Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:48

First topic message reminder :

Shëndeti është më shumë se mungesa e sëmundjes. Por shpesh herë ne tregohemi të pavëmendshëm ndaj tij, madje edhe kur ndjejmë ndonjë shqetësim. Ndërkohë që një shqetësim sado i vogël nëse lihet pas dore më vonë mund të jetë një problem serioz për shëndetin e çdo kujt. Mënyra tradicionale e kurimit të sëmundjeve jo gjithmonë ka dhënë rezultate pozitive për një kohë të gjatë. Për çdo sëmundje ditë pas ditësh dalin studime të reja, të cilat rekomandojnë edhe mënyra të reja trajtimesh, që falë eksperimenteve kanë rezultuar të suksesshme. Askush prej nesh nuk duhet ti “përbuz” këto njohuri, të cilat mund të jenë tepër të domosdoshme për shëndetin tonë. Sa më shumë të informuar të jemi për shëndetin dhe sëmundjet si dhe trajtimin e tyre aq më të zotë do të jemi për t’ia dal mbanë me sukses problemeve shëndetësore. Në suplementin e sotëm”, i botuar nga revista “TIME” në SHBA ju do të njiheni pikërisht me 100 studimet e fundit të mjekëve dhe shkencëtarëve për trajtimin e shumë sëmundjeve. Por përveç trajtimeve të reja, të cilat mund ti zbatojmë vetë jashtë spitaleve me mënyrën tonë të të jetuarit dhe të ushqyerit ju do të gjeni mjaft këshilla për çdo sëmundje. Ajo që duhet të dijë secili prej nesh është se mënyra e të jetuarit dhe të ushqyerit shpesh bëhet shkak për shfaqjen e shumë sëmundjeve. Nëse bëni një jetë të shëndetshme, zbatoni me përpikmëri rregullat më të domosdoshme për organizmin, mundësitë për të jetuar gjatë dhe pa probleme shëndetësore janë të mëdha. Pas shumë studimesh disavjeçare studiuesit nga vende të ndryshme të botës kanë mundur të nxjerrin, trajtimet e reja, sugjerimet, këshillat për çdo sëmundje. Shkencëtarët theksojnë se, të gjitha përfundimet janë shpallur si rezultat kërkimeve disavjeçare. Në këto studime janë testuar shumë njerëz dhe të kategorive dhe moshave të ndryshme. Sugjerimet që jepen këtu mund t’i zbatoni në jetën tuaj të përditshme pa asnjë dyshim, sepse ato nuk shfaqin as probleme e as efekte anësore. Mbi të gjitha ato bazohen në ligje të natyrës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:59

40. Me ushqim parandalohet #@!--)cinoma e prostatës

Zvogëlimi i marrjes së yndyrave të pangopura, të cilat janë të pranishme në ushqimin e pjekur dhe të fërguar, mund ta ndalojë zhvillimin e kancerit të prostatës. Rezultatet e studimit, të cilat janë realizuar në minj, janë bazuar në përcjelljen e ndikimit të acideve omega-3-yndyrore, përbërësit e zakonshëm të ushqimit te perëndimorët. Të dhënat nga studimi kanë treguar se dieta e veçantë me zvogëlimin e pjesëmarrjes së këtyre yndyrave, është e lidhur më zvogëlimin e rrezikut (27 për qind) për kancer të prostatës. Po ashtu, është vërtetuar se zvogëlimi i konsumimit të acideve omega-6-yndyrore, zvogëlon transformimin e qelizave prekanceroze në qeliza kanceroze të prostatës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:59

41. Rrushi i mirë për zemrën

Fibrat ushqyese që janë të pranishme në rrushin e zi zvogëlojnë rrezikun për sëmundje #@!--)diovaskulare, edhe atë shumë më tepër sesa burimet tjera të fibrave ushqyese. Në studim janë përfshirë 21 pjesëmarrës me nivele normale të kolesterolit dhe 13 pjesëmarrës me nivel të rritur të kolesterolit, të cilët kanë marrë fibra ushqyes shtesë nga rrushi. Pas 16 javësh të marrjes nga 7.5 gramë në ditë të fibrave ushqyes nga rrushi, niveli i përgjithshëm i kolesterolit dhe LDL-kolesterolit në mënyrë të dukshme është zvogëluar, edhe atë më së shumti në grupin e pjesëmarrësve në studim të cilët në fillim të studimit kishin pasur nivel të rritur të kolesterolit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:00

42. Inflamacioni i mishit të dhëmbëve

Sëmundje e dhëmbëve ose inflamacionet e mishit të dhëmbëve te duhanpirësit dhe joduhanpirësit, mund të konsiderohen si paralajmërim, ose të tregojnë një rrezik të shtuar për mundësinë e zhvillimit të kancerit të mushkërive, veshkave, pankreasit ose gjakut. Shkencëtarët anglezë, mendojnë se dobësimi i sistemit imunitar mund të shkaktojë të dy llojet e sëmundjeve, ndezjen e mishit të dhëmbëve dhe zhvillimin e #@!--)cinomave. Për këtë arsye shoqata e stomatologëve britanikë u ka rekomanduar pacientëve që të bëjnë kontrollime të rregullta të dhëmbëve të tyre.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:00

43. Aknet nikotinike

Përveç efekteve tjera negative, siç janë rrudhat dhe lëkura pa shndritje, cigaret mund të shkaktojnë edhe paraqitjen e akneve. Përbërësit toksik të cilët janë të pranishëm në duhan nxisin rënien e keratinës nga lëkura, mbylljen e poreve dhe formimin e tenit problematik. Një grup studiuesish nga instituti dermatologjik, San Gallicano, në Romë, kanë analizuar 100 femra të moshave ndërmjet 25 dhe 50-vjeçare. Ata kanë ardhur në përfundim se aknet standarde, miteseret dhe cistet, në fytyrë dhe kokë, janë tetë herë më të shpeshta te duhanpirëset (38 për qind), në krahasim me femrat që nuk e pinë duhanin, ku paraqiten vetëm në 4.6 për qind të rasteve.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:00

44. Dëshironi trup për bikini?

Jeni në panik? Mos u shqetësoni se ka ilaç! Për shembull patinat rrotulluese, pasi që i forcojnë muskujt e barkut, këmbët dhe prapanicën. Ata që dëshirojnë një lloj më të qetë sporti, le të provojnë me ecjen e shpejtë, meqenëse ecja e shpejtë është “shkrirësi” më i mirë i yndyrave dhe shpenzuesi më i madh i kalorive. Sipas një studimi më të ri amerikan, vetëm në këtë mënyrë mund të dobësoheni dhe t’i forconi muskujt, dhe njëkohësisht të mbeteni të shëndetshëm. Janë të mjaftueshme vetëm 30 minuta në ditë për të realizuar këto ushtrime. Të mira dhe të dëshirueshme janë edhe ushtrimet të cilat i forcojnë muskujt e qafës dhe në këtë mënyrë mund ta shmangni dhimbjen e kokës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:00

45. Mëlçia dhe vera

Shkencëtarët amerikanë, të cilët kanë analizuar rreth 12.000 pjesëmarrës vullnetarë në një studim të ri, kanë zbuluar se pirja e një gote vere në ditë jo vetëm se e mbron mëlçinë, por edhe zvogëlon rrezikun nga mëlçia yndyrore joalkoolike. Mëlçia yndyre joalkoolike është njëra nga sëmundjet më të shpeshta në SHBA. Faktorët e rrezikut për zhvillimin e kësaj sëmundje janë mbipesha, diabeti dhe shtypja e rritur arteriale. Meqenëse për ndikimin pozitiv në mëlçi është vërtetuar vetëm për verën, dhe jo për pijet tjera alkoolike, mbetet të shihet nëse për këtë ndikim të dobishëm janë përgjegjës përbërësit alkoolik ose joalkoolik të verës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:00

46. Vitamina D dhe depresioni

Personat e moshuar me nivele të ulëta të vitaminës D dhe nivel të lartë të hormonit të paratiroidesë, janë të rrezikuar nga zhvillimi i depresionit. Nga studimi, është zbuluar se personat me depresion kishin për 14 për qind nivel më të ulët të vitaminës D në krahasim me vlerat normale. Te individët me depresion më të lehtë, niveli i hormonit të paratiroidesë ishte më i lartë për 5 për qind, ndërsa te ata me depresion serioz, nivelet e këtij hormoni ishin 33 për qind më të larta në krahasim me vlerat te personat normalë. Duke pasur parasysh se edhe niveli i ulët i vitaminës D edhe niveli i lartë i hormonit të paratiroidesë, mund të mjekohen me marrjen e sasive të mëdha të vitaminës D, kalciumit dhe rrezitjes në diell, ky studim mund t’u shërbejë personave të moshuar të cilët natyrshëm kanë një depresion të caktuar duke iu mundësuar përmirësimin e gjendjes së tyre depresive.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:00

47. Drunjtë parandalojnë astmën

Fëmijët të cilët jetojnë në vende ku ka drunj do të sëmuren më pak nga astma. Shkencëtarët, kanë llogaritur se nëse në një sipërfaqe prej një kilometër katrorë ka 343 drunj, atëherë rreziku i fëmijëve (të moshave ndërmjet katër dhe pesë vjet) për të fituar astmën, është më i vogël për 25 për qind. Sipas këtij mendimi, drunjtë ndikojnë pozitivisht në kualitetin e ajrit dhe njëkohësisht i nxisin fëmijët për aktivitet fizik. Vetëm në SHBA, ndërmjet viteve 1980 dhe 2000, numri i fëmijëve me astmë është dyfishuar, sidomos në vendet urbane. Ndërsa në Neë York astma është shkaktari kryesor i shtrirjes së fëmijëve nën moshën 15-vjeçare në spital.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:01

48. Botox për djersitjen e tepërt

Kushdo që djersitet më shumë se sa është nevojshme që organizmi ta rregullojë temperaturën trupore, konsiderohet si djersitje jashtë mase, thonë ekspertët. Botox, i cili është menduar të jetë një trajtim për rrudhat, e ka “revolucionarizuar” terapinë për djersitje pasi që është aq efektiv dhe mund të mjekojë cilëndo pjesë të trupit. Madje edhe njerëzit të cilët nuk vuajnë nga hiperhidroza e shfrytëzojnë Botox-in në mënyrë kozmetike. Botox është vetëm trajtim i përkohshëm lokal, ndërsa është mirë që të përdoren edhe injeksionet Botox, të cilat duhet të përsëriten së paku një herë në gjashtë muaj. Trajtimet tjera të cilat janë në dispozicion për trajtimin e hiperhidrozës janë deodorantët specialë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:01

49. Alkooli në shtatzëni

Ekspertët i kanë këshilluar femrat të mos pinë alkool në tre muajt e parë të shtatzënisë. Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme se pirja e alkoolit mund të shkaktojë probleme në zhvillimin e fëmijës së tyre, më shumë se gjysma e grave shtatzëna britanike vazhdojnë të pinë alkool gjatë shtatzënisë. Statistikat e fundit kanë treguar se 55 për qind e grave shtatzëna pinë alkool gjatë shtatzënisë, ndërsa sipas këtij studimi, nënat më të moshuara shtatzëna janë të prira më tepër për të pirë alkool gjatë periudhës së shtatzënisë. Ekspertët, kanë kërkuar nga nënat në pritje që të mos pinë alkool, sidomos në tre muajt e parë të shtatzënisë, ndërsa pas kësaj periudhe femrat shtatzëna nuk duhet të pinë më shumë se dy gota të vogla verë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:01

50. Detergjentët biologjikë nuk japin alergji

Pluhurat biologjikë për pastrimin e teshave nuk i përkeqësojnë ekzemat, kanë shpjeguar mjekët. Shkencëtarët kanë vërtetuar se është gabim botëkuptimi se detergjentet të cilët nxisin rritjen e enzimave janë të dëmshëm për lëkurën. Ata i kanë këshilluar mjekët të mos përqendrohen në detergjentet e teshave si nxitës të mundshëm të ekzemave, ekzantemave dhe kruarjes, porse të kërkojnë shkaktarë tjerë të këtyre ndryshimeve në lëkurë, pasi që ekzistojnë fakte bindëse të cilat tregojnë se pluhurat biologjikë të larjes së teshave nuk i përkeqësojnë sëmundjet e lëkurës. Studimi i ri ka vërtetuar sigurinë e përdorimit të detergjenteve biologjikë, duke treguar se ato nuk janë dëmtues të lëkurës dhe nuk shkaktojnë alergji.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:01

51. Demenca frika më e madhe

Frika më e madhe e personave me moshë mbi 55-vjeçare është mundësia e humbjes së mendjes, e cila konsiderohet më e keqe sesa sëmurja nga kanceri. Një analizë ka treguar se personat me moshë mbi 55-vjeç, janë shumë më të rrezikuar për t’u çmendur sesa për të fituar kancer. Ky studim ka treguar se një në katër veta në popullatën e përgjithshme janë shumë më të brengosur nga mundësia për zhvillimin e demencës sesa ndonjë sëmundje tjetër. Kanceri është frika e dytë e personave të cilët kalojnë moshën 55-vjeçare, derisa demenca kryeson listën e sëmundjeve prej të cilave personat mbi këtë moshë kanë frikë se do të mund të sëmuren.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:02

52. Pirsingu dhe komplikimet stomatologjike

Pirsingu nëpër trup, në veçanti në buzë dhe gjuhë, mund të shkaktojë komplikime të rënda stomatologjike. Studimi, i cili është realizuar në 400 pacientë me moshë mesatare 20 vjet, ka treguar se çdo i katërti person me pirsing në gjuhë ose buzë ka simptoma, siç është gjakderdhja nga mishi i dhëmbëve. Nga analizat është vërejtur se 13.9 për qind e të analizuarve kanë pasur një dhëmb të thyer ose komplikime tjera. Të dhënat nga ky studim këshillojnë stomatologët të cilët bëjnë pirsing oral, t’u shpjegojnë mirë klientëve të tyre për pasojat dhe rreziqet shëndetësore.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:02

53. Rozmarina parandalon kancerin

Shkencëtarët kanë zbuluar se duke i shtuar rozmarinë mishit të përgatitur zvogëlohen veçoritë të cilat nxisin kancerin. Rozmarina zakonisht i shtohet mishit për aromën e saj, ndërsa tani ekziston një arsye tjetër shumë më e rëndësishme, parandalimi i kancerit. Shkencëtarët duke ia shtuar këtë bimë hamburgerëve kanë vërejtur se janë zbërthyer përbërësit potencial të cilët mund të shkaktojnë kancer (aminet heterociklike), të cilët formohen gjatë përgatitjes së mishit. Prania e amineve heterociklike është problem i veçantë në mishin e përgatitur në temperatura të larta për një kohë më të gjatë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:02

54. Hormoni i dashurisë nxit besueshmëri

Personat të cilët e thithin hormonin e dashurisë, oksitocinë, kanë besim më të madh te njerëzit tjerë. Në këtë mënyrë jo vetëm që mund të ruhet shoqëria dhe lidhja, por mund t’u ndihmohet edhe njerëzve të cilët vuajnë nga llojet e ndryshme të fobive sociale. Oksitocina, i njohur si hormoni i afërsisë, prodhohet nga organizmi dhe nxit ndjenjat romantike. Deri më tani është treguar se luan një rol të rëndësishëm në raportet ndërmjet njerëzve dhe në krijimin e lidhjes ndërmjet nënës dhe fëmijës. Po ashtu nxit shoqërimin më aktiv, por siç duket edhe orgazmat janë më të shpeshta nën ndikimin e këtij hormoni. Pjesëmarrësit në studim të cilët kishin thithur oksitocinën, kishin mbetur më besnikë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:03

55. Pilulat HRT e dyfishojnë rrezikun për ngjizje të gjakut

Shkencëtarët kanë zbuluar se fashat HRT nuk e rrisin rrezikun për koagulim të gjakut, ndërsa pilulat HRT e dyfishojnë atë. Sipas një studimi, femrat të cilat marrin pilula HRT (terapi zëvendësuese hormonale) mund ta dyfishojnë rrezikun për të zhvilluar trombë në gjak. Përkundër kësaj, nëse kjo terapi zbatohet nëpërmjet fashave në lëkurë, nuk e shkakton këtë rrezik. Edhe më parë ka qenë e njohur se terapia hormonale e rrit rrezikun për të zhvilluar trombozë venoze, një formë e mpiksjeve të gjakut të cilat mund të udhëtojnë deri në mushkëri ku mund të japin komplikime vdekjeprurëse. Femrat të cilat përdorin terapinë hormonale me anë të fashave janë më të sigurta nga zhvillimi i mundshëm i komplikimeve të cilat mund të jenë si pasojë e formimit të trombëve. Ekspertët shpjegojnë se terapia me anë të fashave i dërgon barnat drejtpërdrejtë në qarkullim duke shmangur mëlçinë. Ndërsa hormonet të cilat merren nga goja duhet të kalojnë nëpër mëlçi, ku efektet anësore të tyre mund të rezultojnë me ndryshime në faktorët e koagulimit duke bërë që gjaku të mpikset shumë më lehtë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:03

55. Acidet omega-3-yndyrore

Personat e moshuar të cilët kanë në gjakun e tyre sasi më të madhe të acideve omega-3-yndyrore, kanë simptoma më të vogla të depresionit. Shkencëtarët kanë konstatuar se personat me depresion më të madh kishin sasi më të vogël të acideve yndyrore në plazmën e tyre. Përkundër kësaj, sasia e acideve omega-3-yndyrore ishte më madhe te personat e moshuar të cilët nuk kishin simptoma të depresionit. Sipas hulumtuesve, acidet yndyrore e ndihmojnë organizmit të realizojë funksione të shumta, siç është formimi i membranave qelizore, metabolizmin e kolesterolit dhe në shërimin e plagëve. Acidet omega-3-yndyrore, të cilat organizmi nuk i sintetizon, gjenden në vajrat bimore (të sojës, arrës dhe kolzës), peshqit me yndyrë (losos, tuna, sardele, skumbri) dhe në farat e lirit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:03

56. Kanceri i gjirit

Niveli i ulët i vitaminës D është i shpeshtë te femrat e diagnostikuara me kancer të gjirit dhe mund ta rrisë rrezikun për përhapjen e kancerit dhe të shkaktojë vdekjen. Te femrat me nivele të pamjaftueshme të vitaminës D vërehet një rrezik më i madh për përhapjen e kancerit në krahasim me fermat të cilat kishin nivele të mjaftueshme. Mirëpo dallimi ishte shumë i vogël, dhe për këtë arsye mendohet për ndonjë rastësi. Ndërsa rreziku për vdekje ishte i njëjtë, por me një shkallë më të lartë te femrat me deficit të vitaminës D. Nga ana tjetër, studimi tregoi se edhe vlera mbi optimalen e vitaminës D, nxit rrezikun për vdekje. Për këtë arsye ata paralajmërojnë femrat që të mos marrin preparate të vitaminës D në mënyrë të pakontrolluar, pasi që kjo paraqet një thikë me dy tehe.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:04

57. Çaji i gjelbër

Një gotë çaji të gjelbër mund të jetë krejt çka mund të rekomandojë mjeku nëse keni probleme me mësim dhe kujtesë, të cilat janë pasojë e apnesë obstruktive të gjumit, forma më e shpeshtë e çrregullimit të frymëmarrjes që është në lidhshmëri me çrregullimet e gjumit. Apnea obstruktive e gjumit e lë organizmit pa oksigjen gjatë fjetjes. Personat me këtë gjendje, përjetojnë pushime të frymëmarrjes gjatë fjetjes, duke pasur rënie të nivelit të oksigjenit, i cili mund t’i dëmtojë organet. Apnea obstruktive e gjumit rrit rrezikun për shfaqjen e shtypjes së rritur të gjaku, infarktit të zemrës, goditjeve në tru, dhe dëmton funksionet njohëse të vetëdijes, siç është mësimi dhe kujtesa. Antioksidantët e fuqishëm të pranishëm në çajin e gjelbër mund të ndihmojnë në përmirësimin e këtyre problemeve njohëse.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:04

58. Bari mrekullibërës

Aktualisht janë duke u bërë studime në pilulën e re të zbuluar, “çudibërëse”, e cila ngrit epshin seksual edhe te meshkujt edhe te fermat të cilët kanë probleme me libido, ndërsa, sipas shkencëtarëve, kjo pilulë është më e mirë se viagra. Shkencëtarët pohojnë se e kanë zbuluar të fshehtën e dëshirës seksuale dhe se zbulimi i tyre mund t’ua ndryshojë jetën miliona njerëzve në mbarë botën. Ky bar do të ndihmojë në mjekimin e sterilitetit, ndërsa besohet se njëra nga substancat përbërëse të tij nxit edhe humbjen e peshës trupore. Nëse ky bar është i suksesshëm, atëherë menjëherë do ta zë vendin e parë në barnat për mjekimin e impotencës. Përparësia e këtij bari ndaj viagrës është se e nxit dëshirën për marrëdhënie seksuale në tru, dhe nuk i ngre “vetëm kapacitetet fizike”, siç bën viagra.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:05

59. Ankthi dhe anoreksia

Anoreksiket të cilat kanë vuajtur nga ankthi në fëmijëri, mund të kenë simptoma të veçantë në çrregullimin e ushqyerjes. Dihet se te çrregullimet anksioze, siç është fobia sociale dhe çrregullimet obsesivo-kompulsive, janë shumë më të shpeshta te personat të cilët vuajnë nga anoreksia, ndërsa kryesisht paraqiten para se të lajmërohen çrregullimet e ushqyerjes. Në një studim të ri, shkencëtarët janë munduar të vërtetojnë nëse ankthi i pranishëm në fëmijëri ka lidhje me seriozitetin e simptomave anoreksike te femrat e rritura. Rezultatet kanë treguar se 39 për qind e anoreksikevë të cilat kishin marrë pjesë në studim kishin qenë anksioze në fëmijëri, dhe thuajse në të gjitha rastet simptomat e anksiozitetit ishin paraqitur para anoreksisë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:05

60. Një petull e ëmbël në ditë e dëmshme

Konsumimi i vetëm një petulle të ëmbël në ditë është shumë më i dëmshëm për organizmit tuaj sesa mendoni. Një petull e ëmbël mund të përmbajë rreth 2.2 gramë trans-yndyra të dëmshme, e cila është sasi shumë më e madhe e yndyrave sesa ajo që e rekomandon OBSH për tërë ditën. Petulla e ëmbël e mbushur me krem, bën pjesë në 85 produktet ushqyese të cilat janë testuar nga ekspertët në Hong Kong, dhe e cila ka lidhje me ndikimin negativ të trans-yndyrave dhe yndyrave sintetike në sëmundjet e zemrës. Testet kanë treguar se në çdo 100 gramë të petullës së ëmbël të mbushur me ndonjë krem, gjenden 4.7 gramë trans yndyra. Për këtë arsye shkencëtarët paralajmërojnë se marrja ditore e sasive të mëdha të trans-yndyrave nga organizmi, është e lidhur drejtpërsëdrejti me rrezikun e shtuar për sëmundje #@!--)diovaskulare.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:05

61. Ushqimi dhe uria

Duke kujtuar ushqimin tuaj të fundit do të mund ta përballoni urinë dhe nuk do të mendoni për të ngrënë sërish. Ndërsa nëse shumë shpejt bëheni të uritur pas ngrënies, dhe nga ana tjetër dëshironi të humbni në peshë, provojeni ta parafytyroni veten si të dobët. Shkencëtarët kanë treguar se duke menduar vazhdimisht ushqimin tuaj të fundit do të mund ta suprimoni apetitin dhe do ta reduktoni dëshirën për të ngrënë ushqim. Ata po ashtu kanë treguar se nëse përqendroheni te ushqimi të cilin jeni duke e ngrënë do ta shtyjë gjithnjë e më shumë urinë tuaj, ndërsa nuk preferohet të merrni ushqim dhe të hani para televizorit. Të dhënat kanë treguar se personat të cilët e përcjellin peshën e tyre mund të jenë autokritikë dhe ta mësojnë veten të jetë më pak lakmitar për ushqim, dhe kjo teknikë, si dhe hipnotizmi dhe terapia e sjelljes, mund të ndihmojnë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:05

62. Vrapimi ose çiklizmi shtyjnë plakjen për 12 vite

Ushtrimet e rregullta aerobike mund ta ngadalësojnë orën biologjike dhe ta vonojnë plakjen për 12 vite. Duke mbajtur formën me anë të vrapimit ose ngasjes së biçikletës në moshën e mesme dhe më tutje, ngadalëson dhe madje pengon plotësisht dëmtimin e fuqisë muskulore, dhe në këtë mënyrë ruhet baraspesha dhe koordinimi në jetën e mëtejshme. Pa ushtrime të rregullta, fuqia maksimale aerobike te meshkujt bie përgjysmë ndërmjet moshës 20 dhe 60 vjeçare. Ndërsa femrat fillojnë ta humbin përshtatjen nga mosha 35 vjeçare, ndërsa fuqia aerobike po ashtu ndahet përgjysmë deri në moshën 60 vjeçare. Për këtë arsye, ushtrimet të cilat e forcojnë zemrën dhe mushkëritë, janë të nevojshme për ta kompensuar “goditjen” të cilën e jep mosha, si pasojë e së cilës kapaciteti i organizmit për përdorimin e oksigjenit dhe krijimin e energjisë bie vazhdimisht me kalimin e viteve.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:05

63. Vitaminat A, C dhe E

Vitaminat të cilat merren nga një e treta e popullatës nuk e zgjatin e jetën, por madje ato mund të jenë shkaktarë të vdekjes së parakohshme. Pasi kanë rishikuar rreth 67 studime të cilat kanë përfshirë më shumë se 230.00 meshkuj dhe femra, ekspertët thonë se nuk ka të dhëna të bindshme të cilat tregojnë se marrja e preparateve të vitaminave A, C dhe E mund t’ju bëjë më të shëndoshë. Rreth 40 për qind e femrave dhe 30 për qind e meshkujve marrin së paku një pilulë vitamine në ditë. Këto antioksidantë, përdoren me qëllim që organizmi të mbrohet nga radikalet e lira dhe për të parandaluar sëmundjet ose për të mjekuar sëmundjet ekzistuese. Nëse këto vitamina demonstrohen në mënyrë të pakontrolluar, ato mund ta dëmtojnë organizmin si pasojë e sëmundjes, ekspozimit të tepërt ndaj toksinave ose moshës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:05

64. Vaksina për meningjitin B

Fëmijëve do të mund t’u jepet vaksina për meningjitin B vetëm pas tri vitesh, pasi shkencëtarët kanë arritur të zhvillojnë një vaksinë të re për ta dobësuar sëmundjen nga e cila aktualisht nuk ka mbrojtje. Vaksina për MenB e cila është prodhuar nga gjigantët farmaceutikë, Novartis, është testuar në 150 fëmijë britanikë të cilët ishin imunizuar pas dy, katër dhe gjashtë muajsh pas lindjes. Një muaj pas vaksinimit të tretë, organizmi kishte prodhuar antitrupa kundër meningjitit B në 90 për qind të rasteve. Ndërsa doza e fundit, e cila është dhënë në moshën njëvjeçare, ka nxitur mbrojtjen imune në mbi 95 për qind të rasteve. Meningjiti B është sëmundje infektive të cilën e shkakton Meningocoçus B, bakter i cili gjendet në hundë dhe fyt te 10 për qind e njerëzve.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:06

65. Cigarja elektrike

Duket si cigare, ka shijen e cigares, thithet në të njëjtën mënyrë, mirëpo nuk është cigare. Nuk përmban duhan, ndërsa liron vetëm avull. Fjala është për më të renë e kompanisë japoneze, Gamuçi, cigaren elektrike. Kjo cigare, duhanpirësve u mundëson thithjen e avullit, i cili është identik me tymin dhe jep të njëjtin stimulin të cilin e ofron cigarja, mirëpo pa konsumuar përbërësit e dëmshëm. Me qëllim që t’i ngjajë sa më shumë, cigares së vërtetë, cigarja elektrike ka majën e kuqe, e cila pas ndezjes digjet dhe “aktron” djegien e vërtetë të cigares.Kjo cigare e pazakontë ka dhomëzën në të cilët nikotina e lëngshme avullohet në formë të tymit të duhanit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:06

66. Ginsengu zvogëlon lodhjen nga #@!--)cinoma

Lodhja dhe rraskapitja e rëndë janë të pranishme para, gjatë dhe pas mjekimit të #@!--)cinomës. Një program eksperimental i cili ka filluar në vitin 2007, tregon se ginsengu mund të ofrojë ndihmë për ta penguar lodhjen. Në studim kanë marrë pjesë 300 pacientë të cilët gjatë dy muajve kanë marrë nga 750 mg, 1.000 mg, 2.000 mg ginseng ose placebo. Në fund të studimit më mirë janë ndjerë dhe kanë pasur më shumë energji, pacientët të cilën kanë marrë dozën më të lartë të ginsengut (2.000 mg). Këto janë vetëm rezultatet preliminare të studimit, ndërsa të dhënat e sakta dhe studimi i plotë pritet të publikohet pas përfundimit të tij, deri ka fundi i këtij viti.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:06

67. Ushtrimet trupore dhe kanceri i gjirit

Femrat e reja të cilat vazhdimisht merren me ushtrime trupore janë më pak të rrezikuara për t’u sëmurë nga kanceri i gjirit në moshën madhore. Rezultatet e bazuara në përcjelljen e mbi 65.000 pjesëmarrëseve të shëndosha, kanë treguar se femrat të cilat kanë qenë fizikisht më aktive në moshën e tyre të re, janë 23 për qind më pak të rrezikuara për t’u sëmurë nga kanceri i gjirit para menopauzës. Shkencëtarët kanë shtuar se faktori mbrojtës është i pranishëm edhe te femrat të cilat janë marrë me intensitet mesatar të aktivitetit fizik. Sipas hulumtuesve, kjo mbrojtje mund të shpjegohet me ndikimin e ushtrimeve trupore në zvogëlimin e hormonit të estrogjenit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:06

68. Trajtimi gjenetik u kthen shikimin të verbërve

Mjekët spitalin e fëmijëve në Filadelfia njoftuan se kanë rikthyer shikimin tek të verbërit duke riparuar gjenin, dëmtimi i të cilit shkakton humbjen e të shikimit. Ky zhvillim cilësohet si një mrekulli në trajtimin e verbimit dhe një hap i jashtëzakonshëm në fushën e terapisë gjenetike. Shkencëtarët mendojnë se kjo mënyrë hap rrugën për trajtime të reja të 140 formave të tjera verbimesh si pasojë e dëmtimit të gjenit përgjegjës për shikimin Shkencëtarët gjetën një mënyrë për inplantimin e gjeneve në pjesën e mbrapme të syrit dhe i lanë aty derisa të zhvilloheshin. Mbi të gjitha, ekspertët e shohin këtë zhvillim si hap të madh drejt një të ardhme kur sëmundjet jo gjithmonë do të cilësohen të pashërueshme.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:06

69. Inkubacioni tek foshnjat

Një grup mjekësh italianë thonë se valët elektromagnetike të inkubatorëve në maternitete mund të afektojë ritmin e rrahjeve të zemrës tek foshnjat e sapolindura. Tani ekspertët po kërkojnë kryerjen e studimeve të tjera për të përcaktuar nëse inkubatorët lënë ndonjë efekt të përhershëm në shëndetin e foshnjave. Inkubatorët përdoren gjerësisht për të mbajtur ngrohtë foshnjat e sëmura ose të lindura parakohe, duke minimizuar kështu sforcimin apo stresin në organizimin të tyre. Por rezultatet paraprake të një studimi tregojnë se fushat elektromagnetike që krijohen nga inkubatorët mund të afektojnë ndryshueshmërinë e ritmit e rrahjeve të zemrës së bebeve.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:06

70. Kompjuteri dhe vitamina A

Duke shikuar në ekranin e kompjuterit, sytë gjithmonë reagojnë në pikat e ndritshme dhe të errëta të cilat paraqiten në ekran. Sytë harxhojnë shumë pigment fotosenzitiv i cili është i nevojshëm për të parë. Ndërsa për të është e nevojshme vitamina A. Kjo vitaminë luan rol të rëndësishëm në prodhimin e rodopsinës. Njerëzit të cilët duhet ta zvogëlojnë marrjen e yndyrave dhe kolesterolit, mund të hanë ushqim në të cilin ka më shumë beta-#@!--)otene, të cilat me ndihmën e dritës së diellit shndërrohet në vitaminë A. Beta-#@!--)otenet janë të pranishme në shumicën e perimeve, pastaj në pemët siç janë kumbullat e thata, pjepri, pjeshka, shalqiri dhe mango.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:07

71. Terapia GTP dhe sindroma Daun

Një terapi e veçantë me të cilën trajtohen personat të cilët vuajnë nga sindroma e Daunit (terapia GTP), gjatë të cilës këto persona lëvizin dhe vallëzojnë ka treguar rezultate të shkëlqyera në Slloveni, vend ky në të cilin çdo vit lindin nga 20 deri 26 fëmijë me këtë sindromë. Terapia e shprehjes me anë të vallëzimit te të rinjtë me sindromën e Daunit, në fazën problematike të adoleshencës kur këto persona kuptojnë për sëmundjen e tyre, përforcon vetëbesimin e tyre dhe vepron pozitivisht në zhvillimin e personalitetit. Metodat e reja mund të shmangin disa modele negative të sjelljes tek adoleshentët me sindromë të Daunit, siç është kokëfortësia të cilën e shkakton përvoja e parë e dështimit në dashuri. Terapia GTP u ka ndihmuar të jenë më të suksesshëm edhe në shkollë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:07

72. Vdekja dhe krijimi i qelizave yndyrore

Shkencëtarët pohojnë se numri i qelizave yndyrore mbetet përafërsisht i pandryshueshëm gjatë gjithë jetës, pavarësisht faktit se jeni në dietë ose jo, jeni të dobët ose të trashë. Qelizat e reja yndyrore formohen në mënyrë konstante me qëllim që të zëvendësohen qelizat e shkatërruara. Megjithatë te personat e trashë këto procese zhvillohen shumë më shpejtë sesa te të dobëtit. Te personat me mbipeshë qelizat yndyrore vdesin më shpejt, ndërsa njëkohësisht edhe të rejat krijohen më shpejtë.
Deri më tani është menduar se te të rriturit nuk krijohen qeliza të reja yndyrore, por qelizat ekzistuese mbushen me yndyrë. Mirëpo, shkencëtarët kanë treguar se edhe te të rriturit, pavarësisht peshës së tyre trupore, gjinisë ose moshës, qelizat yndyrore krijohen në mënyrë të pandërprerë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:09

73. Fëmijët dhe makinat

Vendosja e ulëses së fëmijës në mesin e ulëses së pasme të automobilit, zvogëlon rrezikun e lëndimit për 43 për qind në rastet e ndonjë aksidenti eventual. Në studim, hulumtuesit kanë zbuluar se rreziku që fëmijët deri në moshën trevjeçare të lëndohen është shumë më i vogël, nëse ulësja e tyre vendoset në mes të pjesës së pasme të automobilit, dhe jo pas shoferit apo bashkë-udhëtarit të tij. Ekspertët, tani u kanë rekomanduar prindërve që ulëset e fëmijëve t’i vendosin në mes të pjesës së pasme, derisa ky studim e vërteton këtë këshillë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:09

74. Akullorja dhe dashuria

Akullorja është një zëvendësuese e përsosur e dashurisë. Asaj i jepet përparësi në raport me marrëdhëniet seksuale duke e bërë kështu simbol të seksit dhe misterit. Për shumë njerëz akullorja vepron kundër stresit dhe madje konsiderohet më e mire se seksi. Edhe pse ka ndikim pozitiv në shmangien nga depresioni, akullorja nuk rrit numrin e të rrahurave të zemrës në minutë, siç bën seksi. Një studim i fundit italian ka treguar se 70 për qind e njerëzve në frigoriferin e tyre mbajnë akullore rezervë dhe e shfrytëzojnë atë si “terapi kundër stresit”. Të anketuarit në studim kanë pohuar se akullorja përmirëson shumë gjendje, siç është lodhja dhe stresi, depresioni, pakënaqësitë e ndryshme, shqetësimi, vetmia dhe zemërimi.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:09

75. Acryl-amidi dhe veshkat

Konsumimi i acryl-amidit, substancës kimike të pranishme në patate të skuqura, kikirikë, kafe etj., mund ta rrit rrezikun e paraqitjes së kancerit të veshkave. Hulumtuesit kanë pohuar se rreziku më i madh është i shprehur te duhanpirësit. Acryl-amidi është konsideruar si #@!--)cinogjen që nga vitit 1994 dhe është menduar se ekspozimi ndaj tij ndodh vetëm nëpërmjet tymit të duhanit dhe produkteve të kozmetikës. Në studimin ri i cili është zhvilluar gjatë 13 vitesh, është treguar se personat të cilat brenda ditës futin në organizëm 40 mikrogramë acryl-amid (sasi e cila gjendet në 150 gramë patate të skuqura) janë të rrezikuar për 59 për qind për të fituar kancerin e veshkave.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:10

76. Ushtrime për një bark të rrafshët

Muskujt e barkut tendosen në mënyrë diagonale. Nëse punoni me to në drejtimin në të cilin duhen tërhequr do të fitoni rezultate më të mira. Brenda javës duhet të bëni së paku katër ushtrime të ndryshme, pa ndihmën e shpatullës. Shtrihuni në shpinë me duart e vendosura nën prapanice, me shuplakat e kthyera nga dyshemeja, ndërsa këmbët çoni drejt lartë. Forconi muskujt e barkun dhe çojeni prapanicën lartë. Kur t’i keni tërhequr lartë lëvizeni pelvikun dhe këmbët në anën e majtë. Uleni dhe pastaj përsëriteni të njëjtën gjë, ndërsa pelvikun dhe këmbët lëvizeni në anën e djathtë. Kjo është njëra nga metodat për t’i rrafshuar muskujt e barkut. Përsëriteni këtë 30 herë, me pauza nga 30-60 sekonda pas çdo 10 përsëritjeve.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:10

77. Kokoshkat janë ushqim i shëndetshëm

Kokoshkat janë produkte nga kokrra e plotë e drithit dhe janë përfshirë në listën e ushqimeve të shëndetshme. Një studim i ri amerikan ka treguar se një adhurues i kokoshkave në ditë ha rreth 39 gramë dhe në krahasim me një individ i cili nuk i konsumon kokoshkat, adhuruesi i tyre fut në organizmin e tij më shumë fibra ushqyes (18 g ndaj 15 g), më shumë #@!--)bohidrate dhe magnez, ndërsa më pak proteina, niacin (B3) dhe folate. Konsumimi i kokoshkave ka lidhje me përdorimin më të vogël të mishit dhe përdorimin më të madh të drithit të plotë. Ky studim tregon se kokoshkat janë më të favorizuara në raport me produktet tjera të vogla ushqimore të cilat janë të pasura me energji dhe të varfra me substanca të nevojshme ushqyese.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 11:10

78. Fjetja dhe shëndeti

Personat të cilët flenë më pak se gjashtë ore ose më shumë se nëntë orë në ditë, kanë mundësi më të madhe për të vuajtur nga mbipesha. Hulumtuesit nga Qendra për kontrollim dhe parandalim të sëmundjeve, pasi kanë analizuar të dhënat e 87.000 pjesëmarrësve në hulumtim, kanë vërejtur se personat të cilët flenë më pak se gjashtë orë në ditë janë duhanpirës, konsumues të alkoolit dhe fizikisht janë shumë pak aktivë. Përkundër kësaj, te personat të cilët flenë mesatarisht shtatë deri tetë orë, është vërejtur një përqindje e ulët e duhanpirësve, madje më e ulët se mesatarja e duhanpirësve në SHBA. Ndërsa aktivitet më i vogël fizik është vërejtur te personat të cilët flenë mbi nëntë orë në ditë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve - Faqe 2 Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi