Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
	  Fëmija 2 vjeç, ja 25 fjalët që duhet të dijë patjetër People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
	  Fëmija 2 vjeç, ja 25 fjalët që duhet të dijë patjetër People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fëmija 2 vjeç, ja 25 fjalët që duhet të dijë patjetër

2 posters

Shko poshtë

	  Fëmija 2 vjeç, ja 25 fjalët që duhet të dijë patjetër Empty Fëmija 2 vjeç, ja 25 fjalët që duhet të dijë patjetër

Mesazh nga Alberti Sat 2 Feb 2013 - 5:37

Fëmija 2 vjeç, ja 25 fjalët që duhet të dijë patjetër

SHBA, 28 shkurt NOA-Mjafton një test i thjeshtë për të parë nëse një fëmijë has vështirësi për të mësuar fjalë apo prapa kësaj fshihen sëmundje serioze të tilla si autizmi, shurdhimi etj. Një fëmijë dy vjeç duhet të dijë së paku 25 fjalë.

Kjo është ajo çka thonë disa studiues amerikanë në një hulumtim titulluar “Language Development Survey” paraqitur në takimin vjetor të “American Association for the Advancement of Science” (Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës), mbajtur në Vankuver.

Këtu janë 25 fjalë – ku përfshihen objekte të jetës së përditshme si lodrat, ushqimi, kafshët dhe, natyrisht, fjalët "mami" dhe "babi", që konsiderohen si "minimalja e nevojshme" që fëmija duhet të dijë:
1. Mami
2. Babi
3. Fëmijë
4. Qumësht
5. Lëng
6. Përshëndetje
7. Top
8. Po
9. Jo
10. Qen
11. Mace
12. Hundë
13. Sytë
14. Banane
15. Biskotë
16. Makine
17. Nxehtë
18. Faleminderit
19. Tualet
20. Këpucë
21. Kapele
22. Libër
23. Akoma
24. Iku
25. Mirupafshim
Në fakt, lista e studiuesve amerikane është më e gjatë: ku jepet një fjalor prej 350 fjalësh që një fëmijë duhet të ketë, por hulumtimi ka treguar se një fëmi mesatar duhet të dijë 150 fjalë. Në përgjithësi, shifra mes 70 dhe 225 fjalësh ishte normale, por njëzet e pesë prej tyre detyrimisht duhet të paraqiten në fjalorin e fëmijës, sepse mungesa e tyre mund të tregojë disa probleme më serioze dhe jo “vonesë gjuhësore".

Prindërit duhet të fillojnë të shqetësohen seriozisht kur fëmija e tyre nuk di më shumë se 50 fjalë kur është 3 vjeç. Ngadalësia me të cilën një fëmijë, në fakt, mëson këto fjalë mund të jetë shenjë e problemeve më të rënda të tilla si, shurdhimi, autizmi, por është e vërtetë se ka fëmijë që kanë mësuar të flasin më vonë.

"Nëse fëmija - thotë Leslie Rescorla, që ka hartuar listën - nuk e përdor shumicën e këtyre fjalëve brenda 24 muajsh ndoshta do të mësojë të flasë më vonë dhe kjo nuk do të thotë se duhet të ketë probleme të mëdha, veçanërisht nëse merret parasysh se deri 20% e fëmijëve 2 vjeç kanë qenë prapa shokëve të tyre për të folur.
Si mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të flasë? I lexoni çdo ditë një përrallë, ia shpjegoni atë çka i thoni me fjalë të thjeshta, duke ia shoqëruar me gjeste. Me pak fjalë, televizioni i ndihmon fëmijët –konfirmojnë shkencëtarët – por kurrë nuk mund të zëvendësojë kujdesin e prindërve.


Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

	  Fëmija 2 vjeç, ja 25 fjalët që duhet të dijë patjetër Empty Re: Fëmija 2 vjeç, ja 25 fjalët që duhet të dijë patjetër

Mesazh nga Anakonda Wed 15 Oct 2014 - 6:29

E folura te fëmijët deri 3 vjeç
E folura te fëmijët deri 3 vjeç
 
Në fund të vitit të parë të jetës, fëmija mund të thotë vetëm disa fjalë. Deri 16 muajsh ata vazhdojnë të mbajnë mend një numër të reduktuar fjalësh dhe pas kësaj periudhe fjalori i tyre pasurohet deri tek 200-300 fjalë për të arritur në moshën 3 vjeçare te rreth 1000-1100 fjalë.
 
Fjala e parë është më shumë një sinjal sesa një fjalë e mirëfilltë, është një komponent i një situate në të cilën nevojat e fëmijës kanë rëndësinë më të madhe. Ai tani fillon t'i përdori ato në marrëdhënien ë komunikimit me të rriturit. Është shumë e dukshme që para se të shqiptojë vetë fjalët fëmija kupton rëndësinë e tyre në situata konkrete.
Mësimi i gjuhës kushtëzohet nga marrëdhëniet emocionale që ka mami me fëmijën, marrëdhënie e cila është më e fuqishmja për çdo qënie. Prandaj, aktiviteti i drejtpërdrejtë me objekte dhe komunikimi me nënën, janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e një fjalori sa më të plotë.
Struktura gramatikore është asimiluar kryesisht ndërmjet dialogut të fëmijës me të rriturit. Gjysma e parë të vitit të dytë të jetës është e lidhur me fraza-fjalë. Duke filluar me periudhën rreth 1 vit e 6 muaj në mund të themi se ka hyrë në një fazë të 2-të që të thotë se fëmija përdor 2-3 fjalë bashkë, por që nuk janë të përdorura sipas rregullave të gjuhës, dhe parafjalët dhe lidhëzat nuk përdoren fare. Këto të fundit nuk kanë rëndësi për fëmijën edhe pse ato janë të thjeshta si strukturë ai nuk mund t'i shqiptojë ato. Kjo është arsyeja pse njerzit jashtë familjes nuk e kuptojnë fëmijën ndërsa të dashurit e tij, prindërit ose vëllezërit e motrat, bëhen një lloj përkthyesi. Të huajt në përgjithësi pyesin: "Çfarë do të thotë ai?".
Ky lloj komunikimi i fëmijës është shumë i këndshëm nëse i pyet shumë prindër mendojnë se në rast se i flitet në të njëjtën mënyrë fëmijës ai do ti kuptojë më mirë. Është një gabim! Në këto kushte ekziston rreziku që fëmija të vazhdojë të përdori struktura gramatikore të gabuara për një kohë shumë të gjatë.
Për këtë arsye rekomandohet të flitet sa më shumë me fëmijën, por duhet, ngadalë, qartë dhe në mënyrë korrekte.
Në vitin e 2-të të jetës fëmija për sa i përket gjuhës ka dy lloje përvojash: Çdo gjë që e rrethon atë ka një emër dhe ai dëshiron të dijë atë emër. Për këtë arsye shpesh do të pyesin "Çfarë është kjo?” Një karakteristikë tjetër e kësaj moshe është referenca për veten. Fëmija thotë emrin e tij kur ai shpreh një dëshirë, duke përdorur mënyrën e të shpreurit e një të rrituri. Për shembull thotë: "Fli, Ana".
Pas moshës dy vjeçare gradualisht fëmija fillon të përdori fjalët dhe të formojë fjali më të sakta me mbiemra dhe ndajfolje. Fëmija përpiqet të përdori këto në mënyrë korrekte në situata të ndryshme.
Një fëmijë rreth 2 vjeç e 4 muaj i jepet lëng portokalli dhe çdo herë pyetet: “Do më shumë?. Në momentin që mbaron dhe do akoma lëng ajo thotë: “Do lëng portokalli!” Rreth moshës 3 vjeçare fëmija arrinë të përdori në mënyrë korrekte përemrat “UNË” i cili shpreh një përgjithësim të marrëdhënieve me /ti/dhe /atë.
Patjetër që ka edhe fëmijë të moshës 2 vjeçare të cilët flasin shumë mirë, duke përdorur format gramatikore në mënyrë shumë korrekte dhe duke krijuar fjali shumë komplekse.

Deri në tre vjeç fëmija përdor gjuhën në tre situata: e para është për të shprehur atë që bën, do të thotë se fëmija nuk është i interesuar nëse të tjerët e dëgjojnë ose e kuptojnë. Në rastin e dytë, fjala është përdorur në komunikimin me të tjerët dhe në rastin e tretë është përdorur për një lojë të fëmijërisë të veçantë, pra lojë me gojë që do të thotë që fëmijës i pëlqen të luajë me fjalë, duke i përsëritur dhe duke i transformuar.	  Fëmija 2 vjeç, ja 25 fjalët që duhet të dijë patjetër IMG_1362
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi