Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ç’ËSHTË PARAPSIKOLOGJIA? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ç’ËSHTË PARAPSIKOLOGJIA? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ç’ËSHTË PARAPSIKOLOGJIA?

Shko poshtë

Ç’ËSHTË PARAPSIKOLOGJIA? Empty Ç’ËSHTË PARAPSIKOLOGJIA?

Mesazh nga Anakonda Sun 26 Oct 2014 - 22:42

Ç’ËSHTË PARAPSIKOLOGJIA? C%20eshte%20para1Ç’ËSHTË PARAPSIKOLOGJIA?
 
     Dukurit paranormale, në format e veta të ndryshme shpërthejnë kornizat e botës sonë shkencore. Epoka e shkencave natyrore është në kulm, por vlerat e shumta të tyre do të kenë ndryshime të mëdha me zhvillimin e parapsikologjisë, e cila qysh sot konsiderohet si shkencë dhe ka vendin e vet në botën shkencore.


Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, kokat më të njohura të botës janë munduar që të kuptojnë të vërtetën për fenomene të ashtuquajtura “paranormale”, fenomene të cilat kanë ekzistuar prej se ekziston njeriu.
            Fjala “Parapsikologji” është formuar qysh në vitin 1889, por në rrjedhën e decenieve të fundit është pranuar ndërkombëtarisht. Sot, në vend të fjalës parapsikologji, shumë shpesh e hasim edhe termin më të ri, “Psikotronik”, por që në fakt kanë të njëjtën domethënie. Më herët këto dukuri anglezët i quanin “kërkime psikike” (Psyxhicol resarch), francezët “Metapsikologji”, ndërsa prof. dr. Hans Beneder, nga Universiteti i Freiburgut, e quajti “Der sechste Sinn” (shqisa e gjashtë).
            Në mesjetë këto dukuri të pashpjeguara i quanin “magji” dhe ishin të ndaluara. Dënoheshin të gjithë ata që merreshin me to. Që nga shekulli XVI, “për këtë punë të dreqit” u gjet emërtimi më i përshtatshëm: “Okultizëm”. Fjala është marr nga libri i shkrimtares gjermane A. Neteschein. Në këtë libër flitet për forcat e fshehta të materies dhe shpirtit, ndërsa fjala ka prejardhje latine, “Okultus” - sekret, fshehtësi, diçka e fshehtë.
            Fjala “parapsikologji” rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë: “para” - pranë, “psycho” - shpirt dhe “logos” - shkencë, dituri, mendim. Parapsikologjia është degë e psikologjisë, e cila merret me studimin e dukurive, të cilat janë jashtë forcës së të kuptuarit të shqisave tona , e shpesh i tejkalojnë edhe ligjet ekzistuese të shkencës bashkëkohore e që në popull merren edhe si çudira.
            Këto dukuri ekzistojnë që nga lashtësia, por qysh në fund të shekullit XIX, dhe në rrjedh të shekullit XX, studiuesit filluan të merren seriozisht me to dhe të vërtetojnë rëndësinë e tyre për njerëzimin e posaçërisht për ardhmërinë.
            Parapsikologjia sot është në gjendje që disa nga ato dukuri, duke u bazuar në prova, t’i dokumentoj në mënyrë shkencore.
            Është interesant të shikohen edhe disa enciklopedi të disa shteteve, të cilat bëjnë fjalë për  dukurit parapsikologjike. Enciklopedia amerikane, botuar më 1973, jep një artikull mjaftë të zgjeruar nga prof, T. Rini, në të cilin parapsikologjia definohet si pjesë e psikologjisë. Ai jep historikun e parapsikologjisë, ofron shembuj bindës si dhe shpjegime shkencore nga kjo lëmi. Sipas tij, parapsikologjia është degë e psikologjisë, e cila merret me përjetimet dhe sjelljet paranormale, siç janë: telepatia, parashikimi i ngjarjeve, bioenergjia etj., të cilat janë të pashpjegueshme  e lidhën me ligjet e natyrës. Për këtë arsye ato quhen edhe shpesh paranormale, supernormale, pra aludohet se i përkasin anës tjetër, edhe pse në to nuk ka asgjë mbinormale, Në fakt, ato nuk janë asgjë tjetër veçse fenomene të natyrës normale.
            Enciklopedia ruse e vitit 1975 jep një artikull trefaqësh, të shkruar nga tre psikologë dhe profesor të universitetit, V. P. Zincenko dhe A. Leontijev, në të cilin thuhet se parapsikologjia bënë gjurmime në lëmin i cila kryesisht studion: 1- Formën e ndjeshmërisë, e cila mundëson aftësinë e marrjes së informatave, të cilat nuk janë të shpjegueshme për shqisat tona organike; 2- Format e përshtatshme të veprimit të krijesave të gjalla në paraqitjet fizike, të cilat zhvillohen jashtë organizmit, pa forcën e muskujve.
            Enciklopedia franceze e vitit 1967 shkruan: “Parapsikologjia është disiplinë që studijonë fenomene paranormale, siç janë: telepatia, parashikimi, parandjeshmëria etj. Shumë mashtrues janë futur dhe e kanë shkatërruar këtë lëmi, të cilës shkencëtarët ia kanë kthyer shpinën, duke e lënë si fushë të hapur për manipulime të sharlatanëve”.
            Enciklopedia jugosllave e vitit 1961 shkruan se parapsikologjia është pseudodituri për fenomenet e okultizmit, ndodhitë shpirtërore, të cilat shkenca e sotme nuk mund t’i sqarojë.
            Në enciklopedinë shqiptare nuk ka shënime fare për parapsikologjinë!
            Sipas shënimeve, sot më se 50 shtete, në mënyrë shkencore, studiojnë dukuritë parapsikologjike dhe në këtë drejtim janë formuar rreth 150 institute për parapsikologji, të pavarura ose pranë universiteteve, diku edhe në rang  fakultetesh. Në botë, sot, janë botuar me mijëra libra dhe artikuj të shumtë gazetaresk, që flasin mbi këtë lëmi.
            Midis shkrimtarëve dhe personaliteteve që kanë bërë kërkime mbi këto dukuri, gjenden edhe emrat e Albert Ajnshtajnit, Moska Plonkes, Anrije Brenksonit, Artur Shopenhauerit, J.V. Gëtes, Kami Flamarit, Karl G. Jungut, I. J. Pavlovit etj., të cilët me njohuritë e tyre kanë kontribuar shumë për konsolidimin e parapsikologjisë në rang shkencor. Një zbulim epokal në lëmin e parapsikologjisë e bëri shkencëtari rus, Sejman D. Kilirian (bashkë me të shoqen). Ai kah fundi i viteve të 60, me ndihmën e rrymës elektrike të frekuencave të larta, zbuloi dhe arriti të fotografojë “aurën”, energjia e shndritshme dhe shumëngjyrëshe e së cilës, i rrethon të gjitha qeniet e gjalla.

Parapsikologu amerikan, prof. D. Rajn, në librin e tij shkencor, “Shpërndarja e shpirtit të njeriut” shkruan: “Është e pikëllueshme, por e vërtet që ne sot më mirë e njohim atomin se shpirtin, i cili na mundësoi ta njohim atë. Kur do e njohim shpirtin vetëm sa gjysma e asaj, sa fizika njeh materien, atëherë, me gjasë, do të ishim në gjendje të parashtronim ligje të karakterit parimor, të cilat për jetën e njerëzve do të ishin me rëndësi të madhe”.
            Duke iu falënderuar punës kërkimore të këtij shkencëtari, u zgjerua horizonti për parapsikologjinë në shumë shtete të zhvilluara dhe kjo fushë u përfshi në shumë universitete, si p.sh. në universitetet e SHBA-ve, Anglisë, Holandës, Gjermanisë etj. Në Gjermani është i njohur prof. Hans Beneder. Përveç këtij në këtë shtet duhet përmendur edhe tre profesorë: E. Jance, nga Marburgu, prof. P. Jordan nga Hamburgu dhe filozofin H. Drischi, i cili qysh në vitin 1932 shkroi librin për parapsikologjinë.
Ç’ËSHTË PARAPSIKOLOGJIA? Image002
            Në Amerikë, përpos D. Zh. Rajnit njihet dhe psikologu eminent, V. M. Dungel si dhe fiziologu me famë botërore, Kurt Djukas. Në  Angli, në lëmin e parapsikologjisë është i njohur nobelisti, prof. Oliver Lodzh. Në Holandë, udhëheqësi kësaj dege është prof. V. N. Tenacet, ndërsa në Suedi është prof. Jon Bjenhen. Në Francë me parapsikologji u muar, për kohë të gjatë, psikologu dhe fiziologu e nobelisti, Sharl Risha. Kohëve të fundit kjo degë filloi të shtrihet edhe në Evropën Lindore. Në Rusi, shkencëtari më i njohur në këtë drejtim është psikologu, I. I. Vasiljev, i njohur gjithashtu, si hipnotizues me famë botërore, si dhe M.  Ryzel, i cili emigroi në SHBA dhe tash punon në Institutin për Kërkime të Natyrës Njerëzore. Janë të njohura fjalët e tij: “Civilizimi i sotëm i largon njerëzit nga jeta e brendshme e tyre”.
            Në Austri, para ca kohësh, u paraqit libri i psikologur Georg Grodek, një ndër ithtarët e S. Frojdit dhe themelues i mjekësisë psikosomatike (psikofiziologjike) me titullin e çuditshëm “Libri mbi ES-in”. “ES” në gjermanishte do të thotë: “kjo”, “këtë”. Dr. Grodek-u thotë se trupi nga vetja nuk mund të sëmuret, sepse ai pa psiken është i vdekur. “ES”, që ai  e përmend, është forca e cila na shtynë të punojmë, të mendojmë dhe na mundëson të jetojmë të shëndoshë, por njëkohësisht edha na i nxit sëmundjet. Me analiza duhet të zbulohet faktori i konfliktit dhe me largimin e tij të pamundësojmë shkatërrimin e të sëmurit.
            Dukurit paranormale, në format e veta të ndryshme shpërthejnë kornizat e botës sonë shkencore. Epoka e shkencave natyrore është në kulm, por vlerat e shumta të tyre do të kenë ndryshime të mëdha me zhvillimin e parapsikologjisë, e cila qysh sot konsiderohet si shkencë dhe ka vendin e vet në botën shkencore.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi