Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nxjerr tre femijet per lypje, humb te drejten e nenes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nxjerr tre femijet per lypje, humb te drejten e nenes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nxjerr tre femijet per lypje, humb te drejten e nenes

2 posters

Shko poshtë

Nxjerr tre femijet per lypje, humb te drejten e nenes Empty Nxjerr tre femijet per lypje, humb te drejten e nenes

Mesazh nga WebMaster Mon 11 Feb 2013 - 8:08

Një nënë 35-vjeçare e komunitetit romë, prej disa ditësh me vendim gjykate është ndarë nga tre fëmijët e saj të mitur për disa qindarka, që duart e tyre të vogla i mblidhnin gjatë ditës duke lypur nëpër rrugët e kryeqytetit. Këtë ndarje 12 mujore, e ka mundësuar Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, e cila me kërkesë të një organizate jo fitimprurëse dhe Drejtorisë së Policisë, ka lëshuar urdhrin e mbrojtjes për tre të miturit, që tashmë janë strehuar në një qendër sociale në qytetin e Elbasanit. Sipas këtij vendimi që “Shekulli” disponon një kopje, mësohet se 35-vjeçarja Mimoza Kruja, lindur dhe banuese në lagjen “Bregu i Lumit” në Tiranë, me anë të dhunës fizike dhe psikike që ushtronte ndaj të miturve R.S.; E.S. dhe I.S. i detyronte këta të fundit të shtrinin dorën për lëmosh në rrugët e kryeqytetit.

Por, ky shfrytëzim i të miturve nga 35-vjeçarja Kruja, e detyroi gjyqtarin Ardian Kalia të vendosë ndarjen për 12 muaj të fëmijëve nga nëna, duke urdhëruar këtë të fundit që edhe të mos u afrohet gjatë kësaj kohe. Sipas vendimit me nr. 2260, të firmosur nga gjyqtari Kalia, ishte organizata jo fitimprurëse e ndihmuar nga Drejtoria e Policisë në Tiranë, ajo që vuri në lëvizje Gjykatën e Shkallës së Parë. “Fëmijët e mitur janë kontaktuar në rrugë nga përfaqësuesit e organizatës dhe pasi këta të fundit kanë konstatuar se ata detyroheshin për të lypur, i janë drejtuar për ndihmë Policisë së Shtetit. Këta të fundit kanë ngarkuar dy agjentë të policisë, të cilët së bashku me përfaqësuesit e organizatës, kanë ndjekur çështjen deri në Gjykatë”-thuhet në vendim. Sipas tyre, agjentët e policisë kanë marrë pretendimet e përfaqësuesve të organizatës dhe dëshmitë e fëmijëve të mitur të komunitetit romë, në prani të psikologes dhe punonjësit social.

Pasi kanë administruar në dosje këto dëshmi, policia i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim penal ndaj 35-vjeçares Kruja, në mungesë. Përveç kallëzimit, efektivët e policisë në bashkëpunim me organizatën i janë drejtuar Gjykatës me kërkesën për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për tre fëmijët e mitur. Togat e zeza, pas shqyrtimit të kërkesës në tre seanca gjyqësore, ku në asnjë rast nuk është paraqitur Mimoza Kruja, ka vendosur që për 12 muaj të miturit të strehohen në një qendër të përkujdesjes sociale me seli në Elbasan. Gjithashtu, gjyqtari Kalia, urdhëroi që nëna e tre fëmijëve të mitur të urdhërohet të mos i kontaktojë, kërcënojë, ngacmojë apo edhe t’i afrohet qendrës ku janë strehuar të miturit. “E paditura Mimoza Kruja, me veprime e saj ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj fëmijëve të mitur R.S.; E.S. dhe I.S., duke i shtrënguar ata që të lypnin në rrugët e Tiranës.

Pala paditëse, organizata dhe policia, pretenduan se veprimet e dhunshme të 35-vjeçares Kruja konsistojnë në shfrytëzimin e të miturve, duke cenuar rëndë integritetin fizik të këtyre të fundit”-thuhet në vendimin e argumentuar nga gjyqtari Kalia, që vendosi lëshimin e urdhrit mbrojtës dhe marrjen e masave respektive të strehimit të tyre. Veprimet e 35-vjeçares Kruja, sipas vendimit të Gjykatës, përbëjnë një fenomen negativ për realitetin e shoqërisë shqiptare, ndaj marrja e masave të menjëhershme në drejtim të parandalimit të fenomenit të shfrytëzimit të të miturve është një domosdoshmëri. Nga ana tjetër, që nga vitit 2009 një grup organizatash të shoqërisë civile dhe aktivistë në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, kanë përsëritur kërkesën që neni 124, pika b e Kodit Penal të ndryshohej në atë mënyrë që fjala “detyrimi i fëmijëve” të hiqet dhe në vend të saj të bëhet “shfrytëzim i fëmijëve”. Por, kjo kërkesë ende mbetet në sirtarët e ligjvënësve shqiptar.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nxjerr tre femijet per lypje, humb te drejten e nenes Empty Re: Nxjerr tre femijet per lypje, humb te drejten e nenes

Mesazh nga Anakonda Wed 22 May 2013 - 19:30

mir ja kan bo nga njera an po e nga ana tjeter keq nfund tfundit fmijet smunden tqendrojn dot pa nenen e tyre
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi