Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Droga, gjithçka që askush nuk ta ka thënë kurrë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Droga, gjithçka që askush nuk ta ka thënë kurrë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Droga, gjithçka që askush nuk ta ka thënë kurrë

2 posters

Shko poshtë

Droga, gjithçka që askush nuk ta ka thënë kurrë Empty Droga, gjithçka që askush nuk ta ka thënë kurrë

Mesazh nga WebMaster Tue 5 Mar 2013 - 7:16

(At Mario Marafioti, themelues i Comunità Emmanuel)


Problemi drogë: shkaqet dhe rrugëdaljet
Duke menduar problemin drogë, reagimi im i parë është hidhërimi majft i madh, i cili rrjedh nga konstatimi se si akoma edhe një herë shoqëria nuk lufton për të mirën, por kënaqet duke administruar të keqen; nuk propozon të mirën më të madhe, por kufizohet në pakësimin e dëmit (si p.sh.propozimet për administrimin e kontrolluar të heroinës, depenalizimin e përdorimit të disa drogave duke i konsideruar disa të “lehta”, ndërsa në realitet nuk janë te tilla…)

Jemi të bindur që jo vetëm beteja kundër drogës është tashmë e humbur, por as nuk duam ta luftojmë atë, të nënshtruar nga humbja, me dëshirë, në dukje për të kufizuar dëmet, por në të vërtetë duke refuzuar kërkesat e larta të politikave shoqërore dhe ndryshimeve kulturore, prej të cilave mund të shpresohet të arrihen rezultate më njerëzore për të gjithë.

Droga ia dorëzon të riun vartësisë, duke e burgosur në të, duke e shkëputur nga marrëdhëniet familjare dhe nga pjesëmarrja në jetën shoqërore dhe e përcjell atë në vdekjen e ngadaltë. Droga është një e keqe, bën gjithmonë keq e vetëm keq nga ana fizike, psikologjike, shpirtërore, familjare, shoqërore si edhe në aspekin e punës dhe atë kulturor.
Përdorimi i saj minon cilësinë e jetës në të gjitha nivelet.

Shkaqet duhen kërkuar: në krizën dhe në shpërbërjen familjare, në shqetësimet rinore, në individualizmin dhe indiferencën, në mungesën e punës dhe të mundësive të të rinjve, si edhe në kushtet e një kulture ku lejohet çdo gjë.
Rrugëdaljet janë: politikat sociale serioze, projektet për adoleshentët e të rinjtë, nxitja e kulturës së jetesës, të personit, të familjes, kërkimi dhe krijimi i formave të reja pedagogjike duke u nisur nga shkollat… Duhet çliruar njeriu, të nxiten vlerat e jo veset, të ngulmohet e zhvillohet shëndeti në kuptimin më të gjërë të fjalës, dinjteti i qytetarit, të ndihmohet reflektimi personal dhe ai shoqëror, në mënyrë që të ndihmohet pjesëmarrja dhe interesimi në këto fusha.

Droga-Problem Shoqëror
Ka një rrezik që vjen nga padija, nga mëndjelehtësia dhe nga egoizmi që na ndalon të kuptojmë kërcënimin që i bëhet vetë jetës sonë dhe asaj të fëmijëve tanë, është një mënyrë të menduari. Eshtë mentaliteti egocentrik që ushqehet nga privatizmi dhe liberalizmi, individualizmi, konsumizmi, liritë e tepruara, boshllëqet ekzistenciale, vetmia, shqetësimi për sende dhe mungesa e marëdhënieve, rënia e vlerave, padrejtësia, moskokëçarja, degradimi, mbivlerësimi i egër i veseve që shiten si vlera.
Në këtë kuptim droga është frut i hipokrizisë shoqërore pasi është një e keqe, mikrobet e së cilës vetë shoqëria mbjell me kulturën e boshllëkut, të maskave dhe të idhujve. Dhe i le të bien këto mikrobe në botën afektive të pambrojtur të të rinjve, në vend që ti ushqejë sipas kritereve të thjeshtësisë e të solidaritetit që do të garantonin nivelin e një jete më njerëzore për të gjithë.
Pra droga është frut i miopisë shoqërore, sepse i ka rrënjët në papërgjegjshmërinë, në mungesën e projekteve politike e kulturore dhe është paradoksale, skandaloze dhe imorale që bie në lojëra interesash dhe pushtetesh pa arritur ose pa dashur të dënojë në mënyrë efikase dhe shembullore të korruptuarit dhe korruptuesit.

Përfundim
Problemi dhe “kërcënimi” të krijuar nga droga janë vetëm një presje në krahasim me morinë e problemeve dhe kërcënimeve që bëjnë pjesë në organizimin e jetës individuale dhe shoqërore të zotëruara nga kultura personale, e parasë dhe e tregut, e rehatisë dhe kënaqësisë, e suksesit dhe e afirmimit ose të dukjes individuale dhe trupore, të drejtuara nga kriteret aq shumë të përhapura për t’u bërë jo vetëm shkaku i të këqiave shoqërore të mëdha e të vogla; janë burimi më i madh i ndotjes për psikozën e të rinjve që dobësojnë dhe “sëmurin”, shkatërrojnë mentalitetin e përgjithshëm”, mënyrën e perceptimit të realitetit dhe vetë kuptimin e jetës.
Eshtë cilësia e jetës që duhet rishikuar; është modeli i zhvillimit ai që duhet korrigjuar, meqë, në nivel lokal, kombëtar e ndërkombëtar, është fakt që ky model krijohet nga “të mëdhenjtë” dhe nga “të fortët” për veten e tyre, për përfitimin dhe supermacinë e tyre, duke arritur të prodhojnë, fshehin, përjashtojnë një masë “të vegjëlish”, “të dobëtish”, “të varfërish”.
Shoqëria nuk do të shpëtojë as nga e keqja e drogës dhe as nga të këqiat më të rënda, shprehje e të cilave është droga, pa një revolucion kulturor, të përgjithshëm e të vazhdueshëm, që besimtarët e quajnë “kthesë” dhe që për të gjithë është ndërgjegjësimi për vlerat e jetës; pranimi i realitetit e njëkohësisht luftë për ta shndërruar atë në të mirë të të gjithëve duke u nisur nga më të fundit; ndjenja e personalitetit, e mbështetjes dhe mbrojtjes së familjes; edukimi qytetar, angazhimi etik, pasioni për të mirën e përbashkët, nismat shoqërore, bashkëpunimi; politika që nuk kufizohen në ekzistuesen, por dinë të projektojnë e të ndërtojnë të ardhmen.
Si përfundim është e nevojshme të luftohen “drogat-substancë”, duke luftuar dhe mundur “drogën-mentalitet”, të ndryshohet cilësia e jetës, të organizohet dhe të realizohet shpresa e përbashkët.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Droga, gjithçka që askush nuk ta ka thënë kurrë Empty Re: Droga, gjithçka që askush nuk ta ka thënë kurrë

Mesazh nga Burrelsja Fri 17 May 2013 - 18:17

shum trinj jo veq shqiptar po an e mban botes e nisin drogen si prov po me bpas bien pjes e saj.....droga sesht gje tjeter veq se shpejtimi jetes tnje triu drejt varrezave nje or e me para Droga ne mjekesi mund te konsiderohet mjet human ne funksion te
shpetimit,te ndihmes se dhene njeriut si
narkotik(narkoze),ilaç,qetesues,per zbutjen ose qetesimin e mundimeve te
ndryshme,etj.
Ne anen tjeter ,droga eshte lende e rrezikshme helmuese,e varteson
perdoruesin(toksimonia),le pasoja negative personale dhe
sociale,crregullime mendore dhe fiziologjike,etj.
Droga eshte lene kimike me prejardhje bimore ose sintetike.Perdoret per
pergatitjen e ilaceve qetesuse,gjumevenese
,dehese,stimulative,inkurajuse,etj.Njerezit qysh ne kohet e lashta dinin
per shume bime mjekuse nga te cilat nxjerrnin lende qe perdornin per
nevoja te tyre,sidomos per ilaçe.Shume prej ketyre lendeve ,pervec
funksionit sherues perdoreshin edhe per qetesim ,disponim,gjumesi,per
zbutjen e dhembjeve ,etj.Keto me heret perdoreshin duke u mbeshtetur ne
thenien romake " Dolarum sedare divinum opus est" qe do te thote "te
zbutet dhembja eshte veper humane".Sot komponimet qe kane vecori
narkotike,qe ndikojne ne gjumesi,qe mpijne,qe ngathtesojne-llogariten
droga.
Nga jeta e perditshme me termin droge kuptohet nje zingjir realitetesh
dramatike, te lidhura me kriminalitetin e organizuar,semundje me pasoja
te renda shendetesore.Droga eshte agjent i destinuar per te dhene efekte
psikike te deshiruara e te kendshme,nganjeher te nevojshme,por dhe me
rrezikun e abuzimit ,te vartesis se perdoruesit prej saj,te
tolerances(rezistenc duruese) dhe te shume pasojave te tjera vetjake dhe
sociale(shoqerore).Shumica e lendeve alkaloide ( si
nikotina,opiumi,morfina,etj)pervec efekteve shume mjekesore tregojn edhe
efekte te vartesis.Droga ka kuptim me te gjere.Ne kategorin e drogave
mund te permblidhen te gjitha ato lende qe shkaktojne vartesi ndaj
tyre.Ne keto komponime hyn edhe alkooli(etanoli).Droga eshte lende qe e
ndryshon funksionin e nje sistemi biologjik qe nganjeher mund te jete
edhe e nevojshme,por kurr e domosdoshme!Droga nuk mund te krahasohet me
ujin e as me buken apo ndonje lende tjeter te domosdoshme per
organizmin,Nga perdorimi i pakontrolluar me gjithe te mirat,keto lende
mund te shkaktojne fatkeqesi humane,duke rrezikuar shendetin,duke
krijuar vartesi dhe toksimani.Keto te kqija jane barre e perdorimit te
shpesht dhe te tepert te nje substance me efekte qe shkaktojnevartesi psikologjike ,fiziologjike, dhe fizike.Trupi behet biokimisht i
varur si nevoj organike kur sistemi nervor funksionon vetem kur merret
droga.Ky proces ne fakt eshet proces biologjiko-kimik i shendrrimit te
organizmit normal ne nje vartesi ndaj lendes qe nuk eshte as buke,as uje
,as oksigjen.
Droga ishte dhe eshte objekt studimi i shume institucioneve dhe
organizatave shendetesore te botes.ME qellim kontrollimi te mirefillte
,te studimit dhe te zbatimit te tyre per nevoja humanitare,Organizata
Boterore Shendetesore ( OBSH)(WMO) propozoi klasifikimin e drogave ,duke
pasur parashysh origjinen e tyre dhe natyren sintetike,vecorit e tyre
farmakologjike dhe te formave te veprimit te tyre :
a ) Droga psikoaktive stimuluse
b) Droga psikoaktive halucinogjene
c) Droga psikoaktive depresioni.

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Droga, gjithçka që askush nuk ta ka thënë kurrë Empty Re: Droga, gjithçka që askush nuk ta ka thënë kurrë

Mesazh nga Burrelsja Fri 17 May 2013 - 18:18

Kokaina “streson” zemrën. Edhe 19-vjeçarët janë të rrezikuar nga infarkti







Nuk
i bën keq vetëm trurit. Kokaina e dëmton aq shumë organizmin, saqë një
nga dëmet e menjëhershme pas konsumimit të saj është infarkti akut i
miokardit. Atakët e zemrës janë vënë re te personat me moshë nga 19 deri
në 40 vjeç, pavarësisht dozës së konsumuar


Njerëzit që e përdorin mendojnë se në fund të fundit nuk u bën dhe aq
keq. Por kokaina e dëmton aq shumë organizmin, saqë një nga dëmet e
menjëhershme pas konsumimit të saj është infarkti akut i miokardit, më i
lartë në 60 minutat pasi është marrë kokaina.
Atakët e zemrës janë vënë re te personat me moshë nga 19 deri në 40
vjeç. Në bazë të studimeve të bëra është zbuluar se ky shqetësim nuk ka
lidhje me dozën e marrë, mënyrën e pirjes, ose kohën e përdorimit, por
me karakteristikat fizike. Rasti mund të jetë fatal edhe për një person i
cili nuk e di që ka shqetësime të veçanta. Problemet e krijuara nga
droga nuk marrin fund kur ajo nuk konsumohet më. Efektet e krijuara nga
përdorimi i substancave narkotike mund të lënë pasoja të mëdha, si
fizike, ashtu dhe psikologjike.
Edhe ai që nuk konsumon më drogë prej kohësh mund të ndiejë “momente
boshllëku”. Përdorimi i rregullt i drogës mund të zvogëlojë aftësinë e
një njeriu për t’u përqendruar, për të punuar dhe mësuar, madje për një
kohë të shkurtër mund të marrë një jetë. Megjithatë, pavarësisht
rreziqeve dhe fushatave të pafundme, njerëzit vazhdojnë t’i përdorin. Të
gjithat llojet e drogave janë helme.
Sasia që konsumohet përcakton efektin: një dozë e vogël vepron si
stimulues, një dozë mesatare vepron si qetësuese, ndërsa një dozë e
madhe vepron si helm dhe mund të vra
së një person.

Studiuesit e Universitetit të Sienës kanë marrë parasysh të gjitha
parimet e studimeve shkencore mbi dëmet e kokainës. Nga analizat e
publikuara në revistën “Europad”, është zbuluar se përveç efekteve të
njohura negative mbi ndryshimin e funksioneve cerebrale, janë edhe ato
të lidhura me zemrën dhe arteriet.
“Katër në dhjetë persona, mes atyre që i nënshtrohen një ndihme të
shpejtë për probleme që lidhen me substancën, shfaqin dhembje në gjoks
dhe 25 për qind e të gjitha rasteve jo fatale të atakëve të zemrës tek
të rinjtë, shoqërohet me përdorimin e ‘miellit të bardhë’”, thotë
drejtori i departamentit të neuroshkencave në Universitetin e Sienës.

Mes komplikacioneve kardiovaskulare që lidhen me
përdorimin dhe abuzimin e kokainës janë: ishemi, infarkti i miokardit,
por edhe dhembja në kraharor një orë pas pirjes së substancës narkotike.
Kjo tregon se përqendrimi i kokainës në gjak është rritur.

Megjithatë, pacientë të tjerë janë shprehur se kanë ndjerë të njëjtën
dhembje shumë orë pas pirjes, pra kur niveli i substancës në gjak ishte
ulur, ose në atë moment ishte i papërfillshëm. “Të gjitha efektet lidhen
me toksikimin kardiovaskular të kokainës që ‘streson’ sistemin
simpatik, pra me fjalë të tjera atë pjesë që kontrollon dërgimin e
gjakut në zemër. Në këtë mënyrë rritet adrenalina dhe muskujt e lirë
janë më të ndjeshëm ndaj çdo lloj stimuli kontraktimi”.
Me pak fjalë karakteristikat e organizmit tonë sjellin gjithmonë
takikardinë. Pastaj përzierja me tymin e cigares dhe alkoolin nxit një
efekt më të fortë në krahasim me atë të dhënë nga tymi i cigares ose
kokainës të pira njëkohësisht.

Mjekët janë të shqetësuar për dëmet e mundshme, por i tremben edhe
shifrave. Në vitin 2008 janë kontaktuar më shumë se 1 milion konsumatorë
në gjendje të mirë shëndetësore dhe 300 mijë
konsumatorë të rregullt. Vetëm në vitin 2001, ishin mbi 400 mijë ata që e përdornin kokainën të paktën një herë në vit.
Këto shifra janë nxjerrë nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve të Pizës dhe
janë bërë publike në 2009-n. Duke qëndruar te studimi, konsumatori
tipik është mashkull, i papunë, me moshë nga 15 deri në 35 vjeç. Por
rritja më e madhe (nga viti 2001 deri në 2008-n) është vënë re nga
moshat 35 deri në 44 vjeç. Në këtë moshë numri i personave që e kanë
provuar substancën është dyfishuar: nga 0,1 për qind që ka qenë në vitin
2001, sot ka arritur në 1%. Pjesa më e madhe e atyre që konsumojnë
kokainë përdorin edhe substanca të tjera: 74% pi çdo ditë cigare,
ndërkohë që 85% shijojnë në maksimum kanabisin.
Prej vitit 2003 është rritur nga 10 deri në 15% edhe përdorimi i
heroinës nga konsumatorët e kokainës. E njëjta gjë mund të thuhet edhe
për kombinimin me alkoolin: mes pijeve të forta konsumi i kokainës është
15 herë më i përhapur në popullsinë e zakonshme.

Rreth 7.5 milionë të rinj europianë pohojnë se e
kanë përdorur të paktën një herë në jetë dhe pesë vende - Gjermania,
Italia, Danimarka,
Spanja e Mbretëria e Bashkuar, kryesojnë
klasifikimin, pasi të rinjtë në këto vende, nga 15-34 vjeç, janë
konsumatorët më të mëdhenj, duke kapërcyer 5 përqindëshin e numrit të
përgjithshëm. Edhe rastet e vdekjes si pasojë e përdorimit të drogave,
që prej shumë vitesh po shënonin rënie, duket se tani po rriten.


burimi G:shqip..

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Droga, gjithçka që askush nuk ta ka thënë kurrë Empty Re: Droga, gjithçka që askush nuk ta ka thënë kurrë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi