Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi Atedhetare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi Atedhetare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi Atedhetare

4 posters

Shko poshtë

Poezi Atedhetare Empty Poezi Atedhetare

Mesazh nga WebMaster Sat 14 Nov 2009 - 4:18

Krenare Jam

Jam shqiptare , ashtu nena me ka lindur,
ne token me te bekuar , aty jamë rritur,
shkrimin dhe leximin , aty e mesova,
e kur u rrita , nga aty u largova.


Nuk u largova me Poezi Atedhetare 88208 , se zemren aty e kam,
kam edhe dheun tim , vëlla, moter , babë e nanë,
cdo kush qe me pyet , me ballë të hapur i themë,
jam shqiptare , qe kam hero te madhin Skenderbene.

Aty jetoj une , me shpirt , kujtim e mallë,
kengen, gjuhen e paster e ruaj , kudo qe eci,
se janë nder me te bukurat e mia që i dua,
e njeren e kendoj me lot, e tjetra me ka gezuar.

Shqiptare jame, krenare do jem kudo, gjithmone,
i madhi Zot , ketë vend me dorë e ka bekuar,
aq shumë e dua , aq shume e ndjej s´di si ta themë,
jetoj largë, por cdo here jam , ne timin vend.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Atedhetare Empty Re: Poezi Atedhetare

Mesazh nga WebMaster Sat 14 Nov 2009 - 4:19

Kur u largova nga ty memedhe isha shum e re....
13 vjecare i kam pas kur ty te lashe....
Shum poezi kam shkrujte per ty Shqiperi...
se per mua je e vetmja liri...
Shpirti me digjet pervelohet....
zemra ne gurbet po me kalbet dhe defermohet...
Ah Shqiperi Shqiperi ku te la edlira ty.....
Po qaj e po shkruaj...
Jam ne dhe te huaj....
Nuk flase me shqipetare..
Punoj me te tjere....
Me shohin, me veshtrojne...
Dot nuk me kuptojne....
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Atedhetare Empty Re: Poezi Atedhetare

Mesazh nga WebMaster Sat 14 Nov 2009 - 4:19

Ca pika lot me ran ne faqe
e per ty atdhe ndjeva mall
Mu kujtuan ditet e rinis femia'naqe
nga malli madh ,veshtir tu besh ball.

Ca pika lot m'pikuan n'Poezi Atedhetare 88208
e ma treten gjysmen e saj
aty kishte nje emer
Shqiperia e Madhe ishte emri saj.

Mall sot e mall neser per ty atdhe
kaq shum je pjes e jetes time
qe kur erdha ketu m'duket se me mall kam le
Epsh i zgjuar i nje vrime.

Pershendetje atje o ju populli im
Se kem qellu large ne ket mergim
E per ju mundohemi dite e nat
qe mos te jet ai dhe i that.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Atedhetare Empty Re: Poezi Atedhetare

Mesazh nga WebMaster Sat 14 Nov 2009 - 4:19

LIRISË

Në gurë të vendit tim linde
Mbi lulkuqet e luadheve jetove,
Në zemrën time u mbylle
Më ngrohe, jetën ma zbukurove!
Qielli mori kaltërsinë e kthjellët
Dielli lëshoi rrezet me ngrohtësi,
Errësira mori rrugën e pa kthim
Në botën time erdhe ti Liri!
Frymoj tani shqip pa aspak frikë
Dhe në gjuhën e të parëve mendoj,
Edhe balta në vendin tim ka bukuri
Jam i lumtur se tani vërtetë jetoj!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Atedhetare Empty Re: Poezi Atedhetare

Mesazh nga WebMaster Sat 14 Nov 2009 - 4:20

Rri dhe mendohem per Shqiperine
Syte e mi me lot jane mbushur
Ne kurbet humba rinine.

Malli i tokes, malli i nenes,
Me theret ne gjume. O bije!
O nene! i theras edhe une.

Ngrihem me tmerr e endem ne te errur
S'jam ne vendin tim e trupi me dhemb.
Kaluan kaq vite qe une po qaj
Ne telefon degjoj vec vaj.

Mos valle ska Zot te me ndihmoje
apo vete Ai me mallkoi?

Sa letra jane harxhuar
sa mall ne to kam pasqyruar.

Atdheu im une s'jam menduar
se jeten time si kam per ta cuar,
Ao ta jap fjalen Atdheu im
Qe do te vij si pulebardha ne agim
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Atedhetare Empty Re: Poezi Atedhetare

Mesazh nga Vizitor Sat 14 Nov 2009 - 4:20

TU LUMT Poezi Atedhetare 16826 Poezi Atedhetare 838309
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Atedhetare Empty Re: Poezi Atedhetare

Mesazh nga Vizitor Sat 14 Nov 2009 - 6:10

Atdheu është dhimbje-është dhimbje
një prill i pikëlluar që s’ndrit.
Atdheu është kryqi-është kryqi
e mban dhe të mban ty në shpirt.

Atdheu është toka e premtuar,
shkel si një zot dhe s’e ke ndër këmbë,
Atdheu s’ka fjalë. Ka sy të trishtuar,
vdes dashuria në dashuri që të çmend.

Atdheu është buka e uritur,
të ikën nga duart dhe dot nuk e ngop,
ëndërr, ankth, shpresë e sfilitur,
me sytë n’ errësirë vetveten kërkon.

Atdheu është krah i hapur, është krah,
një jetë drejt tij shkon me besë që bind,
në një pikë lot mbyt lotin fatvrarë,
një pikë loti lirinë e lind.

Atdheu ynë i vogli-i vogli,
ai hyjnori, i pavdekshmi...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Atedhetare Empty Re: Poezi Atedhetare

Mesazh nga Vizitor Sat 14 Nov 2009 - 6:12

Mëmëdheu

Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku më ka dashur mëm' e atë,
ku më njeh dhe gur' i thatë,
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qenë
dhe varret që kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime,
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur ku kam qarë,
ku rroj me gaz e me shpresë,
ku kam dëshirë të vdesë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Atedhetare Empty Re: Poezi Atedhetare

Mesazh nga Vizitor Sat 14 Nov 2009 - 6:19

Shqypnia

Edhè hâna do t' a dijë,
Edhè dielli do t' két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk ká !
Fusha t' gjâna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kû âsht droja,
Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
Nën nji qiellë përherë t' kullueme,
N' rreze e n' dritë përshkue unjí,
Bjeshkë e male të blerueme
Si vigâj shtiellen n' ajrí.
Ke ato bjeshkë e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrëmbye npër mriza hale,
Gurgullojn npër râjë e curra.
Mbi ato male e bjeshkë kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zâna,
Armët e t' cillvet, përherë besnike,
Janë përmendë ndër fise t' tana.
Atje léjn, po Toskë e Gegë,
Si dý rreze n' flakë t' nji dielli:
Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë,
Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.
Oh! Po, e din i prûjtë anmiku,
Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah çeliku
N' dorë t' ktij shndritë për vend t' të Parit.
Ato male të madhnueshme,
Ato, po, kanë mûjtë me pá
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pît ka rá.
Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakë e shkndija,
Ka' i frigueshëm, si tërmeti,
Atje rrmben kû e thrret Lirija.
Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhën dete e male;
Mbretënt fjalën s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndalë.
Shkundu pluhnit, prá, Shqypní,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, qi ngrofë ti n' gjí,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë.
Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit,
Qi zanát ka besë e fé,
Për Lirí, për fron të Mbretit
Me dhânë jetën ka bâ bé.
Sy për sy, po, kqyr anmikun;
Përse djemt, qi ti ke ushqyue,
S' i ka pá, jo, kush tue hikun:
Friga e dekës kurr s' i ka thye,
Kaq të bukur, kaq të hieshme
Perëndija t' fali i Amshueshëm,
Sá 'dhe deka âsht për tý e shieshme:
N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshëm.
Po, edhè hâna do t' a dijë,
Edhè dielli do t' két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk ká !
Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí
Për jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Atedhetare Empty Re: Poezi Atedhetare

Mesazh nga Vellai Sat 14 Nov 2009 - 6:35

me pak fjale
atdheu im eshte atje ku fitoj per te jetuar Poezi Atedhetare Icon_wink
Vellai
Vellai
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : ne mes te oqeanit
Postime Postime : 3943
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 111
Hobi Hobi : po e kerkoj akoma

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Atedhetare Empty Re: Poezi Atedhetare

Mesazh nga Vizitor Sat 14 Nov 2009 - 7:27

T'falem, Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri!
I lum njimend jam un n'gji tand tue rrnue,
Tue gzue t'pamt tand, tue t'hjekë atë ajr t'kullue
Si Leka i Madhi e Skandërbegu i biri
Kje i Lumi vetë, qi mue m'dërgo ksi hiri
Për nën qiellë tande t'kthielltë un me u përftue.
Malet e hjedhta e t'blerta me shikjue,
Ku Shqypnija e Burrit s'dron se i qaset niri.
Ktu trima lejn gjithmonë, pse ti je nana
E armvet n'za, qi shndrisin duert e t'lumit,
Kah des për ty i rrebtë e trim si zana:
Eden n'Balkan ti je; ti prej t'Amshumit
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Atedhetare Empty Re: Poezi Atedhetare

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 29 Jul 2011 - 4:40

Kjo teme zhvendoset nga Letersia Shqiptare, ne nenforumin e Poezise dhe Tregimit...



Ju Faleminderit...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Atedhetare Empty Re: Poezi Atedhetare

Mesazh nga Anakonda Sun 10 Jun 2012 - 5:39

Atdheu im

Rri dhe menohem per Shqiperine
Syte e mi me lot jan mbushur
Ne kurbet po humb rinine.

Malli i tokes,malli i nenes,
Me therret ne gjum.O bije!
O nene i therras edhe un.

Ngrihem me tmerr e endem ne te errur
S'jam ne vendin tim e trupi me dhemb.
Kaluan kaq vite qe un po qaj
Ne telefon degjoj vec vaj.

Mos valle ska Zot qe tme ndhmoje
apo vete AI me mallkoi?

Sa letra jan harxhuar
Sam mall ne to kam paqyruar.

Atdheu im un sjam menduar
se jeten time si kam per ta cuar,
Te jap fjalen Atdheu im
Qe do vij si pulebardha ne agim ...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Atedhetare Empty Re: Poezi Atedhetare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi