Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mediat greke: Edi Rama fitore madhështore në Shqipëri  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mediat greke: Edi Rama fitore madhështore në Shqipëri  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mediat greke: Edi Rama fitore madhështore në Shqipëri

Shko poshtë

Mediat greke: Edi Rama fitore madhështore në Shqipëri  Empty Mediat greke: Edi Rama fitore madhështore në Shqipëri

Mesazh nga WebMaster Fri 28 Jun 2013 - 9:11

Fitorja e së majtës shqiptare në zgjedhjet e 23 Qershorit, ka bërë jehonë në mediat e huaja. Zgjedhjet ne Shqipëri dhe fitorja e koalicionit të majtë është në vëmendjen e thuajse të gjitha gazetave të mëdha greke, të cilat pasqyrojnë me tituj të ndryshëm këtë zhvillim. “Edi Rama udhëheq në zgjedhjet shqiptare. Vazhdon numërimi”, shkruan To Vima, duke e cilësuar si “dërrmuese” fitoren e së majtës, pa harruar të përmendë akuzën e Vangjel Dules për mashtrim të PS.  “Kathimerini” shkruan: “Rama fitues në Shqipëri, njolloset procesi zgjedhor. PBDNJ akuzon PS për mashtrime”. Sipas “Ta nea”, “Edi Rama ofron një fitore plebishitare”, ndërsa “Ethnos” e titullon shkrimin “Shqipëria kthen faqe me Edi Ramën”. “Brukseli ndjek nga afër procesin, nën peshën e shqetësimit për mashtrime. Zgjedhjet u njollosën nga incidenti i përgjakshëm në Laç, me të shtënat fatale ndaj një përfaqësuesi të partisë opozitare dhe plagosjen e një kandidati të PD”, shkruan “To vima” dhe citon raportin e OSBE-ODIHR, ku thuhet se procesi zgjedhor u prish nga vrasja dhe disa probleme teknike. Sipas gazetës “To Vima”, në këto zgjedhje duket se do të zgjidhen së paku 5 kandidatë me origjinë greke. Është karakteristike sipas gazetës, se edhe në zonat me popullsi të pastër të minoritetit grek, fitorja është siguruar kryesisht nga partitë e mëdha shqiptare. “Kathimerini” citon Ramën që deklaroi se "Fitorja do të jetë më e madhe sesa dukej" si dhe raportin paraprak të OSBE-ODHIR. Sipas gazetës, pas një numërimi të pjesshëm, Partia Socialiste duket të ketë zotërim të fortë edhe në bastionet e Partisë Demokratike. Citohet Vangjel Dule që flet për një masakër të vërtetë elektorale dhe jo për një incident të izoluar. "Fitore plebishitare ofron Edi Rama në zgjedhjet shqiptare”. Kështu shkruan gazeta “Ta nea”, që shton se ndërsa rezultatet zyrtare nuk priten para të martës, Rama është fitues ndaj Berishës. Gazeta përmend vrasjen në Laç dhe faktin që këto zgjedhje po monitorohen gjerësisht nga Evropa. -
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi