Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
MISTERE !!!!!!!!!! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
MISTERE !!!!!!!!!! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MISTERE !!!!!!!!!!

2 posters

Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 3:56

MISTERE !!!!!!!!!! Ufo1


ZHDUKJA E MISTERSHME



Në verën e vitit 2006, familja Bardhi përgatitej për pushime verore. Babai i Kaltërinës, Dini, punonte si kreator në një ndërmarrje private te një investori të huaj, dhe për çdo vit shkonte për pushime në malet e Prevallës. Ishte rast i mirë që të ikte nga tollovia verore që e kaplonte qytetin e Prizrenit


Kaltërina Bardhi ishte një vajzë dymbëdhjetë vjeçare dhe krejtësisht e zakonshme. Ishte e shoqërueshme. Në shkollë shkonte rregullisht me moshatarët e saj. I adhuronte orët e muzikës dhe ishte ndër më të mirat në seksionin e baletit. Kishte edhe një pasion të veçantë: fantastikën shkencore, për të cilën moshatarët e saj as që mendonin.

Në fillim kureshtjen e shuante duke lexuar tregime spirituale nga autor vendas, ndërsa shumë shpejtë imagjinatën e saj fëmijërore filluan ta preokupojnë shkrimtarë të njohur të fantastikës shkencore si Artur Klark e të tjerë. Imagjinata e saj pasurohej gjithnjë e më tepër dhe u zgjerua në kufij të paparë. Filloi të humb kuptimin për realitetin ekzistues, të cilën e vunë re prindërit e saj, ose së paku kështu dukej në shikim të parë!

- Mbrëmë kam lundruar mbi sistemin diellor, - shpesh tregonte Kaltërina në mëngjes kur zbriste nga dhoma e saj e gjumit. Nënë - vazhdonte ajo, kam udhëtuar nëpër hapësirën e pafund, e cila nuk është siç na duket neve nga Toka. Yjet, gjithashtu, nuk janë ashtu të bukur siç i shohim ne, kurse përreth dëgjohen zhurma që nuk i kam dëgjuar kurrë.

Nëna ia lëshonte një shikim serioz dhe me shqetësim i thoshte:

- Mirë Kaltërina, deri kur do të na mërzisësh me këto tregimet e tua?! Prapë ke parë ndonjë ëndërr fantastike?! Ta dish se do ta ndaloj t’i lexosh ato libra me fantazira!

Zakonisht e gjitha përfundonte në këtë mënyrë.

Në verën e vitit 2006, familja Bardhi përgatitej për pushime verore. Babai i Kaltërinës, Dini, punonte si kreator në një ndërmarrje private te një investori të huaj, dhe për çdo vit shkonte për pushime në malet e Prevallës. Ishte rast i mirë që të ikte nga tollovia verore që e kaplonte qytetin e Prizrenit.

Prevalla, një vend i qetë dhe plot gjelbërim, vend ky shumë i bukur dhe pitoresk, i rrethuar me kodrina mbi të cilat shtrihej një det i tërë pishash.

Me ta shkonte edhe gjyshja e Kaltërinës, zonja Mira. Ishte një plakë e çiltër dhe shumë shpirtmirë. E adhuronte mbesën dhe ishte në gjendje që gjatë pushimeve të verës, pa përtesë, t’i kushtonte asaj orë të tëra. Ishte fjalëmbël ndaj çdokujt. Kaltërina në jetën e saj kishte vend të veçantë, andaj edhe ajo e donte gjyshen pa masë.

Ditën e tretë të pushimeve, Kaltërina e kaloi duke shëtitur përjes pishave të mrekullueshme të Prevallës. Kur u kthye në kampshtëpizë , ende pa hyrë mirë brenda, e shqetësuar, pyeti të ëmën:

- A është e vërtet se unë kam një motër binjake?!

Nëna në atë çast lëshoi pjatat nga duart dhe me hidhërim pyeti gjyshën Mirë:

- Çfarë po fletë Kaltërina?!

Pastaj u kthye nga vajza:

- Ç’është kjo pyetje, bij ime?

Vajza në atë moment u habit dhe thjesht nuk dinte si të sillej dhe çfarë të thoshte.

- Asgjë...Nuk di pse hidhërohesh menjëherë!

Në fakt, nëna nuk ishte e hidhëruar, ishte e befasuar me pyetjen e saj, pasi që Kaltërina ishte lindur si binjake. Fëmija i dytë gjithashtu ishte vajzë, por mjerisht, nuk i kishte përballuar komplikimet e lindjes. Mirëpo ata nuk i kishin treguar kurrë Kaltërinës për motrën e saj. Thjesht, nuk kishin dashur që fëmijërinë e saj ta ngarkojnë me këtë çështje. Prandaj pyetja e saj ishte e papritur. Prej nga, si i ra ndërmend...

- Mirë bija ime, tanimë nuk jam e hidhëruar, - u mundua ta qetësonte, por dua të më tregosh përse më pyete?

- Këtë gjë ma tha një i panjohur tek shëtisja përmes pishave!...

- Si i panjohur?

- I panjohuri nga planeti Otila!...

- O zot, Kaltërina, prapë ti..., - Prapë ke filluar me fantazira?!

Vajza rrudhi krahët dhe me vrap u futë në dhomëzën e saj të vockël.

Thellë e prekur, Zana filloi t’i tregoj gjyshes Mira për fantazaitë që i kishte dëgjuar muajt e fundit nga Kaltërina. Por tregimi i sotëm ishte në kufi me realitetin. Vallë, nga kush ka dëgjuar për motrën e vet të vdekur?... Ranë dakord që këtë çështje ta hetoj me kujdes gjyshja.

Po atë natë, Kaltërina, me një butësi mahnitësi ia rrëfeu gjyshes tregimin për “të panjohurit nga planeti Otilo”.

- Është një burrë shtathedhur - tregonte vajza. Nuk dallon shumë nga ne, por prapëseprapë është disi më ndryshe. Më ka thënë që motra ime quhet Era dhe se jeton, atje me ata!...

- Era!... pëshpëriti plaka e hutuar. - Ti mendon se kjo është e vërtet?!

Kaltërina uli shikimin dhe me zë të ulët tha:

- Mendoj se po, gjyshe!

Gjyshja ishte shumë e durueshme.

- A të ka thënë diç tjetër?

- Më ka pyetur nëse kam dëshirë të takohem me motrën.

- E ti, çfarë i tha?

- Me siguri se po! M’i ka përkëdhelur flokët. Mirë më tha, në mbrëmje kur të zë gjumi do të shkojmë në Otila për ta takuar atë. Pas këtyre fjalëve u zhduk-

- Mirë shpirt, tani fli. Në mëngjes së bashku do e kërkojmë të panjohurin...

Gjyshja me butësi puthi Kaltërinën dhe, si gjithmonë, e mbuloi me kujdes. Fiku dritën dhe me hapa të ngadalshëm u drejtua nga veranda ku rrinin ulur Zana dhe Dini. U tregoi gjithë bisedën që kishte pasur me Kaltërinën. Ata të befasuar shikuan njëri tjetrin!

- Era`-sa nuk bërtit Zana.

- Tha se quhej Era?!

- Zot i madh, a është e mundur?! - tha Dini.

Emri Era ishte emër unikat të cilin e kishin sajuar prindërit disa ditë para se të lindnin fëmijët, pasi e kishin kuptuar se do lindnin vajza binjake. Do i pagëzonin: njërën Kaltërina dhe tjetrën Era. Për këtë vendim paksa të çuditshëm kurrë nuk i kanë treguar askujt, as gjyshja nuk ka qen e njoftuar. Kurse tani paraqitet i panjohur dhe...!?

- Zot i madh - pëshpëriti sërish Zana.

Po atë natë nga kampshtëpiza u zhduk përgjithmonë Kaltërina. U njoftuan të gjitha organet kompetente: policia, KFOR-i etj. U alarmua edhe Interpoli...por nuk zbuluan kurrë asgjë! As më të voglën gjurmë!

Vajza u zhduk nga dhomëza dhe nuk u lajmërua kurrë më. Mbase ka kaluar në dimension tjetër - në... zonën e muzgut.

[/td][/tr]


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Sun 27 Dec 2009 - 4:09, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 3:58

MISTERE !!!!!!!!!! Shpirtat


KUSH PO I THËRRET SHPIRTAT?



“Ishim tubuar të gjitha shoqet e mëhallës dhe filluan të bisedojnë ashtu dhe kështu bëhet kjo punë. Flitnin për thirrjen e shpirtave. Të gjithave u interesontsi ta gjenin fatin e vet, emrin, dhe gjëra të tjera. Me ta thënë të drejtën unë jam frikacake kur janë në pyetje gjërat e këtilla, por..."SHPIRTAT




Derisa isha duke i bërë ca punë në shtëpi, një ditë cingëroi zilja e derës. Hapa derën, dhe para meje qëndronte një djalosh me shikim të humbur, që ende s'i kishte mbushur të njëzetat. I tëri ishte i veshur në të zeza. Në bluzë i shkruante "Hells Angels" (engjujt e ferrit), në unazë e kishte një kafkë të argjendtë dhe në qafë një medalion, në të cilin gjendej ylli pesërrembësh i kthyer me majë poshtë. "Je ti Arbeni" më pyeti. "Po", iu përgjigja. "Kam dëgjuar se merresh me thírrjen e shpirtave dhe magji". "Jo, nuk dij se ku paske dëgjuar për këtë", i thashë ""unë vetëm shkruaj për këso giëra". "Nejse" - ma ktheu - "njëjtë është, kryesorja po merresh me to. Të ftoj të shkoimë te një mik imi. Ke për të parë atë që s'ke parë kurrë". "Në lidhje me çka?", e pyeta. Specialitet e kemi thirrjen e shpirtave,dhe jo veç të atyre. Nëse dëshiron t'i shohësh gjërat si levitojnë rreth dhomës eja me mua."

"Jo", i thashë - "pa ditur se me kënd prej "atyre" kam punë. Megjithatë, shkruaji përvojat tuaja dhe të shokëve dhe m'i dërgo. Ndoshta atëherë do të vij". Iku dhe nuk u kthye më. Si duket nuk i pëlqeu përgjigja ime, edhe pse qe sa kohë e pres të vijë.
Këtu, dua ta shtjelloj një temë që pak a shumë ka të bëjë me rininë e cila, pos argëtimeve të përditshme që i kanë, prej kurreshtjes ose prej detyrimit nga ana e shoqërisë, ka hyrë në një fushë që, jo vetëm që nuk ka dobi prej saj por mund të lë edhe çrregullime psikike që mund ta përcjellin individin gjatë tërë jetës së vet. Thirrja e shpirtave nuk është lojë, sepse së pari nuk mund të thirret asnjë shpirt i ndonjë të vdekuri. Ata që kanë shkuar është e pamundur që të kthehen e të komunikojnë me të këndejshmen. E vetmja gjë që mund të ndodh është hapja e kanalit mes botave, i cili pastaj shfrytëzohet nga forcat e errëta ose nga qeniet tjera, për të cilat nuk mund të them se janë hyjnore. Kështu ata që hapin "derën", nuk kanë punë me qeniet e sferave të larta por, siç do të thoshte Danteja, me qeniet e niveleve të nëntokës. Që të mos kaloj në temë tjetër, më poshtë lexoni për përvojat e një studenti dhe të një ish studenteje e më pas do t'i kthehem temës në fjalë.



RASTI I PARË



"Pasi që erdha prej ushtrisë, u mblidhnim shoqëria gati çdo natë për ta hequr mallin. Një mbrëmje u mblodhëm unë, dy shoqe dhe dy të afërme. Ato kishin ardhur për një qëllim të caktuar, për t'i thirrur shpirtat, e meqenëse vetë frikoheshin, kishin përgatitur planin që të jem atë natë edhe unë aty, si mashkull i vetëm, që të kishin ato njëfarë sigurie.


Më detyruan edhe mua të hyj në atë lojë duke më thënë: "Hajde, hajde edhe ti, apo ndoshta po frikohesh..." Ato filluan me komunikimin në stilin: "I lutem shpirtit X…" kur befas gota filloi të lëvizë. Nuk iu besojsha, duke i akuzuar se janë duke bërë shaka. Rradhën e kish një shoqe e imja. Kur mori përgjigjen e duhur, u zverdh fare dhe s'i kish mbetur një grusht fytyrë. Aty kam pare se si zverdhet njeriu në fytyrë, kështu që e mora këtë gjë seriozisht. Vendosa gishtin dhe shikoja gotën mos ndoshta është duke e lëvizur shoqja ime. Nuk ishte ashtu si menodja. Befas, gota fillo lëvizte sikur ta drejtonte një dore padukshme. E kam pyetur për mjaftë gjëra shpirtin që e thirrën ato vajza dhe lirisht mund të them se gjërat që më janë parashikuar atëbotë, sot janë përmbushur pak më shumë se gjysma e tyre. Pasi i hoqëm gishtat, vajzat i thanë edhe disa dua, më duket 'elhamin dhe kulhuvallahun'. Kjo është e tëra dhe kam thënë më kurrë s'do të bëj ndonjë gjë të këtillë."


MISTERE !!!!!!!!!! Image002



RASTI I DYTË



"Ishim tubuar të gjitha shoqet e mëhallës te një shoqe e imja për të ndenjur deri në syfyr. Ishte Ramazan, kështu që çdo natë u tubonim dhe me rend shkonim të ndenjim, për çdo mbrëmje te ndonjë shoqe. Kur një mbrëmje filluan të bisedojnë çështu çështu bëhet kjo punë. Flitnin për thirrjen e shpirtave. Të gjithave u interesontsi ta gjenin nafakën e vet, emrin e gjëra të tjera. Me ta thënë të drejtën jam frikacake kur janë në pyetje gjërat e këtilla. Por kur e pashë guximin shoqeve dhe të gjitha ishin të vendosura, edhe unë hyra në lojë me to. Vendosëm tavolinën në mes, i shkruajtëm e i përgatitëm shkronjat. Ora ishte fiks 12, tamam në mesnatë Ato ia nisën të parat. Nuk mund të besoja se kishin rezultat. Tani erdhi radha te unë. Mirëpo nuk dija cilin shpirt ta thërrisja. Atëherë m'u kujtua: i nënës i pat vdekur një dajë i ri dhe vendosa ta thërras atë. E thash duanë që duheshte, dhe fillova t'i lutem atij: "A pranon me m'u përgjegjë?" Gota nuk lëvizte, tentova edhe disa herë, por asgjë. Shoqet më jepnin kurajo e më thonin: "duhet të t'vijë. Të gjitha neve na erdhi, pse te ti vjen askush." Pak kurreshtja, pak inati më bëri të isha e vendosur. Mendoja pse ato patën sukses e unë që nuk kam përgjigje. Kur për moment, gota filloi rrëmbyeshëm lëvizë vetvetiu, sikur kur ta nervozosh dikë.


U tremba në palcë kur lexova përgjigjen: S'mundem me t'u përgjegjë se jam shumë i lodhur. Nuk dij me ta përshkru qysh i kërkova falje. Merre me mend, natën e mirë - m'u përgjigj. Shoqet prap m'u gjuajtën në kokë: hajde tash, e ke edhe dikënd që t'ka vdekur, gjyshin. Unë mendojsha se sa më i vjetër është i ndjeri, është më i lodhshëm. Përkundrazi, t'vjetrit paskan më shumë...atje s'paska rëndësi a je i ri a i vjetër. Gjyshi m'ka vdekë i vjetër, n'moshë. A po pranon- e luta. Përgjigjja ishte: Po. mbesa ime e dashur! Merre me mend. Ai i vjetër dhe m'u përgjegj në këtë mënyrë. Është interesante se në këto gjëra pergjigjet jipen në mënyrë gramatikore. Nuk jipen kështu, thjesht. Edhe unë vazhdova ta pyes, por më shumë më interesonte për vëllain. Ishte koha e regjistrimit në fakultet dhe e pyeta, pasi që veç isha në fakultet e pata ardhë për pushim. Po - u përgjigj gjyshi - ke për ta kryer, por vonë. Ke për ta ndërprerë për një kohë por do ta përfundosh. Vëllai do të pranohet dhe do ta kryejë në afat rekord pasi që është shumë i zgjuar. Ashtu dhe ndodhi. Vëllai kreu fakultetin në afatin rekord, e unë - ende mbeta në vitin e tretë, pasi njëherë i kam ndërprerë studimet. Pastaj mora edhe mjaft përgjigje tjera në pyetjet e mija. Në fund e falënderova dhe desha ta çoj gotën, kur prap filloi të ecë. "Natën e mirë, mbesa ime e dashur!" Ka qenë kjo... krejt jemi befasuar. Kjo natë më ka lënë përshtypje shumë. Në shtëpi i tregova nënës. Për pushim na erdhën të afërmet, moshataret e mija. Iu tregova për ndodhinë time, ku prap së bashku provuam disa herë, por pa sukses! Njeriu ndonjëherë, kur t'i shpjegosh për këto gjëra, i zë këto punë si hajgare, por unë nuk do të thosha…"


***
Personat, që lexuat përvojën e tyre, poashtu thanë se jo vetëm që nuk do ta përsërisin këtë ritual, por edhe se, atë natë nuk do ta harrojnë më kurrë. Këtë "hobi" të pazakonshëm edhe sot e kësaj dite, aty këtu, e praktikojnë të rinjtë kurreshtarë. Ata i luten fantazmave a hijeve me shpresë se do të njohin diç më shumë për atë botë dhe siç e pamë rnë lart, se do t'i marrin përgjigjet në pyetjet si: kush do të jetë i dashuri im, si do të kaloj në shkollë e të ngjashme. Pak a shumë të gjitha këto pyetje janë të padjallëzuara, mirëpo mënyra me të cilën vashat e djelmoshat dëshirojnë të vijnë deri te përgjigj ja nuk është edhe aq e padjallëzuar.


Mënyrat e komunikimit me "ata", që kush e din se kush janë, janë të shumta, por nuk do t'i ceki, për shkak se do të ishin praktikuar menjëherë nga ndonjë lexues i "parehatshëm, duhet respektuar thënien e vjetër që thotë se kurreshtja vret. Mund të them se mënyra më e popullarizuar e thirrjes se shpirtave është ajo me ndihmën e gotës, që ka qene dhe është duke u praktikuar më së shumti ndër të rinjtë, duke filluar prej shkollarëve, studentëve e deri te grupet (më së shumti të vajzave) nëpër shtëpi, kuptohet. kur janë vetëm. Të gjitha këto fillojne si argëtim, që nxitet prej kuneshtjes, por ka edhe disa raste kur më vonë disa prej praktikuesve fillojnë të besojne verbërisht në to, ashtu që pas një kohe nuk mund ta bëjne asnjë hap më tutje pa ndihmën ose këshillën e "shpirtit të vet". Arsyet më të shumta të praktikuesve të thirrjes së shpirtave janë se ata nuk janë të varur nga ato seanca, por këtë e bëjnë ngase lëvizja e mistershme e gotës që jep përgjigje u duket interesante dhe ngazëllyese. Një ditë kur vashave a djelmoshave iu bëhet i mërzitshëm ky lloj rituali, atëherë shkojnë më tej dhe hyjnë në rrethin qendror të Dantes.

Të tërhequr pas këtyre gjërave, ata fillojnë të veprojnë dhe të kryejnë rituale të tjera. Për t'i arritur qëllimet e veta dhe për ta shuar etjen e lakmisë ata fillojnë ta kryejnë ndonjë ritual të magjepsjes që "rastësisht" e ka i dëgjuar nga ndonjë plakë a ndokush tjetër... Kështu, duke mos qenë i vetëdijshëm se ç'është duke bërë dhe se ndoshta merr dikënd në qafë, ai hyn thellë e më thelle në një lojë që udhëhiqet ndoshta nga dora e padukshme e vet djallit. Duke u marë intenzivisht me hobin e këtillë, dalëngadalë personi izolohet prej rrethit të vet. Në shumicën e rasteve me këto gjëra nuk shkojnë aq larg sepse shpejt bie interesimi për këtë dukuri, për shkak të asaj se të rinjtë kanë gjëra të tjera në mend. Por atyre që mbesin të ngujuar e të lidhur me këtë gjë, iu nevojitet ndihma qoftë ajo e prindëve apo e ndonjë eksperti. Të rinjtë që lëshohen në kontakte me fantazma dhe nuk e ndërpresin këtë veprimtari, hyjnë në fushën e magjisë së zezë, ku format më të këqija janë sakrifikimet e kafshës shtëpiake (sidomos gjelat). Njeriu i tillë mund të kalojë në psikopati dhe bëhet aq i pasigurtë sa që t vështirë e ka t'i kthehet jetës së përditshme, pastaj nuk janë në gjendje të lirohen prej frikave të përfituara nëpër seanca. Bota e tyre nuk është e përditshmja e jonë, kështu që tjetërsohen prej familjes, shoqërsë dhe krijojnë një botë të vetën me lidhje të shkëputura të realitetit.

Megjithse shumica e të rinjëve e bënë këtë nga kureshtja, dëshira për njëllojë aventure, "lojërat me gota" të filluara në ndonjë dhomë të errësuar, mund të shkaktojnë çrregullime serioze psikike te individi, e që si pasojë mund të mos shërrohet gjithë jetën. E para që duhet bërë është vetëdijësimi se thirrja e shpirtave është hapi i parë i varësisë prej operacioneve të magjisë dhe magjepsjes të cilat nuk janë asgjë tjetër pos ndikimi në vullnetin e lirë të tjetërkujt, ndërsa njeriu që ka pak ndërgjegje nuk mund të hyjë në këtë lojë.



[/td][/tr]
[/td][/tr]


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Sun 27 Dec 2009 - 4:10, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 4:00

MISTERE !!!!!!!!!! Vashazez
VASHA ME TË ZEZA
O Zot, si e parashikoi këtë vasha! - mërmëriti në vete Samiri. Më pastaj ktheu kokën mbrapa për ta shikuar vashën, e cila nuk ishte më aty! Ishte zhdukur pa gjurmë. Nuk u besoi syve të vet, por e vërtet, vasha nuk ishte në automjet. Ulësja e prapme ende ishte e lagur në vendin ku ishte ulur vasha misterioze që tregonte se para pak çastesh, megjithatë dikush kishte qëndruar aty.





Mirëjam Lumi, një bionde me fytyrë të gjatë, me sy të mëdhenj e të kaltër dhe melankolikë, ishte një kamariere në një kafeteri lokale në qytezën e Reqanit.

Mund të themi se ishte një vashë e qetë dhe nuk u binte lehtë në sy të tjerëve; nuk kishte ndonjë veti dalluese. Bashkë me nënën (një grua shumë e kujdesshme dhe me mjaft edukatë) banonte në një banesë të vogël e të thjeshtë. Mirëjami, një vajzë e urtë, e dëgjueshme dhe punëtore, babanë nuk e njohu kurrë. I ati i saj, Shkodran Lumi, qe vozitës i kamionit. Vdiq në një aksident të rëndë komunikacioni, pak ditë para se të lindte Mirëjami. Nëna e kësaj vashe kishte edukatë patriarkale, prandaj nuk tentoi fare të martohej më, por iu kushtua tërësisht së bijës së vogël, siç e quante ajo nga lindja. Kjo gjë sigurisht ka ndikuar që kjo vashë të jetë e pasigurt dhe e tërhequr në vete. Njeriu i vetëm me të cilin kishte shoqëri dhe tek i cili kishte besim ishte plaku 60 vjeçar, Pretashi, i cili njëkohësisht ishte edhe pronar i kafeterisë ku punonte Mirëjami. Pretashi ishte një burr i ndershëm, ishte mik i babait të vajzës, prandaj e donte si fëmijën e vet. Ai shpeshherë e kritikonte Mirëjamin se nuk ishte e shoqërueshme dhe se nuk e gjente ndonjë djalë për t’u martuar. Mirëpo, vasha bisedave të tilla iu shmangej, skuqej në fytyrë dhe tërhiqej...

Ishte ditë tipike vjeshte, me shi dhe me erë. Sapo kishte kaluar mesnata. Samir Harku drejtonte automjetin në drejtim të Reqanit. Ishte i lodhur dhe mezi i mbante sytë hapur. Kthehej nga Prishtina, ku e kishte vizituar të ëmën e sëmur. Tërë ditën e kishte kaluar duke vrapuar andej-këndej, duke kryer punë të ndryshme për nënën e tij. Me padurim e priste momentin e mbrëmjes në shtëpi që të pushojë sadopak, pasi të nesërmen duhej të zgjohej herët, sepse duhej të shkonte në punë. Tanimë ishte afër shtëpisë, vetëm edhe disa kilometra. Befas, duke ngarë veturën rrugëve të gjarpëruara buzë Lumëbardhit, sapo kishte kaluar qytetin e Prizrenit, vërejti një vashë të re e cila qëndronte buzë rrugës ndërsa bënte me dore. Natyrisht, nuk mundi të kaloj pa u ndalur. Vërejti se vasha ishte rreth 20 vjeçare e veshur me një fustan të gjatë dhe ngjyrë të zezë. Samiri mendoi se kësaj vashe i kishte ngjarë diç, pasi që ajo në këtë kohë të ligë u gjend në rrugë dhe në këtë vend!

- A mund t’ju ndihmojë? - pyeti Samir pasi hapi dritaren e veturës.

- Jo! - tha vasha e tretur në MISTERE !!!!!!!!!! 902293.

- A doni të vini me mua? - pyeti sërish Samiri.

- Siurdhëroni! - iu përgjigj ajo dhe u fut në veturë. U ulë në ulësen e pasme. Pas ca shkëmbime bisedash të zakonshme, me një zë lutës iu drejtua Samirit:

- Ju lutëm, në kthesën që po afrohemi voziteni automjetin me shumë kujdes...!

E çuditshme, mendoi Samiri, stopuese të tillë ende nuk kishte parë. E mora në veturë dhe tani kjo po më këshillon?! Megjithatë, sugjestiviteti i tonit me të cilën e shprehu mendimin ajo e shtyri vozitësin që ta dëgjojë këshillën e saj. Zvogëloi shpejtësinë dhe në kthesë hyri ngadalë. Në atë çast para tij një pamje shqetësuese e tmerrshme: gjysma e rrugës ishte shembur dhe bartur nga ujërat e shumta. Po të mos e kishte dëgjuar këshillën e bashkudhëtares, automjeti me siguri do përfundonte në abisin e errët.

- O Zot, si e parashikoi këtë vasha! - mërmëriti në vete Samiri. Më pastaj ktheu kokën mbrapa për ta shikuar vashën, e cila nuk ishte më aty! Ishte zhdukur pa gjurmë. Nuk u besoi syve të vet, por e vërtet, vasha nuk ishte në automjet. Ulësja e prapme ende ishte e lagur në vendin ku ishte ulur vasha misterioze që tregonte se para pak çastesh, megjithatë dikush kishte qëndruar aty.

Samiri, thjesht ishte në gjendje shoku. Para pak çastesh vasha kishte qenë aty, menjëherë pas shpine, kurse tani sikur ta kishte lëshuar toka. Ishte meritë e saj që kishte shpëtuar nga vdekja e sigurt. Por, ç’ndodhi me të?

Me të arritur në Reqan, e ndjeu për obligim të paraqitej në stacionin e policisë. Paraqiti shembjen e rrugës dhe pastaj tregoi për takimin jo të zakonshëm që kishte përjetuar.

- Më besoni, ose do të më kishte zënë gjumi, ose në kthesë do të kisha hyrë me shpejtësi të madhe, po të mos më paralajmëronte ajo vajzë...!

Polici kujdestar e dëgjoi me kujdes, më pastaj e pyeti:

- Mos është fjala për vashën veshur me fustan të gjatë me ngjyrë të zezë?

Samiri, edhe një herë u befasua. Kjo më lë të kuptoj se nuk kam përjetuar halucinacione! - tha vetmevete dhe shtoi:

- Ju e dini për cilën vash është fjala?!

- Për fat të keq jo, por ju nuk jeni i vetmi që keni përjetuar takim me vashën veshur me të zeza. Shumë njerëzve u ka ndihmuar që t’i ikin fatkeqësive. Hmm... Ka të ngjarë që fantazmat realisht të ekzistojnë. E nëse ekzistojnë, kjo ka qenë fantazma shpirtmirë, Mirëjam Lumi...

- Mirëjam Lumi?! - përsëriti Samiri.

Pothuajse në Reqan është harruar fatkeqësia e tmerrshme kur humbi jetën vasha e urtë dhe e tërhequr, Mirëjam Lumi. Kjo ndodhi në qershor të vitit 2005. Atë ditë, si zakonisht, me automobilin e vet të tipit “Volkswagen” ishte nisur në drejtim të qytetit të Prizrenit. Por, pa ndonjë arsye që mund të shpjegohet, befas doli nga rruga, dhe u rrokullis në humnerë. Vetura e saj gjatë përplasjeve me shkëmbinjtë e thepisur, tanimë i ngjante një grumbulli nga hekurishtet. Gjëja më e çuditshme ishte ajo se kalimtarët e rastit deklaronin se vasha një kohë të gjatë pas aksidentit ka qenë gjallë dhe ftonte për ndihmë! Më në fund arritën që ta nxjerrin nga ato hekurishte që dikur ishin automjet. Por atëherë ishe vonë, megjithëse në trupin e saj nuk vërehej asnjë shenjë lëndimi. Fytyra e saj, pa një vërragë, dukej e qetë, gati hyjnore...

Një vit pas fatkeqësisë, në nëntor të vitit 2006, në raportin e policisë për herë të parë shënohet paraqitja e vashës me të zeza, ndërsa më vonë, gjithnjë e më shpesh. Në fund, policia e qytezës së Reqanit e shpalli vajzën “Engjëll mbrojtës” që kujdesej për rrugët e këtij rajoni.

Fenomeni i paraqitjes së vashës me të zeza nuk është i vetëm. Raporte, por edhe rrëfime të shumta për paraqitje të tilla në pjesë rrugësh me rrezikshmëri të lartë ka edhe nga vendet e tjera...

Vallë, athua vërtet ekzistojnë shpirtra të mirë që me paralajmërimet e tyre ndryshojnë rrjedhën e jetës sonë? Shkenca edhe më tej heshtë! Por popullata beson në to. Edhe Samiri, padyshim është njëri nga ata


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Sun 27 Dec 2009 - 4:11, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 4:01

MISTERE !!!!!!!!!! Mistreib
MISTERI I “LULES SË BARDHË”

Puhia lehtas përhidhej nëpërmjet dritares gjysmë të hapur të dhomës së fjetjes. Fresku që vinte përmes saj, në këtë natë të nxehtë korriku, ledhatonte dashnorët e rinj në lojën e tyre harresëdhënëse. Floku i bardhë e i bujshëm i Luljetës ia fshinte fytyrën ushtarakut të ri amerikan nga shikimi i hënës. Ritmi mahnitës i bukuroshes së re, e detyronte të harronte Mirjam-in dhe Aliajt. Kënaqej në përqafimin afshor të bardhokes së shfrenuar. Është ora afër dy e mesnatës...



Gjersa aeroplan-bartësja “KENEDI” fuqishëm shqyente ujërat e Mesdheut, duke lundruar kah Adriatiku, nata ngadalë lëshohej. Në qiell së shpejti shndritën yjet. Lëkundja e butë e aeroplan-bartëses i bënte të kotur marinarët të cilët mbrëmjen në pallubë e kalonin me pije dhe lojë letrash. Kapiteni Vilijem o Keef në të vërtetë veç sa bisedoi me telefon me të shoqen në anën tjetër të Atlantikut, diku në Kentaki.

Situata e Kosovës, në vitin 1999, po hynte në fazën kritike. Aeroplan-bartësja amerikane “Kenedi” do të lundroj në Adriatik dhe me përkrahjen logjistike do t’i ndihmoj aleatët e paktit NATO në bombardimin e Jugosllavisë. Kapiteni O Keef , lëshoi dëgjuesen dhe shkoi për të fjetur.

Lufta në Kosovë mbaroi. Forcat jugosllave ushtarake-policore u tërhoqën nga regjioni kurse makineria më e fuqishme ushtarake e NATO-s hyri në Kosovë me mandatin e Bashkësisë Ndërkombëtare nën emrin KFOR. Zoti O Keef, me vendimin e autoriteteve ushtarake amerikane u përcaktua në Ferizaj, ku si paqësor do të mbante rendin dhe qetësinë në sektorin amerikan të përgjegjësisë. As ëndërr nuk e kishte parë, se në Ballkan, pikërisht në këtë vend, do ta kalonte afatin ushtarak prej shatë muajsh sa gjithsej i kishin mbetur. Ditët ishin të gjata dhe monotone. Asgjë e jashtëzakonshme. Kapiteni O Keef ëndërronte për kthimin e tij në Kentaki, për të birin Xhonin dhe të shoqen Mirjam. Dalja në qytet, pas gjashtë ditësh, ia theu monotoninë. Popullsia lokale i çmon posaçërisht amerikanët. E ndjente këtë në secilin hap, gjatë çdo takimi. Ditën e dytë të daljes së tij në qytet njohu qiftin bashkëshortor ALIU. Mikpritja tradicionale e këtyre njerëzve nuk e linte indiferent kapitenin. E pranoi ftesën e tyre për vizitë. Dhe, miqësia lindi, si zakonisht mu aty ku nuk shpreson fare.

Është korriku, e në vitin 1999 ishte jashtëzakonisht moti i nxehtë. Shumë parashikues botëror kishin paraparë thatësirë të madhe, çka edhe u vërtetua. Kapiteni O Keef atë buzëmbrëmje, më 28 korrik vizitoi shumë shitore, duke kërkuar buqetë MISTERE !!!!!!!!!! 16826 të freskëta “Ashtu do t’i gëzoj ALIJAT në përvjetorin e njëzetegjashtë të martesës”, mendonte ushtaraku i ri amerikan.

Ishte afër derës së hyrjes të shtëpisë së miqve të rinj. Cingëroi. Në dorë mbante buqetën e vjollcave të freskëta që kishin ngjyra të përziera të kaltërta dhe të verdha. “Ditë e natë” është emri i tyre vendor.

- Mirë se na erdhët, kapiten! Urdhëroni!- përshëndeti bardhoka gracioze, gjersa hapte portën e rënd të hekurt. O Keeff-it i humbën fjalët. U nguros. Pran tij rrinte bukuria e vashës që rrezatonte fuqishëm. Po buzëqeshja! Iu duk se të tillë nuk kishte parë kurrë më parë. Dhëmbët margaritarë të bardh thjeshtë të magjepsnin. Dhe ai si i magjepsur buzët e veta i barti mbi buzët e vashës.

- Këto MISTERE !!!!!!!!!! 16826 janë për ty! – tha O Keef, duke ia ofruar buqetën me vjollca të freskëta.

- Oh, sa jam e lumtur kapiten! Ende askush deri më sot nuk më ka dhuruar këso MISTERE !!!!!!!!!! 16826 “netësh dhe ditësh” kaq të bukura. Mbaje në mend: më shumë i dua netët, se sa ditët! Edhe pse dikur kisha dhe ditë të lumtura...” – qeshi vasha, gjersa me dorën e djathtë mbante përdore ushtarakun 27 vjeçar amerikan., kurse në të majtën tufën me MISTERE !!!!!!!!!! 16826 të cilës me frymëmarrje të thellë iu morri erë.

Hëna ngadalë “rrëshqiste” qiellit të kthjellët. Nga hijet e drunjve kopshti ishte gjysmë i errët. Por, së fundi, kjo për të s’kishte fare rëndësi. Ishte në shoqërinë e bukuroshes në fustanin e tejdukshëm me ngjyrë të bardhë. Pas saj u mbyll porta e oborrit. Hyjnë brenda.

“Vetëm?! Do të ishte MISTERE !!!!!!!!!! 210156 të më shihnin prindërit e saj...” mendonte O Keefi, sinqerisht duke u penduar për veprimin e tij të pakëndshëm që, në derën e oborrit, e kishte bërë. Në dhomën e fjetjes shndriste drita e kuqe e qiriut të trashë. Vetëm në korridor ndizej një llapë dritëdobët që ishte në murrin ballor. Çdo që derdhte romantikë. Çdo gjë i ngjante një nate të pabesueshme.

MISTERE !!!!!!!!!! Misteri

- Të thash, kapiteni im. Më shumë e dua natën se ditën. Netëve ndodhin çudira. Netët janë misterioze. Vetëm netëve mund ta përjetosh dashurinë e vërtetë. Oh, sa i bukur që je! A mund të më dashurosh fort, por ta ruash fshehtësinë?! – pyeti vasha që veçse e njohu.

- Patjetër! – pohoji kapiteni. Ti je krijesa më e bukur që ndonjëherë kam takuar. Por, oh! U frikohem prindërve tuaj. I frikohem turpit që do të më gjej. Të lutem më thuaj, mos vallë ëndërroj?! Kurrë nuk do të mundem të ngopem me bukurinë tënde...

- Mos iu friko prindërve të mi! – tha vasha. Ata janë në një fshat afër. Unë quhem LULJETA dhe kaherë ëndërroj për këtë natë. Do ta kesh dashurinë time gjithnjë gjersa ta ruash sekretin tonë.

Puhia lehtas përhidhej nëpërmjet dritares gjysmë të hapur të dhomës së fjetjes. Fresku që vinte përmes saj, në këtë natë të nxehtë korriku, ledhatonte dashnorët e rinj në lojën e tyre harresëdhënëse. Floku i bardhë e i bujshëm i Luljetës ia fshinte fytyrën ushtarakut të ri amerikan nga shikimi i hënës. Ritmi mahnitës i bukuroshes së re, e detyronte të harronte Mirjam-in dhe Aliajt. Kënaqej në përqafimin afshor të bardhokes së shfrenuar. Është ora afër dy e mesnatës...

- Ka qenë dashur kaherë të jem në njësinë time – brengosshim pëshpëriti kapiteni, duke shikuar orën në murr. Luljeta ngadalë dhe me kujdes hapi portat. Në ndarje e puthi edhe një herë kapitenin dhe i tërhoqi vërejtjen që të mos ia thotë askujt fshehtësinë. Bashkë me gërhimën e motorit të xhipit, brengosja e tij arriti kulmin:”Eh, si do të shkoj në bazë në këtë kohë të shurdhër të natës? Kanë për të më dënuar. Më mirë është të pres mëngjesin dhe disi do të gjendem” – mendonte kapiteni. Brenda disa sekonda e ktheu xhipin e tij në drejtim tjetër, dhe cingëroi gjatë në derën e njohshme të tij.

“Zilja dëgjohej madje deri këtu! Luljeta ime sigurisht fjeti menjëherë pas kësaj nate të çmendur...” Kot. Dyert mbetën të mbyllura. Kapiteni O Keef pjesën e mbetur të natës e kaloi në xhipin e tij. Në njërën anë i fiksohej përgjegjësisë së vet, kurse në anën tjetër imagjinonte takimin e ri me Lulletën e stërbukur, i cili duhet të ndodhte prapë natën tjetër.

Natën tjetër, sipas rregullit, shkoi tek Luljeta. Pothuaj se e kishte harruar tërësisht qiftin Aliu, kur ata me gëzim e ftonin të hynte brenda. Për nder të tij shtruan darkë të pasur.

Në ethërime shkëpuste me dhembë kofshën e pulës, duke pritur ardhjen e Luljetës.

Mendonte se do të darkonte bashkë me të. Por jo. Ajo s’vinte dot. Nuk ekzistonin as vjollcat e saja të kaltra e të verdha në vazon mbi tavolinë. “Ku është Luljeta?!”-pyeste veten..

- A nuk ulet në tryezë dhe vasha e juaj? – i pyeti kapiteni.

- Zonja dhe zotëri Aliu e shikuan me habi, kurse fytyrën ua mbuloi verdhësia.

- Nuk kemi vajzë, kapiten. Pa fëmijë jemi qe 26 vjet martese.

- Por...zuri të belbëzoj kapiteni, - Ku është bardhoka? Ku janë vjollcat e mija?!

- Luljeta, thjeshtë, nuk u paraqit më. As pas disa vizitash të njëpasnjëshme. Kapiteni O Keef gati harroi të telefononte përtej Atlantiku. Gruaja e tij as pas telefonatash këmbëngulëse nuk ia dëgjoi zërin. O Keef ngadalë, por sigurt, venitej si ato vjollca të kaltra të hedhura në diellin e nxehtë të korrikut. Duke e vërejtur pikëllimin në sytë e mikut të tij amerikan, zotëri Aliu vendosi të “hapte” zemrën e tij.

- Më vjen keç, kapiten. Sigurisht keni parë fantazmën. Hija e një vajze këtu tregohet shpeshherë. Po më habit fakti me buqetën tuaj. Nuk kemi vërejtur vjollca në dhomën e fjetjes. Çdo gjë është e njëjtë sikur para shkuarjes sonë në katund. Sigurisht nuk është diçka në rregull me ju dhe keni halucinacione.

- Paj, unë nuk jam fëmijë!- tha hidhërueshëm kapiteni. Buqeta ju dedikohej juve për përvjetorin e martesës, por ia kam dhuruar asaj vashe.

- Vërtet shpiri i asaj bardhoke shihet ndonjëherë në këtë shtëpi. Paraqitja e saj ndodh atje- tha zotëri Aliu, duke treguar me dorë shtëpinë e vjetër në anën tjetër të kopshtit.

Kapiteni O Keef u ngrit me qëllim ta shihte atë shtëpizë të vjetër. Hapi dyert e vogla të drurit, u ngjit shkallëve të vjetra prej druri për të arritur lart. Ndjente një atmosferë misterioziteti.

“Shishetavani” i punuar me stilin e vjetër turk dhe “dollapët” e thelluara në murr ia përkujtonin kohën kaherë të vdekur. U ul në minder dhe vështronte në zbrazëtirë, duke menduar se si ta zgjidhte këtë mister. Kot. Përpos grumbullit të gjërave të vjetra dhe “gjygymit” të hershëm prej bakrit në dollap, në anën e majtë të murrit, asgjë tjetër s’kishte. Kaloi përsëri në katin përdhese.

- Ndoshta s’jam i marrë që ta ndjek fantazmën! – pëshpëriti qetas kapiteni, duke u përgatitur ta lente shtëpizën.

- Baba im e ka blerë së bashku me pasurinë që shihni. Nuk e kemi rrënuar. Njeriu, prej të cilit e kemi blertë këtë, edhe për një kohë ka banuar në të. Ka qenë kaherë, por më kujtohet se ka folur për vashën e tij me emrin Luljeta. Fliste për bukurinë e saj dhe vdekjen tepër të hershme, e pas kësaj gjithmonë qante një kohë të gjatë – përkujtonte zotëri Aliu.

- LULJETA?! – klithi kapiten, si ta kishte goditur rrufeja. Ajo vashë pikërisht ashtu quhej... Inshalla nuk kamë bërë dashuri me hijen e Luljetës së ndjerë! O Zot! Çka po ndoll kështu me mua?! Me bindje, kapiteni O Keef vendosi seriozisht të punoj rreth këtij rasti, sipas tij unikat. Nëpërmjet mikut të tij Robertit, angazhoi një parapsikolog të njohur nga shteti federal Uashington. Parapsikologu Roni, nëpërmjet mediumit të tij kontaktoi me shpirtin e vashës së ndjerë.

- E përshëndes kapitenin tim. Më vjen shumë keç që nuk mundi ta ruante sekretin, por le të mos dëshpërohet. Ne do të takohemi përsëri. Jetërat tona kryqëzohen si shtigjet e imëta në shtëpinë e milingonave. Ndoshta i lajmërohem në ëndërr, ndoshta zhgjëndërr, apo në ndonjë jetë tjetër. Krejt një. Dashuria ime është e ndezur dhe kurrë s’ka për t’u shuar... – tha Luljeta përmes gojës së mediumit. Mediumi e ndryshoi zërin, ngjante në zërin e Luljetës. Kapitenit iu rrëqethën flokët e kresë. Edhe përballë frikës, ndjente gëzim që përsëri e dëgjonte.

- I kam marrë vjollcat me vete, në shenjë kujtimi për ty. Ato do t’i mbaj, kurse ti, kapiten, merre “LULEN E BARDHË” timen, ky është emri im. Sekreti ynë është zbuluar, më vjen keq për këtë. Mua më gjen atje - dhe mediumi tregon me dorë vendin nën strehë midis shtëpisë së vjetër dhe shtëpisë së fqinjëve.

- Tung, kapiten! Dhe mos u pikëllo...Ishin këto fjalët e fundit të Lules përmes gojës së mediumit, i cili në atë çast filloj të zgjohej nga transi.

- Qe, zotëri O Keef, shpejt e zgjidhët enigmën! – kënaqshëm i tha Roni kapitenit të nemitur.

Me rekomandimin e parapsikologut amerikan, ekipi i vogël menjëherë ia filloj punës. Në vendin e shënuar filluan mihjen. Jo shumë kohë pas kësaj, kazma në duart e z. Aliu shurdhët goditi në diçka të butë. Ishte dërrasa e arkivolit. Pjesëtarët e këtij ekipi u shikuan ndërmjet veti. Shikimet e tyre i thanë të gjithë. Me duart duke iu dridhur Ramadan Aliu kujdesshëm hapi arkivolin. Çudia ishte e pafund! Në të prehej bardhoka e bukurisë engjëllore. E paprekur, në fustanin e bardhë, e freskët sikur pak më parë të kishte fjetur. Mbi buzët i dridhej një buzëqeshje enigmatike. Mbi gjoksin e saj, për habinë e të gjithëve, ndodheshin ende vjollcat kaltëroshe të freskëta, ndërsa vjollcat e verdha aty për aty u venitën.

I ngurosur nga e papritura, ekipi i vogël gjatë nuk arriti të vinte në vete nga ky “shok”. Pikëlat e djersës së ftohtë rridhnin nëpër fytyrën e kapitenit të ri. Vetëm parapsikologu dhe mediumi i tij shikonin qetësisht të mbështetur për murrin e vjetër.

- Kapite! Merre atë “MISTERE !!!!!!!!!! 253940 të bardhë” mbi kokën e saj. I keni premtuar... merrni për kujtim të kësaj vashe të bukur jetime – me zë lutës iu drejtua Roni kapitenit.

O Keef u pikëllua dhe rrëmbeu filizin e “LULES SË BARDHË”. Ndjeu se me tërë peshën e tij do të rrëzohej mbi trupin e vdekur të vajzës. Mezi mblodhi fuqinë për t’u ngritur. “Prej nga u krijua ky filiz i “Lules së bardhë”? - mendonte.

- Oh, bukuroshja ime! Ku je?! Vallë, nuk po e sheh dashurinë time, mjerimin tim? Të betohem se do ta ruaj këtë MISTERE !!!!!!!!!! 16826 për kujtim të emrit tendë... gati duke qarë iu “drejtua” kapiteni.

Pas vetëm një ore kufoma e vashës filloi me të shpejtë të shkatërrohet, gjë të cilën eksperti i parapsikologjisë e shpjegoi si pasojë e natyrshme e shkatërrimit të trupit të njeriut në kontakt me ajrin.

Kapiteni Viliams O Keef e mori filizin e “LULES SË BARDHË” përtej Atlantikut dhe me të edhe një përvojë të pazakonshme. Përqafimi i së shoqes, Mirjam, e ktheu në realitetin ekzistues.


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Sun 27 Dec 2009 - 4:12, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 4:01

MISTERE !!!!!!!!!! Jeta%20me%20qenie
JETA ME QENIE TË PADUKSHME



Takime të afërta me “qenie hije” ndodhin gjithkund në botë, por më së shpeshti në Britani. Këtë gjë e dëshmojnë edhe tregimet në vazhdim.





Fantazma “Zonja e bardhë”



Është e qartë se fantazma e një femre antialkooliste, e quajtur “Zonja e bardhë”, kohë të gjatë ishte vizitore, madje edhe banore e bodrumit të një klubi të meshkujve në Penkoman, paralagje e Vullverhemtonit. Hapësira e madhe prej nja 300 m2 duket se i përshtatej fantazmës së quajtur “Zonja e bardhë”.

Cila është arsyeja që kjo fantazmë u shpall antialkooliste? Shkaku është i thjesht. Shumë herë mysafirët e klubit mbetnin pa birra. Por, pronari i klubit, Harri Arvin, dëshmonte se fantazma e gruas së panjohur e njihte mekanikën, pasi që me saktësi e dinte se si ta bllokojë aparatin për shpërndarjen e birrës. Birra në moment zhdukej dhe Harri, rubinetet në bodrum i gjente të mbyllura. Në atë rast i hapte, por rubinetet pas pak kohe ktheheshin në pozicionin e përparshëm. Brenda një muaji kjo gjë ka ndodhur 22 herë. Për në bodrum ekziston vetëm një hyrje dhe nuk ka mundësi të hyj askush pa u vërejtur. Mbyllja e rubineteve ishte telashja më e madhe që e bënte fantazma e gruas së bardhë. Vajza 18 vjeçare, e bija e pronarit të klubit, tregon se çfarë ka vërejtur derisa qëndronte në krye të shkallëve të bodrumit: “Unë pashë një grua, në dukje e përhimët, të ulur mbi një fuqi. Në atë moment u shastisa. Më shpejtësi të madhe kaloi nëpër bodrum dhe u zhduk”.

Prej atëherë fantazma e gruas së bardhë nuk është parë asnjëherë...



Shtëpia e mallkuar



Meri Mek Fadjen ishte një 27 vjeçare, e cila së bashku me djalin Benin dhe bashkëshortin Benediktin kishin qenë duke jetuar në një kamp-shtëpizë kur Kuvendi i qytetit Skantorp (në Angli) ua dhuroi një shtëpi në lagjen Avenia Vivien. Por, që në ditët e para të banimit në atë shtëpi filluan të ndodhin gjëra të çuditshme në të. Ngjarjet e mëvonshme treguan se në atë shtëpi banonte, së paku, edhe një fantazmë, nëse jo më tepër. Ëndrrat për një jetë të qetë u bënë të pamundshme në këtë shtëpi, prandaj Mek Fedjenët ia dërgojnë një lutje organeve të pushtetit lokal në mënyrë që t’ju bëjnë të mundur vendosjen e tyre në ndonjë lokal tjetër.

Ankthet e tyre në lidhje me fantazmat në atë shtëpi u bënë aq dramatike sa që ishin shkaktari kryesor i humbjes së fëmijës së tyre të lindur para kohe, thonë Mek Fedjanët.

Një ditë Meri ishte duke pushuar në dhomë. “Në atë moment vërejta figurën (fantazmën) që shikonte në drejtim timin nga xhamat e derës së kuzhinës”, - thotë zonja Meri dhe shton: “Kurse një herë tjetër e pashë këtë fantazmë në dhomën e pritjes. Kishte dukjen e një të riu me flokë ngjyrë kafeje dhe tesha të kafta. Kaloi nëpër dhomë dhe doli drejt nga dritarja, kurse mua i tërë trupi më dridhej. Edhe të nesërmen në mbrëmje ndjeva prezencën e çuditshme të tjetërkujt, por asgjë nuk vërejta. Në raste tjera ka pasur trokitje dhe “rraptimë” në mbrëmje. Sendet binin nga tavolina pa asnjë arsye ose shkak. Në një rast mbulesa e tavolinës ishte shprishur dhe dukej sikur dikush ishte duke qëndruar mbi të...”

Edhe e ëma e Merit Mek Fedjenit, për disa muaj sa kishte qëndruar në vizitë te vajza e saj në këtë shtëpi, shumë herë ishte tronditur nga ngjarjet e pakuptueshme dhe shqetësuese. Meri tregon edhe për ngjarje në lidhje me djalin e saj katërvjeçar, i cili ishte shurdhmemec dhe i cili katër herë për një natë u zgjua nga gjumi duke bërtitur. Në fytyrë ishte i zbehur dhe dridhej, duke ia shtrënguar fortë dorën së ëmës. “Vetëm sikur të mund të fliste, sigurisht do të tregonte se në këtë shtëpi ekziston diçka e çuditshme dhe e tmerrshme”, - thotë Meri Mek Fadjen. Bashkëshorti i Merit, Benedikti, i cili punonte në një fabrikë të çelikut, ishte skeptik ndaj këtyre ngjarjeve. Mirëpo edhe ai në një rast dëgjoi trokitje të cilat dukej sikur vinin nga kamini (vendi i zjarrit).

Shtatë familje e kishin braktisur dhe kishin ikur nga kjo shtëpi e mallkuar. Kurse vizitorët nga ko shtëpi largoheshin të tronditur.

“Më kanë treguar për të riun i cili para ca vitesh ishte mbytur në këtë rrugicë dhe jam e sigurt që shpirti i tij qëndron në këtë shtëpi”, - konstaton Meri, duke e kujtuar figurën e të riut që e kishte parë në dhomën e saj të pritjes.



Koncerti i mesnatës



Xhin dhe Bil Dankanin, një mbrëmje nga gjumi i qetë i zgjoi tingulli i një muzike të çuditshme. Ashtu të përgjumur qëndruan mbi krevat, dhe të habitur e shikoni njëri-tjetrin. E tërë kjo ngjarje zhvillohej në një shtëpi të vjetër, nga koha viktoriane në qytetin Koventri, të cilin, këta dy, e kishin marr me qira. Tingujt vinin nga kati përdhes dhe tingëllonin sikur dikush i binte instrumentit të stërvjetruar - lahutës. Kur morën guxim dhe zbritën poshtë për të parë se çfarë po ndodhte, më së pari shikuan se mos vallë dikush e kishte prekur pianon që ishte aty, por mbulesa e pianos ishte e mbyllur, prandaj nuk kishte mundësi për t’u prekur.

“Për një moment më shkoi mendja se macja kishte mundur të hyjë në piano, por kur e hapëm atë, pamë se në të asgjë nuk kishte. Që nga ajo kohë fantomi maestro “mbajti” rreth njëqind koncerte në atë dhomë. Në moment tingëllonte sikur dikush kalonte me gishta nëpër telat e harpës. Vetë muzika nuk e kishte tingullin e muzikës moderne. Sapo hynim në atë dhomë muzika ndalej... Para dy vjetëve, kur u vendosëm në këtë shtëpi, askush nuk na e ka përmendur këtë muzikant fantom, por jam i sigurt se kjo gjë ka ndodhur edhe më herët”, - mundohet të sqaroj z. Xh. Dankanin.

Përveç këtyre fantom koncerteve, dëgjohet edhe një e rrahur e fortë dhe gërvishtje në derë. Kurse në një shitore të vogël, që ndodhet afër, në mënyrë të pakuptueshme ndizen dhe fiken dritat. Se për çfarë është fjala, këtë nuk e di askush!



Fantazma “Alisa”



Sju Grift, 21 vjeçare, fotomodele nga Kensingtoni (Angli), e cila ka pasur kontakt me të “përtejshmit” tregon: “Në këtë shtëpi jetoj plot nëntë muaj. Në një rast kam parë fantazmën e një vajze të veshur si Alisa nga bota e çudirave. Ishte simpatike dhe kisha përshtypjen se edhe unë i pëlqeja asaj. Me mua jeton edhe shoqja ime, 20 vjeçare, Megi Mensfild, gjithashtu fotomodele.

Kur bie nata, shpirti i vashës së panjohur, të quajtur “Alisa”, shpesh bënë mahi të vogla si me rastin e rrotullimit të lusterit ose sendeve në akuarium ua ndërron vendin. Në shtëpi ka lodra për fëmijë, si ariu i madh i punuar nga plishi, të cilin Alisa e do shumë dhe shpesh luan me të. Por me këto mahi të vogla ne jemi mësuar dhe e duam fantazmën tonë të vogël” - shprehet Z. Grift


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Sun 27 Dec 2009 - 4:13, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 4:03

MISTERE !!!!!!!!!! Bukuroshanates
Nga përvoja mistike e njerëzve tanë

BUKUROSHJA E NATËS

U ndal i zhgënjyer. Nuk dinte çfarë të thoshte. Çdo gjë i dukej si ëndërr. “A është, vallë, e mundur që mbrëmë të kem quar dashuri me aq pasion me një hije” -mendoi. Po, jo. Në thellësinë e qenies së vet ndjeu se e donte, se nuk i vinte keq që kjo gjë kishte ndodhur, qoftë edhe një ëndërr apo shpirti i saj të ketë qenë. I kërkoi falje gruas dhe u nis heshtas, i vendosur ta hulumtonte rastin gjerë në fund. U ulë në një ulëse të afërt që t’i mblidhte përshtypjet dhe të vendoste çka të bënte.



Nata, përplot hënë, si e krijuar për shëtitje, gjersa voziste veturën ngadalë nëpër pylli e dendur prej frashri.

Ramit H. Nga Lubinja e Poshtme (Prizren) nuk mendonte asgjë tjetër, përpos që e përjetonte me kënaqësi atë natë të mrekullueshme të spërkatur me hënë të argjendtë. Rruga e shtrembër malore dukej posi gjarpër i cili ngathtësisht ishte shtrirë nën hënë. Kurse pylli, si nga ana e sipërme, ashtu edhe nga ana e poshtme e rrugës, i jepte një dukje fantastike tërë atij pejsazhi. Vetëm ndonjë klithmë hutini dhe zhurma e prajshme e motorit thenin qetësinë përkohësisht e pastaj, përsëri, vendosej heshtja.

Në një çast, 28 vjeçari Ramit H., vërejti në fund të bërrylit një diçka të bardhë, të paqartë. Dhe gjersa mendonte e përpiqej t’ia qëllonte se çka mund të jetë, hija e bardhë ia bënte me dorë dhe në mënyrë të qartë dëshironte t’i tregonte që të ndalej. Pas një vozitjeje të shkurtër, arriti pranë saj dhe pa vashën me fustan të bardhë:

-Më falë, ju lutem -tha vajza, -a do të më merrni deri në Reçan?

_Pse jo? -u përgjigj hareshëm djaloshi dhe hapi derën që bukuroshja e panjohur të hynte në veturën e tij.

-Për ku je nisur në këtë kohë dhe pse je vetë? - e pyet Ramiti.

-Po shkoj në ballo në Reçan. Ishim me shoqëri, por nuk kishte vend në veturë për mua dhe të fejuarin tim, ndaj u nisëm në këmbë.

-Shumë interesant, -vërejti djaloshi. -Po ku e ke të fejuarin?

-A nuk e vërjete vallë, se ai ishte ratë në skaj të rrugës? E ka zënë gjumi. Do të jetë shumë i befasuar kur të shohë se nuk jam. E si do të jenë të befasuar shokët kur të më shohin në Reçan? -u përgjigj vasha me zë të hareshëm e argëtues.

-Po, nuk është në rregull, duhet të ndalem e ta marrë edhe atë.

-Mos u brengos. A nuk të mjaftoj vetëm unë? Ndoshta nuk po të pëlqej?

-Uh, belbëzoi Ramiti, -je jashtëzakonisht e bukur, por nuk është korrekt kjo.

-Nuk është korrekte, por është tejet romantike, -tha vasha dhe e përqafoi me duart e saj të buta vashërore.

Ramiti ndjeu tërë ngrohtësinë dhe butësinë magjike të bashkudhëtares së panjohur, ndaloi veturën, dhe u kthye kah ajo, e shikoi vashën e bukur dhe buzët e tij u afruan drejt saj. Ndjente se po e humbte arsyen, se nga lumturia do të alivanosej. “Kush po gajlohet tani për të fejuarin” - mendoi. “Kësi rasti të jepet një herë në jetë. Nuk do ta lëshoj edhe njëqind të fejuar të saj të më ndeje,in tërë jetën!”

Kushedi sa kohë ka kaluar në përqafim epshor të bashkudhëtares së stërbukur e edhe sa do të kalonte, sikur në ndërkohë, të mos e zgjonte jehu i motorit, i cili vinte nga ana e kundërt dhe shkonte drejt Lubinjës. E shikoi orën dhe konstatoi se ishte një pas mesnate.

-Uh...veç qenka vonë, duhet të ngutemi - tha djaloshi.

Vasha vetëm buzëqeshi duke e puthur nëpër faqe. E ndezi motorin dhe u nisën. Balloja veç ishte në kulminacionin e zhvillimit. Nuk i shkohej në sallë. Dëshironte ta kishte sa më pranë, ta kishte tërë jetën. Salla e madhe në fshat vezullonte. Prej saj shpërthente muzika dhe zhurma e madhe e të rinjve, djem e vasha, të cilët argëtoheshin me afsh.

-E di çka -tha Ramiti. -Më së miri është që ne të shkojmë deri te “MADERE” dhe të pimë diçka.

-Okej! Ti nuk po humb kohë bukuroshi im...pranoi vasha dhe të dy filluan drejt restorantit të njohur të kësaj ana.

Djaloshi e mori për dore dhe, nëpër grumbullin njerëzve të rinj, që argëtoheshin në rrugë, e çoi në restorant. E zgjodhi vendin ku askush nuk do t’i shqetësonte. Iu bë se tavolina në qoshen e djathtë ishte si e krijuar enkas për të, e edhe drita ishte ca e ngulfatur. Gjatë bisedës mësoi se quhej Sanije H. Dhe se jetonte në Drajçiq. Ndejën gjatë pranë tavolinës duke ndërruar shikime plot butësi dhe duke ia ledhatuar duart njëri-tjetrit. Në fund porositën nga një kafe, që ndoshta do t’i freskonte që të mund të qëndronin zgjuar e të kënaqeshin në këtë takim gjerë në agim. Vasha pastaj propozoi që të shkonin gjerë në sallë e të vallëzonin së bashku. U ngrit dhe në atë moment derdhi filxhanin gjysmë të zbrazur të kafesë, i cili u rrokullisë dhe u ndal në fustanin e saj të bardhë. Kërkoi nga kamarieri një gotë ujë, ndoshta o të mund ta hiqte njollën. Provoi, por njolla edhe më tej mbeti shumë e dukshme.

-S’ka problem -tha Sanije. Ndoshta nuk të vjen MISTERE !!!!!!!!!! 210156 të më çosh kështu në sallë. E kur të shkoj në shtëpi, i heq me varakin.

-Si? Të MISTERE !!!!!!!!!! 210156ërohem me një bukuroshe të tillë? Të çoj edhe në fund të botës, vetëm të jesh paranë meje.

Vallëzonin...Ritmi magjeps e marramendës i muzikës “ever-grin” i dehte shpirtrat e tyre. Ramiti fuqishëm e afronte për trupi të dashurën e vet të papritur, gjersa bukuroshja magjepse zinte ritmin e muzikës, duke e puthur princin e saj. Teni i saj i bardhë, fytyra e përsosur në harmoni me trupin e saj tërhiqte shikimet kureshtare të të pranishmëve enë sallë. Kurse ajo, si në trans, luante me princin e saj, duke i recituar vargjet e buta të këngëve në veshin e djaloshit. Në çast, përnjëherësh vasha u tërhoq nga përqafimi i Ramitit. Shikoi orën dhe tha:

-Duhet t’i gjej shokët e mi, do të brengosën. Ora gati katër e unë askund. Më falë që po ngutem t’i gjej... -dhe humbi në grumbull.

Ramitit priste dhe çuditej se si u zhduk ashtu befas. Priste... Të pranishmit në sallë u shpërndanë dhe nuk mbeti askush, kurse ajo s’dukej kund. “Vallë, ku ka mundur të shkoj?” - mendonte. “Sigurisht është kritikuar prej shokëve, ndoshta edhe i fejuari ka ardhur e tani ka probleme. Por, nesër, patjetër do ta kërkoj në Draçiq.”

Pas pritjes dhe kërkimit të kotë, Ramiti megjithatë vendosi të shkojë në Prizren, meqë duhet të lajmërohej në punë në një organizatë ndërtimore. Ishte punësuar së frikti dhe nuk dëshironte të krijonte komplikacione të padëshiruara.



MISTERE !!!!!!!!!! Bukuroshanates



Punonte, kurse mendjen krejtësisht e kishte në aventurën e mbrëmshme të çmendur. Pas orarit të punës, u drejtua për në fshatin e afërt të vajzës së përmendur dhe vendosi t’i kërkonte sqarim për zhdukjen e saj të papritur pa përshëndetje dhe pa kërkuar falje. Priste s’paku se do t’i kërkonte ndjesë. E pyeti për shtëpinë e saj një grua në moshë të mesme, e cila me kovë në dorë gjend në rrugë. Gruaja i tregoi Ramitit se si shkohet te shtëpia e saj dh e pyeti se mos vallë po shkonte për ngushëllime. Ai, s’u përgjigj asgjë, por pak u befasua dhe mendoi se dikush i afërt i paska vdekur. “Ja, zhdukja e saj e befasishme!” - mendoi. - Sigurisht e kanë lajmëruar mbrëmë se dikush nga të familjes i ka vdekur.”

Trokiti në derë. Ngriti kokën dhe në derë pa nekrologun me emrin saj.

-E pamundur! E pamundur që sot të ketë vdekur! -klithi dhe u zhgeh në vaj djaloshi.

Në atë moment u hap porta masive prej druri dhe doli gruaja, e veshur e tëra në të zezë. Djaloshi ai shpjegoi tërë aventurën e mbrëmshme, duke e shikuar gruan para vetes, e cila u shkreh në rënkim të papërmbajtur.

Duhet të kesh gabim, bir. Vajza ime, Sanija, ka vdekur gati para ter muajsh bashkë me të fejuarin e saj në fatkeqësi komunikacioni.

U ndal i zhgënjyer. Nuk dinte çfarë të thoshte. Çdo gjë i dukej si ëndërr. “A është, vallë, e mundur që mbrëmë të kem quar dashuri me aq pasion me një hije” -mendoi. Po, jo. Në thellësinë e qenies së vet ndjeu se e donte, se nuk i vinte keq që kjo gjë kishte ndodhur, qoftë edhe një ëndërr apo shpirti i saj të ketë qenë. I kërkoi falje gruas dhe u nis heshtas, i vendosur ta hulumtonte rastin gjerë në fund. U ulë në një ulëse të afërt që t’i mblidhte përshtypjet dhe të vendoste çka të bënte.

E luti djaloshin nga fshati me emrin Idriz I. që ta dërgonte në varrezat e fshatit, duke i thënë se ishte një i afërm i vashës se vdekur. Erdhën në fund të varrezave, ku ishte varri me mbishkrimin e emrit të saj në pjesën e sipërme të mermerit. E në vet varrin - befasia: fustani i bardhë i guzhmuar në mesë të varrit!...

Ja, ky është varri i të afërmes tënde. Pranoni ngushëllimet e mia! Vetëm nuk e kam të qartë pse fustani i saj këtu? Por ndoshta e ka sjellë nëna e saj e cila prej asaj dite që vdiq çmendet për të, -tha Idrizi dhe u përkul ta ngriste fustanin.

-Po, ky është fustani i saj! -tha me zë të pikëlluar, duke e shpaluar ngadalë me duar.

Në atë çast u shfaq njolla e freskët e kafesë që mbrëmë ishte derdhur në “MADERA”.

-O jo! -klithi Ramiti dhe ra në alivani pranë varrit të saj.

Idrizit të befasuar gjatë iu desh ta zgjonte nga alivania Ramitin, duke menduar se u alivanos nga pikëllimi për “të afërmen” e vet.

...Do të mbetet fshehtësi se si ndodhi e tërë kjo. Por një gjë është e qartë: 23 shtatori 1997 do të mbetet i pashlyer në kujtesën e ramit


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Sun 27 Dec 2009 - 4:13, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 4:05

NJË VIT I ZHDUKUR NË “BOTËN PARALELE”

Duke menduar se i kanë përgatitur ndonjë mashtrim të keq, Brauni i kthehet raftit me gazeta. Ai e ngriti edhe një gazetë tjetër të “Nju Jork Tajmsit”, pastaj edhe të tretën, pastaj i nervozuar fillon t’i rrotulloj të gjitha gazetat. I shfleton dhe ua kontrollon datën, pastaj kap gazeta tjera dhe revista, të gjitha sërish duke i rrotulluar, atëherë zë të ndryshojë ngjyrën e fytyrës.





Xhozet Brauni e lëshoi apartamentin e tij të thjeshtë në Bruklin rreth orës nëntë para dite. Nëpër kohë të pastër dhe të ngrohtë të asaj të diele, u nisë me hapa të lehtë deri tek shitorja e vogël në kënd, për ta blerë gazetën “Nju Jork Tajms” të së dielës. Në atë rrugë të shkurtër prej vetëm dyqind metrash, atij i humbi çdo gjurmë.

Kur nuk u lajmërua as pas orës dymbëdhjetë, bashkëshortja e nervozuar shkoi për ta kërkuar. Ishte e bindur se kishte ngelur duke biseduar ame shitësin e dyqanit, e në tryezë ftohej dreka e së dielës. Por atje e pret lajmi i pakëndshëm se Xhozefi atë mëngjes as që ishte lajmëruar në shitore: “Ka shkuar vetëm me papuçe në këmbe dhe i parruar” - i shpjegonte bashkëshortja e shqetësuar tregtarit fqinjë. “Bile kishte thënë se duhej të blinte edhe një pako të re zhiletësh”.

Shitësi lëvizte kokën, gjithnjë e më i brengosur për fatin e myshteriut të tij të vjetër. I pyetën dhe fëmijët që luanin në rrugë që nga mëngjesi i hershëm, por asnjërit prej tyre nuk i kujtohej se Xhozefi kishte kaluar andejpari atë mëngjes. U njoftua policia. Gjithë kuarti u kontrollua detajisht, u përmbys dhe u zbrazë çdo kontejner mbeturinash (sepse në Bruklin kurrë nuk dihet se çka mund t’i ndodh njeriut), por nuk kishte kurrfarë gjurmësh. U dha urdhri i kërkimit dhe fotografia e tij iu dërgua stacioneve të tjera të policisë, u angazhua edhe e famshmja FBI. Edhe pse asgjë nuk tregonte ndonjë lidhje të Xhozefit me nëntokën, në fillim - dyshohej në gjithçka.

-Nuk ka mundur të futet në tokë! -bërtiste shefi i policisë lokale, pas gjurmimeve të pasuksesshme tremujore.

Pas diçka më shumë se një viti, që kur u zhduk papritmas, Xhozef Brauni, ashtu njëjtë, papritmas, edhe u paraqit. Koha prapë ishte e kthjellët dhe me diell, e në shitoren e vogël në qoshk, qetas bisedonin shitësi Kelvin dhe polici i ri, Raj Tomson. Kur në derë u paraqit Xhozef Brauni, të dy me rrëmbim e ndërruan ngjyrën e fytyrës dhe mbetën duke e shikuar atë me gojë hapur.

Mirëmëngjesi! -i përshëndeti Brauni qetësisht dhe menjëherë iu afrua raftit me zhiletë. Pasi e zgjodhi një pako zhiletësh, rrugës u përkul dhe mori nga rafti “Nju Jork Tajmsin”.

-Për emër të Zotit Xhozef! -më në fund lëvizi polici nga vendi i tij dhe iu afrua me hapa të ngadalshëm, gati të frikësuar.

-Ku ke qenë gjithë këtë kohë e njeri?!

Xhozef Brauni për një çast u ndal mjaft i habitur me atë sjellje të djaloshit.

-Të kemi kërkuar me muaj! -i afrohet tani edhe shitësi, duke e prekur lehtë sikur e provonte se a ishte ai me të vërtetë.

-FBI-ja të ka ende në fletëkërkimet e saj, o njeri, i gjithë shteti të kërkon që një vit!

Xhozef Brauni i shikon shkurt e pastaj hidhërohet:

-Për çfarë jeni duke llomotitur ju dy? Mos jeni çmendur?! Para pesë minutash e kam lëshuar banesën dhe jam nisur këtu për zhiletë dhe për gazetë!

-Zotëri Braun! -bërtiste polici i ri. -A jeni në vete se çka po flisni? Shikoni, pash Zotin, datën në ato gazeta!

Brauni hodhi shikimin në “Nju Jork Tajmsin”, që e mbante në dorë...



MISTERE !!!!!!!!!! Nje%20vit%20i%20zhdukur



-Ç’është kjo? Ndonjë shaka e çmendur?! -shikoi ai përsëri në ata dy që i kishte përpara. Por ata tani heshtnin, dhe ashtu në heshtje, rrotulloheshin rreth tij, duke e matur me çudi sikur po e shihnin për të parën herë.

Duke menduar se i kanë përgatitur ndonjë mashtrim të keq, Brauni i kthehet raftit me gazeta. Ai e ngriti edhe një gazetë tjetër të “Nju Jork Tajmsit”, pastaj edhe të tretën, pastaj i nervozuar fillon t’i rrotulloj të gjitha gazetat. I shfleton dhe ua kontrollon datën, pastaj kap gazeta tjera dhe revista, të gjitha sërish duke i rrotulluar, atëherë zë të ndryshojë ngjyrën e fytyrës. I zgurdullonte sytë në dy të njohurit e tij, e ata në të. Diçka, siç dukej, nuk ishte në rregull. Mirë e dinte se shtypja speciale e gjithë këtyre gazetave të “Nju Jork Tajmsit” do të kushtonte një pronë e tërë. Por, nëse nuk është mashtrim, atëherë çfarë është?! Ai e ndjeu nevojën që të ulët në arkën më të afërt të “Coca Coles”.

-Çka po ngjet këtu? -i paforcë shikonte te dy njerëzit që qëndronin para tij.

-Papritmas jeni zhdukur para më shumë se një viti! -përsëriti polici i ri.

-Jeni nisur për të blerë gazetën dhe më nuk jeni kthyer! Bashkëshortja juaj ka ardhur këtu që t’ju kërkoj, prandaj kemi thirrur në ndihmë policinë e qytetit dhe në fund FBI-në!

-Para një viti! -i humbur shikonte Brauni. Ju betohem se kam dalë nga banesa ime para pesë minutash! A nuk e shihni edhe vetë se i kam papuçet ende në këmbë?

Polici lehtas lëshohet në dysheme para tij.

-Zotëri Brauni, -iu drejtua me ton të lehtë të shokut, -m’u asgjë tjetër nuk ju kujtohet?

-Brauni sikur mendohej, pastaj bëri me kokë: jo!

Polici i ri drejtohet, e hedh një shikim të shpejtë në shëtitësin e zbehur dhe i drejtohet banakut, duke rrokur dorezën e telefonit...

-Shef, -thotë ai ngadalë në receptor -këtu nëpunësi Tomson... Rej Tomson... Ai sapo u kthye!

Bëhet një pauzë e shkurtër.

-Kush dreqin u kthye Tomson?! -dëgjohet zëri nervoz nga ana tjetër.

-Xhozef Brauni, ser! Ai qytetari që para një viti u zhduk pa gjurmë! Ende i ka papuçet në këmbë.

Shefi i sigurisë lokale me siguri ka menduar se nëpunësi i ri papritmas është sëmur rëndë. E pyeti se ku gjendet ky dhe i tha: -ja, menjëherë po vij.

Dhjetë minuat më vonë, erdhi jo vetëm shefi i policisë, por edhe dhjetëra vetuar të policisë dhe të televizionit, si dhe të redaksive të gazetave; madje dikush i pat thirrur edhe zjarrfikësit, duke mos ditur se pse u mblodh gjithë ajo turmë. Vrapuan edhe tek zonja Braun dhe e sollën nga puna.

E pyesnin dhe e kontrollonin Braunin e gjorë, i bënin pyetje të kryqëzuara, madje e detyruan edhe me hipnozë dhe e lidhën me tre detektor për zbulimin e gënjeshtrave, por të gjitha pa sukses.

Xhozef Brauni me kokëfortësi vërtetonte se “para pesë minutash” ishte nisur nga shtëpia për gazetë. U vërtetua se fliste të vërtetën, por me siguri kurrë nuk do të dihet se “ku” ishte një vit të tërë dhe si është e mundur që kujtesa gjatë asaj kohe plotësisht t’i ishte fshirë. Na mbetet vetëm një shpjegim i pavërtetuar dhe me të vërtet i pabesuar - Xhozef Brauni atë mëngjes të së dielës në mënyrë të pashpjegueshme “shëtiti” në atë botën tjetër paralele, në të cilën nuk ka as hapësirë as kohë, prandaj mu nga ajo arsye edhe e ka tradhtuar kujtesa, ku një vit më vonë “u kthye” na ajo zonë e pakuptimit, me veçori dhe dimensione të panjohura për ne.



BENEDIKT “Bota paralele”


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Sun 27 Dec 2009 - 4:14, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 4:05

ZËRI I PANJOHUR NGA ASGJËKUNDI
-Çka jeni duke bërë ju aty, hë? - u dëgjua një zë që vinte nga korridori. U çova brof në këmbë. Nga shikimi i motrave e kuptova se edhe ato kishin dëgjuar diçka. Edhe pse e dija se çka dëgjova, nuk isha i sigurt se a ishte zhurmë apo zë i artikuluar njeriu sepse po në atë moment mu kujtua se e kisha mbyllur derën. Pastaj, zhurma apo zëri (!?) i ngjante zërit të vëllait tonë Hadiut, i cili ndodhej, pra, në Munih.




Ju uroj nga zemra sukses në punën tuaj. Diçka të mrekullueshme keni bërë. Të gjitha pyetjeve që më mundonin tashmë sa vite arrita t’u përgjigjem duke iu falënderuar “Mjellmës”. Këto nuk ishin fjalët e para, këto ishin fjalët e fundit që na i tha K. A., një djalosh 28 vjeçar (asokohe v.j.) nga një lagje e Prizrenit. Një mëngjes na vizitoi në redaksi dhe pas një kohe bisede të lirë (njoftuese) e filloi rrëfimin e tij i cili mund të jetë edhe një nga dëshmitë shumta mbi të vërtetën e padukshme jo vetëm atje diku...

“...ishte muaj i parë i verës, pasi e përfundova një punë timen (e ndreqa një gomën të biçikletës), mendoja me vete sa shpejt paska kaluar koha. Akrepat e orës kishin dalur nga njëzetenjëshi. Pasi i lava duart shkova ta mbyll derën e oborrit, ngase s’besoja se do të vije më dikush. Ishte fundi i qershorit të vitit ’87. në shtëpinë tonë banonim nëna, dy motrat e mia ende të pamartuara, unë dhe vëllai im më i vjetër, i cili kohë më parë kishte shkuar në Munih të Gjermanisë, ku edhe punonte. Nuk kishte dy ditë që kisha biseduar me të në telefon. Pritnim që të na kthehet diku kah mesi i korrikut, se dëshironim që ta fejojmë.

Hyra brenda në dhomë ku ishin të dyja motrat e mia duke e shikura një seri televizive, dhe nëna e cila ishte shtrirë të pushojë ngase kishte kokëdhembje. Që të mos ua prish qetësin e ndeza dritën e korridorit, ndërsa deerën e dhomës së errësuar e lash të hapur. Edhe unë i shtriva se ndihesha i lodhur. Pas një kohe edhe pse sytë i kisha të drejtuar në ekranin televiziv, isha i thelluar në MISTERE !!!!!!!!!! 902293. Në dhomë gjysmë të errësuar mbretëronte një qetësi e ciula nuk zgjati aspak më shumë se mendimet e mia.

-Çka jeni duke bërë ju aty, hë? - u dëgjua një zë që vinte nga korridori. U çova brof në këmbë. Nga shikimi i motrave e kuptova se edhe ato kishin dëgjuar diçka. Edhe pse e dija se çka dëgjova, nuk isha i sigurt se a ishte zhurmë apo zë i artikuluar njeriu sepse po në atë moment mu kujtua se e kisha mbyllur derën. Pastaj, zhurma apo zëri (!?) i ngjante zërit të vëllait tonë Hadiut, i cili ndodhej, pra, në Munih. Megjithatë pasi edhe motrat me shikim pohuan se kishin dëgjuar diçka, dola në korridor dhe thirra: kush është? Pasi e vërtetova se nuk ishte askush, u ktheve në dhomë. U shtriva sërish. Nuk kaluan më tepër se dy.tre minuta kur sërish dëgjuam: “Çka jeni duke bërë ju aty?”



MISTERE !!!!!!!!!! Zeripanjohur



këtë herë motrat nuk mbeten të heshtura por thirrën: baci Hadi, dhe më shikon të habitura. Nuk dyshoaj më se ishte fjala për vëllain tim Hadiun. -Baci Hadi, baci Hadi... e thërrisja, ku je., pse fshihesh, po do të na frikësosh. Në ato çaste ishte zgjuar edhe nëna. Shikuam në tërë shtëpinë, por askund nuk kishte ndonjë gjurmë që tregonte se ndodhet dikush tjetër pos nesh aty. Të njëtat fjalë i kishin dëgjuar edhe motrat, po ashtu dy herë. Megjithatë, ajo natë na kaloi në habitje dhe asgjë më e pazakonshme nuk ndodhi. Nëna ngapak filloi të brengosej për vëllain dhe derisa ajo thoshte. Zoti e bëftë mië..., unë mendoja se nuk ka arsye të brengoset dhe të shqetësohet nga gjëra besëtytnish. Mundohesha t’ia sqaroj prejardhjen e zërit edhe pse vet e dija mirë se zëri erdhi nga asgjëkundi, po zëri i Hadiut, vëllait tim për të cilin pas një jave na lajmëruan se kishte vdekur në një fatkeqësi të komunikacionit në Munih në mes të orës 21:00 dhe 22:00, para shtatë ditësh, natën kur unë dhe dy motrat ia dëgjuam zërin që erdhi nga asgjëkundi deri në veshët tanë. Apo, ndoshta e tëra ka qenë në kokat tona!?

Disa muaj më vonë në bazë të këshillimeve të dajës e vizitova një hoxhë i cili më tha se sikur të mos përgjigjeshim në zërin të cilin e dëgjuam, ndoshta nuk do të ndoshta fatkeqësia. Më parë nuk i kam besuar këtyre gjërave, t’ua them të drejtën as tash nuk e di a të besoj apo jo, por sikur të kisha rast edhe njëherë që të kthehem dhe ta jetoj atë ditë të kaluar të qershorit ’87, nuk do t’i përgjigjesha zërit nga asgjëkundi


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Sun 27 Dec 2009 - 4:15, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 4:05

PARALAJMËRIMI I FATKEQËSISË
Yjet shndritnin në qiell. Ajri kudo ishte i ngrohtë. Mendova, deri në mëngjes teren. Pra, rreth orës 2:00 - 2:30 përderisa ndodhesha brenda dhe e kisha mbyllur derën e shtëpisë, u bëra gati të flija, kur papritur i dëgjova nga oborri dy zëra të panjohur burrash që thërrisnin: ...o na mbyti shiu, shi i madh po bie, o na mbyti shiu, merrni çadrat, shi i madh po bie, merrni çadrat me vete, merrni çadrat.... shi i madh po bie...





“...E enjte e viti 1982. Më kujtohet qartë. Rreth orës pesë e mëngjesit, e përcolla tim shoq dhe dajën tim të cilët së bashku duhej të udhëtonin me kamion diku në Kroaci. Iu urova rrugë të mbarë dhe u ktheve në punët e mia shtëpiake...”

Këtu po e ndërpresim për një çast rrëfimin e H. Xh. e cila jeton në Prizren së bashku me fëmijët dhe të shoqin B. Xh. Që rrëfimet të kenë një lidhshmëri në mes të realitetit tonë dhe atij paralel përparësi do t’i japim tregimit të B. Xh.

“...Pra, pasi shoqja më përcolli mua dhe dajën e saj, u nisëm në rrugë. Unë e drejtoja kamionin. Më vinte mirë që e kisha një bashkudhëtarë se rruga e gjatë është e mërzitshme. Nuk nguteshim, ashtu që pasi pushuam në disa vende dikur rreth orës 2:00, pas mesnate u ndodhëm në magjistralen e Adriatikut para se të mbërrinim në Split. Jashtë ishte stuhi e vërtet dhe binte shi i madh. Duke vozitur, isha në shpejtësi diku 75 -80 km/h, e vërejta një automobil të vogël luksoz që ecte pas nesh. Ishin turist, siç dukej nga shtetet e jashtme, dhe mua në një qastë mu duke se vozitësi voziste duke i mbyllur sytë kohë pas kohe! Mendova, nuk është mirë që ky voziste në këtë gjendje, mund t’i ndodh diçka. Dikur ai dha shenjë që të tejkaloj, në të vërtet vazhdimisht sinjalizonte frexhoja e majtë e veturës prapa nesh, mirëpo në atë moment filloi të më tejkalojë. Posa e vërejta në një kthesë një kamion të madh në anën e majtë përballë nesh, rrugën e të cilit ia kishte zënë vetura duke e tejkaluar kamionin tim. Ta shpejtoja shpejtësinë e kamionit nuk guxoja, ngase nuk kishte kohë që të anësohet vetura e rrezikuar, të frenoja në vend po ashtu nuk guxoja se ishte kohë me shi. Në anën e djathtë e vërejta një parking të vogël dhe vendosa të hy në të. E tërë kjo ka zgjatur vetëm disa sekonda. Hyra në parking, ia lëshova rrugën automobilit, ai shpëtoi, por ne filluam të ballafaqohemi me vdekjen sy me sy. Nëpër atë parking hymë me shpejtësi 60-70 km/h. Ishte buzë greminës së detit. Për fat pranë rrugës ndodheshin disa shtylla me hardhi të rrushit të cilat na ndalën dhe na shpëtuan nga vdekja e sigurt. E tërë kjo ka ndodhur në shpejtësi të rrufeshme brenda disa sekondave...”



MISTERE !!!!!!!!!! Paralajmrimfatkeq



“....Fëmijët kishin rënë në gjumë. Unë kisha edhe pak punë, edhe pse ora ishte diku rreth 2:00 -2:30 pas mesnate. Gjysmë ore më parë dola në oborr dhe vara një faculetë dhe një palë çorapë në tel, të cilat i lava para se të flija. Ishte kohë e mirë. Yjet shndritnin në qiell. Ajri kudo ishte i ngrohtë. Mendova, deri në mëngjes teren. Pra, rreth orës 2:00 - 2:30 përderisa ndodhesha brenda dhe e kisha mbyllur derën e shtëpisë, u bëra gati të flija, kur papritur i dëgjova nga oborri dy zëra të panjohur burrash që thërrisnin: ...o na mbyti shiu, shi i madh po bie, o na mbyti shiu, merrni çadrat, shi i madh po bie, merrni çadrat me vete, merrni çadrat.... shi i madh po bie...

Desha njëherë ta hap derën e të shohë se kush ndodhet në oborrin tonë dhe çka kërkon, çfarë çadrash (!?), por u frikësova kur mu kujtua se koha jashtë ishte e kthjellët dhe se kurrfarë shiu nuk binte. Mu kujtua po ashtu se nuk është mirë që natën të përgjigjem në zëra të panjohur. Unë besoja në këtë, në diçka duhet besuar. Frikësohesha, fillova të bie shahadet (mantra), të gjithë fëmijët flinin. E zgjova dikur nga gjumi vajzën më të madhe e cila i kishte rreth 20 vjet. Edhe ajo i dëgjoi zërat të cilët nuk pushuan gati gjysmë ore. Derën e kam hapur vetëm në mëngjes kur u zgjova. Dhe në oborr nuk gjeta kurrfarë gjurme, as nga shiu e as nga njerëzit e panjohur”.

Pasi u kthye im shoq nga rruga ia tregova këtë ndodhi të cilën ia pohoi edhe vajza e madhe, ndërsa ai mbeti i habitur për disa çaste. Habia e tij sikur kaloi në mua kur edhe ai ma rrëfeu ndodhin e vet në rrugë. Disa ditë më vonë shkova te një hoxhë - grua, ia tregova edhe rrëfimin tim edhe të shoqit tim, ndërsa ajo më tha: ti e ke shpëtuar burrin tënd, për këtë ndoshta nuk je e vetëdijshme, por sikur ta hapje derën dhe të përgjigjeshe në zërat e panjohur, do t’u ndodhte diçka tragjike...”

Prej nga erdhën ato zëra? Çfarë lajmërimi parashikues kishin? Pse janë aq konfuze dhe të pakuptueshëm... çka jeni duke bërë... apo ...merrni çadrat, shiu i madh na mbyti..?! Pse nuk guxojmë të përgjigjemi? Të besojmë apo të mos besojmë!? Ne ekipi i “Mjellmës”, sado me rezervë, kemi vendosur që të besojmë, në fund të fundit, asgjë nuk humbim. Po ju?..


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Sun 27 Dec 2009 - 4:15, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 4:06

MESAZH NGA E “ANDEJSHMJA”



Durimi ishte shumë i pasionuar pas kinematografisë. Ai kishte një koleksion shumë të pasur të këtij zhanri artistik. Në veçanti i adhuronte artistët me origjinë shqiptare që kishin bërë emër deri në Hollivud. Edhe vet e kishte regjistruar në vitin 1997 degën e aktrimit, në Akademinë e Arteve në Prishtinë, dhe ishte treguar shumë i suksesshëm. Kishte arritur të bëhet ndër më të famshmit e gjeneratës së tij.




Durim Krasi, tanimë një artist i njohur, as që i ka shkuar mendja se një ditë do të pranoj një mesazh nga e andejshmja, mesazh ky që do t’ia ndryshoj rrjedhën e jetës së tij.

Ishte shumë i kënaqur në momentin kur në një shfaqje artistike iu nda roli i artistit të njohur Gjon Belushi, i cili kishte vite që kishte ndërruar jetë (Gjoni është njëri nga dy vëllezërit Belushi me origjinë shqiptare).

Gjon Belushi ishte vetëm 33 vjeçar kur si pasoj e dozës së tepruar të heroinës, u nda nga kjo botë. Kjo ka ndodhur në një bungallo të hotelit “Marmont” në Los Angjelos të SHBA-ve, me 5 mars të vitit 1982.

Është çështje e fatit që edhe Durim Krasi nuk përfundoi në të njëjtën mënyrë: pinte aq shumë sa që e zinte gjumi nëpër ceremoni të ndryshme, humbiste vetëdijen dhe binte në komë, për pasoj përfundonte shpesh edhe në spital.

Durimi ishte shumë i pasionuar pas kinematografisë. Ai kishte një koleksion shumë të pasur të këtij zhanri artistik. Në veçanti i adhuronte artistët me origjinë shqiptare që kishin bërë emër deri në Hollivud. Edhe vet e kishte regjistruar në vitin 1997 degën e aktrimit, në Akademinë e Arteve në Prishtinë, dhe ishte treguar shumë i suksesshëm. Kishte arritur të bëhet ndër më të famshmit e gjeneratës së tij.

Mirëpo fatkeqësia filloi menjëherë pas luftës në Kosovë. Vizionet impozante që i kishte ëndërruar e planifikuar Durimi filluan të zbehen gjithnjë e më shumë. Mungesa materiale, mospërkrahja institucionale, injoranca shoqërore etj., për realizimin e projekteve kinematografike, të imagjinuara vite me radhë, por edhe traumat e luftës, filluan ta godasin ndërgjegjen e tij duke tronditur kështu seriozisht gjendjen shpirtërore. Gjithashtu, mundësia për të studiuar e krijuar jashtë Kosovës, për momentin ishte vetëm një iluzion...

Vullneti aq i fuqishëm i tij filloi të thyhet. Filloi të kthehet në stres, në ankth për të kaluar në depresion. Durimi filloi të luftoj me vetveten, por nuk arrinte ta mposhte atë ves të keq, të shëmtuar e të dëmshëm. Duke mos gjetur shteg në këtë ballafaqim, ai u dha përfundimisht pas alkoolit. Aq shumë u keqësua gjendja e tij sa që u dash të shtrihet me urgjencë në spital.

Dhe po atë natë, deri sa ishte në dhomën e përkujdesjes intensive, para tij u materializua figura e Gjon Belushit. Ishte i zbehtë, i veshur me rroba të verës që dukeshin mjaft të leckosura dhe i pakrehur. Durimi u habit për pamjen e tij, pasi ai ishte mësuar që, kur komunikonte në ëndrra, ta shihte atë elegant, prandaj edhe ia tërhoqi vërejtjen.

Gjoni, i hidhëruar dhe shumë nervoz ju drejtua se kjo ishte e gjitha që ka mundur të arrij.

- Durim, unë nuk kam kohë për mendimet e tua “intelektuale”. Po shkatërrohem ngadalë dhe me vështirësi po e mbaj edhe lëkurën që të mos pëlcas. Shikoma fytyrën, shikomi duart...

- Më thuaj gjon, a mund të të ndihmoj? - e pyeti Durimi.

Atëherë Gjon Belushi qeshi aq shumë sa që gati ra përtokë, e pastaj në moment e ndërpreu të qeshurën dhe foli me një zë ndjellakeq.

Ma punove mirë, shumë mirë, aq mirë sa që më për ne as në ferr nuk ka vend. Nuk dua të më sillesh nëpër këmbë - e ke të qartë? Ti nuk di as të mahitësh, as të zgërdhihesh as të pish as... asgjë. Kanë filluar të shkruajnë se ti nuk di as të aktrosh. Cili je ti? - një i pështyrë, një i dobët, një i pavlerë, një budalla, një palaço.

Durimi e dëgjonte me gojëhapur!

- Kam ardhur të të tregoj se jeta është sakrificë, se jeta është edhe luftë. Duhet të përballesh me çdo sfidë dhe të ngadhënjesh mbi gjithçka. Përveshu punës, shiko realitetin në sy, merri gjërat shtruar, pra vepro si të gjithë njerëzit e guximshëm të kësaj bote!

- E ke me shaka ti. Po ti? Ti çfarë ke...

Dhe ende pa e kryer fjalën, Gjoni ju përgjigj:

- Unë jam i vdekur, gjegjësisht ende jam duke vdekur. Edhe ti po vdes, mirëpo ke mundësi të mbetesh gjallë, ndonëse ti këtë, ndoshta nuk e meriton. Kam dëshirë të jetosh, , të bësh emër, të lësh vepra...
MISTERE !!!!!!!!!! Image002

Në ato çaste në dhomë hyri motra kujdestare. E shikoi Gjonin dhe mbeti e habitur nga fakti se si kishte arritur të futët ai në dhomën intensive pa ra në sy. Filloi ta qortoi rreptë për shkak të tonit të lartë të zërit e të kësaj vizite aq të vonë, pasi po afrohej mesi i natës. E urdhëroi që ta lëshoj menjëherë dhomën dhe ta lë pacientin të qetë, pasi ai ishte në gjendje të rëndë dhe kishte nevojë për qetësi e jo për zhurmë.

Durimi nuk ishte i sigurt se çfarë në të vërtet ndodhi: ishte ëndërr, iluzion, halucinacion, fiksion...apo realitet. Me këto MISTERE !!!!!!!!!! 902293 dhe nën ndikim e medikamenteve e zuri gjumi.

Të nesërmen në mëngjes, kur erdhi vizita, mjeku gjithashtu e qortoi edhe Durimin për zhurmën e bërë dhe vizitorin e orëve të vona. Durimi mbeti i shtangur. Nuk i besonte veshëve të vet. Ishte ajo mbrëmë ëndërr apo kjo tani? Ishin ato iluzioni, halucinacione, fiksione, apo këto që po i dëgjonte tani nga goja e mjekut?!!!

Në raportin e motrës, mysafiri ishte përshkruar në përpikëri. Identik me Gjon Belushin, edhe pse ajo nuk e njihte atë.

Në fakt, kush ishte ky vizitor? Ishte vërtet shpirti i Gjoni? Ishte fantazma e tij? Ishte trupi eterik, trupi astral? Apo ishte e gjithë kjo vetëm një lojë neuronesh e asaj sfere, sa magjike e mistere, e quajtur tru?!!! Por raporti i motrës kujdestare. Po fjalët e mjekut. Po...

Fundi fundit që rëndësi ka seç ndodhi realisht atë mbrëmje - mendon sot Durim Krasi. E rëndësishme është se Gjon Belushi, me mesazhin nga e “andejshmja”, e kishte larguar atë nga rruga e dështimit, nga rruga e humnerës, nga rruga e ferrit, pra nga vet vdekja!

Durimi i kaloi 32 ditë në spital dhe doli i shëruar. Katër ditë më pas filloi të punoj në një film të ri. Vazhdoi dhe kreu me sukses edhe studimet e lënë përgjysmë dhe, nga një dështak i dikurshëm, Durimi arriti që të bëhet një aktor, por dhe regjisor shumë i famshëm. Sot, në qetësi të plotë e me optimizëm real, ai e pret ardhmërinë dhe sigurt e shpejtë po ngjitet drejt kulmit të karrierës.


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Sun 27 Dec 2009 - 4:16, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 4:06

Nga përvoja mistike e njerëzve tanë



NGJARJE QË TË LËNË PA MEND

Në shtëpinë tonë filluan të ndodhin disa fenomene misterioze. Fenomene të pashpjegueshme e të çuditshme. Madje, aq të çuditshme, sa për njeriun që nuk ka pasur rast t’i përjetoj këto, vërtet mund të jenë edhe të pabesueshme. Ashtu, siç kanë mundur të jenë të pabesueshme edhe për ne, para se të na binin në kokë...


Në lagjen “Tusus” të Prizrenit ndodhet shtëpia e Akip Shahinit nga Prizreni, ku qe shumë vite me radhë, xha Akipi jeton me plakën e tij dhe me katër djem, të gjithë të martuar, që së bashku me reja dhe nipa e mbesa, përbëjnë gjithsej 24 anëtarë të familjes.

Një familje e qetë, me djem të mbarë e punëtorë, dhe një shtëpi “e gjallë”, siç do të thuhej në popullin tonë - janë karakteristikat e para që të bien në sy kur, për të parën herë, ndodhesh në këtë familje. Katër shtëpi në një oborr i kanë ndërtuar ata të xha Akipit, pa meshkuj në botën e jashtme, por vetëm me punën e mbarë që këtu e bëjnë. Respektivisht, djemtë e xha Akipt kanë dy gjellëtore: një në Prizren dhe një tjetër në Pejë, ku fitojnë mirë. Kurse xha Akipi ka edhe tokë pune...

Dhe të gjitha premisat materiale janë të favorshme, që do të duhet të mundësonin një jetë të qetë familjare dhe një kënaqësi në gjithë atë begati e në gjithë ato të mira materiale, por - një hall që i ka rënë mbi kokë kësaj familjeje, nuk u lë qetësi e as kënaqësi shpirtërore anëtarëve të saj.


MISTERE !!!!!!!!!! Image002
Në foto shihet regalli i djegur, pothuajse plotësisht i dëmtuar, në dhomën e Ali Shahinit, i shkaktuar nga duart e padukshme dhe e pashpjegueshme përmes mendjes dhe logjikës

Problemet lindën pas një viti martesë



Qe tri vjet me radhë reja e djalit të vogël, Nafija, me prejardhje nga K. Është e sëmurë rëndë nga një sëmundje shpirtërore. Kurrë më parë nuk ka qenë e sëmurë. Edhe një kohë pas martesës me Aliun nuk pati kurrfarë probleme. E çonin mirë dhe kishin harmoni me njëri-tjetrin. Problemet e tyre lindën pa u mbushur një vit i plotë në martesë. Nafija filloi ta humbte vetëdijen. Respektivisht ajo binte në një gjendje të ndryshuar të vetëdijes dhe ajo gjendje zgjaste jo pak kohë... shpeshherë edhe nga disa orë.

Në fillim, natyrisht, iu drejtuam mjekut - fillon rrëfimin hallemadh Aliu. Neuropsikiatri, pas dëgjimit indiferent të përshkrimit të sëmundjes nga ana jonë, Nafijes i preferon t’i bënte gjithë analizat dhe incizimin e kokës në EEG. Dhe, çuditërisht, të gjitha analizat e trurit e të trupit i dolën mirë, pos konstatimit nga ana e mjekut se “është pak nervoze”... Dhe i dha disa barëra për qetësim.

Sakaq, mbretëria e sëmundjes në Nafijen mbeti e paprekur. Sulmet vazhdonin. Nafija binte edhe më tej në gjendje të ndryshuar të vetëdijes dhe ndjehej tejet keq. Forca të panjohura negative e sulmonin, e mundonin, e lodhnin...Madje edhe e rrihnin... E rrihnin shpinës dhe këmbëve!...



Në shtëpi ndodhin fenomene misterioze



Njëkohësisht me këtë, në shtëpinë tonë filluan të ndodhin disa fenomene misterioze. Fenomene të pashpjegueshme e të çuditshme, - shton Aliu. Madje, aq të çuditshme, sa për njeriun që nuk ka pasur rast t’i përjetoj këto, vërtet mund të jenë edhe të pabesueshme. Ashtu, siç kanë mundur të jenë të pabesueshme edhe për ne, para se të na binin në kokë...

Së pari filluam të ndjenim një prani të qenieve të padukshme. Në fillim na dukej sikur dikush po ecte nëpër ballkone, ose dëgjonim rënie, sikur dikush kërcente nga ballkoni poshtë. Pastaj dëgjonim hedhje gurësh, goditje me gurë. Goditjet sidomos i ndodhnin Nafijes.

Të them të drejtën, në fillim edhe ne ishim shumë të befasuar e në një dilemë të madhe: T’u besonim atyre fenomeneve të çuditshme, të pakapshme për mendjen e logjikën, apo të mos u besonim... T’u besonim, si t’u besonim, kur asgjë me sytë e ballit nuk shihnim, asgjë s’vërenim konkretisht. Të mos besonim, si të mos besonim, kur për një kohë të caktuar, dëgjonim zhurmat, trokitjet, rrapëllimat, hedhjet e gurëve, ecjen e dikujt... Me një fjalë, pandërprerë shihnim, dëgjonim dhe përjetonim manifestimet e çuditshme, mahnitëse, që shkaktoheshin nga qenie të padukshme, misterioze, si të thuash, ireale, por që manifestimi i veprimeve të tyre ishte real dhe ne e dëgjonim, e shihnim dhe e përjetonim në mënyrë reale e të pakontestueshme...

Në fillim na ka ndodhur që, kur kemi shkuar në dhomë, t’i gjejmë rrobat e nxjerra nga raftet, ku ishin të paluara, e të vendosura në mes të dhomës, në dysheme. Valixhet i gjenim të hapura, pa i prekur kush nga anëtarët e familjes, por, ajo çka ishte më e keqja, më pastaj rrobat e nuses do t’i gjenim të prera e të dëmtuara. Të prera si me gërshërë,. Si t’i kishte prerë me dorë njeriu. Ndoshta gjatë kësaj kohe na janë asgjësuar rroba me vlerë prej disa mijëra markash në këtë mënyrë të pashpjegueshme. Pastaj, e gjenim arin e prishur. Ose e gjenim të përdredhur e të lakuar ose të prerë... Dhe atë si me zhiletë, sa në shikim të parë, nuk mund të vërehej se ishte i prerë, vetëm kur e kapje me dorë, ndahej...

Por, ndërkohë, ne, që kishim hall të madh, kurse mjeku nuk mund të na ndihmonte, filluam të kërkojmë ndihmë tek disa milexhionë, falltarë e hoxhallarë të ndryshëm - kyçet në bisedë xha Akipi. Një nga ata, nga fshati Lubinjë e Epërme bëri që Nafije të tregonte se kush po e sulmonte, kush po e mundonte e kush po e rrihte. Ua zinte në gojë emrat. Fliste me to, grindej. Tregonte se ç’i thoshin... Fatkeqësisht, ajo që i paraqitej, që e sulmonte kështu e që i bënte këto të zeza ishte gruaja e vëllait tim...,ofshau ai.
MISTERE !!!!!!!!!! Image004
Në foto shihet pasqyra e thyer nga forcat e panjohura. Familja Shahini nuk kanë shpjegim se si ka ndodhur kjo, ata vetëm e kanë parë se është thyer nga një dorë e padukshme, në pranin e tyre dhe kanë mbetur të nemitur...



Katër herë u kallën dhomat



Është interesant, se gjithnjë e paralajmëronin se çdo të ndodh. I thoshin se kemi për t’i prerë rrobat, të cilat edhe i preheshin. Pastaj, i thoshin se kemi për t’i djegur dhe ato digjeshin. Katër herë na janë djegur dhomat. Dhe atë gjithnjë ditën. Dy herë jemi djegur paradite. Një herë në kohë dreke dhe një herë vonë pas dite. Është interesant se herën e parë, kur ka ndodhur ndezja, dera ishte e mbyllur përbrenda, e askush nuk ishte brenda. Madje, kur e kemi thyer derën, dhe e shtynim për ta hapur, një forcë e çuditshme e shtynte nga parapa. Disi nuk na linte të hynim brenda. Tri herë, i kemi shpëtuar gjërat pak më mirë, herën e katërt na është djegur, madje edhe regalli. Dhe ashtu, të djegur, e kemi edhe sot e kësaj dite...

Por më tepër kishim frikë se do të na i digjte fëmijët, - thotë xha Akipi. Prandaj, rregullisht Aliu i ka ndërruar dhomat, me shpresë se ndoshta në dhomën tjetër nuk do t’i ndodhte gjë, edhe pse kot...

Njëherë, madje, i janë prerë rrobat që i kishte të veshura. Bluzën, veç kur ia pamë të prerë prapa, në shpinë, dhe mbetëm të nemitur... - kyçet prapë Aliu. Dy herë diçka e panjohur më ka grithur edhe mua në ballë. Isha duke punuar në gjellëtore, dhe, kur një qastë, paqëllimshëm shikohem në pasqyrë, shoh, shoh një vijë, një të grithur pjerrtas ballit, pa ndonjë rast dhe pa ndonjë mundësi që të grithesha askund... Edhe kjo (tregon për të shoqen), ka qenë dy herë e prerë në dorë, pa ndonjë rast. Veç kur ia shihnim gjakun...



Prania e vazhdueshme e qenieve të padukshme



Kurse, vazhdimisht kemi pasur zhurma të ndryshme: të trokitura në dyer, dritare, regall... Disa herë janë thyer dritaret dhe atë çuditërisht, nga ana e brendshme, d.m.th. krahu i brendshëm i dritares... Disa herë ma kanë marr orën e zgjimit, të cilën e lë afër për t’u zgjuar, kur kam për të shkuar në punë... Pastaj, sërish ma kthenin!...
MISTERE !!!!!!!!!! Image006
Njollat e gjakut që shpërthyen në mur në çastin kur Nafija e ka “sulmuar” me energji (në gjendje autohipnotike) dhe “asgjësuar” njërën nga qeniet misterioze.

Por të gjitha këto që i thamë ( e që nuk) janë sigurisht pak, megjithatë, nuk paraqesin gjithë atë që kemi përjetuar brenda kësaj kohe, brenda këtyre tri viteve, prej kur Perëndia na e çoi këtë hall mbi kokë... - kyçet, përsëri, në bisedë xha Akipi. 74 vjet i kam bërë - vazhdon, kurrë nuk kam parë këso gjërash. Dëgjuar nga të tjerët, se dikujt i ka ndodhur po, veç në familje të ngushtë dhe në farefis nuk na ka ndodhur. Tash Zoti na ka dërguar, pse na i ka dërguar, Ai e di...- përfundon xha Akipi dhe shpreson, megjithatë, se do të bëhet mirë. Dhe ne e ngushëllojmë, se, si çdo gjë që është kalimtare në këtë jetë edhe kjo do të jetë kalimtare dhe do të bëhet mirë...

Tani tërë familja shpresat i kanë përqendruar tek A. Kolgeci, një person që pa kursim përpiqet t’u ndihmoj njerëzve të shërohen me metoda alternative, kryesisht përmes sugjestionit dhe hipnozës. Kolgeci e ka mësuar Nafijen, pas disa seancave hipnotike, që kur ta sulmojnë ato krijesa të liga, ajo, gjithnjë duke e konsultuar “udhëheqësin e vet shpirtërorë”, të dijë si të mbrohet, madje edhe t’i sulmoj ato me energji pozitive...

Sipas sugjerimeve të Kolgecit, dy -tri ditë para se ta bënim këtë bisedë, ajo i kishte “sulmuar” ato dhe atë kryesoren e kishte “asgjësuar”. Sipas rrëfimit të Nafijes, ajo e kishte asgjësuar plotësisht “trupin” e saj! E kishte parë saktë këtë. Por, që çudia të jetë më e madhe, at qastë që ka ndodhur ky “asgjësim” në njërin mur të dhomës, çuditërisht, ishin paraqitur njolla të vërteta gjaku...! Gjurmët e tij akoma ndodheshin në murin e dhomës, të cilat miku im S. Krasniqi, i fotografoi, për t’i pasur si dëshmi të një sensacioni të vërtet misterioz.



P.s.

Ngjarja e përshkruar është e vërtet dhe të gjitha të dhënat janë autentike: vetëm emrat e personazheve janë të ndryshuar


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Sun 27 Dec 2009 - 4:17, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 4:07


MISTERE !!!!!!!!!! Shtepai%20qe%20viz

Nga përvoja mistike e njerëzve tanë




SHTËPIA QË VIZITOHET NGA QENIET MISTIKE

U dëgjua një zë: “Fatmir”! e dëgjuam unë dhe motra. Dil, dikush po thërret!- më tha motra. Dhe dola. Shikova së pari në vrimën e derës. Pranë derës shiheshin këmbët e dikujt. Gjithnjë i kam parasysh: pantollone të hekurosura bukur, teget, çorapët e bardha dhe këMISTERE !!!!!!!!!! 276368ë të zeza. E hapa derën. Mirëmbrëma! Nuk foli gjë

Kjo shtëpi ndodhet në Shkup, në rrugën: Sheshi “Brigada Sulmuese Kosovaro-Maqedonase”, Topansko Polje. Në të jetojnë 8 anëtarë familjeje. Ishin edhe dy vajza tjera, të cilat në ndërkohë u martuan. Por, fenomenet mistike, që e përcjellin këtë shtëpi ende, edhe sot e kësaj dite, ishin aktuale edhe atëherë kur Adifeti e Myrveti akoma ishin të pamartuara.

Kjo shtëpi është njëra prej atyre, jo edhe gjithaq të pakta në rruzullin tokësor, që disi është e mbështjellë me një vello misterike. Pothuaj herë pas here këta njerëz e këtë shtëpi e vizitojnë qenie misterioze, të paidentifikueshme që i sheh ndonjëri apo disa nga anëtarët e familjes. Ato paraqiten, rëndom, në figura të panjohura njerëzish. Nuk flasin, por lëvizin, ecin, ndihen. Thjesht: priftojnë...dhe pastaj zhduken, duke lënë pas trazime të ndryshme në shpirtin e këtyre njerëzve të thjesht, të cilët thua se janë mësuar me to, me praninë e tyre misterioze, që kurrë nuk mund ta shpjegojnë, por që ata thjesht e ndjejnë, e përjetojnë... Dhe heshtin për të tëra këto... Vetëm rrallë, kur ndodh që, spontanisht, në ndonjë rast, të hapen bisedat e këtilla, ata, pas një maturie të gjatë, fillojnë t’i shpalosin përjetimet e tyre... Dhe, me atë rast, dëgjuesi mbetet i mahnitur nga begatia e kësaj përvoje mistike.

Ja, si rrëfen, në një mënyrë posaçërisht atraktive vajza e dytë e Tefik dhe Halide L., Adifetja, rreth tridhjetë vjeçare, e cila tashmë është martuar, por nuk ka fëmijë:

-Prindërit nuk ndodheshin atë natë në shtëpi. Ishim vetëm ne dy motrat e mëdha, si dhe vëllezërit e motrat më të vogla. Vëllai i madh, Fatmiri, kishte dalë në qytet. Ne rrinim. Dikush shikonte programin, motrat dhe një vëlla më i vogël luanin letra, e kështu më radhë. Ora ishte afër tetë e mbrëmjes. U dëgjua një zë: “Fatmir”! e dëgjuam unë dhe motra. Dil, dikush po thërret!- më tha motra. Dhe dola. Shikova së pari në vrimën e derës. Pranë derës shiheshin këmbët e dikujt. Gjithnjë i kam parasysh: pantollone të hekurosura bukur, teget, çorapët e bardha dhe këMISTERE !!!!!!!!!! 276368ë të zeza. E hapa derën. Mirëmbrëma! Nuk foli gjë. Para meje qëndronte një djalë i ri, i veshur bukur, siç thashë pantollone e sako teget, çorapët e bardha, që i dalloheshin qartë, dhe këMISTERE !!!!!!!!!! 276368ë të zeza. Një frizur të qartë e të bukur. Por nuk fliste gjë. Urdhëroni! Kë kërkoni? - e pyes. Nuk më kthente përgjigje. Në ndërkohë doli motra në derë të shtëpisë. Fillova t’i flasë maqedonisht, mendova se mund të mos e dijë gjuhën shqipe. Mirëpo, prapë asgjë nuk foli. Motra zuri po më pyet nga dera e shtëpisë: kush është, çik, ai? Nuk di! - thash. Nuk po përgjigjet... Dhe, në këto çaste unë kokën e ktheve kah motra, gjersa i ndërrova këto fjalë. Kur ktheva kokën përsëri kah figura e njeriut të panjohur, më nuk ishte aty!

Motra tani erdhi aty. Ku është, çik? Për një çast nuk ishte askund. Por kjo nuk vonoi as disa sekonda. Një çast më vonë se kjo: unë dhe motra e shihnim të panjohurin, disa metra më larg, në një livadh apo më mirë t’i themi një copë lëndinë e kulluar, ku ishte shtrirë në profil, me kokën e ngritur, të mbështetur në shuplakën e dorës, dhe vetëm na shikonte përsëri...

Tashmë jemi alarmuar. Natyrisht, një frikë e papërmbajtur zuri të burojë nga thellësitë tona. Kemi ftuar gruan e fqinjit të parë, që e kemi tepër pranë. Vetëm një mur na ndan me të. Dhe dolën ata, fqinji, gruaja e tij... Dhe vajzat. U treguam. Por tanimë nuk shihnim asgjë as ne as ata. I panjohuri u zhduk andej prej nga edhe erdhi disa çaste më parë, në të panjohurën...

Pastaj në rrjedhën e rrëfimeve lëshohet me takt të matur e ëma e Adifetit, Halidja:

-Ishim atëbotë ende në Gazaibabë (lagje e Shkupit, ku banonin dikur, para se të shpërnguleshin në Topansko Polje). Xh. e kisha ende në djep. Ishte akoma i vogël. Bëja punët e shtëpisë, si zakonisht ne femrat, që kurrë nuk mund të themi se i kemi kryer, siç bëni ju meshkujt me punët tuaja. Isha pikërisht në dhomën ku ishte djali. Ajo është një dhomë e gjatë, disi në formë të një salloni, djali ishte në fund ë tij, te dritarja. Një hije, porsi drita e pasqyrës, kur e lëshon dikush, erdhi prej së jashtmi. Dhe, gjithnjë e lëvizshme, si e gjallë (e di ju mund të çuditeni, por është mëse e vërtet) erdhi, hyri brenda në dhomë, u soll nëpër dhomë në lartësinë e tavanit dhe, papritmas, shkoi e ra mbi djalë. Ra mbi djalin që flinte në beshik... Djali bërtiti dhimbshëm. Kur shkuam të shohim - nga një vijë të hollë gjaku kishte në hundë e në buzë, që lëvareshin teposhtë. Kokën e kishte pak të kthyer anash, pikërisht andej nga ishte bartur gjaku...

Prej kësaj ngjarjeje kaluan shumë vite. Tani Xh. u bë 7-8 vjeçar. Tash e kisha për gjini vajzën tjetër. Dhe tashmë nuk banonin më Gazibabë, por patëm kaluar në Topansko... Isha duke i thënë gji vajzës, siç thashë. E ulur në dysheme pranë djepit, vajza me gjithë djep e ofruar tek gjini. Disi çlodhesha dhe shikoja shkujdesur në oborr. Para kisha pompën e ujit. Pranë saj - korita. Një koritë e thellë betoni. Në çast, krejt befas, një njeri me të bardha ndodhej në koritën e pompës. Ishte krejt në të bardha. Zgurdullova sytë. Vetëm shikoi këndej...Dhe zuri të sharrojë teposhtë. Sharronte gradualisht, thua e përpinte toka. Në çastin kur u zhduk, kur sharroi tërësisht - një tym i bardhë “gufoi” përpjetë. Të nesërmen kam shkuar për t’i dhënë djalit tjetër, A. inxheksion. Kur jam kthyer nga ambulanca - po në atë vend Xh. 7-8 vjeçar m’u kishte sëmur. Ishte ligur keq... Dhe prej atëherë e deri më sot ai vuan nga epilepsia. Kurrë më nuk u shërua. Dhe u sëmurë pikërisht aty ku, një ditë më parë, u duk e u zhduk, në mënyrë misterioze, njeriu në të bardha. Te korita, ku një çast më parë laja rrobat, pranë pompës së ujit... Gjithnjë besoj se sëmundjen e pashërueshme djalit tim ia solli krijesa e panjohur, që buroi nga e panjohura dhe u zhduk në tymin e bardhë e të panjohur...

Edhe Naseri rrëfen si, disa herë, ka ndodhur të priftojë dikush kah dritarja e ballkonit, dhe kur kemi dalë askush nuk ishte. Madje, një herë thotë e pamë unë dhe daja im M. B. Nga Ferizaj që kishte ardhur për të bujtur. Kur dolëm, nuk kishte asgjë në ballkon, as në oborrin që shtrihej tej ballkonit, pos një gjethe, që s’ishte nga oborri ynë, që çuditërisht prehej në shkallë. Gjethe të tilla ndodhen vetëm në parkun që ndodhet mjaft larg...

Kurse Halidja, më vonë, na rrëfen se ende sot e kësaj dite, vajzës sime më të vogël, 12 vjeçare, Gyldenit, i paraqiten dy vajza të vogla e, siç thotë, me flokë të gjata deri nën bel. Flokët e gjata e të bardha, që herë pas here ua bëjnë me dorë në njërën anë. Dhe kur i paraqiten, vajza bërtet, na tregon: ja, ja ku janë! Ato dy çikat e vogla!...Që, si i përshkruan ajo janë simpatike, por nuk flasin asgjë., pos që herë pas here lajmërohen nga e panjohura dhe zhduken prapë në të panjohurën, duke i shkaktuar Gyldenit të vogël një shqetësim të lehtë, kurse të tjerëve një preokupim, që e panjohura nuk i lë t’ia gjejnë një zgjidhje logjike...

Kur jemi tek anëtarët e familjes, mendojmë se e vlen të theksohet se edhe kryefamiljari i kësaj familjeje, Tefiku, ka disa vite është paralizuar dhe i është marrë edhe goja. Tani shpeshherë i duket se është dikush në shtëpi, por do të tregoj e s’mundet dot, meqë, siç thamë, paraliza ia ka marrë edhe gojën...Krejt ajo që ai dëshiron t’ua rrëfejë të pranishmëve -i takon të panjohurës...

Dhe, siç thamë, kjo shtëpi ndodhet në Shkup. Dhe, herë pas here, këta njerëz e këtë shtëpi e vizitojnë qenie misterioze, të paidentifikueshme, por pa dyshim reale. Ata, që, eventualisht, mund të kenë dyshim në tërë këtë që u rrëfye besnikërisht për shtëpinë e mbështjell me vello mistike, qeniet e dimensioneve tjera, një ditë, pa dyshim do t’i vizitojnë edhe ata dhe atëherë me siguri do të binden, por atëherë domosdo do të jetë vonë...
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 4:19



MISTERE !!!!!!!!!! Dyert%20per



DYERT PËR “NË TË KALUARËN”

Shqiptarëve të rinj, hoteli u dukej qesharak por shumë i këndshëm. Dritaret nuk kishin xhama, por vetëm kapak prej druri, çarçafët ishin nga stofi i rëndë i cili me siguri ka dekada që nuk prodhohet, kurse në vend të jastëkëve kishin vënë nënkresa të rrumbullakëta. Banja ishte me parmak nga hekuri, gjë e cila mund të shihet vetëm në filma. Kjo edhe i shtyri ata që të bëjë dhe disa fotografi si kujtim nga kjo bujtinë e pazakontë. Megjithatë, në hotel ndjeheshe shumë komod, kurse ushqimet ishin shumë të shijshme. Pas darkës të gjithë shkuan për të fjetur




Ishte fillimi i shtatorit dhe qifti bashkëshortor, Edita dhe Sami Topi bisedonin se ku do e kalojnë pushimin vjetor. Gjatë bisedës, ata shprehën dëshirën për ta marr edhe mendimin e miqve të tyre, Sanie dhe Marash Bregut, të cilët, sikurse edhe këta, jetonin prej vitesh në Cyrih të Zvicrës.

Rivierat shqiptare, si ato të Sarandës, Vlorës, Durrësit e Ulqinit, i kishin shijuar vite me radhë, prandaj këtë herë vendosën që pushimet verore t’i kalojnë në një drejtim krejt tjetër.

Ishte 12 shtatori i vitit 2006, kur pas vendimit të përbashkët të familjeve Topi dhe Bregu, herët në mëngjes, ata u nisën për pushime me automobil në drejtim të Spanjës. Natyrisht, rruga kalonte përmes Francës. Disponimi ishte në nivel, pasi që ky ishte udhëtimi i parë në brigjet e detit spanjoll, në vendin e diellit dhe toreadorëve.

Në udhëtim e sipër analizonin dhe përpilonin regjistrin e vendeve më të bukura të Spanjës si: Trragnon, Castellon de la Plana, Cartagenon , ishullin Palma, etj., të cilat dëshironin patjetër t’i vizitonin.

Në timon, vozitësit ndërroheshin me radhë, kurse gratë mundoheshin që t’i gjejnë vendet dhe hotelet e këndshme, ku do kalonin netët gjatë pushimeve. As mendja nuk u shkonte se pikërisht një hotel i tillë, ku do e kalonin natën e parë, do të mbetet enigmë shumë e madhe në jetën e tyre.

Në Francë, vonë në mbrëmje, ata lanë autostradën në afërsi të qytetit Montpellier, për të kërkuar një vend të qetë për ta kaluar natën. E dinin se në atë pjesë kishte shumë hotele të vogla, pasi ishte edhe vend bregdetar, dhe dëshironin që në njërin prej tyre të vendoseshin. I pari në të cilinë hasën ishte përplot, prandaj edhe vazhduan të kërkojnë. Ishin të sigurt se në hotelin tjetër do të gjenin dy dhoma për vendosje. Pas një rruge të shkurtër kohore panë një ndërtesë të gjatë dy kateshe, me pamje të kthyer kah autostrada. Automobilin e parkuan në parkingun afër rrugës. I pari në hotel hyri Samiu dhe vërejti një korridor të gjatë të ndriçuar me vajguri. Anash ishte i vendosur banaku për shërbim, kurse kah fundi vërejti se ndodhet recepcioni.

Për dhoma të lira e pyeti njeriun që qëndronte aty dhe që kishte një veshje të çuditshme. Disi e kuptoi që janë dy dhoma të lira pasi që njeriu me veshje të çuditshme nuk e njihte gjuhën gjermane, kurse Samiu e zotëronte fare pak frëngjishten.

Shqiptarëve të rinj, hoteli u dukej qesharak por shumë i këndshëm. Dritaret nuk kishin xhama, por vetëm kapak prej druri, çarçafët ishin nga stofi i rëndë i cili me siguri ka dekada që nuk prodhohet, kurse në vend të jastëkëve kishin vënë nënkresa të rrumbullakëta. Banja ishte me parmak nga hekuri, gjë e cila mund të shihet vetëm në filma. Kjo edhe i shtyri ata që të bëjë dhe disa fotografi si kujtim nga kjo bujtinë e pazakontë. Megjithatë, në hotel ndjeheshe shumë komod, kurse ushqimet ishin shumë të shijshme. Pas darkës të gjithë shkuan për të fjetur.

MISTERE !!!!!!!!!! Dyert%20per1

Në mëngjes, derisa familjet Topi dhe Bregu hanin mëngjesin, në restorant hynë tre njerëz jo të zakonshëm: një grua me një qen të vogël dhe pas saj dy xhandar. Gruaja kishte fustan të gjatë luksoz, i tëri me dantella, kurse çizmet me susta. Xhandarët mbanin këMISTERE !!!!!!!!!! 276368ë të lustruara dhe me kokë cilindrike. Shumë dallonin nga policët e zakonshëm të cilët i kishin takuar gjatë rrugëtimit shumë herë. Së shpejti përjetuan edhe një befasi, është fjala për llogarinë të cilën duhej ta paguanin. Ishte shumë lirë. Për fjetje dhe shërbim, për te dyja familjet, duhej paguar diku rreth 5 euro. Në moment menduan se mos ishte e gjithë kjo ndonjë lojë si ato me kamera të fshehta, pasi banakieri e shikoi notën 5 euro me habi, por nuk tha gjë. Të befasuar e paguan llogarinë dhe natyrisht vazhduan rrugën për në Spanjë.

Kaluan 10 ditë të mrekullueshme nën diellin e ngrohtë të Mesdheut, në plazhet e gjata e të bukura me rërë. Vizituan shumë vende kulturore e historike të këtij shteti por, si gjithherë, edhe pushimit i erdhi fundi. Ata duhej të përgatiteshin për tu kthyer prapë në vendbanimet e tyre në Zvicër.

Vendosën që, gjatë kthimit, sërish ta vizitojnë hotelin i cili aq shumë i kishte fascinuar. Hotelin që aq shumë ofronte për një çmim shumë të ulët, e para së gjithash, kishte atmosferë nga e kaluara që provokonte ndjenja të veçanta. Assesi nuk mund ta kuptonin, se a ishte ajo surprizë vetëm një lojë apo realitet. Nëse ishte realitet, si mund të arrinin pronarët e saj ta përballonin financiarisht situatën në kohën kur çmimet shkonin gjithnjë në rritje?! Ishte rast i rrallë që të përjetohen momente të tilla, prandaj çiftet e rinj vendosën ta kalojnë natës sërish në atë hotel.

Në të njëjtin vend lakuan nga rruga kryesore në drejtim të hotelit, kaluan hotelin “Plasa” sikurse para 10 ditëve, kur aty nuk gjetën vende të lira. Por kësaj radhe kurrsesi të gjenin “hotelin” e tyre të preferuar. Çdo gjë ishte zhdukur pa shenjë!... Tri herë i shkuan rrotull atij vendi, por hoteli nuk ishte më. Sikur mos të kishte ekzistuar kurrë!... Tanimë ishte natë vonë dhe patjetër u detyruan të ndërpresin kërkimin. Të hutuar, natën e kaluan në një hotel tjetër, buzë rrugës...

Disa javë më vonë ju arritën fotografit e zhvilluara, të bëra, rrugës dhe gjatë pushimeve për në Spanjë. Ishte befasia tjetër për ta. Samiu dhe Marashi ishin më se të sigurt se kishin bërë disa fotografi me bashkëshortet e tyre në hotelin misterioz, por në negativet e atyre regjistrimeve ato nuk ekzistonin gjëkund. Në film nuk kishte askund hapësira të zbrazëta, kurse numri i pozave shkonte sipas radhës pa shkëputje. E gjithë kjo i habiti dhe merakosi shumë, kështu, vendosën që pas disa muajsh të kthehen edhe një herë në Francë me qëllim që të bëjnë një kërkim të themeltë për hotelin misterioz. I lajmëruan dhe disa shokë dhe së bashku me ta, pas katër muajsh u nisën për në qytetin Montpellier. Gjurmuan territorin disa herë, por hoteli në të cilin kishin kaluar natën e 13 shtatorit, me një fjalë nuk ekzistonte.

As policia, por as më të moshuarit në ato vendbanime, nuk e mbanin mend shtëpinë e gjatë dykatëshe që ndodhej buzë autostradës, përball parkingut.

Hoteli nuk u gjet kurrë, kurse hulumtues dhe kureshtar të shumtë këtë fenomen e sqarojnë si “shikim në të kaluarën”.

Ka mjaftë gjëra të mistershme në këtë botë si edhe rasti i shkrimit tonë. Por kjo botë është përplot sekrete që na rrethojnë padukshëm, jetojnë pranë nesh dhe me ne... Është kjo një çështje që gjithmonë e ka preokupuar mendjen e njeriut, çështje e cila ka krijuar mite dhe legjenda që nga kohë më të largëta: Vallë a mundemi ne, për një çast, të bëjmë hapa prapa në të kaluarën, apo, po sipas kësaj logjike, përpara, në të ardhmen? Kjo është një pyetje që akoma kërkon përgjigje.



Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Sun 27 Dec 2009 - 4:24, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 4:20

MISTERE !!!!!!!!!! Kater%20engjull







KATËR HERË KONTAKTOI ME ENGJËLLIN E TIJ

Dhe ky ishte kontakti i parë me “engjëllin” tim. Nga jo kohë pata katër kontakte me të. Gjithnjë, sa herë që më shfaqej, më udhëzonte rishtazi. Më jepte këshilla të reja, si të sillesha dhe ç’duhej të bëja. Herën e dytë më udhëzoi: Fillo të shkruash dhe lajmëroji njerëzit se mund t’u ndihmosh. Se ti do t’u bësh mirë të gjithëve, përpos atyre që kanë lindur të sëmurë. Dhe do të shkruash në kapakun e maxhes.




Fanitja e parë misterioze

Ferizaj, Rruga “Bashkimi”. Një shtëpi e thjesht, njëkatëshe. Është njëra prej shtëpive, ku jeton M.B. me familje. Tash ka vëllain, nënën, si dhe tre fëmijët e të vëllait, që gjithsej përbëjnë shtatë anëtarë të familjes. Babai ka disa vjet që i ka vdekur.

Një përvojë e pasur mistike e karakterizon jetën tij. Dhe kjo përvojë zuri fill që në moshën e tij 12-13 vjeçare. Është mbi 40 vjeçar.

-Jetonim në Ferizaj, - rrëfen M., - por ishim të ardhur nga fshati J., disa kilometra larg Ferizajt. Kishim ardhur në qytet disa vjet më parë, por unë kisha shumë dëshirë të shkoja në fshat tek të afërmit tanë: axhallarët, kushërinjtë. Një ditë e luta babanë të më lëshojë dhe, hyra në autobus, shkova. Autobusi shkonte gjerë te shkolla e fshatit dhe aty kthehej, kurse unë duhej të udhëtoja edhe një pjesë të rrugës për të arritur në lagjen time. Ishte një ditë e nxehtë vere. Mesi i ditës, asgjë nuk lëvizte rrugës. Dëgjohej vetëm zëri i dalldisur i gjinkallave, ngjitesha i vetëm rrugës, nëpër pyllin e këndshëm. Degët dhe degëzat e drunjve lëvareshin mbi rrugë, duke i falur një freski rrugës nëpër të cilën kaloja këtë mes të ditës verore.

Dhe kështu arrita tek livadhet e lagjes sime. Edhe disa qindra metra më larg ndodheshin shtëpitë. Në një çast, përpara m’u fanit një plak me kosë në dorë, një plak i thinjur dhe i keq. -Ku shkon? -më tha. Tek axha! -i thashë. Ktheu! Ktheu! -më tha -dhe m’u hap me kosë që të prente. Jam kthyer dhe kam filluar të vrapoj teposhtë, andej nga pak qaste më parë erdha me aq dëshirë. Por ai më vinte prapa, gjithnjë me kosën lart dhe me shikimin kërcënues drejtuar kah unë. Fillova të shpejtoj edhe më tepër, sa që kur arrita pranë xhadesë, pothuaj isha pa frymë. Mua mu duk se ai ende më vinte prapa, por kur në fund mblodha forcat dhe ktheva kokën të shikoj, pash se më nuk ekzistonte. Hapa sytë të shohë mirë, por kot. Figura që pak çaste më parë dhe e shihja me sytë e mi, tashmë ishte zhdukur në çast. Prej atëherë, pra prej asaj dite e këndej shëndeti im pothuaj mori teposhtën...



I merrej goja

-Po, -në rrëfim inkuadrohet e ëma; pas këtij rasti s’i punonin këmbët më. S’ecte dot. Disi e lëshoi gjaku. Dhe e dërguam në spital. Mjeku konstatoi se ka neurozë të madhe, dhe gjakun e kishte të dobët... Ndërkohë filloi të qante vazhdimisht. Iu tek një vaj, pa ndonjë arsyeje, që si ndalej dot. Qante ditën dhe natën. Dhe gjendja i keqësohej dita -ditës më tepër...

Kështu kalonin ditët, javët, muajt. Gjendja i përmirësohej pak kohë, pastaj prapë i keqësohej edhe më tepër. Një ditë, iu shfaq një fenomen i pazakonshëm. Filloi t’i merrej goja. Dhe defekte gjë s’kishte, vetëm se bllokohej psikikisht, dhe për një kohë nuk mund të fliste dot. Por ajo që këtë fenomen e bënte tepër interesant dhe të pazakonshëm ishte fakti se ai e dinte me orë, me minuta e sekonda kur do t’i ndalej, por edhe kur do t’i lëshohej goja. Ose anasjelltas, në ora “kaq” do të më vijë të folurit. Madje, kur i zgjaste me kohë të gjatë bllokada dhe ai shihte se ne po merakoseshim, kërkonte lapsin dhe letrën dhe na shkruante orën kur do t’i kthehej të folurit. Dhe pikërisht në orën që e shënonte, i vinte goja.



Shihte ngjarje frikësuese

-Bile, -rrëfen i vëllai S. -nuk mund t’i besoja dot këtij fenomeni e as të vëllait tim. Aq më dukej e pamundshme kjo, sa fillova të dyshoja, mos vallë, është kah e shikon orën tinëz nesh. Dhe, t’u siguruar, mora orën e shtëpisë dhe orën e xhepit të babait dhe i fsheha me dorën time. Përsëri ndodhte e njëjta gjë. Ai kishte orën e vet biologjike, që se gënjente fare. Por është, mendoj, me interes të theksoj se, gjatë asaj kohe sa nuk mund të fliste, qetësohej tepër. Ishte pothuaj tjetër njeri. Kurse, kur i vinte goja, ishte shumë i shqetësuar...

Një natë gushti, kah fundi i viteve të ’70, sëmundja e tij po arrinte kulmin. Gjatë gjithë asaj kohe ne ishim në shqetësim dhe në pasiguri të përhershme. Kur i ndalej të folurit dhe ne nuk mund të qetësoheshim, gjersa nuk normalizohej. Atë natë, kah ora 19:30 na lajmëroi se: “Se në orën 9, respektivisht “+ më ndalet goja, kurse më vjen në ora 1:05 min.” Dhe siç u thashë, orët i pata fshehur, e mbetej të shihja se a do e qëlloj saktësisht kohën kur e paralajmëronte. Saktësisht në 21 i filloi bllokada psikike. Paralajmërimi i tij ishte plotësisht i saktë. Dhe ne duhej të rrinim të zgjuar deri në ora 1:05 , kur duhej t’i zhbllokohej të folurit. Por atë natë ishte disi më i shqetësuar se herëve tjera. Gjatë gjithë kohës disi trembej dhe ishte i stërkequr, kurse kur afrohej ora një filloi të stërkeqej edhe më tepër. Disi ishte i frikësuar. Lëshonte disa klithma në vete, strukej dridhej, plotësisht na krijohej përshtypja se është duke parë diçka, një ngjarje të tmerrshme, një zhvillim të frikësueshëm... Kot i flisnim, e pyetnim ç’ke, ai s’mund të përgjigjej dot. Ndaj, s’na mbeti tjetër, por të prisnim orën 1:05, kur paralajmërimi ishte se duhej “t’i vinte” goja. Dhe vërtet në ora 1:05 min. pasoi zhbllokimi i sistemit të folur...

MISTERE !!!!!!!!!! Kater%20engjull

Katër kontakte me engjëllin e blertë

-Rreth orës një të natës - u kapën do me mjekra prapa derës. Ishin të shkurtër, patulakë të vërtet, por me do mjekra të gjata dhe të tmerrshme. Ata asgjë nuk më bënin, por i rrihnin disa fëmijë të mirë. Fëmijët ishin të vegjël dhe simpatik. Kurse ata i shqelmonin dhe i maltretonin pa mëshirë. Kjo më shqetësonte dhe dridhesha... Natyrisht, këta i shihja vetëm unë, të afërmit e mi nuk mund të shihnin, meqë ata ishin të padukshëm për ta. -rrëfen M...

Dhe pikërisht në kohën kur ata pleq të shëmtuar silleshin ashtu keq ma ata fëmijë të vegjël, kur kryenin atë akt mizor, e unë s’kisha mundësi t’u ndihmoja, prandaj stepesha e dridhesha nga shqetësimi - nga hapësira e panjohur zbriti një “njeri” i mirë, i madh dhe me rroba të blerta, kurse nën krah, respektivisht në mes të dy krahëve kishte flatra... Ai, pasi zbriti, i rrëmbeu ata ame mjekra, i rrahu, i shqelmoi dhe i nxori përjashta. Pastaj, posa i largoi . m’u drejtua mua. Por kokën disi nuk ia shihja dot, vetëm trupin, rrobat e blerta dhe flatrat në mes krahësh. Me zë të but e qetësues, më foli: “Kjo u krye, t’i s’ke për t’u sëmurë më. Prej sot do të jesh mirë. Por po të fillosh të shkruash dhe t’u ndihmosh njerëzve. Do t’u bësh mirë të gjithëve, pos atyre që kanë lindur të sëmur¨...”

Dhe ky ishte kontakti i parë me “engjëllin” tim. Nga jo kohë pata katër kontakte me të. Gjithnjë, sa herë që më shfaqej, më udhëzonte rishtazi. Më jepte këshilla të reja, si të sillesha dhe ç’duhej të bëja. Herën e dytë më udhëzoi: Fillo të shkruash dhe lajmëroji njerëzit se mund t’u ndihmosh. Se ti do t’u bësh mirë të gjithëve, përpos atyre që kanë lindur të sëmurë. Dhe do të shkruash në kapakun e maxhes. Por, e ke të ndaluar të të shohin të tjerët kur shkruan. Madje, as anëtarët e familjes. Mund të t’i shohin shkrimet vetëm prindërit, askush tjetër. Dhe, e ke të ndaluar të shkruash të enjten. Çdo ditë tjetër po, pos të enjtes. Dhe e ke të ndaluar të kërkosh të holla. Me ato që ata vet t’i japin, mjaft do tu bësh idaren...”



Kur shkruaja -ai ishte me mua

Për disa javë, sa më zgjati kjo përvojë, siç thash, pata katër herë kontakte me të. Madje, në fillim, kur më vinin njerëzit për të shkruar, sa herë që shkruaja, mbi kapakun e maxhes, ai rrinte me mua. Ishte prezent. E shihja, ia ndija praninë, ia dëgjoja zërin, por, siç ju thashë edhe më parë, disi kokën nuk ia shihja dot. Zërin ia dëgjoja si nga traka e kasetofonit...

Por, një ditë, ishte pikërisht e enjte, ndërsa, ja që unë s’e kisha parasysh në ato momente, më erdhi një shok, po ashtu i Ferizajt, me disa vajza të axhallarëve të vet. Kërkoi t’i shkruaj njërës. Kishte probleme të rënda shëndetësore, ndërsa disa muaj më parë, ishte martuar... dhe, fatkeqësisht, pranova t’u shkruaj, krejtësisht i pavetëdijshëm se është ditë e enjte, ditë në të cilën, siç thashë, e kisha të ndaluar të shkruaja... Prej asaj dite, pra, plotësisht pas një muaji nga fillimi i të shkruarit, më është ndërprerë kontakti me “engjëllin” dhe nuk kam mundur më t’i shkruaj kujt. Prej asaj dite më kurrë nuk m’u ka shfaqur. Dhe natyrisht, pas një kohe, sëmundja ime prapë filloi. Prej atëherë e deri më sot, më nuk kam mundur të shërohem plotësisht...

Dhe vërtet, prej asaj dite e deri më sot kanë kaluar shumë kohë. M. Është rritur dhe është bërë burrë, por kurrë nuk është ndjerë plotësisht mirë. Pavarësisht se përherë ka qenë nën kontrollin e mjekëve, efekti nuk ka qenë i plotfuqishëm. Tani mbetet të pritet e shihet, se kur përsëri, engjëlli i tij do të rishfaqet që tani ai t’i marrë më seriozisht mesazhet e tij dhe, ndoshta, do të ndjehet përfundimisht i liruar nga pesha e kësaj përvoje të parealizuar mistike, të cilat i ndodhin vetëm njerëzve të caktuar, atyre që posedojnë një senzibilitet të theksuar, apo ndoshta atyre që në karmën e vet e kanë të inkorporuar edhe domosdoshmërinë e një përjetimi të tillë


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Sun 27 Dec 2009 - 4:24, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 4:21

MISTERE !!!!!!!!!! Gjaku%20vrase1


GJAKU VRASËS
Mendohet se vdekja nuk është akt i çastit, por një proces shkallë-shkallë. Bile disa, që kanë pësuar vdekje klinike, pohojnë se ata kanë dëgjuar dhe parë gjithçka që është zhvilluar rreth tyre. Ndoshta edhe sytë e Altinës, me atë shikim të ngrirë por që shkëlqenin edhe në minutat e fundit të ndarjes nga kjo botë, shikonin këtë proces. Arritën ta shohin atë gjak të huaj që po derdhej rrëke nga trupi i saj i gjymtuar dhe i mbërthyer mes timon dhe karriges. Gjakun e huaj që nuk u bë kurrë i veti. Gjakun, i cili nuk ia dhuroi jetën, por vdekjen.





Raportet mes dy të rinjve të dashuruar, Florit, djaloshit biznesmen nga qyteza e Sharrit dhe Irmës, bukuroshes nga Prizreni, kohët e fundit duket se nuk qëndronin edhe aq shkëlqyeshme. Flori jo vetëm që ishte njeri paksa i çuditshëm, por ishte edhe mjaft xheloz. Megjithatë, Irma e dashuronte.

Një mbrëmje korriku, të vitit 2007, ata ishin ftuar në ditëlindjen e një miku të tyre. Një festë e këndshëm mes shokësh dhe miqsh. Pas disa orësh dëfrimi me pije, këngë e vallëzim, mes këtyre dy të rinjve plasi sherri. Ata filluan të grinden. Më saktë, Flori ishte i dehur dhe në atë gjendje e kishte fyer rëndë Irmën për shkak të një bisede që ajo kishte zhvilluar me një të pranishmi tjetër. Nga xhelozia, ai i kishte quar që te dy në dreq të mallkuar dhe ashtu i dehur ishte larguar me shpejtësi nga festa. Por as që e kishte kuptuar se çfarë dhembje i kishte krijuar kësaj vajze të sinqertë dhe të ndershme. Irma e dëshpëruar, rrëmben çelësat e automjetit të saj dhe niset pas tij. Ashtu nën presion psikik, fillon të vozisë me shpejtësi shumë të madhe. Pas disa minutash ajo humb kontrollin mbi automjet dhe në dalje të qytetit të Prizrenit, ndeshet drejtpërdrejt me një shtyllë betoni. Matësi tregonte shpejtësinë prej 114 km/h. Vdekja kishte pasuar aty për aty.

Kaluan rreth pesë muaj nga fatkeqësia ku humbi jetën Irma. Flori pothuajse kishte braktisur tërë veprimtarin në biznesin e tij. Kishte filluar të pi alkool me të madhe. Aq shumë kishte pësuar ndryshime psikike por edhe fizike sa që në fytyrën e tij në njomë kishin filluar të paraqiten rrudhat e para.

Një mbrëmje dhjetori, rreth orës 8 të mbrëmjes, Flori po kthehej nga Prizreni për në vendbanimin e tij në Sharr. Ai ishte në kërkim të lidhjeve të reja për ta ringjallur sërish biznesin, pasi materialisht qëndronte mjaft dobët. Në dalje të qytetit, mu aty ky kishte humbur jetën e dashura e tij, takoi një vajzë e cila jashtëzakonisht përngjante me Irmën. Jo në dukje, në fizionomi, por në lëvizje, në qëndrim. Nuk foli asnjë fjalë, por në vete ndjeu një lloj fuqie mistike të asaj vajze që vepronte mbi të. Këmbët vetvetiu prekën pedalet e frenimit dhe makina ndaloi pranë saj.

-Të kam pritur - i tha vajza, që tanimë ishte afruar pranë xhamit të makinës, dhe buzëqeshi mu ashtu sikurse buzëqeshte bukuroshja Irma. Gjithashtu, ajo bëri një lëvizje me dorë duke i larguar flokët nga balli, po në të njëjtën mënyrë siç e bënë edhe Irma.

Florit filloi t’i thahej fyti.

-Kush je ti? -e pyeti ai me duke belbëzuar.

-Nuk e di -përgjigjet vajza dhe, duke iu afruar edhe më, e puthë Florin.

-A më ke pritur? -foli sërish vajza.

-Ty? -tërhiqet Flori mbrapa sikurse ta kishte puthur e ndjera.

-Nuk të kam pritur... -zëri i tij nga frika filloi të bëhet më i vrazhdë dhe me i lartë.

-Po ti ke vdekur... Nga dola tani?

-Nga mosekzistenca, ndoshta... -i ktheu me të rreptë vajza dhe filloi të largohet në drejtim të qytetit.

Flori mbeti i shtangur duke e shikuar vajzën. Nga prapa ishte kopja e përsosur e Irmës. Pastaj me shpejtësi hapi derën, vrapoi dhe iu afrua të panjohurës. E kapi për kraharorë dhe rrëmbyeshëm e ktheu kah vetja. Sytë e saj ishin mbushur me lot. Vajza po qante në heshtje. Flori e shikoi me habi. “Kështu qante vetëm Irma” - tha vetmevete dhe pa e kuptuar as vet se si, filloi ta pushtoj me puthje nëpër gjithë fytyrën duke pëshpëritur:

-Epo, erdhe prapë...Më në fund... Tani do më falësh për të gjitha... Irmushja ime... Dhe në puthje e sipër, vajza e largoi me vrull Florin duke i thënë:

-Nuk jam unë ajo, nuk jam... A po më kupton, nuk jam unë... dhe vrapoi tek parkingu i taksive që ndodhej pak më lart, afër një qendre të madhe tregtare. Hyri në taksi dhe u zhduk. Flori mbeti i shtangur në vend...



Drama e Altinës

-Askënd nuk mund ta fajësoj. Por as që kam kujt t’ia drejtoj gishtin. Gjithçka filloi kur vajzës sime Altinës, në maj të vitit 2007, iu bë transfuzion i gjakut gjatë një operimi në spitalin e qytetit, ku ajo kishte humbur shumë gjak -rrëfen nëna e saj. Gjithnjë e mundonte ky gjak i huaj dhe disa herë më kishte thënë: “Nënë, nuk do të mësohem kurrë me këtë gjak”. Unë mundohesha ta bindja: “Bija ime, a është më mirë të vdesësh? Mendo pak edhe për mua dhe për babanë. Të kemi të vetmen”. Ajo qante, duke pohuar me kokë.

Muajt e parë pas operimit gjithçka filloi kah e mbara. Bile Altina filloi të shkojë sërish edhe në korin qytetit si më parë. Mirëpo, kur erdhi dimri fillova t’i vërej tek ajo disa veprime të çuditshme. Një natë e takova me gisht të prerë. Ishte shtrirë në divan dhe dukej sikur po flinte. Ajo po gjakosej e në anën tjetër po flinte! Vrapova me të shpejtë: “Altina bija ime, zgjohu ta lidhi gishtin”. Ajo mu përgjigj sikur të ishte në ndonjë lloji transi: “E pse ta lidh? Le të rrjedh i tëri... Nuk mund ta duroj më...” Fillova ta shkund: “Altina, çfarë po fletë, a je në vete?” Pastaj pasuan edhe ndodhi të tjera të çuditshme. Një mëngjes më zgjoi zëri i saj. Ajo po qante dhe gjëmonte. Vrapove drejtë në dhomën saj. Ajo po flinte, dhe në gjumë murmuriste: “Flori, pse po sillesh ashtu? Ti e di se unë nuk mundem pa ty...Unë të dua...”

MISTERE !!!!!!!!!! Gjaku%20vrase

Kush ishte ky Flori? Altina nuk kishte pasur kurrë dashnorë. Kishte shoqëri të pakët dhe mes tyre nuk ishte ndonjë me këtë emër. Pas disa javësh vërejta mbi tavolinën e saj një fotografi të një djaloshi të cilën e kishte prere nga një revistë, nga faqja e marketingu. Si me humor i thashë: “A është ky Flori?”. “Po” -mu përgjigj. “E ku banon ai? Si u njoftove me të?” -e pyeta sërish. Por Altina vetëm më shikoi dhe nuk foli asgjë.

-Edhe unë e kamë dëgjuar disa herë këtë emër nga Altina -thotë babai i saj. Një herë derisa ajo ishte në banjë dhe po bënte tush, në moment thirri më zë të lartë: “Flori, ku po shkon?”. Nuk i vura kësaj rëndësi të madhe, por një ditë e pyeta: “Altina, kush është ky Flori? Ku banon ai?”. Ajo mu përgjigj prerë: “Në gjakun tim baba...” E vërejta se ajo nuk po tallej. Atëherë u drejtova për në spitalin e qytetit. Në raportin mjekësor të Altinës figuronte edhe emri i Irmës, si dhuruese e gjakut. Ajo kohë më parë, bashkë me shokët dhe shoqet e institutit privat, ku studionte, kishin shkuar vullnetarisht për të dhuruar gjak. Dhe gjaku i saj i ishte injektuar Altinës. Pastaj nga familja e Irmës, arritëm të kuptojmë se Flori kishte qenë i dashuri i saj. Në ato momente një ndjenjë e frikshme ma kaploi trupin.



E njëjta shpejtësi, e njëjta shtyllë!

Altina nuk posedonte patentë shoferi, dhe as që kishte mësuar ndonjëherë të voziste automobil. Por atë ditë të ftohtë janari, u zgjua më herët se zakonisht - në ora 5 të mëngjesit. Mori çelësat e makinës së babait nga palltoja e tij dhe u nis drejt “Golfit” që qëndronte i parkuar në oborrin e shtëpisë. Hapi derën e automobilit, u fut brenda dhe ndezi motorin. U nis drejt magjistrales për Sharr, dhe pas pak minutash arriti në dalje të qytetit të Prizrenit. Shtypi pedalin e shpejtësisë deri në fund dhe drejtoi timonin kah shtylla e betonit që gjendej skaj rrugës. Me shpejtësi të madhe u përplas drejt në të. Sytë e saj shikoni si të ngrirë por me plotë shkëlqim gjakun që po rridhte nga trupi i saj. Gjakun të cilin ajo kurrë nuk e deshi. Gjakun e huaj që urrente pa masë. Fytyrën e saj e përshkoi një buzëqeshje e lehtë. Dukej sikur Altina ishte çliruar nga ai makth që e mundonte që nga transplantimi i gjakut të Irmës. Nga pushtetit i atij gjaku vrastar.

Dëshmitarët thonë se ajo frymoi disa dhjetëra minuta. Ata nuk mund t’i ndihmon, pasi automjeti ishte dëmtuar aq shumë sa që nuk ishte i munduar asnjë veprim, përveç alarmimit të ndihëm së shpejtë, policisë dhe zjarrfikësve.

Mendohet se vdekja nuk është akt i çastit, por një proces shkallë-shkallë. Bile disa, që kanë pësuar vdekje klinike, pohojnë se ata kanë dëgjuar dhe parë gjithçka që është zhvilluar rreth tyre. Ndoshta edhe sytë e Altinës, me atë shikim të ngrirë por që shkëlqenin edhe në minutat e fundit të ndarjes nga kjo botë, shikonin këtë proces. Arritën ta shohin atë gjak të huaj që po derdhej rrëke nga trupi i saj i gjymtuar dhe i mbërthyer mes timon dhe karriges. Gjakun e huaj që nuk u bë kurrë i veti. Gjakun, i cili nuk ia dhuroi jetën, por vdekjen.

Kur arriti ndihma, Altina nuk frymonte më. Kishte ndërruar jetë. Akrepi i matësit të shpejtësisë kishte ndaluar në 114 km/h. E njëjta shpejtësi e njëjta shtyllë!


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Sun 27 Dec 2009 - 4:25, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 4:22

E MORI SHPIRTI I VËLLAIT



“Unë jam i vetmuar këtu, andaj erdha për ta marrë Lirikun e vogël” , i tha nënës së vetë në ëndërr, i ndjeri Arion.



Bota ku frymojmë është përplot sekrete. Ndodhitë e pazakonta që manifestohen në forma të ndryshme, janë shpesh të pakapshme për natyrën e mendjes sonë. “Çudirat nuk ndodhin në kundërshtim me natyrën -thotë Shën Augustini, por vetëm me atë që ne e njohim si natyrë”. Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, jemi ne ata që nuk arrijmë t’i kuptojmë ato. Prandaj, vizitorë të nderuar, mos u trembni nga e panjohura. Nëse keni përjetuar edhe ju diç të tillë, na shkruani. Mos ngurroni ta thoni të vërtetën sepse ne ju kuptojmë...



Më 4 dhjetor të vitit 2006, njëzetetetë vjeçarja Selvie Fiskaja, u zgjua vrullshëm nga gjumi. Ndjehej shume e frikshme. Nga gjumi e zgjoi zëri i njohur i djalit të saj, Arionit, i cili, papritur, nga një sëmundje e rëndë por shkurtër, kishte ndërruar jetë kah fundi i verës 2001. Humben e djalit, atëkohë trevjeçar, e kishte përjetuar shumë rëndë. I ishte hapur një plagë e rëndë në shpirtin dhe zemrën e saj. Refuzonte, pothuajse çdo gjë, bile edhe ushqimin. Qëndronte me orë të tëra, muaj e vite me radhë, duke shikuar albumet fotografike të birit të saj, me shpresë se së paku në ëndërr do i paraqitet engjëlli i vogël që ta puthë, përqaf e ledhatoj me dashurinë amnore. Me gjithë dëshirën e zjarrtë të saj, s’paku për ta parë në ëndërr Arionin vogël, ajo kurrë nuk ju realizua.

Tek pas pesë vitesh, pasi arriti të bindet nga bashkëshorti i saj, Selvia pranoi të lindë përsëri. Kështu në qershorin vitit 2006, ajo lindi një fëmijë të mrekullueshëm, një djalë të bukur e të pashëm, të cilin e pagëzuan Lirik.



Po të presim së bashku...

Liriku i vogël, me 4 dhjetor 2006, i mbushte gjashtë muaj. Dhe mu atë natë, Selvien e zgjoi nga gjumi zëri i Arionit të ndjerë. U zgjua dhe me lot në sy shkoi deri në kuzhinë që të pije pakëz ujë. Para se të kthehej sërish në krevat, ia hodhi një sy bebes së vogël, që flinte qetë-qetë. Dhe sapo bie në krevat, dëgjon përsëri zërin e të ndjerit Lirik. I mbyll sytë dhe para saj shfaqe një fushë e gjelbëruar përplot me MISTERE !!!!!!!!!! 16826, dhe në drejtim të saj, me një buqetë të bukur lulesh, po vinte Liriku i ndjerë. I buzëqeshi butë dhe ëmbël nënës së vet, por në sytë e tij vërehej një lloj pikëllim. Selvia e pushtoi me krahë duke e përqafuar e shtrënguar me aq shumë dashuri e mall. Sërish e ndjeu prekjen e lëkurës së tij, aromën e trupit të tij. Filloi ta përkëdhelë e puthë në çdo pjesë të fytyrës... edhe Lirku e përqafoi fuqishëm, dhe pas pak iu afrua tek veshi duke i thënë: “Nënë, unë këtu ndihem shumë i vetmuar andaj kam ardhur që ta marr edhe Lirikun. Mos u mërzit, ne do të presim së bashku”. Pastaj, Arioni i vogël, e përqafoi edhe një herë fuqishëm nënën e vetë, e puthi dhe u zhduk.

Selvia u zgjua duke gulçuar dhe qante me dënesë. I shoqi Besarti e dëgjoi me habi tregimin e ëndrrës dhe u mundu të ta qetësoj të shoqen. Liriku i vockël flinte ashtu qetë, si një engjëll i butë i rrethuar me plot dashuri.

Besart Fiskaja punonte si mirëmbajtës i një blloku ndërtesash, të sapondërtuara, në periferi të Prishtinës. Me të shoqen dhe Lirikun e vockël, banonin në një banesë dy dhomëshe, në njërën nga banesat e bllokut. Kur Selvia e ushqente dhe e vinte e gjumë beben, i ndihmonte të shoqit në punët e përditshme rreth mirëmbajtjes së ndërtesave. Liriku ishte bebe e urtë dhe e qetë, prandaj dhe nuk e pengonte shumë Selvien për t’i ndihmuar të shoqit.



MISTERE !!!!!!!!!! E%20morishpirti

Shkaktari i panjohur!

Po atë pasdite, pasi e ushqeu Lirikun, Selvia e vendosi atë në karrocë dhe së bashku dolën për të shëtitur në kopshtin e ndërtesave. Liriku gugonte plot kënaqësi duke i rrahur shuplakat e duarve, derisa Selvia e sodiste me plot dashuri.

Pas nja dy orësh, Selvia kthehet me Lirikun nga shëtitja dhe e vendos djalin në gjumë. Përgatit gjërat për ushqim dhe zbret tek i shoqi për t’i ndihmuar që t’i kryej punët më shpejt. Dhe, derisa Besari kishte edhe pak punë për ta riparuar një pompë uji tek një fontanë e kopshtit, Selvia u kthye për ta përgatitur darkën. Kur u futë në dhomën e Lirikut, iu duke se ai po flinte, si gjithnjë, ashtu qetë-qetë. Mirëpo, kur u përkul për ta puthur, vërejti se me beben diç nuk ishte në rregull! Fytyra ju duke më e zbehtë. Ia preku duart, të cilat ishin të ftohta...beba nuk jepet më shenja jete...

Pas 10-15 minutash arriti ndihma e shpejtë duke e dërguar beben urgjent në spital. Mjekët u munduan, duke bërë ç’ishte e mundur, për ta rikthyer Lirikun e vockël sërish në jetë, por të gjitha përpjekjet e tyre ishin të pasuksesshme.

Pas obduksionin, në raportin mjekësor ishte shkruar: “Fëmija në gjendje plotësisht të shëndosh. Shkaktari i vdekjes i panjohur!”

Selvia qëndroi gjatë pranë trupit të pajetë të djalit të saj. Nuk qante. E mbante për dore dhe qëndronte në heshtje. Në fund e puthi në ballë dhe në faqe e pastaj, pa e thënë asnjë fjalë, doli nga dhoma.

Mjekët i kishin preferuar dhe ofruar qetësues dhe antidepresiv, por Selvia i kishte refuzuar që të gjitha. Gjithnjë ua tregon vizitorëve ëndrrën, në të cilën i ndjeri Arion, e kishte paralajmëruar për vdekjen e Lirikut. E dinte se njerëzit mund ta quajnë edhe të marrë, të çmendur e çfarëdo tjetër, por ajo është thellë e bindur se dy djemtë e saj, dy engjëjt e saj, tanimë janë së bashku duke luajtur, të lumtur e të gëzuar, në fushën e gjelbëruar e përplot me MISTERE !!!!!!!!!! 16826 të lloj-llojshme, të cilën ajo e kishte parë në ëndërr. Ata janë gjithashtu, thotë Selvia, duke më pritur edhe mua!

Se a ishte ëndrra për vdekja e Lirikut ishte një koincidencë e rastit, një iluzion i çastit apo një paralajmërim real, me gjasë, nuk do të dihet kurrë. Bota në të cilën ne frymojmë, është përplot mistere e sekrete nga më të ndryshmet. Ndodhitë e pazakonta që manifestohen në forma të ndryshme, janë shpesh të pakapshme për natyrën e mendjes sonë. “Çudirat nuk ndodhin në kundërshtim me natyrën -thotë Shën Augustini, por vetëm me atë që ne e njohim si natyrë”. Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, por jemi ne ata që nuk arrijmë t’i kuptojmë ato


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Sun 27 Dec 2009 - 4:26, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 4:23

UDHËTARI MISTERIOZ



Kolona e vogël u hutua, ishte ora gjashtë e mëngjesit, dhe me heshtje shikonin plakun pedant me mjekër të bardhë, i veshur lehtë me rroba të leshta e me opinga të lehta në këmbë. Në dorë mbante shkopin e drunjtë, me mbajtësen pakës të thyer, i cili i kishte hije në dorë. Në kokë e kishte kapelën e bardhë të mbështjell me maramë, siç e mbajnë malësorët e kësaj ane.


Rrëzë Sharrit, poshtë, mu nën këmbët e maleve, ndodhet fshati jo edhe gjithaq i vogël - Lubinjë e Poshtme.

Ishte ftohtë një mëngjes janari të vitit 1969. Acari i fortë e ngrinte edhe gjakun në vena. Vetëm ndonjë uluri qensh e thyente idilin dimërorë, kurse trumcakët në kopshtin e Ramiz Kurteshit më kot kërkonin ndonjë thermi ushqimi sa për të zbutur urinë në dimrin e ashpër të këtij viti, që kishte filluar mjaft herët dhe u kishte sjell mjaftë kokëçarje banorëve të këtij fshati.

Familja e R. Kurteshit pothuajse nuk kishte fjetur fare. Në shtëpinë e tyre, sipas vlerësimeve të mjekëve, ishte shumë i sëmurë anëtari më i ri i familjes, Shaban Kurteshi. Në këmbën e tij të djathtë, mu në gju, kishte kancerin e indit eshtëror. Kot së koti kishte vizituar entet shëndetësore se mos vallë do të gjente ilaç për sëmundjen e tij të rëndë e të pashërueshme. Parashikimet e mjekëve ishin dekurajuese dhe të pa shpresë.

Atë mëngjes, më 24 janar 1969, i ati i djaloshit 19 -vjeçar, Shaban Kurtishit, Ramizi, kishte vendosur që ta dërgonte edhe një herë tek specialisti i njohur në Prizren, tek ortopedi që vinte nga Shkupi, për të kryer kontrollimet specialistike për nevojat e spitalit të Prizrenit. Meqë autobusi atëbotë nuk qarkullonte dhe veturë nuk kishin, ishin nisur herët në mëngjes, rreth orës 5, bashkë edhe me djalin tjetër me emrin Kadrush.

Bora edhe më tej binte pa shpresë se për një kohë të shkurtër do të ndalej, por vuajtja i shtynte për udhëtim, madje brenga prindërore ishte më fortë se çdo pengesë eventuale që mund të gjendej në rrugë. Të veshur e të mbështjell mirë, siç dinë vetëm malësoret e kësaj ana, ngadalë por të sigurt përparonin drejt Reçanit. Mendonin se do të arrinin disi në Reçan e nga aty me ndonjë automjet të niseshin për Prizren. Bora pothuajse ishte gjer në brez. Me mund të madh u dynden gjer në Reçan, por jo më tej -as që ishte e mundur. Asnjë automjet atë ditë nuk qarkullonte në relacionin Reçan - Prizren. Kot u mërdhin pran lumit dhe në fund vendosën të hiqnin dorë nga udhëtimi dhe të kërkonin strehim tek të afërmit e tyre në fshat. Të afërmit e pritën mirë dhe me zjarr të fortë e çaj e pritën mëngjesin. Vendosën të ktheheshin në shtëpi dhe të prisnin që të zbutej moti e të qarkullonte komunikacioni, atëherë t’i drejtoheshin ortopedit. Bora pandërprerë edhe më tej binte, thua donte me çdo kusht t’i ndërpriste udhëtarët qëllimtarë dhe t’i kthente përsëri në shtëpi. Iu falënderuan të afërmve për pritje të ngrohtë, edhe pse ata i lutën që të rrinin e të flinin përsëri, gjersa të qetësohej koha e keqe, dhe u nisën për në Lubinjë të Poshtme.

Të heshtur e me dhembje në zemër, babai i djaloshit të sëmurë mendonte dhe e luste Zotin që i bir t’i shërohej, herë pas here duke i nxitur të bijtë që të qëndronin. Ndodhej në ballë të kësaj minikolone duke “shqyer” borën e duke çelur rrahën nëpër rrugën plot meqavë. Shpeshherë sharronte nëpër gropa, meqë nga smetet e borës nuk mund të njihej rruga. Një çast, në vendin ku ndahen rrugët për Lubinjë të Epërme dhe të Poshtme, të quajtur “Gërshërët”, vërejtën plakun që po shkonte drejt tyre. Plaku i buzëqeshi duke i përshëndetur: mirëmëngjesi!

-Ku keni qenë në këtë kohë të keqe?

Kolona e vogël u hutua, ishte ora gjashtë e mëngjesit, dhe me heshtje shikonin plakun pedant me mjekër të bardhë, i veshur lehtë me rroba të leshta e me opinga të lehta në këmbë. Në dorë mbante shkopin e drunjtë, me mbajtësen pakës të thyer, i cili i kishte hije në dorë. Në kokë e kishte kapelën e bardhë të mbështjell me maramë, siç e mbajnë malësorët e kësaj ane. Asgjë e pazakonshme, vetëm veshja e hollë i çudiste udhëtarët. Nëpër këtë kohë të keqe, e kaq hollë i veshur!



MISTERE !!!!!!!!!! Udhtaripanjohur



-Jei nisur te mjeku, - tha Ramizi, babai i djaloshit të sëmurë. Dhe, siç po e sheh, kohë shumë e keqe dhe u detyruam të kthehemi.

-Çfarë sëmundje ju mundon? - tha plaku dhe rregulloi opingën e këmbës së djathtë, duke i lidhur tojat e saj.

-Ky djali im është rëndë i sëmurë nga kanceri, ashtu thonë mjekët! -tha Ramizi.

-S’është asgjë kjo. Ju lutem çojini pantallonat ta shoh! -tha plaku i panjohur dhe u përkul të ndihmonte që djaloshi i sëmurë ta hiqte më lehtë çizmen e rëndë e të mbushur me borë gjatë ecjes së gjatë.

Me mundim të madh e hoqën çizmen dhe plaku shikoi gjurin, edhe pse me anë të syrit asgjë nuk mund të vërehej.

-S’është kjo asgjë, -tha sërish plaku. Merrini këto e këto barishta, i vendosni mbi gju dhe kjo për një javë do të shërohet. Do të jesh çunaku im, plotësisht i shëndosh, thua se ke lindur përsëri! -dhe ia ledhatoi çunit kokën.

-E ku je nisur ti, o axhë, nëpër këtë kohë të keqe dhe prej nga je? -e pyeti djaloshi plakun e panjohur.

-Unë kam ardhur nga Vejca (fshat në Komunën e Tetovës, në Maqedoni) përmes maleve të Sharrit dhe kam qenë mysafirë te Bahtiar B. i fshatit tuaj. Tek ai kam fjetur, -u përgjigj plaku. Tek ai kam kaluar bukur kurse sonte e kam konakun tek një miku im në Zogjishtë.

Plaku u përshëndet me këtë kolonë të vogël dhe mori rrugën e Reçanit.

“Vallë, si ka mundur të kalojë nëpër majat e maleve të Sharrit?” -pyeste veten Ramizi, “dhe atë nëpër këtë kiamet? Çudi! Ishte edhe aq hollë i veshur! Si nuk kishte të ftohtë?”

Pak nga pak, kolona e vogël prej tre vetësh, ngadalë, afrohej kah Lubinja e Poshtme. Gjatë rrugës nuk vërenin kurrfarë gjurmësh të plakut të panjohur, por kësaj nuk i dhanë rëndësi, meqë mendoni se meqava i ka mbuluar. Çuditërisht, mu në hyrje të fshatit, në varre, panë grupin e vogël të njerëzve duke hapur varrin e dikujt.

-Dikush paska vdekur mbrëmë, -komentoi Ramizi.

E kur iu afruan grupit dhe mësuan se në atë mbrëmje kishte vdekur Bahtiar B., te tre u shikuan me habi:

-Çka? Ka vdekur Bahtiar B.? Po ai ishte shumë mirë me shëndet!...

-Posi, ka vdekur!... -tha plaku nga grupi.

Nga habia e madhe i harruan barishtat që plaku i panjohur ua kishte rekomanduar dhe arritën në shtëpi. I përkujtonin përshtypjet për takimin me plakun e panjohur, por kurrsesi t’i kujtonin barishtat që ua kishte rekomanduar, dhe kështu kaloi një javë. Por, për çudi, Shabani, në mënyrë misterioze, u shërua. Bora u shkri pas një kohe. Shkuan te mjeku dhe i bënë analizat, dhe nga sëmundja -asnjë gjurmë...

-Ndoshta ai ishte lajmëtari i vdekjes! -tha Ramizi; ia ka marrë shpirtin e Bahtiarit dhe pastaj ka shkuar te ndonjë shpirt tjetër në Zoqishtë...

Sidoqoftë -komenti është i tepërt


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Sun 27 Dec 2009 - 4:26, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 4:23

HAKMARRJE NGA LARGËSIA

Bota ku frymojmë është përplot sekrete. Ndodhitë e pazakonta që manifestohen në forma të ndryshme, janë shpesh të pakapshme për natyrën e mendjes sonë. “Çudirat nuk ndodhin në kundërshtim me natyrën -thotë Shën Augustini, por vetëm me atë që ne e njohim si natyrë”. Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, jemi ne ata që nuk arrijmë t’i kuptojmë ato. Prandaj, vizitorë të nderuar, mos u trembni nga e panjohura. Mos ngurroni ta thoni të vërtetën sepse ne ju kuptojmë...!




Rasti i Masar Kurtit, nga Peja, është rasti interesant dhe i veçantë nga raportet kriminalistike.

Masari u martua në moshën 35 vjeçare, me Elenën, me të cilën ishte dashuruar që nga vitet e shkollës së mesme. Elena ishte bukur ndërsa Masari mjaft i pasur. Ndoshta edhe kjo ishte arsyeja e vërtet e martesës së tyre. Masari kishte trashëguar pasuri te bollshme, sa që nuk kishte nevojë të shqetësohej për mirëmbajtjen e familjes, prandaj dhe studioi dhe mbaroi dy fakultete: arkitekturën dhe arkeologjinë.

Masari bëri shpejt famë, edhe si arkitekt edhe si arkeolog, sa që iu ofruan oferta të shumta për gjurmime nëpër shumë vende të botës. Gjithnjë udhëtonte bashkë me Elenën. Në fillim Elena ishte entuziazmuar nga këto shëtitje, mirëpo, me kohë, kjo filloi të kthehet në monotoni. Masari ishte shumë i pasionuar pas profesionet sa që, i humbur në gjurmime, e harronte shpeshherë edhe Elenën, megjithëse e dashuronte me shpirt.

Elena arriti ta bind disi Masarin, që udhëtimin për në Turqi, ta bënte pa të. Edhe pse atij ky veprim i bashkëshortes nuk i pëlqeu, megjithatë, vendosi ta respektoj dëshirën e saj. Mirëpo, para se të nisej, e paralajmëroi Elenën, se ai gjithnjë do të ishte pranë saj dhe se ajo do ta ndjente pranin dhe dashurin e tij në çdo hap. Dhe vërtet, ajo e kishte një ndjenjë se dikush ishte përherë i pranishëm në hapësirat e shtëpisë ku ajo banonte.

Fqinjët, më vonë, nuk dëshmuan as edhe një fjalë kudër Elenës së bukur, edhe pse ishte i dukshëm flirti i saj me një djalosh të ri. Për fatin e keq të saj, ajo atë e ftoi edhe në shtëpi.

“Jashtë ishte gjithçka në rregull. Koha shumë e bukur. Aroma e luleve dhe kënga e bilbilave dëgjojë kudo përreth. Unë ndjehesh e lirë, pasi ai ishte larg, dhe nuk kishte kush të më kontrollonte. Në shtëpi, vërtet ndjehej shpirti i tij, por kush kishte menduar se ai është i aftë për punë djajsh” - i dëshmoi Elena, më pas policisë.

Hektor Drini, po ashtu arkeolog dhe mik i Masarit, që ndodhej atë natë në të njëjtën dhomë me të në Antalia të Turqisë (pasi shpesh ishte përcjellës i tij i parë në gjurmime arkeologjike), nën betim, dëshmoi kështu ngjarjen:

“Ishte mbrëmje, rreth orës 9, kur fytyra e Masarit filloi të duket disi e tendosur. Sytë filluan t’i humbasin shkëlqimin dhe dukej sikur i tretur në kohë. Pastaj i mbylli dhe unë mendova se e zuri gjumi. Dhe sapo u bëra gati të shtrihem edhe unë në shtrat për të pushuar, ai i hapi ata përsëri. Në sytë e tij pashë lot. Ai po qante! U afrova më pranë dhe në sytë e tij vërejta aq shumë shqetësim sa u shtanga edhe vet nga habia, por nuk i thash asgjë. Papritura ai mu drejtua:

-Përfundimisht e bëra atë që duhej bërë, dhe tani për mua jeta më nuk ka kuptim.

Pak qaste më vonë, Masari i mbylli sytë përgjithmonë. E dërgova personalisht në spital ku u konfirmua vdekja e tij nga ataku në zemër.

Nuk ka asfare logjike që ai në ato qaste të ishte larguar nga Antalia , e më së paku të ishte kthyer për ne Pejë. Kjo është marrëzia më e madhe që mund të mendohet. E pranoj, më vonë mu dukë e çuditshme ajo që ai më tha në ato qaste, por në esencë, ai nuk tha asgjë konkrete”- përfundon Hektori.



MISTERE !!!!!!!!!! Hamkmarrjelargsia



Atë mbrëmje kur Masari vdiq në dhomën e hotelit Metiterra, në Antalia, bashkëshortja e tij, Elena e kishte ftuar në shtëpi, studentin e ri, Mirush Lamen. Kishte pirë ndonjë gotë më tepër, dhe përkundër ndjenjës se shpirti i të shoqit ishte i pranishëm aty, ajo u gjet në përqafim të studentit të ri.. Një puthje, pastaj edhe një tjetër... dhe përfunduan në shtrat.

Sipas dëshmisë së Elenës, gjithçka rrodhi sikur në ëndërr dhe më pas atë e kishte zënë gjumi ose kishte humbur vetëdijen - nuk mund ta perceptonte saktësisht. Por kur ishte kthjellur dhe i kishte hapur sytë e kishte parë të shoqin. “E dita së është shpirti i tij, pasi nuk fliste asgjë, vetëm më vështronte vëngër mua. Pastaj filloi të MISTERE !!!!!!!!!! 185512ë. Fërkova sytë dhe brofa në këmbë. U drejtova kah banjoja për ta larë fytyrën. Mendova se mos jam ende në ëndërr, mos e gjithë kjo është vetëm një halucinacion çasti. Pasi u qetësova u ktheva sërish në dhomën e gjumit me shpresë se hija e tij nuk do të jetë më e pranishme aty. Dhe derisa i afrohesha dhomës së gjumit, dëgjova një klithmë të tmerrshme dhe një rënkim, ofshamë të mbytur. E kuptova se ai ishte akoma aty.” - deklaroi Elena në seancën e parë hetimore. Pak kohë më vonë Elena përfundoi në një klinik psikiatrike.

Sipas dëshmive të Elenës para hetuesve, kur ajo kishte hyrë në dhomë kishte parë hijen e burrit të saj të hedhur mbi studentin e ri. Për pak sekonda ai kishte arritur që t’ia thyej qafën dashnorit të saj. E kishte shikuar Elenën që çirrej e lemerisur tek dera e dhomës dhe si nëpër mjegull ishte zhdukur. Elena ishte hedhur mbi trupin e dashnorit të saj - tanimë të pajetë. E kishte ndier ftohtësinë e trupi të tij. Ishte tmerruar dhe kishte lajmëruar policinë.

Dyshimet e para ishin hedhur mbi Elenën. Por cili mund të ishte motivi që e kishte shtyrë këtë grua të bukur ta bëjë një krim të tillë? Dhe a kishte pasur ajo aq forcë sa t’ia thyej ashtu qafën një djaloshi të ri e të fuqishëm?... Dhe shumë shpejt u konstatua diçka e çuditshme. Shenjat e dukshme të gishtërinjve mbi zinxhirin dhe qafën e studentit Mirush Lama, pas ekzaminimit, rezultuan të Masar Kurtit! Në dhomë, por as në gjithë shtëpinë, nuk u gjet asnjë dëshmi tjetër. Rasti u përmbyll si rast i veçantë dhe i pazgjidhur - mister.

Si ishte e mundur vallë një gjë e tillë! A kishte udhëtuar vërtet shpirti astral i Masarit nga Turqia për ta vizituar të dashurën, dhe kur e kishte takuar ashtu, ishte çmendur dhe kishte mbytur dashnorin e saj, e pastaj kishte ndërruar jetë edhe vet? Apo ishte shpirti i Masarit (pasi kishte vdekur) i cili kishte udhëtuar për tu përshëndetur me gruan... dhe kishte shkaktuar këtë vrasje? Apo ishte dora e tretë që kishte kryer këtë krim? Pyetjet ishin të shumta, por përgjigjet mungonin!

Të mos harrojmë se bota ku ne frymojmë është përplot sekrete. Ndodhitë e pazakonta që manifestohen në forma të ndryshme, janë shpesh të pakapshme për natyrën e mendjes sonë. “Çudirat nuk ndodhin në kundërshtim me natyrën -thotë Shën Augustini, por vetëm me atë që ne e njohim si natyrë”. Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, jemi ne ata që nuk arrijmë t’i kuptojmë ato.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 4:28

DASHURIA E PAFAT



Flitej në fshat se dashuria mes Qetsorit dhe Blerinës ishte më e fuqishme se vet vdekja e saj. Dhe kjo dashuri e pastër dhe e çiltër kishte mbajtur edhe më tej, edhe pas vdekjes së saj, të fuqishme lidhjen mes tyre... derisa u bashkuan në amshim - tha xha Garipi dhe thithi thellë cigaren e pastaj heshti. Heshta edhe unë një kohë të gjatë i thelluar në MISTERE !!!!!!!!!! 902293 për këtë dashuri të pafat


-Kur mbaroi lufta e dytë botërore shumë nga tanët ikën jashtë vendit për të siguruar kafshatën e gojës. Dikush ia mësyni Turqisë, dikush Allamanit e dikush Amerikës. Disa u kthyen e disa nuk erdhën kurrë më - fillon rrëfimin xha Garipi, goxha i shtyrë në moshë por me një kujtesë të mrekullueshme.

- Jeta është gjithçka dhe asgjë... dhe asnjëra ditë nuk është e njëjtë sikurse tjetra. Njeriu kurrë nuk e di çfarë e pret të nesërmen. Ja p.sh. edhe takimi me ty. As në ëndërr nuk e kam parë se ne te dy, ti nga qyteti e unë nga malësia e Sharrit, sot do të njoftohemi, shoqërohemi dhe bisedojmë për këtë ngjarje që ka ndodhur 50 vjet më parë - tha xha Garipi dhe duke ndezur cigaren tjetër, vazhdoi rrëfimin:

-Jetonim në këtë fshat të vogël. Atëherë kishte edhe më pak frymë, tani janë ndërtuar shumë shtëpi të reja. Në fund të fshatit jetonte e veja Sanije me vajzën e saj Blerinën. I shoqi kishte ndërruar jetë para ca vitesh. Ishin shumë të sjellshme dhe punëtore si bletët. Kishin një shtëpi, pak tokë dhe disa krerë bagëtie të vogla dhe të mëdha. Jetonin mirë për kushtet e asaj kohe.

Të gjithë e dinim se Blerinës i vërtitej Qetsori - një djalosh shumë i dashur, i bukur por edhe i hareshëm i lagjes sonë. Nuk kishte ditë që Qetsori, kinse me punë, nuk kalonte pranë kësaj shtëpie... Kur iki edhe ky për Amerikë, e përcollëm të gjithë deri në fund të fshatit, bile edhe Sanija me të bijën Blerinën.

Nuk kaluan as dy vite dhe Blerina ndërroi jetë! E ëma, Sanija, e prekur tej mase edhe nga kjo humbje, u sëmurë rëndë - luajti mendsh. E dërguan në një spital, thoshin “special”, ku pas një viti ndërroi jetë edhe ajo. Nuk e dimë se ku e varrosën, por në fshat nuk e sollën. Shtëpia e tyre mbeti e shkret - nuk ka banuar askush më aty.



Ishte ditë vere kur dëgjova se Qetsori ishte kthyer nga Amerika. Kishin kaluar 6 vite që kur ai kishte ikur atje. E takova në lokalin e fshatit, një shitore e vogël të cilën e kishim si vendtakim. Nuk kishte mbetur asnjë gjurmë nga ajo fytyrë e bukur dhe gazmore e atij djali. Dukej i mërzitur. Rrinte në MISTERE !!!!!!!!!! 902293. Pasi u përshëndetëm dhe u përqafuam, e pyeta:

-Kur ke ardhur Qetsor dhe a je mirë më shëndet?

-Jam kthyer këto ditë, e sa për shëndet, që po më pyesësh, që kur kam arritur nuk ndihem mirë!

Në fillim mendova se nuk kishte fituar para, pasi shumë nga tanët e kishin përjetuar një fat të tillë - ishin kthyer me duar në xhepa. Për ta ngushëlluar, por edhe për t’i dhënë pak vullnet, i thash:

-Nuk është krejt tek paraja. Me rëndësi që ti je kthyer gjallë dhe shëndosh. Je i ri dhe jetën e ke përpara. Shikona neve këtu si po gjallërojmë!... Ndoshta do të vijnë ditë të mira edhe për ne.

-Nuk është në pyetje paraja, miku im - më ndërpreu ai. E porositi nga një birrë dhe më ftoi që të dalim jashtë lokalit. U ulëm në një copë druri pishe që e kishin gdhendur dhe i kishin dhënë formën e ulëses dhe ai filloi rrëfimin e tij:

-Mjaft kam fituar në Amerikë o Garip. Kam punuar dhe kursyer mjaftë para. Diçka tjetër mua më mundon dhe nuk më jepet as të jetoj. Nuk kam besim në askënd, vetëm në ty. Ty të kam pasur gjithnjë shokë të zemrës, prandaj edhe po të rrëfehem.

Kur arrita në Prizren, ora ishte diku rreth 21:00. Askush nuk e dinte se unë kisha ardhur. Ishte vonë dhe në këtë kohë nuk kishte më transport publik për Sharr. Pasi kisha mjaft para dhe nuk doja ta kaloj natën në qytet, mora një taksi dhe u nisa për në fshatin tim të lindjes. Kur arritëm në hyrje, unë zbrita nga taksi dhe u drejtova drejtë shtëpisë së Blerinës. Ti e di që unë atë e doja, dhe gjatë gjithë kohës sa isha atje, vetëm në të kam menduar. Kur u ndamë për herë të fundit, i kisha premtuar se do të kthehem shpejt nga Amerika, dhe kur të vijë, do ja dhuroj një qafore ari me një gurë xhevahiri në mes, ndërsa Sanijes, një shami mëndafshi nga më të shtrenjtat. Dëshiroja, edhe ta shohë Blerinën, por edhe t’i befasoj me ardhjen time. Kur u afrova tek shtëpia, edhe pse ishte bërë paksa vonë, Sanija qëndronte para derës. I habitur e përshëndeta dhe ajo më ftoi brenda. Në dhomë e takova edhe Blerinën. Desha ta përqafoj, por m’u kujtuan traditat tona dhe unë u përmbajta. Kur ua tregova dhuratat u gëzuan shumë, saqë Sanija, pasi e shpalosi, më puthi në ballë. Pastaj u ngritë dhe, më kujtohet shumë mirë, mori një shtambë me dhallë dhe tri gota. Ndjehesha tejet i lumtur që isha me Blerinën... dhe te tre biseduam deri vonë.



MISTERE !!!!!!!!!! Dashuripafat



Kur më përcollën tek dera, dëgjova këngën e gjelave - ishte bërë mëngjes. Nuk më ftuan që të vij sërish! Dhe kjo më befasoi. Kur arrita në shtëpi, nëna dhe babai veç ishin zgjuar. Pasi u përshëndetëm dhe përqafuam me shumë mall, por edhe dashuri, u futëm brenda. Ma shtruan mëngjesin me qumësht të ngrohtë, që kishte kohë që nuk e kisha kërkuar, megjithatë, mendja nuk më ndahej nga Blerina. Derisa haja, babai më shikonte me habi por nuk fliste. Pasi hëngra mëngjes, u tha anëtarëve të tjerë, që tanimë ishin zgjuar të gjithë, që të largohen nga dhome se kishte diçka personale për të biseduar me mua.

-Biri im - më tha, ti ke arritur mbrëmë, këtë e di, se nuk ka mjet qarkullues kaq herët, sidomos në këto anët tona. Por më thuaj, ku ke qëndruar gjithë natën?

-Po baba - i thash, kam ardhur mbrëmë. Ti e di që unë e kam dashur Blerinën dhe para se të ik për Amerikë, i kam premtuar diçka. U ktheva së pari tek ajo shtëpi për ta përmbushur atë premtim. Kemi ndenjur deri para mëngjesit.

Kur i dëgjoi këto fjalë, babai u shqetësua shumë, dhe pak si me nervozë m’u drejtua:

-Qetsor, biri im, ti kurrë nuk më ke gënjyer?!

-Nuk po të gënjej as tani baba. Është e vërtet, unë isha mbrëmë tek Blerina.

-Por ato kanë vdekur, që te dyja, para disa vitesh biri im -më ktheu babai.

Unë mbeta gojëhapur! Pastaj ai filli të më tregoj për tragjedinë që e kishte goditur atë familje bujare.

Në brendinë time sikur diçka pëlciti. Nuk mund të qëndroja më dhe u nisa menjëherë drejt shtëpisë nga e cila sapo isha kthyer. Babai më ndoqi prapa. Tanimë dielli kishte lëshuar rrezet mbi fshatin tim. Kur iu afrova shtëpisë pash se gjithkund përreth saj kishin mbirë barishte. Dritaret ishin të mbyllura... gjithçka dukej e boshatisur! Nuk ndjehej frymë e gjallë në atë mjedis. Hapem derën dhe u futëm brenda. Gjithçka brenda e kishte mbuluar pluhuri: dyert, dritaret, muret, tavolinën... vetëm në karrigen ku unë isha ulur nuk kishte pluhur. Nuk kishte as në karrigen e afërt, në pjesën ku unë kisha mbështetur krahët e mi. Mbi tavolinë qëndronin dhurata e mia: qaforja prej ari dhe shamia e mëndafshtë. Pranë tyre ishte vetëm gota ime e zbrazët nga e cila kisha pirë disa orë më parë. Nuk ishte as shtamba as gotat tjera! M’u kujtua se unë Sanijes, shaminë ia kisha dhënë të mbështjell në një letër të shkëlqyese me ngjyrë të argjend. Ajo e kishte hapur, e kishte shikuar dhe menjëherë e kishte vënë në kokë. Tani ajo qëndronte e palosur bukur mbi tavolinë, ndërsa letra e shkëlqyer ishte mbi dysheme.

I mblodha të gjitha, dhe dolëm nga shtëpia....



-Këtu e përfundoi rrëfimin Qetsori dhe, pa u përshëndetur, u ngritë dhe iku i thelluar në MISTERE !!!!!!!!!! 902293 - tha xha Garipi, që deri më tani kishte pirë disa cigare një pas një.



Nga ajo ditë, Qetsori ndryshoi i tëri. I ikte çdo kontakti me njerëz. Njerëzit që vinin për ta takuar befasoheshin me heshtjen e tij. Pas ca kohe, heshtjen e thelloi edhe me mua. Nuk donte të më takonte. As me anëtarët e familjes nuk bisedonte. Pas disa muajsh u mbyllë tërësisht në vete, sikurse të kishte jetuar në ndonjë botë tjetër. Me të hollat që i kishte kursyer ndërtoi një përkujtimore të madhe nga graniti mbi varrezën e Blerinës. Pranë saj ndau edhe ca vend për trupin e tij. Të gjithë u habitën me këtë gjest dhe pëshpëritej çmos nëpër fshat por edhe rrethin.

Pas dy vitesh vdiq edhe ai vet. Thonë se prindërit e shitën qaforen e arit me gjithë gurin e xhevahirtë dhe me ato të holla i ndërtuan përkujtimore edhe djalit të tyre - ngjitur me atë të Blerinës.

Flitej në fshat se dashuria mes Qetsorit dhe Blerinës ishte më e fuqishme se vet vdekja e saj. Dhe kjo dashuri e pastër dhe e çiltër kishte mbajtur edhe më tej, edhe pas vdekjes së saj, të fuqishme lidhjen mes tyre... derisa u bashkuan në amshim - tha xha Garipi dhe thithi thellë cigaren e pastaj heshti. Heshta edhe unë një kohë të gjatë i thelluar në MISTERE !!!!!!!!!! 902293 për këtë dashuri të pafat


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Sun 27 Dec 2009 - 4:30, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 4:28

SHOQËRIA HYJNORE NUK VDES ASNJËHERË!

Nuk po arrij ta kuptoj as sot e kësaj dite, se a po më priste Rubini të kaloj edhe kufirin e fundit dhe të më përgjigjej dhe sqaronte se çfarë në të vërtet kishte ndodhur me mua, apo dëshironte të më inkurajoj, të më jep zemër dhe guxim, të më nxis që unë atë kufi mos ta kaloj, pasi kam arsye për të jetuar edhe më tej!!!




Hekuran Toska dhe Rubin Kuqi ishin dy shokë të ngushtë. Jetonin në një lagje të Therandës dhe, pothuajse gjatë gjithë kohës, ishin bashkë. Vetëm gjumin e bënin nëpër shtëpitë e tyre. Që nga shkolla fillore ishin në të njëjtën klasë, bile ulur edhe në të njëjtën bankë. Në moshën fëmijërore ishin vëllazëruar - kishin prerë pakë gishtat tregues dhe kishin përzier gjakrat. Të gjithë ua kishin lakmi shoqërinë e tyre.

Pasi kryen shkollën e mesme vazhduan studimet në Universitetin e Prishtinës: Rubini në fakultetin Juridik, ndërsa Hekurani në atë Teknik. Shoqërinë nuk e ndërprenë as atje.

Pothuajse, gati një vit pas fillimit të studimeve, Rubini pëson në një fatkeqësi, ku humb jetën - goditet nga një makinë, vozitësi i së cilës ishte i dehur. Lajmi për humbjen e shokut më të afërt e goditi rëndë Hekuranin. Iu errësua shkëlqimi i çdo gjëje në botën, të cilën ata, e kishin ëndërruar krejt ndryshe. Para syve të tij gjithçka dukej e zbehur, e pavlerë...

Personalisht e dërgoi trupin e shokut të tij për ta varrosur në qytezën ku ata kishin lindur, rritur së bashku dhe përjetuar ndjesitë më të këndshme të jetës. Ishte aq i pikëlluar se që babai i Rubinit, e mbante gjatë gjithë kohës pranë vetes. Por edhe të gjithë ata që vinin në të pame e ngushëllonin sikurse të ishte anëtarë i familjes Kuqi. Në realitet, ai edhe ashtu ndjehej.

Me ditë të tera, pas humbjes së shokut të tij, shëtiste pa asnjë cak! Ndërpreu studimet dhe u kthye në Therandë. E vizitonte çdo ditë varrin e Rubinit dhe qëndronte pran tij me orë të tëra. Filloi të dobësohej, pasi nuk i kushtonte rëndësi ushqimit, dhe në kërkim të ngushëllimit, zbutjes së dhembjes shpirtërore për humbjen e shokut, filloi ta konsumoj edhe alkoolin... dhe pas pak javësh përjeton sulm në zemër...

Rrëfimi i tij për këtë rast është mjaft interesant, prandaj edhe po e sjellim përmes këtij artikulli:

“Kur isha në prag të vdekjes, pra kur pësova sulm në zemër, disi u ndava nga trupi im fizik. Në ato çaste e ndjeva se Rubini ishte pranë meje. E shihja si shpirt - trup astral, dhe e ndjeja pranin e tij - ishte ndjesi e çuditshme që nuk e njihja nga bota reale! Pa lëvizur kokën unë arrija të shihja gjithkah!

Nuk e shihja trupin e tij material. Asgjë nuk arrija të vërej nga format materiale, por e shija qartë pamjen e tij - të tërën! Në veçanti ishin të theksuar dhëmbët e tij të bardhë dhe sytë e zi, të mëdhenj e të shkëlqyer. Rubini ishte aty, por siç thashë, pa trup material (fizik). Ishte kjo një lloj strukture e tejdukshëm përmes së cilës arrija ta dalloja shumë mirë çdo pjesë të trupit të tij: duart, këmbët, kokën etj. por pa rroba, megjithëse ky shikim nuk ishte fizik.



MISTERE !!!!!!!!!! Shoqeriahyjnorenuk



Pas pak fillova ta pyes: “Rubi, ku po shkoj tash unë? Çfarë ka ndodhur me mua? A jam i vdekur apo jo?”, por ai nuk më përgjigjej. Nuk e tha as edhe një fjalë!

Trupi im astral, shpirti im, apo nuk di si ta quaj, shëtiste nëpër dhomë e Rubini levitonte bashkë me mua. Nuk më largohej për asnjë çast. E kisha një ndjesi se ishte disi i pikëlluar - së paku ashtu më dukej mua!

Kur mjekët përpiqeshin të më kthenin në jetë, ai me kërshëri, bashkë me mua, shikonte trupin tim mbi krevat, dhe dridhej në momentet kur ai goditej nga aparati i elektroshokut. Më kujtohet gjithashtu, dhe atë shumë mirë, se u ndjeva shumë keq, disi i mjerë, para se ta humb këtë “vizion” - faktikisht në ato çaste unë isha kthyer në jetë, por isha akoma në gjendje kome.

Tani e shija Rubinin nga trupi im fizik! Ai qëndronte pezull mbi mua, dhe prapë vazhdoja ta pyesja: “Çfarë po ndodh Rubi?- por ai prapë nuk më përgjigjej.

Rubini iku atë moment kur mjeku tha: “Për Zotin ky djalosh do të mbetet gjallë!”. Dhe atëherë, para se të largohej u mundua të thotë diçka, por pa sukses. Buzëqeshi ëmbël dhe u largua. Këtë përjetim nuk do ta harroj kurrë.

Nuk po arrij ta kuptoj as sot e kësaj dite, se a po më priste Rubini të kaloj edhe kufirin e fundit dhe të më përgjigjej dhe sqaronte se çfarë në të vërtet kishte ndodhur me mua, apo dëshironte të më inkurajoj, të më jep zemër dhe guxim, të më nxis që unë atë kufi mos ta kaloj, pasi kam arsye për të jetuar edhe më tej!!! Pavarësisht të gjitha këtyre, ai u tregua se ishte shoku im më i mirë - shoku i vërtet. Dëshmoi se shoqëria hyjnore nuk vdes asnjëherë - ajo mbetet e amshuar.”

Rrëfimi i Hekuranit nuk është tregim i pazakontë - për raste të tilla kemi lexuar dhe dëgjuar sa e sa herë. Shumë njerëz që kanë përjetuar “vdekje klinike”, dëshmojnë se e kanë parë trupin e tyre fizik, por edhe të personave të tjerë e edhe të familjarëve, bile i mbajnë mend edhe bisedat e tyre gjatë atyre çasteve “kritike”. Është kjo dukuri, një projeksion mental në ato çaste apo realitet i pakapshëm për shqisat tona të kufizuara, do të mbetet, me gjasë, edhe gjatë enigmë e pazgjidhur për qenien njeri
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Vizitor Sun 27 Dec 2009 - 4:52

oj vajz meka shti me lexu dhe me vemndje ekom lexu po dhe po te them keto krijesa ne kuran nuk jon te parapa si ekzistojn
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 5:50

jan vertet shum interesante , vertet mistere
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga koli852 Sun 27 Dec 2009 - 5:51

po un qe eprtoj me lexu.. kush ma shpjegon me fjalet e autorit

koli852
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : katunet e milanos
Postime Postime : 731
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 21/11/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 5:53

secila eshte nje histori me vete, flet per shfaqje shpirtrash, zhdukje ne rrethana te pakuptimta, gjera misterioze me pak fjal MISTERE !!!!!!!!!! Icon_biggrin
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga koli852 Sun 27 Dec 2009 - 5:54

mendimi i per kete teme eshte se nuk kam asnje mendim.....
ej o lali.. do me mlan pa gjum naten ti kshu??'

koli852
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : katunet e milanos
Postime Postime : 731
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 21/11/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 5:56

ahahahhahaah e ke degjuar kengen 'ninulla e frikes' :P

-shpirti mamit fli rehat se ketu nuk ka lugat, ka shum breza ne kte shpi po lugat ska par njeri
MISTERE !!!!!!!!!! Icon_razz
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga koli852 Sun 27 Dec 2009 - 6:06

trrrrrrrrrrr mi goc shife ca kongesh nigjoj un

e njofta un nji vajz e ksihte emrin elona
shtat selvi belin e holl faqet si bombona..
qysh ditene par kur un e pash rash ne dashni si qeni,
perdit mconte te liqeni
mlynte me nji lloj kremi, mlante mshplante, mthante si te ishte terreni..
kur e njofta un elonen pra isha 100 kile,
alkool sex and drogs u bpna porsi skile
trrrrrr si elpri e bojshim mu nsedile,
syt nones svet i diolen s eishte shum debile
Por nji dit prej ditesh elona mu ma futi
se ca mfuti ke birra gjunjet mu mi kputi
masi mkapi gjumi duret nxhep mi futi
spati pik turpi mvolli prej hajduti
mu mla me flejt ke klubi
mu aty ke danubi
kur u cova tnesermen mkishte ik dhe xhupi


kush e knon??? mister..........

koli852
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : katunet e milanos
Postime Postime : 731
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 21/11/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MISTERE !!!!!!!!!! Empty Re: MISTERE !!!!!!!!!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi