli, mbetet për orë të tëra në nivel të lartë në gjakun e foshnjes, duke i injektuar atij ankth dhe një ndjesi negative, kur mungon përkujdesja.

Heqja dorë nga të qarat, në fakt, nuk lidhet drejtëpërsëdrejti me mënyrën se si ndihet fëmija, pasi ai mund të heqë dorë nga ky refleks, kur e kupton në mënyrë të pavetëdijshme që nuk po përfiton asgjë me këtë sjellje.

Megjithatë, debati është më i ndërlikuar se kaq, pasi disa psikologë vazhdojnë të argumentojnë se lënia e foshnjeve që të qajnë bën mirë për personalitetin e tyre, ndonëse janë në një moshë shumë të re.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Femijë - Faqe 3 Empty Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 10:42

Ushtrimet në fëmijërinë e hershme, parakusht për jetë të mirë

Prindërit duhen të kujdesen për atë që fëmijët e tyre të ushtrojnë të paktën tri orë në ditë, respektivisht të jenë tri orë aktivë gjatë ditës. Këto janë rekomandimet e ekspertëve që të shmanget ajo që fëmijët të rriten si të trashë.
Fëmijët më të vegjël se pesë vjeç duhen të nxiten për të ecur deri te kopshti ose te shitorja, derisa foshnjat po ashtu duhen të nxiten të jenë sa më shumë aktivë gjatë lojës.
Parashikohet që deri në vitin 2050 gati dy të tretat e fëmijëve mund të jenë të trashë, respektivisht mund të kenë më shumë kilogramë, në raport me gjatësinë e tyre.
Mjekja Sally Davies nga Britania e Madhe tha që hulumtimi tregon që ushtrimet në fëmijërinë e hershme janë parakusht i mirë për jetë, trup dhe shpirt të shëndetshëm.
Ushtrimet të cilat ekspertët i rekomandojnë më së shumti për fëmijë janë vrapimi, notimi, kërcimi dhe vozitja me biçikletë.
Zgjatja po ashtu është një nga aktivitetet të cilat u rekomandohen fëmijëve, shkruan Babyexpert.com.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Femijë - Faqe 3 Empty Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 10:42

Çanta e rënda, dëmtojnë shpinën e fëmijëve

Pasi që jemi duke iu afruar fillimit të vitit të ri shkollor, ekspertët paralajmërojnë që çantat shumë të ngarkuara mund të shkaktojnë dhimbje dhe lëndime në shpinë.
“Kur çanta përdoret si duhet, ajo bëhet një mjet i vërtetë ndihmës që nuk dëmton shëndetin e fëmijëve”, përcjell EverydayHealth deklaratën e dr. Melanie Kinchen.
Lëndimet krijohen kur çantat janë shumë të rënda dhe kur mbahen ose ngrihen gabimisht.
Prindërit dhe mësuesit duhet t'i mësojnë fëmijët se si të ngrehin dhe bartin çantën, ndërsa ekspertët sjellin disa këshilla:
* Çantat më të mira janë ato anatomike.
* Zgjidhni çantën, madhësia e së cilës i përshtatet fëmijës suaj ose zgjidhni atë me rrotëza që fëmija juaj të mos ketë nevojë të bartë çantën.
* Të dy rripat e çantës shtrëngoni në mënyrë të njëjtë për të shpërndarë barabartë peshën e çantës.
* Librat ose fletoret më të mëdha lërini më afër shpinës dhe largoni çdo gjë që është shumë e rëndë.
* Mësoni fëmijën të mbajë çantën si duhet, që të ulet deri te çanta dhe ta ngrejë duke përdorur këmbët, jo shpinën.
* Fëmija le të mbajë vetëm gjërat e domosdoshme, të tjerat le t'i lërë në shtëpi.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Femijë - Faqe 3 Empty Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Burrelsja Sun 19 May 2013 - 4:33

Kujdes me mbipeshen te femijet!

John
Presley është një fëmijë 4 vjeç, të cilit i pëlqejnë shumë lojrat në
kompjuter dhe deti. Por me peshën 35 kg ai e ka shumë të vështirë
lëvizjen dhe pothuaj peshon sa një fëmijë 11 vjeç. Ky është me të
vërtetë një problem shëndetësor.

Fëmijët obezë në moshë të vogël
janë të rrezikuar nga presioni i lartë i gjakut dhe nga diabeti. “Më
shqetëson pesha e tij pasi diskriminohet edhe nga shumë gjëra që bëjnë
fëmijët e kësaj moshe” – tha nëna e tij, Theresa Presley.


John hyn në një kategori që doktorët e kanë quajtur “super obezë”.

Kur John ishte 3 vjeç, mamaja e tij mori pjesë në një program trajnimi për të mësuar me çfarë ta ushqente.
Drejtorët e programit thanë se s’kishin parë asnjëherë më parë kaq shumë fëmijë obezë më parë.
Fëmijët mbi peshë janë dyfishuar gjatë dy dekadave të
fundit. Prindërt kanë gjithmonë maninë ti shohin fëmijët nga ana
pozitive dhe shprehen se: “fëmija im është kaq i bukur, pak i shëndoshë
por shumë i bukur”. Është koha që prindërit të shohin me seriozitet
peshën e fëmijëve të tyre.

“Ata duhet të ndërgjegjësohen se edhe
fëmijët mund të kenë probleme të presionit të gjakut, ose të diabetit” –
tha Carolyn Landis, profesore pediatre në një universitet ne SHBA.

Sipas
saj niveli i lartë i kolisterolit dhe tensioni i lartë i gjakut
mendoheshin të ishin probleme vetëm të personave të rritur por nuk është
tamam kështu. Këto sëmundje godasin edhe fëmijët shumë të shëndoshë të
cilët hanë pa rregull ushqime jo të shëndetshme.
“Duke folur me fëmijët që në fillim të jetës së tyre mund ti
edukosh ata nga çrregullimet edhe më vonë kur të rriten”- tha dietologu
Stacey Schulman.

Prindërit duhet të kenë kujdes që të mos
diskutojnë me fëmijët por mbi peshë ose obesitet dhe ti ushqejnë ata
ndryshe nga të tjerët. Ata duhet të kujdesen që e gjithë familja të hajë
ushqime të shëndetshme duke i dhënë edhe fëmijës një edukatë të ngrëni,
pasi ata nuk duhet të ndihen se janë të veçuar në asnjë gjë.

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Femijë - Faqe 3 Empty Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Burrelsja Sun 19 May 2013 - 4:33

Nxirrni fëmijët në kopsht

Puna në kopsht bashkë me fëmijët njëkohësisht ka rolin e lojës dhe mësimit.
Fëmijët
kuptojnë se nga vjen ushqimi, si duhet të kujdesen për të dhe kanë
dëshirë të madhe të hanë diçka të cilën e kanë rritur vetë.

Hulumtimet tregojnë se puna e fëmijëve në kopsht, përmirëson disa karakteristika të tyre në shkollë:

• Qëndrimin ndaj ambientit: 94%
• Vetëbesimin: 90%
• Aftësitë shoqërore: 90%
• Punën e përbashkët: 84%
• Prirjen për punë vullnetare: 78%
• Aftësitë për të udhëhequr të tjerët: 81%
• Qëndrimin ndaj ushqimit: 69%
• Aftësitë lëvizëse: 63%

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Femijë - Faqe 3 Empty Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Burrelsja Sun 19 May 2013 - 4:34

Gënjeshtrat e pafajshme fëminore, janë një fenomen i
zakonshëm që shfaqet rreth moshës 3-4 vjeç. Zakonisht, reagimet tona të
para (p.sh të bërtiturat) jo vetëm që nuk kanë përfundimin e dëshiruar,
por përkundrazi mund ta keqësojnë gjëndjen.
Herës tjetër pra, ju këshillojmë të ndiqni këto:

Të jeni gjakftohtë. Ekziston mundësia që fëmija të thotë gënjeshtra thjesht sepse ngatërron fantazinë me realitetin.
Kuptojini qëllimet e tij. Kërkoni arsyen që e drejtoi në këtë sjellje.
Bisedoni me të. Mundohuni t’i shpjegoni pse është gabim që të thotë gënjeshtra dhe ndihmojeni që ta kuptojë vetë.
Mundohuni
t’ju shmangeni të bërtiturave. Dënimi mund ta bindë akoma më shumë sesa
gënjeshtrat dhe është e nevojshme që ta shpëtojë nga pasojat.

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Femijë - Faqe 3 Empty Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Burrelsja Sun 19 May 2013 - 4:34

Gratë që duan të kenë fëmijë të zgjuar duhet të hanë shpesh
peshk gjatë shtatzanisë së tyre, theksojnë studjuesit e Universitetit në
Karolinën e Veriut. Në një studim që përpiluan, vërtetuan se fëmijët e
lindur nga nënat që hanin shume peshk gjatë kohës së shtatzanisë kanë më
shumë aftësi përceptuese, janë më të komunikueshëm dhe thonë më tepër
fjalë në moshën 15 muajshe, sesa fëmijët e grave që nuk hanin peshk
gjatë periudhës së shtatzanisë.

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Femijë - Faqe 3 Empty Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Burrelsja Sun 19 May 2013 - 4:34

Këshilla për Femijë - Faqe 3 Widget_a0nkl6u35odbfms2x86hm1
Karrocat për fëmijët janë të shumta dhe të ndryshme. Midis
të tjerave një gjë e rëndësishme, të cilës duhet ti jepni rëndësi është
pozicioni i fëmijës brënda në karrocë. Fëmija qoftë ulur apo shtrirë
duhet të shoh fytyrën tuaj!
Disa studime të Dundee University të
Britanisë së Madhe, mbështesin se nëse fëmija nuk ka lidhje optike me
atë që e nxjerr xhiro me karrocë mund të zhvillohen tek ai ndjenja
ankthi, ndërsa fëmijët që shohin shoqëruesit e tyre, ndiejnë se
komunikojnë me ta, gjë që ndihmon për një zhvillim të mirë të tyre, siç
mbështesin studjuesit.

Drejtuesja e grupit studjues Susan Zeedyk
thotë se ‘’siç e dimë, sa më shumë të komunikojmë me fëmijën duke i
folur, aq më shumë ndikohet zhvillimi i trurit të tij dhe truri i
fëmijëve zhvillohet sidomos në periudhën që nga lindja deri në 3 vitet e
para më shumë se kurrë. ”

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Femijë - Faqe 3 Empty Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Burrelsja Sun 19 May 2013 - 4:35

Më të shumtët e fëmijëve preferojnë mishin sesa gjellërat e lëngshme.

- Gjithashtu, konsumojnë shumë pak perime dhe fruta.
-
Fëmijët kanë nevojë të konsumojnë ushqime të pasura me proteina çdo
ditë, por nuk është e nevojshme që burimi i proteinës të vijë gjithmonë
nga mishi.
- Mirë është që konsumimi i mishit të mos i kaloj dy herë në javë.
- Një fëmijë duhet që i vogël të hajë bishtaja, fasule, bizele, qiqra, oriz etj dhe gjellë të lëngshme.
- Të hajë sallata, perime dhe fruta.
- Nëse është i shëndoshë, një dietë me perime do ta ndihmonte të humbë peshë.
- Gjihashtu një dietë e tillë ul mundësitë e shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme siç janë pasojat në zemër, kanceri etj.

KËSHILLË:
Mos iaplotësoni të gjitha tekat fëmijës tuaj. Fëmijët zgjedhin ushqimin
e tyre me bazë shijen dhe jo llogjikën. Nëse ua lejojmë, do të
përfundojnë të ushqehen vetëm me makarona, patate mish dhe snak.

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Femijë - Faqe 3 Empty Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Burrelsja Sun 19 May 2013 - 4:35

Bëni një xhiro me fëmijën tuaj në dritë një orë çdo ditë.
Studime të reja kanë treguar, se kjo e ndihmon fëmijën të flejë më mirë.
U vërtetua, se të gjithë fëmijët që kishin qëndruar dyfish, në dritën e
mbasdite, flinin më mirë sesa ata qe nuk kishin dalë fare jashtë.
Studim që u bë në 56 foshnja 3 muajshe, në universitetin John Moores, në Liverpool të Anglisë.

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Femijë - Faqe 3 Empty Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Burrelsja Sun 19 May 2013 - 4:35

Kur bën shumë vapë, organizmi i foshnjës ka nevojë për shumë
lëngje. Për këtë përveç qumështit (të nënës ose jo) i jepni kamomil (pa
sheqer dhe mjalt) dhe lëngje frutash, pasi jeni këshilluar me doktorin
tuaj. Mos ja lini biberonin për shumë orë në gojën e tij sepse i prish
dhëmbët.

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Femijë - Faqe 3 Empty Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Burrelsja Sun 19 May 2013 - 4:35

Rripi i sigurimit në automjet shpëton jetë foshnjesh

Një
studim tregon se ekziston një mënyrë e thjeshtë për shpëtimin e jetës
së foshnjeve të palindura gjatë aksidenteve me makina, mënyrë që shumë
gra shtatzëna nuk e përdorin.
Çdo vit, rreth 170 mijë gra shtatzëna
përfshihen në aksidente me makina dhe shumë prej tyre nuk përdorin
rripin e sigurimit. Por sipas një studime, foshnjet e palindura janë në
rrezik më të madh për t'u dëmtuar kur nënat e tyre nuk vendosin rripin e
sigurimit.
Shkencëtarët pranë universitetit të Miçiganit morrën në
shqyrtim 57 raste aksidentesh të rënda kur në makinë ndodheshin gra
shtatzëna. 50 përqind e foshnjeve të grave që e kishin vënë rripin në
mënyrë jo të përshtatëshme dhe 80 përqind e foshnjeve nënat e të cilave
nuk kishin përdur rripin e sigurimit pësuan dëmtime të rënda ose vdiqën
si pasojë e aksidentit. Ndërsa 75 e foshnjeve të grave që kishin
vendosur rripin e sigurimit nuk pësuan ndonjë problem të madh.
Mjekët
thonë se ekziston mendimi i gabuar që gratë shtatzëna nuk duhet të
vendosin rriptin e sigurimit kur ndodhen në automjet. Statistikat
tregojnë se nëse gratë shtatzëne vendosin rripin e sigurimit sa herë
udhëtojnë ose ngasin makinën, ato të shpëtojnë jetën e 200 foshnjeve që
presin të lindin.

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Femijë - Faqe 3 Empty Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Anakonda Wed 22 May 2013 - 18:52

GATUARJET KRYESORE PER FEMIJET E VEGJEL
Po paraqesim shkurtimisht disa nga gatuarjet kryesore me te nevojshme per femijet.
Keto gatuarje ne radhe te pare vlejne per femijet e vegjel. Keto
gatuarje kane vecorite e tyre. Keto shpesh nuk njihen mire dhe nuk
perpunohen me kujdesin dhe perpikmerine e duhur.
Gatuarjet per femijet e vegjel kane nevoje per ruajtje te kushteve te higjenes, pastertise dhe sterilitetit.
Gatuarjet per femijet te medhenj pergatiten me lehte sepse ato jane pothuajse si gatuarjet per te rritur.

ENET E NEVOSHME PER GATUARJET PER FEMIJET E VEGJEL
Per gatuarjet e femijeve te vegjel nevojiten disa ene. Keto mbahen vecas
nga enet ku gatuhet per te rritur. Rendesi ka qe enet ku gatuhet e
zihet qumeshti te jene te vecanta.
Po radhisim disa ene te nevojshme per gatuarjen e femijeve te vegjel;
- 3 tenxhere me kapak te puthitur prej gjysem litri, nje litrershe dhe dy litershe.
- 1 tenxhere e madhe dhe e thelle me kapak ne te cilen zihen enet e tjera qe perdoren per femijen.

- 1 tenxhere e larte me kapak ku mund te vihen te ziejne ne uje 2-4
shishe (biberona) te pergatitura me qumesht te perzier me lengje ose
lende te tjera ushqimore. Kjo tenxhere ka ne fund te saj dy-kater rrathe
metalike qe te mos lejojne perplasjen e shisheve gjate zierjes se tyre.
Ne rast se nuk kemi rrathe, shishet mbeshtillen me garze nga fundi.

- 2 tigane per fergesa

- 5-6 pjata te medha e te vogla prej porcelani.

- 2 luge te medha dhe 3 luge te vogla.

- 2 filxhane te zakonshem kafeje.
- 6-7 shishe, biberona, me gryke mjaft te gjere. Keto perdoren kur
femija eshte me ushqim te huaj dhe e merr ushqimin me shishe e kapse. Ne
kete rast jane te nevojshem edhe 10-12 kapse gome.

- 3-4 gota me doreza mundesish te vijezuara me gramature.

- 1 gote qelqi, mundesisht me vija per te konrolluar gramaturen.

- 1-2 hinka te vogla ose te mesme.

- 1-2 rrahese per purene, per vezet etj.

- 2-3 sita teli te imet.

- 1 site e zakonshme plastike.

- 1 rende.
- 1 shtrydhese me doreze per shtypjen e kalimin e frutave dhe te perimeve.

- 1 shtrydhese qelqi per limonat e portokallet.

- Disa ene ose kavanoza te mbyllura prej qelqi per te ruajtur miellrat, niseshtene, sheqerin.

- Tel per te ferkuar enet.

- Furce e gjate per te pastruar shishet e biberonat nga brenda.

- Pirunj, thika dhe te tjera vegla te zakonshme te kuzhines.

- Tryeze e mbuluar me mushama ose me peceta te pastra.

- Raft te vecante ku mbahen enet dhe disa ushqime te femijes.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Femijë - Faqe 3 Empty Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Anakonda Wed 22 May 2013 - 18:52

MASAT PER LLOGARITJEN E USHQIMEVE
Ushqimet qe ne i japim femijes kur jane te ngurta ose ne forme pluhuri, i
llogarisim me gram, kur jane le lengshme i llogarisim me centimeter kub
ose mililiter.
Per te thjeshtuar masat e llogaritjeve po japim disa vleresime, duke
perdorur luge ose disa ene te zakonshme. Megjithate eshte mire qe enet e
femijes te jene te milimetruara.
Ja disa nga masat;

1 luge caji plot me lengje te ujshme ose me qumesht merr 4-6 gram.

1 luge caji e mbushur me vaj merr 3-5 gram.

1 luge caji e mbushur rrafsh me miell merr 3-4 gram

1 luge caji e mbushur rrafsh me sheqer merr 4-5 gram.

1 luge caji e mbushur rrafsh me oriz merr 5-7 gram
1 luge gjelle e mbushur rrafsh me lengje te ujshem merr 12-15 gram.

1 luge gjelle e mbushur me vaj merr 10-14 gram

1 luge gjelle e mbushur rrafsh me miell merr rreth 10 gram

1 luge gjelle e mbushur rrafsh me sheqer merr 14-15 gram.

1 luge gjelle e mbushur rrafsh me oriz merr 15 gram

1 luge gjelle e mbushur plot me pure merr 30-35 gram.

1 luge gjelle e mbushur me mish te zier te grire merr 18- 25 gram.

1 luge gjelle e mbushur plot me recel merr 30-35 gram.

1 filxhan kafeje merr rreth 50 gram
1 gote uji e zakonshme merr rreth 180-200 gram.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Femijë - Faqe 3 Empty Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi