Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA    People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA    People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA

Shko poshtë

 NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA    Empty NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA

Mesazh nga Anakonda Mon 22 Dec 2014 - 23:54

 NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA    Telekine NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA     (pjesa e parë)
 
     Siç na është e ditur edhe nga fenomene tjera, në botën në të cilën ne frymojmë, ekzistojnë shumë dukuri të cilat, me gjithë të arriturat shkencore, mbeten akoma të mbështjella me vellon e misterit. Shkencëtarët e pranojnë edhe vetë se edhe shkenca, në të gjitha fushat ku zhvillon veprimtaritë e veta, është në zhvillim e sipër. Ajo nuk disponon çelësin e çdo misteri por, për çdo ditë, mëson e zbulon diçka të re. Një ndër këto dukuri, për të cilën shkenca akoma nuk e ka thënë fjalën përfundimtare, është edhe “telekineza“ ose “psikokineza”.  
 
            Siç na është e ditur edhe nga fenomene tjera, në botën në të cilën ne frymojmë, ekzistojnë shumë dukuri të cilat, me gjithë të arriturat shkencore, mbeten akoma të mbështjella me vellon e misterit. Shkencëtarët e pranojnë edhe vetë se edhe shkenca, në të gjitha fushat ku zhvillon veprimtaritë e veta, është në zhvillim e sipër. Ajo nuk disponon çelësin e çdo misteri por, për çdo ditë, mëson e zbulon diçka të re. Një ndër këto dukuri, për të cilën shkenca akoma nuk e ka thënë fjalën përfundimtare, është edhe “telekineza“ ose “psikokinesa”.       
            Telekineza ose psikokineza është energji psikotronike nga e cila provokohen ndryshime fizike në qeniet e gjalla ose në botën e jashtme, pa kurrfarë kontakti fizik. Këtë term i pari e përdori prof. Joseph Banks Rihne që nga viti 1920. Fjala “telekineza” rrjedh nga greqishtja që do të thotë: “tele” - largësi dhe “kinesis” - lëvizje. Kuptim pothuajse të njëjtë ka edhe fjala “psikokinese” (“psyche” - shpirt dhe “kinesis” - lëvizje) që mund të definohet si “ndikim i njeriut, përmes forcës psikik, në ndryshimin e materies”.
            Sikurse paraqitjet tjera të energjisë psikotronike, ashtu edhe telekineza ose psikokineza vështirë përkufizohet në kornizat e ligjeve të fizikës së sotme, edhe pse fizika, që nga teoria e Tesllës e këndej, intensivisht mundohet ta zgjidhë problemin e bartjes së energjisë në largësi, pa ndihmën e telave, pra pa kontakt fizik.
            Kërkuesit e kësaj fushe janë përpjekur shumë herë që këtë dukuri ta dëshmojnë përmes eksperimentimeve laboratorike. Në të shumtën e rasteve kjo ka funksionuar me sukses, mirëpo, ripërsëritja e atij sukses, nuk ka thënë gjithnjë rezultatin e kënaqshëm. Kështu që edhe nuk ka mundur, parimisht, të dëshmohet veprimi i saj përmes përvojave empirike. Mirëpo, ngjashëm ndodh edhe tek eksperimentet që zhvillon fizika kuantike me elementarë, megjithatë, kjo është e pranueshme për shkencën! NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA    TelekineKërkimet shkencore të këtij fenomeni filluan kah fundi i shekullit të kaluar, kur në seancat spirituale është vërejtur se mendimet në gjendje transi (hipnozë) kanë aftësi të ndikojnë në lëvizjen  e objekteve pa përdorur energjinë e muskujve. Kjo i shtyri shumë shkencëtarë të fillojnë eksperimentimet në laboratorë me medium të ndryshëm.
            Ndër të parët mund të llogaritet William E. Cox, një bashkëpunëtor shumëvjeçar pran Institutit prapsikologjik në Durhan, i cili zhvilloi eksperimente me një medium amerikan që bënte gjëra mahnitëse. Për të Coxi shkruante: “Gota me ujë ngritej nga tavolina dhe lëvizte në ajër para pjesëmarrësve; një karrige nga qoshku lëvizte ngadalë në drejtim të mesit të dhomës; një tavolinë e kuzhinës u ngritë dy-tri herë nga dhjet centimetra mbi tokë, etj. Dhe të gjitha këto ndodhën në dritë të plotë dhe unë ia mbaja mediumit duart dhe këmbët”.   
            Eksperimente psikokinetike bëri edhe fizikani dhe profesori i astronomisë, njëherësh edhe themeluesi  i astrofizikës, Friedrich Zöllner nga Leipcigu, me mediumin Henry Slade dhe erdhi në përfundime të njëjta. Një harmonikë e dorës binte pa prekjen e askujt, një krevat u largua për disa centimetra nga muri, etj. Prof. A. Vencel, në librin e tij “Filozofia dhe liria”, paraqet këtë tezë: “Shpirti dhe materia nuk janë parimisht të ndara njëri nga tjetri. Materia ka shtresa të vogël të shpirtit dhe lirisë, për atë edhe dallimi në mes të shpirtërores dhe materiales është vetëm relativ”. Edhe prof. J. B. Rhine, nga “Universiteti i Dukës” në Karolinën Veriore, gjatë eksperimenteve të veta, ka vërtetuar se ekziston ndikimi i shpirtit në materie dhe shpreh mendimin se: “shpirti si sistem jofizik, kur vepron rrugës jofizike në ndonjë objekt fizik, prodhon efekte fizike”.
            Kërkimet e Rhines për psikokinezën filluan në mënyrë të rastësishme. Atij, një ditë të vitit 1934, i erdhi në laborator një bixhozçi profesionist, duke e bindur se me anë të dëshirës është në gjendje të ndikojë që katrorët të rrotullohen dhe ndalen në pozicionin që ai dëshiron. Për t’u ikur mashtrimeve, Rhine ndërtoi një aparat që i përziente vetë katrorët dhe i hidhëte pastaj një nga një.
            Eksperimenti u përsërit disa herë dhe Rhine vërtetoi se bixhozçiu kishte me të vërtet forcë psikokinetike. Rihne erdhi në përfundim, pas eksperimenteve të shumta, se:  “psikokineza është një aftësi e përgjithshme njerëzore që buron nga faktorë të pavedëdijshëm, por që shfaqet në forma të ndryshe dhe ndikon në materie, e cila u dëshmua statistikisht edhe në kushte laboratorike”.
            Pak më ndryshe nga Rhine, me katror eksperimentoi edhe William Cox. Ai kërkonte nga subjekti që në katror të hedhur mbi tavolinën që rrotullohej, të ndikonte në atë mënyrë që katrori të rrotullohej nga ana e majtë ose e djathtë e tavolinës. Nga eksperimentet e zhvilluara, ai vërtetoi se efekti është i njëjtë, pa marrë parasysh se çfarë madhësie kanë katrorët dhe nëse është hedhur një katror apo disa përnjëherë. NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA    Image002 NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA    Image003Vite të tëra u eksperimentua me katrorë të përbërë nga materiale të lloj-llojshme, sa qe në vitet e ’70-ta për këtë eksperiment u shfrytëzuan edhe kompjuterët e kohës. Personi testues duhej që me forcë e mendim të ndikoj ne katror (Psi-lojë me katrorë), që rrotulloheshin nga një mix-gjenerator, dhe t’i vendos në pozicionin e dëshiruar.
            Gradualisht në eksperimente u futën elemente që zëvendësonin katrorët. Rënia e pikës së ujit nga maja e zhiletës (brisku i vogël për rrojë) në të majtë ose në të djathtë; ndikimi në tymin e mbyllur në një enë qelqi ose ndikimi psikomotorik (sisteme që sillen lehtë mekanikisht, që ndodhen të mbyllura në enë të qelqta)...
            Fizikanët gjithnjë dyshonin në këto gjëra, duke përmendur ndikimet e mundshme të rrymimit të ajrit (edhe pse këto ishin të mbyllura në enë të qelqta), pastaj, të ndikimit të nxehtësisë, të elektricitetit e kështu me radhë. Të gjitha këto dyshime i largoi në fillimi të viteve të ’70-ta dr. Helmut  Schmidt (amerikan me rrënjë gjermane), kërkues shkencor në “Laboratorin për plazmë fizike” të kompanisë së njohur për prodhimin e aeroplanëve “Boing” (SHBA). Dr. Schmidt u nis nga supozimi se psikokineza nuk ndikon vetëm në objektet e dukshme fizike, siç është katrori, por edhe në nivelin mikrofizik. Në konstruksionin  e aparatit të vet për kërkime psikokinetike shfrytëzoi zbërthimin e atomit radioaktiv “strontium 90”. Bërthama atomike e tij është shumë jostabile, ashtu që zbërthehet edhe pas 30 vjetësh. Megjithatë, nga momenti i shkatërrimit, në bërthamë nuk vërehet kurrfarë procesi i dezintegrimit, ashtu që “papritmas” zbërthehet. Për psikokinezën përparësi plotësuese e kësaj paraqitjeje ishte se ky zbërthim ishte shumë vështirë të arrihej me mjete fizike, elektrike, magnetike, termike etj. Sipas fizikës bashkëkohore, zbërthimi radioaktiv është plotësisht rastësi dhe kështu është i paparashikueshëm.Dr. Schmidti e shfrytëzoi këtë dukuri për të konstruktuar aparatin që mundësonte rastësi totale dhe absolute. Kur të zbërthehet atomi “strontium 90”, ai ndez elektronet, të cilat sillen rreth bërthamës me shpejtësi të madhe e që lëvizjet e tyre i regjistron gypi i Gajger-Müllerit. Brenda aparatit gjendet regjistruesi tjetër, i cili, kur është aparati i kyçur, gjithë kohën kalon me shpejtësi të madhe nëpër katër pozicione: 1, 2, 3, 4 e kështu me radhë. Treguesi është i kyçur në oscilator, që oscilon miliona herë në sekondë, kështu që edhe treguesi kalon nëpër katër pozicione me qindra-mijëra herë në sekondë. Secili nga këto katër pozicione është i lidhur me nga një poç dhe katër susta, të cilat subjekti mund t’i shtypë gjatë eksperimentit. Subjekti qëndron para aparatit dhe mundohet të ndikoj në aparat, ashtu që të ndizet njëri nga katër poçat. Derisa subjekti nuk ndërmerr asgjë, poçat nuk ndizen, edhe pse treguesi kalon katër pozicionet miliona herë në sekondë. Çfarë ndodh kur subjekti vendos të ndikojë psikokinetikisht  në njërin nga poçat dhe ta shtyp sustën e përshtatshme. Kur elektroni tjetër arrin në gypin e Gjager-Müllerit dhe ndalon treguesin oscilues në njërin nga katër pozicionet e mundshme, në të njëjtën kohë krijohet kontakti me poçin dhe poçi, që i përgjigjet pozicionit të mësipërm, ndizet. Në qoftë se subjekti arrin ta ndezë poçin në të cilin është koncentruar, makina e dr. Schmidt-it, automatikisht regjistron në ekranin e jashtëm “goditjen”, e në qoftë se jo, ajo regjistron “dështimin”. Pasi ekzistojnë katër pozicione të oscilatorit dhe katër poça, gjasat e goditjeve të rastësishme janë 1 me katër ose 0,25%. NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA    Image005 NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA    Image007Aparati i Dr. Schmidt-it ka rëndësi të posaçme për saktësinë e psikotronikës (parapsikologjisë). Edhe në qoftë se nuk është aty eksperimentuesi gjatë eksperimentit, subjekti nuk mund të mashtrojë, pasi që rezultatet regjistrohen në mënyrë elektronike dhe është e pamundur që të korrigjohen. Eksperimentuesi nuk ka nevojë që të luaj rolin e policit, ndërsa subjektet janë të liruara nga ndjeshmëritë e pakëndshme, duke i trajtuar ata si mashtrues potencialë. Aparati është i vogël dhe shumë praktik për bartje, kështu që eksperimenti mund të zhvillohet në rrethana që më së shumti i përgjigjen subjekteve.
            Eksperimentet e dr. Schmidt-it vërtetuan bindshëm tezën e dr. Rhines: ndikimi shpirtëror (psikik) në materie është real dhe këtë aftësi e kanë shumica e njerëzve. Meqenëse devijimet nga normat shkencore ishin minimale, bënë që shumë shkencëtarë ta pranojnë veprimin e saj. Ndërkohë për aparatin e dr. Schmidt-it  shfaqën interesim edhe organizatat nga lëmi i ekonomisë. Kështu që kompania “Boing”, eksperimentoi me këtë aparat për të hulumtuar ndikimin e energjisë negative (psikike) në elektronikën e bordit të aeroplanit, të krijuar nga nervoza dhe panika e ekuipazhit dhe të pasagjerëve në raste rreziku.
 
Vazhdon...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA    Empty Re: NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA

Mesazh nga Anakonda Mon 22 Dec 2014 - 23:55

Shkencëtarët nuk u kënaqen vetëm më kaq. Ata shkuan edhe më larg: nëse psikokinetikisht mund të ndikohen mbi materie atëherë përmes kësaj force del se mund të ndikohet edhe në qeliza dhe atome! 
Në këtë drejtim i pari eksperimentoi profesori i fizikës dr. Friedbert Karger në Institutin për fizik plazmore “Max-Planck” në Munih. Ai konstruktoi një aparat përmes të cilit mund të bëhet procesi i shpërbërjeve radiokative. Për medium eksperimentues kishte zgjedhur M. Wittelmeyer-in, që kishte arritur të krijoj famë për atësitë e tija psikokinetike. Në një dhomë eksperimentuese në bodrumet e Institutit “Max-Planck”, ky duhej, që përmes forcës së mendimit, të ndikoj ne ngadalësimin e procesit shpërbërës radioaktiv ose në përshpejtimin e tij. Edhe pse ky eksperiment nuk pati sukses, rezultatet tij mbetën në kuotën e rastësisë.
Eksperimente të ngjashme zhvilloi edhe biologu francez, Remy Chauvin me bashkëpunëtorin e tij, L. Genthon në Strassburg. Personat testues, që përgjithësisht ishin fëmijë dhe të rinj, duhej përmes koncentrimit të ndikonin në ngadalësimin ose përshpejtimin e shpërbërjes së një preparati të uraniumit, e që matej, gjithashtu përmes aparatit të “Geigerit”.
Dy 13 vjeçar arritën në këtë eksperiment rezultate fascinuese, ku kuota e rastësisë ishte jashtëzakonisht e ulët, që sipas tij ishte padyshim forca psikokinetike ajo që kishte ndikuar në këtë proces. 
Në vitin 1983, biologët Christian Sengstag dhe Jörg Kallen në Qendrën biologjike të Baselit testuan forcen ndikuese psikokinetike edhe mbi bakteriet. Si person testues kishin ftuar mediumin e njohur dhe shëruesen alternative, Joan Cark. Detyra e saj ishte që të ndikoj në zhvillimin e kulturave bakteriale (Escherchia coli), të cilat ishin përgatitur në shishe qelqi, pra të ndikonte në burimin e energjisë të tyre: glukozës dhe laktozës, derisa ato ndodheshin në fazën shpërbërse. Edhe pse në eksperimentin fillestar suksesi mungoi, në përpjekjen e dytë që u zhvillua një ditë më pas, eksperimenti u kurorëzua me sukses të plotë. Veprimi i forcës mendore në baktere u dëshmua edhe ne shumë laboratorë të tjerë, ku si persona testues, përveç mediumeve me famë, merrnin pjesë edhe vet studentët.
Në vitet e ’90-ta, biologët rus, Tatjan Krendeleva dhe Sergei Pogosyan, nga Universiteti i Bio-fizikës në Moskë, zhvilluan një varg eksperimentesh edhe me qelizat nervore, të cilat rezultuan të suksesshme.
Kërkuesit gjithnjë po zbulojnë mënyra dhe aparate të reja për matjen e forcës psikotronike. Kështu, Herbert Benson në Laboratorin profizik në Daunton, konstruktoi aparatin, tek i cili personat psikokinetik ndikojnë në rrezet e dritës dhe provokojnë lakueshmërinë. Pastaj, Targu dhe Pato (më 1977), në Institutin kërkues të Stenfordit, konstruktuan aparatin me të cilin matet ndikimi përmes rrezeve laserike, etj.
FORCA E MENDIMIT

“Fenomeni shkencor pa përgjigje” - ky është titulli i një shkrimi në revistën “Biologjia bashkëkohore”, botuar më 1983, në të cilën bëhet fjalë për një vajzë 13 vjeçare, Johana Gajevski nga Polonia.
Kjo vajzë, me anë të mendimit lëviz enët e ndryshme: gotat ngritën në ajër, lakohen metalet etj. Forcën më të madhe të veprimit e ka sidomos para kohës së keqe me shi. Ekipi televiziv nga Katovica bëri incizimin e këtyre fragmenteve “fenomenale” në prani të policisë. Vajza ankohej shpesh në dhembje të kokës, ndërsa temperaturën e trupit e kishte të rritur në 41.60 C. Shoqata e Bioenergjisë nga Polonia formoi komisionin special për studimin e fenomeneve të kësaj vajze, në krye me prof. Leh Radvanskin.
Aftësi të mëdha psikotronike, që nga vitet e ‘60-ta, demonstroi edhe Nina Kulagina (Ninel Sergejewna Kulagina), një amvise nga Leningradi. Psikologu Leonid Wassiliew ishte i pari që zbuloi aftësitë e Kulagina-s dhe eksperimentoi me të. Më vonë me Kulagina-n u morën edhe Z. Rejdak, një mik i Wassiliew-it nga Instituti për psikologji “Uktomskii Institut” në Leningrad, inxhinieri E. Naumov etj. Ajo koncentrohej në objekte të lehta që ndodheshin mbi tavolinë, p.sh. në fije shkrepse, kuti të ndryshme metalike dhe, pas një kohe, ato fillonin të lëviznin. Demonstrimet e Kulagina-s janë zhvilluar, jo vetëm në prani të shkencëtarëve sovjetik, por edhe të atyre perëndimor si: G. Pratt, Ch. Ransom etj. dhe, pothuajse shumica pret tyre janë incizuar drejtpërdrejt me videokamera. E njohur u bë me aftësinë e saj për të lëvizur treguesin magnetik të kompasit. Është konstatuar se Kulagina-n, gjatë këtyre demonstrimeve e lodhë shumë koncentrimi, ia dobëson dukshëm organizmin, ndërsa pulsi i rritet deri në 240 rrahje në minutë. Jurij Kabzorjev thotë se te Kulagina është zbuluar “rrezatim” elektromagnetik, i cili shfaqet nëpërmjet duarve të saj.
Gjithashtu nga Moska është e njohur edhe Alla Vinogradova, e cila me shikim lëviz topat e ping-pongut dhe gjëra tjera të lehta nga metali. Prof. Venjamin K. Pushkin eksperimentoi me këto fenomene dhe i regjistroi në video dhe fotoaparat. Përveq Vinogradova-s, medium të rregullt e kishte edhe Boris Jermoljev-in. Lënda levitonte derisa Jermolevi e mbante ajrin në mushkëri. Pushkini këto paraqitje në librin e tij “Parapsikologjia dhe psikologjia eksperimentale” i shpjegon kështu: “Lënda leviton për shkak të ndikimit të ngarkesës së energjisë biologjike të simbolit të kundërt. Ngarkesa e njërit simbol gjendet në lëndë, ndërsa ngarkesa e simbolit tjetër vazhdon të rrezatojë nga duart”.
Është e njohur edhe shëruesja alternative nga Bashkimi Sovjetik, Djuna Dawidaschwili, e cila në kohën pushtetit të mëhershëm, gëzonte benificione (reputacion) që shumëkush vetëm mund ta ëndërronte. Klientë të saj zakonisht ishin njerëz të pasur ose pushtetarët e kohës. Në Institutin e psikologjisë në Moskë, u vërtetua se forca e mendimit, përveç që mund të jetë e dobishme, gjithashtu mund të shkaktoj edhe lëndime serioze. Djuna arriti që me forcën e vet psikokinetike, nën vëzhgimin e ekspertëve, një bretkose t’ia ngadalësoj pusin e zemrës dhe në fund ta ndalë atë përfundimisht.
Një djalosh i ri vitet e ’70-ta filloi ta tërheq vëmendjen e shkencëtarëve. Uri Geller nga Izraeli kishte aftësi që me forcën e mendjes të deformoj metale si lugë, pirunë etj. Demonstrimet e tij u transmetuan drejtpërdrejt nga shume emisione televizive. Ai fitoi famë të madhe kur shikuesit filluan të raportojnë se gjatë emisionit të Geller-it, por edhe pas tij, në mënyrë “paranormale” lakoheshin metale të ndryshme në shtëpitë e tyre. Shumë fizikanë që studiuan aftësitë telekinetike të Uri Gellerit, jo vetëm që shfaqen interesim për parapsikologjin, por filluan të formulojnë edhe hipotezat dhe teoritë e para, me të cilat mundoheshin që fenomenin e psikokinezez ta sqarojnë në baza shkencore. Me këtë edhe u hap një epokë e re në kërkimet psikike: një bashkëpunim i ngushtë mes fizikanëve dhe parapsikologëve.
Në fillim të viteve ’80-ta, atëherë kur lakimi i pirunëve nga U. Geller kishe marr dhen, në shumë shtete tjera u paraqiten medium të rinj që posedonin këtë aftësi. Një demonstrim publik u zhvillua në verën e vitit 1982 në kongresin jubilar: 100 vjetorin e themelimit të shoqërisë “Society for Psychical Research” në Cambridge. Një amerikanë i ri demonstroi dhe dëshmoi para shkencëtarëve dhe parapsikologëve të mbledhur aftësitë e forcës psikokinetike.
Në një tjetër Psi-kongres, në atë të Basel-it, gjithashtu u zhvillua një demonstrim publik i deformimit të metaleve, nën udhëheqjen e Eli Weidenfeld-it. Prezent, si i interesuar ishte edhe shkencëtari i njohur i fizikes molekulare dhe atomike John Hasted nga Britania. 
Në Gjermani demonstrime publike në lakimin dhe deformimin e metave, organizoi etnologu nga Boni, Water Frank, dhe atë me studentet e vet. Ai është i bindur se secili njeri posedon këtë aftësi “paranormale”, por tek dikush kjo forcë është më e theksuar. “Këtu nuk kemi të bëjmë me truke magjistarësh, por me energji të paanshme kozmike, e cila në formë të koncentruar, funksionin si një rrezatim laserik, përmes duarve tone deri tek caku i dëshiruar”- thot Frank.
Jean Pierre Girard njihet si Uri Gelleri francez. Me këtë djalosh eksperimentuan Psi-hulumtuesit, Hans Beneder dhe Elmar Gruber. Ata për eksperimentet e tyre përdorën shkopinj metalik me legura të ndryshme, bile edhe me përmbajte plastmase dhe qelqi, për ta vërtetuar sa më mirë dhe sa më saktë të fuqinë vepruese psikokinetike. Ne më pak se tre minuta, vetëm duke i fërkuar lehtë, ai arrinte t’i lakoj shkopinjtë nga legurat e ndryshme. Në një rast, ai arriti ta lakoj një shkop të tipi “AU4G” i cili kishte përmbajte të torsionit, e për lakimin e të cilit nevojitet fuqi prej disa tonelatash. 

Vazhdon...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA    Empty Re: NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA

Mesazh nga Anakonda Mon 22 Dec 2014 - 23:56

Riksi Markus, 65 vjeçare nga Londra, ka aftësi që vetëm me shikim - jo vetëm t’i qetësoj kafshët, por edh t’i shtang gjatë lëvizjes. Qentë dhe macet, kur ajo i shikon intensivisht, nuk mund të bëjnë asnjë hap përpara. Kur vë “kontakt të syve” me shtazë, ato mbesin të ngulitura në vend. Zonja Markus gjithashtu shtangon edhe kërmijtë dhe derrat, ndërsa shtazët e mëdha vrullshëm i qetëson dhe qëndrojnë në vend për disa sekonda.
Lija Huanun-in nga Kina, teknik në një fabrikë të pajisjeve elektronike, e quajnë njeriu-bateri, sepse trupi i tij është në gjendje të akumuloj energji elektrike dhe atë ta emitoj nëpërmjet duarve. Kjo energji është e ngrohtë deri në të masë, sa që Lija mund ta fërgoj peshkun në shuplak të dorës dhe dora e tij ta përballoj atë ngrohtësi normalisht.
Ekspertët që e kanë studiuar këtë veti jo të natyrshme, vërtetojnë se teli i bakrit në duart e Lija-s pas pak kohe skuqet. Gjithashtu, Lija mund të përballoj tensionin deri në 600 voltë, duke mos luajtur qerpikun.
Mirko Gorxhualo nga Italia është fenomen në vete. Ai edhe pa koncentrim, vetëm kur kalon nëpër dhomë, rrugë, etj. i lëviz gjërat që ndodhen afër tij: bien fotografit nga muri, fluturojnë enët e ndryshme etj. E gjithë kjo ka filluar para kërshëndellave, thotë babai i djalit, Antonio Gorxhualo. Një vazo mbi raftin e librave bie pa e prekur askush. U habitëm, por nuk i dhamë rëndësi të madhe. Megjithatë, kjo ishte ndodhia e parë në seritë që do të pasojnë. Nga atëherë kemi pasur rastin të shohim si pëlcet vazoja, si levitojnë enët, si fluturojnë sendet e ndryshme dhe përplasën në mur etj. Në fillim këto paraqitje nuk i lidhnim me djalin tonë. Më pas e kuptuam se ai është shkaku në një rast, kur ai sapo kaloi, u shemb fotografia nga muri. Familja jonë gjendet para një situata të rëndë - thotë babai i djalit. Ne nuk guxojmë të dalim askund me djalin. Në shtëpi, përveç mobilieve (të cilat nuk mund t’i lëviz) të gjitha gjërat tjera i kemi larguar, si: fotografi, gota, pjata, karrige e dekorime tjera, kështu që të gjitha dhomat duken si të boshatisura. Ne kemi kërkuar ndihmë nga mjekët e ndryshëm, por rrugëdalje nga kjo situatë nuk kemi gjetur akoma.
Marta Makarova, nga Shqorska e Polonisë, që në vitin e pesë të jetës së saj filloi të demonstroj fenomene parapsikologjike. Shuplakat e saj i tërheqin gjërat e metalta. Këtë dukuri i pari e vërejti daja i saj, por nuk u besonte syve të vet dhe i thirri të gjithë pjesëtarët e familjes, pastaj fqinjët, gazetarët, reporterët e televizionit etj. një kohë, kjo vajzë aftësitë e veta i përdorte për t’i zbavitur të pranishmit, por më pas filluan t’i vijnë edhe njerëz të sëmurë, me bindje se prekja e saj do t’u ndihmonte.
Monica Nieto Tejada, nga Caceresi i Spanjës Jugore, që nga mosha 4 vjeçare shprehte aftësi psikokinetike. Kjo jo vetëm që i deformonte metalet, ashtu si ia kërkonin ekspertët shkencorë, por kishte mundësi që metalin e deformuar ta kthente sërish në gjendjen fillestare. Bile Tejada-s i shkoi për dore që ta deformoj metalin e vendosur brenda një sfere qelqi, pra a e prekur fare atë. Aftësitë e veta kjo vajzë i demonstronte edhe para 
kamerave televizive, bie edhe para një ekipi televiziv nga Japonia. Pas mbarimit të eksperimentit nuk ndjente asgjë të posaçme, asgjë të veçantë. Këto dukuri të pashpjegueshme, që i demonstronte në metale, kjo vajzë i konsideronte si burim nga vetvetja. Nuk u frikësohej atyre dhe këto dukuri i konsideronte si “dhuratë nga Zoti”.
Që nga viti 1987, një grup specialistësh (9 shkencëtar dhe një motër medicinave) nën udhëheqjen e Rafale R. Maradiaga, rregullisht, për disa vite u morën me rastin e kësaj vajze. Dhe të gjitha kërkimet konstatojnë se Monica është një vajzë në gjendje plotësisht normale (këtë e vërtetojnë edhe testet psikologjike të komisionit) sikurse të gjitha vajzat tjera, moshatare të saj. Shkon në kinema, teatër, shëtitje etj.
Ted Serios, është njëri ndër mediumet më me famë. Emri i tij u bë i njohur në të gjithë botën më 1963, kur një gazet e njohur shkroi për herë të parë për të: “Ted Serios, qytetar i Çikagos, ka aftësi që në filmin poloraid të paraqes fotografinë, të cilën ai e mendon”. Që nga ai publikim shumë hulumtues u drejtuan për tek ai. Një ndër ta ishte edhe prof. Jule Eisendud, profesor i psikologjisë në Denever. Prof. Eisenbudi eksperimentoi me Ted-in afër 3 vjet. Gjatë seancave me të gjithnjë thërriste edhe dëshmitarë, si fizikanë, psikologë, kimistë etj. Tedi para seancave pinte një sasi bukur të madhe të alkoolit, siç thoshte ai, për ta zhvilluar “disponimin krijues”. Pastaj fillonte koncentrimin në detyrën e marrë nga prof. Eisendud-i. Kamera polaroid qëndronte para tij, e kontrolluar dhe e rregulluar nga ekspertët. Kur Ted-i konstatonte se erdhi koha, shikonte drejt në kamerë, pastaj lëshonte një zë të fortë dhe me dorën e djathtë jepte shenjë për incizim. Përdorej kamera polaroid pasi filmi zhvillohet drejtpërdrejt ne kamerë, dhe me këtë edhe mënjanohej mundësia e manipulimit. Në to paraqiteshin motivet e ndryshme, si automobila, shtëpi, rrugë etj. Prof. Eisenbud shkoi edhe më tej. Ai e mbylli Ted-in në “Kafazin e Faradeit” (kafaz në formë të kutisë, i ndërtuar nga rrjetat metalike, të cilat refuzojnë valët elektrike), derisa kamera mbetej jashtë kafazit. Edhe përkundër kësaj, në film, paraqiteshin fotografitë.
Një dokumentar me Ted Serios-in e regjistroi me kamera edhe televizioni “Berlini i lirë”. Pas një kohe të gjatë pritjeje, ekipi televiziv arriti të regjistroj 11 herë motivin e dëshiruar, që ishte një kafkë e njeriut parahistorik.
Mirëpo Tedi nuk ishte i vetmi “fotografues mendimesh”. Në Japoni, prof. i Universitetit Mbretëror të Tokios, Tomokichi Fukurai, zhvilloi eksperimente të tilla me mediumin Tenshin Takeuchi (por edhe të tjerë), dhe atë para daljes në skenë të Ted-it. Me të, mund të thuhet, edhe filloi lindja e “fotografimit të mendimeve”.
Pas Fukurai-t, për këtë dukuri u eksperimentua dhe në Institutin “Insitut of Space-Medico Engingeerig (ISME) në Peking (Kinë). Në këtë institut, që është në varësi të ushtrisë, prof. i fizikës, Lin Shuhuang zhvilloi një varg eksperimentesh me testues të ndryshëm. Ndër më të talentuarit ishte mediumi Zhang Baosheng, i cili jo vetëm që kishte aftësi për lakimin e shufrave metalike, por ishte në gjendje të ndikoj edhe në gjallese si p.sh. në insekte të ndryshme. 
Masuaki Kiyota nga Japonia që në moshën 14 vjeçare fitoi famë të madhe për aftësitë e tija, kur filloi sikurse edhe Gelleri të lakoj e deformoj luge, pirnë ose pjesë tjera metalike. Ky djalosh, jo vetëm që kishte aftësi psikokinetike për lakimin e metaleve por u tregua edhe shumë i suksesshëm në “fotografimin e mendimeve”, dhe të gjitha eksperimentet u zhvilluan nën kontrollin e ekspertëve shkencor. Edhe pse fotografit nuk ishin aq të qarta, megjithatë vërehej dhe identifikohej padyshim objekti testues p.sh. siç është fotografia e “Statujës se Lirisë”.
Gjithashtu, edhe gjermani, Willi Schwanholz, që jetonte në Chicako, kishte aftësinë për të t’i bartur mendimet e tija në filmin polaroid. Edhe me këtë medium eksperimentoi Prof. Jule Eisenbud. Karakteristik e regjistrimeve të tij ishin fotografit multiplikative, të cilat sikurse në shiritat filmik - një pas një, shtriheshin në fotografin e zhvilluar.
Dr. Xhulian Ajsak, nga Universiteti i Antonios (Angli) eksperimentoi me mbi 500 medium dhe zbuloi se çdo i dhjeti mund të lakoj metale, pa i prekur fare. Ai vërtetoi se suksesi i psikokinezës dhe aftësitë e mendimit varen nga tre elementë: nga besimi, gjegjësisht forca e besimit se psikokineza ekziston; nga relaksimi psikik si dhe nga gjendja emocionale e mediumit.
Kërkuesit francezë kanë konstatuar se organizmi njerëzor, posaçërisht shpirti njerëzor (pavarësisht nga truri material) emiton rreze psikike, të cilat kanë veti të mjaftueshme fizike për të krijuar fotografi.
Ne njohim gravitacionin, radioaktivitetin, energjinë nukleare, rrezet elektromagnetike etj. Gravitacioni është i dobët për lëvizje të këtij lloji. Radioaktiviteti këtu nuk paraqitet ndërmjetësues, sepse numëruesi i “Gajger-it” nuk reagon. Forca nukleare i mban grumbull grimcat e bërthamës së atomit dhe ndikon në largësi të vogël. Por për këtë, rrezet elektromagnetike, të cilat formojnë vibrimin e elektroneve në atom, mund të ndikojnë edhe në largësi të mëdha. Është e mundur që në këtë spektër të gjerë të rrezeve elektromagnetike të ekzistojnë edhe disa forca të panjohura të rrezatimeve, të cilat janë të afta që në mënyrë të drejtpërdrejt të ndikojnë në strukturën e materies, që ta zbusin, deformojnë dhe të shkaktojnë lakimin e saj.
Një grup shkencëtarësh nga Amerika dhe Danimarka, kanë ndërtuar një model të hapësirës tetëdimenzionale, me ndihmën e të cilit, në mënyrë hipotetike, mund të shpjegohen mekanizmat psikokinetike të lakimit të metaleve. Supozimi themelor i kësaj hipoteze është se shpirti ynë (energjia e trurit tonë) mund, në ndonjë mënyrë, t’i sillet rrotull ndonjë ligji tjetër termodinamik, në të cilin thuhet se të gjitha sistemet e nxehtësisë humbin energjinë me procesin irevesibil (të pakthyeshëm), të quajtur “entropi”. Shpirti ynë, ndoshta, “tërheq” energjinë nga ambienti i vet me ndonjë lloj të entropisë negative, të cilin, Ilija Pregogin, fitues i Çmimit Nobel për fizikë më 1977, e quajti “Negentropi”. Mendimi, me fjalë të tjera, e tërheq energjinë nga fusha energjetike, e cila ekziston rreth secilit njeri e kjo energji pastaj fokusohet si forcë për lakimi e metaleve.
Akademiku sovjetik M. Mikulin, konsideron se tek njeriu ekziston forcë e fshehur, e cila duhet të studiohet ose, siç thotë Kolin Vilsni, “ekzistojnë shumë fenomene, të cilat qëndrojnë jashtë paradigmës së shkencës moderne”.

Fund
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA    Empty Re: NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi