Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fiorenza Lekstakaj është vajza më e bukur e Shqipërisë për vitin 2013 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fiorenza Lekstakaj është vajza më e bukur e Shqipërisë për vitin 2013 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fiorenza Lekstakaj është vajza më e bukur e Shqipërisë për vitin 2013

3 posters

Shko poshtë

Fiorenza Lekstakaj është vajza më e bukur e Shqipërisë për vitin 2013 Empty Fiorenza Lekstakaj është vajza më e bukur e Shqipërisë për vitin 2013

Mesazh nga WebMaster Sat 9 Nov 2013 - 11:47

Fiorenza Lekstakaj është vajza më e bukur e Shqipërisë për vitin 2013.7-vjeçarja që ka lindur në Firence të Italisë, por që di të flasë shumë mirë shqip, rrëfen në këtë intervistë përjetimet e saj pas marrjes së kurorës. Pse ka zgjedhur të mbajë nënshtetësinë shqiptare dhe pse i tha ‘jo’ ofertës për të marrë pjesë në “Miss Italia”. Të afërmit që ishin kundër pjesëmarrjes së saj në “Miss Shqipëria” dhe biseda me të ëmën pas fitores. E tashmja dhe e ardhmja e vajzës me bukuri tipike mesdhetare, që e votoi e gjithë juria. Në një intervistë për BAllkaweb, bukuroshja shqiptare rrëfen shumë gjëra
Fiorenza, sapo je zgjedhur vajza më e bukur shqiptare, cilat janë ndjesitë që të dha ky çmim, kjo kurorë?
Natyrisht, emocionet ishin të shumta… Jam tej mase e lumtur që kurorën e më të bukurës së Shqipërisë këtë vit kam nderin ta mbaj unë. Ndjeva sadisfaksion të madh për veten dhe për prindërit e mi, në veçanti për babin, për të gjitha sakrificat që kanë bërë për të më sjellë këtu.
Si ka qenë për ty kjo eksperiencë në “Miss Shqipëria”?
E paharrueshme. Një nga përvojat më mbresëlënëse që kam kaluar, duke filluar që nga turi e deri tek kurorëzimi si “Miss Shqipëria”.
A e ndjeve ndopak xhelozinë e konkurrenteve të tjera, kur Kleoniki Delijorgji (“Miss Shqipëria” & “Miss Globe” – 2012) tha emrin tënd si fituese?
Jo, aspak. Kanë qenë të gjitha shumë dashamirëse dhe mendoj se më kanë uruar sinqerisht për fitoren.
Cilën nga vajzat ke bërë më shumë shoqe?

Erionën, që u shpall “Miss Eleganca” dhe Fitoren, që fitoi çmimin “Miss Miqësia”.
Cilën prej tyre e ndjeje si rivalen më të fortë për kurorën e “Miss”-it?
Anitën dhe Geraldinën…
Çdo të thotë për ty të jesh e bukur?
Nëse flasim për bukurinë e jashtme, ajo është dhuratë nga Zoti, por sidoqoftë mendoj se ajo është e pamjaftueshme për ta bërë të bukur një person. Megjithëse në konkurset e bukurisë është shumë e rëndësishme pamja, ka edhe komponentë të tjerë që ndërtojnë personalitetin e një njeriu të bukur…
Mendon se bukuria të hap dyer?

Mendoj se është një faktor që ndikon…
Megjithëse je shpallur më e bukura e Shqipërisë, ne dimë shumë pak për ty. Do të na tregosh kush është Fiorenza Lekstakaj?
Auuu sa e vështirë është kjo pjesa kur flet për veten. Unë jam Fiorenza Lekstakaj, 17 vjeç, e lindur dhe e rritur në Firence të Italisë, ku vazhdoj dhe aktualisht shkollën e mesme për ekonomik. Jam një vajzë e thjeshtë, si të gjitha bashkëmoshataret e mia, me dëshira dhe pasione të shumta.
Ke lindur dhe je rritur nga Itali. Kush ta ka mësuar shqipen?
Në shtëpi të gjithë flasim shqip. Prindërit ma kanë ushqyer gjithmonë dashurinë për Shqipërinë.
Si kanë qenë për ty këto ditë në Shqipëri?
Fantastike. Sa herë vij këtu, kënaqem shumë. E dua shumë Shqipërinë, madje edhe nënshtetësinë në pasaportë e kam shënuar shqiptare.
Regjisori Petri Bozo na tregoi se e ke refuzuar edhe ofertën për të konkurruar në “Miss Italia”… Është e vërtet?
Po, është shumë e vërtetë. Doja që pjesëmarrja ime e parë në një konkurs bukurie të ishte në Shqipëri…
A kanë qenë dakord prindërit e tu me këtë pjesëmarrje?
Ata kanë qenë dhe janë mbështetja ime më e madhe… Xhaxhallarët kanë qenë ata, që të shtyrë nga ideja se në Shqipëri çmimet shiten, nuk donin që të merrja pjesë. Por “Miss Shqipëria” i theu parashikimet e tyre dhe provoi krejt të kundërtën.
Ishin mami dhe babi në Bylis?
Vetëm babi, mami ishte në Itali, sepse duhej të kujdesej për mbesën (vajzën e motrës), por fola në telefon me të pas përfundimit të spektaklit dhe më tha që “t’i kam plotësuar të gjitha dëshirat, edhe Zoti t’i plotësoi”. Ishte urimi më i bukur që mora atë ditë.
Po babi si reagoi?
Babi nuk shprehet shumë, por shpërtheu në lot kur më përqafoi. Ia lexoja në sy lumturinë.
Si e pret pjesëmarrjen në “Miss Globe”?
Megjithëse ai është një ndër kompeticione më prestigjioze të bukurisë në mbarë botën, për mua nuk ka asnjë konkurs më të rëndësishëm se “Miss Shqipëria”. Unë ëndrrën time e realizova. Sigurisht, jam e lumtur që gëzoj të drejtën për të përfaqësuar vendin tim në një event ndërkombëtar. Do përpiqem të jap më të mirën.
Si e mendon të ardhmen tënde?
Mendoj se do të vazhdoj studimet në degën që kam nisur, ekonomik.
Po bota e televizionit të pëlqen?
Më pëlqen shumë. Do doja që në një të ardhme të isha unë duke e prezantuar “Miss Shqipëria”.
Një vajzë e bukur si ty, a i ndjen vështrimet e djemve të Firences?
Fare… Madje nuk i dua.
Pse?
Nuk e di, s’më pëlqejnë.
Kjo do të thotë që je single?
Po.
Pushimet këtë vit ku do t’i kalosh?
Në Shqipëri, si çdo vit tjetër. Në Shëngjinin tim.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fiorenza Lekstakaj është vajza më e bukur e Shqipërisë për vitin 2013 Empty Re: Fiorenza Lekstakaj është vajza më e bukur e Shqipërisë për vitin 2013

Mesazh nga Anakonda Wed 12 Feb 2014 - 3:27

sgjenka gje
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fiorenza Lekstakaj është vajza më e bukur e Shqipërisë për vitin 2013 Empty Re: Fiorenza Lekstakaj është vajza më e bukur e Shqipërisë për vitin 2013

Mesazh nga dajti modh Sat 15 Feb 2014 - 15:21

Simpatike
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fiorenza Lekstakaj është vajza më e bukur e Shqipërisë për vitin 2013 Empty Re: Fiorenza Lekstakaj është vajza më e bukur e Shqipërisë për vitin 2013

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi