Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POETE TE PERNDJEKUR !

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:27

First topic message reminder :

Kapitulli i letërsisë shqiptare , tani me eshte plotesuar dhe nga nje kategori krijuesish qe i perndoqi pushteti, dhe per hir te veprimtarise se tyre patriotike i vrau! Do te perpiqem te sjell ca prej tyre, qe me ndihmen tuaj ne forum, te zbulojme e te flasim per te gjithe !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë


POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:22

NË SY TË PRANVERËS


Po dole jashtë oborreve me gardh prej guacave tona
përskaj barit të ngritur nëpër tokën e rinuar
n'erën pa zë do të shohësh murin e rrëzbitur
dhenë e dredhur drurin e nxirë gjer në palcë
- këtu dikur acari dhe juga në qindra turre janë thyer !

Ty të shpërthen pa dashje një klithje kënge
thua : kjo është melodia e ditës !
të xiglon të lëvizurit e shpërdhit të dredhurit
të rrok para veti bredhja e trentë nganjëherë pa cak
por ngjyrat e dashura të thërrasin : dil jashtë
për ty kjo e ka emrin zgjim ringjallje këndellje...

... dhe era fryn e flladi krejt pahetueshëm
veç nëpër faqe dhe sy që i ndjejmë
atje lart luhatet gembi e hedh për tokë një kufomë
e ajo në farfullim rrokulliset dhe shkon mbi ujë
tretet zhduket ajo që ka qenë dikur !

A sheh, edhe natyra si arsyeja e njeriut
s'e duron dot të vjetrën i thot' ik
ik shpejt, jam gati të pres mysafirët e rinj!

e unë s'di kah t'i kthej veshët
kah t'i kthej sytë gjithkah
gjithçka rilind në të marrë këmbë
vetëm ndalem dhe sodis
ç'po ngjet rreth meje. Një mik
vjen dhe më thotë në vesh :

Pranvera është dita e parë !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:22

JETA SHTRIHET PËR GJATËSI


mbi këtë tokë
të rrahur me shiun e gëzimit
dhe me breshërin e hidhërimit


mbi këtë syprinë të valëzuar
me rrugë që sot i sheh e nesër mbyllen

mbi këto vargmale
si bosht vertebror dinosauri
të stolisura prej serpentinash diellore

mbi këtë tokë
gunga gunga si shpinë aligatori
ku është ara jonë oborri e luadhi ynë

mbi këtë tokë pra
ku po endemi përditë të rrahur
prej shiut të gëzimit
dhe breshërit të hidhërimit

- gjithmonë i qesim hapat për gjatësi
dhe vetëm njëherë vetëm njëherë
në thellësi

jeta po shkuaka për gjatësi
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga WebMaster Sun 1 Mar 2009 - 12:23

Dritëro Agolli - I perndjekuri i dashurise...

Une jam i burgosuri yt.
Rroj me prangat qe ti me ke vene.
Po cudi as qelia s'me mbyt.
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze.

Kur ti prangat m'i hodhe ne mish.
Une i putha duart e tua.
Eshte rast i pashembullt ta dish.
Qe xhelatin ta puth a ta dua.

I perndjekuri yt erotik.
I perndjekur te mbetet gjithmone.
Erotim i mire a i lig.
Hidhmi duart ne fyt, torturome.

Ky burgim sa do zgjase s'e di.
I perjetshem do kisha deshire.
Vec ti eja me shih ne qeli.
Te perndjekurit tend i vjen mire.

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:23

TATPJETËS ME UJIN


Kur shpërthejmë syth nën diell
gjithmonë jemi maje bjeshke
pastaj me ujin tok
zbresim përrenjve shpatijeve
tëtëpjetë gjithmonë tatëpjetë
rrëzë bjeshkës së lartë
për t'u shtrirë të qetë në rrafsh
në rrafshin pa valë pa gurgullim pa ushtimë
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga WebMaster Sun 1 Mar 2009 - 12:23

Xhevahir Spahiu - Te jesh me ty

Te prekesh heshtjen tende sic prek nje send,
te shohesh thelle ne ata sy,
ku dashuria hepohet si anije
e te mos duash te jesh perhere me ty?

Te ecesh me krahun mbi supet e tua
e te harrosh oshetimen e kalter,
limonat mbi krye,
peshkarexhat si zjarre te nates?

Te jesh me ty,
tok me ty te qeshesh
e mos kuptosh se si perpiqet deti
te dale jashte guaskes se vetvetes?
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:24

LARG E AFËR


larg është skaji i errësirës
larg është filli i rrezes
larg është ylli më i afërt


megjithatë


afër është fundi
afër është vet'mia
afër mërzi, afër
shumë afër epitafi
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:24

Rexhep ELMAZI






K U J T I M E
__________________
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:25

MËSUESIT TIM


R. Bicajt


Nesër kur të shoh të thinjur
rrugëve të jetës
do t'më shikosh
mbase habitshëm me lot për sy
e do thuash me vete

''Shih ! Kur isha unë mësues ai ishte nxënësi im !''
dhe do të na vijë mirë
pasiqë për aq kohë sa u thi floku yt
unë fatlumi nxënsi yt
u bëra mësues i tjetërkujt
i atij carrokut të mitur
që e mendonim për shpresën tonë


Do të thuash
''Sa furishëm degët i shkund koha !''
por dheu u rrit me këngën që na mësonje ti te shkolla
me fjalët e tua
ti je rritur sa vetë shpresa e ditës së re !

Për pak kohë Botës së vjetër ja more bijtë nga gjiri
një botë këngësh krejt të reja
i bëre për vete
gjurmëve të tua i vure
s'ka ndodhur kurrë që ndonjë çallmë ndër pleq
të jetë më e dashur se fjala jote
ndër shokët e mi !

Dhe dikur kur të vijë mordja për të marrë
duhet ta dish
se fëtyra do të bëhet monument miradije
ndër sheshe të gjëra dije
kujtim i lehtë që e bën çdokushi me krenari
sikur sytë e vet në ballë

Kjo është një dhunti
që e bën jetën tënde të gjatë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:25

TAKIMI ME SHOKUN E VJETËR


E takova të përgjymtuar n'ëndërrime
kalimthi pa e pritur fare
në një kthinë të vjetër të errët
ndërsa pas shpinës sonë qëmoti

kishim lënë të fjetura në paqën e patrazuar
vendlodrimet e hershme

Pas aq vitesh
sikur të kishim harruar veten
fëminor të hareshëm dhe të babrenga
me shpinën e kujtimeve nga njëri tjetri
kthyer shkuam... të ndarë pa mos harruar
tingujt e asaj këngës së duetit tonë
mbi gëzimet për pranverën e lulëzuar
mbi jetën mbi dashurinë çfarë lajthimi
që s'ndryshon dot kurrë... e tash
në këtë çast takimi të papritur pas aq kohe
çfarë lëme mbi dengjet e qenjes sonë
paskan bërë kuajt e lazdruar të zez
fjollë fjollë ndër jela, o shoku im.

Ai sy i lodhur ai vështrim i ngurëzuar
më prekin o vëlla në këtë të pamë
dhe më mundon ajo që s'e kuptoj dot
atë nyje të pazbërthyeshme
- ç'ngjau me ne të dikurshmit
kur me këngë thoshim gjithçka
vallë kjo heshtje tani i ka zavendësuar ?
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:26

PARA SHKOPIT TË BABAIT TIM


Kurrgjë më të dashur se ti nuk ka
dhe më të dhembshur kur kujtimet therin
herë dikur unë kurrë s'jam përgatitur për sot
aty qeshur e qarë kam para syve të tu o jetë !
Eh, sa e rëndë sa e zezë dhe e fortë më duket
kjo dorëz shkopi që si boshti penjtë mbështjell vitet
sa e pashpirt që më thërret dikur për ta kapur -
unë që tashti veç krih s'kam për t'u bërë shqipe
pse gjithçka është e imja çka hapi mund të zërë !

Një ditë pra të ngrysur do të mbështetem për shkopi...

Unë i sotmi ? - megjithë këto çaste të paharruara
kur duart e mia si rrënjët dredharake të një lisi
atje në nëntokën e thellë dhe të begatshme
gjejnë ushqim për një krijesë të pabrengë...

-Jo kurrë, kurrë !
edhe si breshka plakë n'u zhagitsha
për lëkurën e vrazhdë të tokës sonë
ashtu do të shkoj gjer në konakun e prasmë
me dy duar të dridhura me dy këmbë të lodhura
por në kujtime i ri në gjak i papërkulur
i përjetshëm në dëshira !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:26

P L A K U



në krye të vargut që i mbështillet bjeshkës
qëndron mjekroshi i mrrolur. Ai s'i flet askujt
e ka prerë të djeshmen në dy pjesë
sikundër një shalqi sikundër një domate
e vetë ka mbetur i pagërvishtur

nëpër kohë ka ngulur zjarret
për t'i shkuar ndokush pas
edhe për të ikur kush të dojë

dy shigjeta tregojnë dy rrugë !
askush mos ta qajë atë plak
ai borxhin e ka larë me nder
e kjo e ka shembur e ka derdhë
që të tjerëve bukën t'ua sjellë
ujin në kopsht verën në derë

pastaj ka thënë se do të shkojë larg diku
këtu trupin t'ia mbulojmë trupin e shpuar të Cesarit
t'ja mbyllim sytë kurrë të mëshelur, gojën
gjithmonë të ëmbël... rrëfimin
ku gjendemi si në përrallë të egër.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:27

Rexhep ELMAZI :


ATI IM


Ka vdekur qëmoti i ngrati
e vetëm dje e mbuluam me dhe
jeta e tij nën dhe
s'do të ketë shumë dallim nga ajo mbi dhe
ditë e natë flinte dhe çohej
hante pinte dhe përçapej, me një fjalë
vetëm sa për të ngrënë thua se
tërë kohën para se të vinte në jetë
është mpakur uriet e mbi tokë ka dalë
mallin e të ngrënit dhe të të pirit për ta shkuar

eh babloku im !... nuk di ç'dallim kishte
mes teje dhe deleve të tua ! ndoshta vetëm ty
se delet pjellin qingja me kokë delesh
e ti më ke bërë mua që eci vertikal
dhe të qortoj për këto të meta të tua
dhe nuk flë si ti ditë e natë
por ditën e pres me këmbë dhe ha vetëm
kur barku më djeg...ma kanda të hyj thellë
në sekretet e sendeve që ti i kundroje vetëm
si forma të zakonshme druri guri dheu apo uji
të destinuara për pirje e për ngrënje
babai im i ngratë shpirt pa sherr
si delja e urtë apo një mëshqerrë
jetoi mes yjevet mes botëravet, hapësirash tërë një shekull
dhe asgjë s'diti të thotë për to dhe rreth tyre
në jetë shkeli si delja përciptë pa lënë gjurmë
dhe si ato vdiq pa u përmendur askund
pos kësaj vjershe të çoroditur
të birit të tij.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:27

DHEMBJA QË S'DO NGUSHËLLIM


- Birit tim Batonit -


Në sytë e bukur të ditës së Premte
ju fikën të bukurit sy birit tonë Batonit
s'e patëm veçse tridhjetë e gjashtë ditë të lume
e plot diell para ditës kur ju desht të na e kthejë shpinën
tash s'ka mbetur asgjë për t'i ngrohur ditët
madje as shpresa e lindur me të në çerdhen tonë

Në shpinë si me zor na është lëshuar
samari i jetës së mërzitur përditë e këtej
i dashuri im bir, me shqisa të mpita po jetojmë
pa ty ftohtë ftohtë përqafon jeta
akull lart e poshtë kah ecin sytë...

kujtim që s'fiket na e le
të vetmen shkëndi - shikimin e kësaj jete ëndërr
ndoshta për t'u teshur dhe sigurisht për t'u djegur!...

Athua ftohtë të dolëm në pritje?
mosvajtja jote është ndëshkim për këtë? E di
është dashur fushat t'i shtrojmë me qeshje
pse ajo që hamë nuk rrit askend,

lumenjtë është dashur ti turbullojmë tërë vendit
pse ujët pa ty s'e ka kristalin në sy
ardhjes tënde o kreshniku i vogël duhet
fushë e mal e bjeshkë për t'ja trandur
pse këto flenë pa ty e gjithçka e vënë në gjumë.

E tash fol ti zemra njerëzore
që gjithmonë je mësuar t'ja falësh vehtes mëkatet

... e ka rrokur ngrykë ngulfatas qetësia
atë në varr dhe ne këtu midis të gjallëvet
t'u them të drejtën vëllezërve të mi
- ajo që vjen e shkon është rrjedha e jetës e di
por njeriu duhet diçka të ndalë nga ajo rrjedhë
vetëm diçka që të mund t'i thotë vetes unë.

Ditëve të kremteve të mëdha
nëna këcen kalit të trentë
me vetëtimë shkon gjurmave të tij
mbi varr ndalet dhe hingëllon kafsha
kupës së qiellit duke thirrur
me vajin e nënës s'Avdisë
atëherë vetëm atëherë thonë e lut tokën
për ta hapur gjirin shtatë pash për të hyrë
të birin për ta parë zërin për t'ja ndier !...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:28

Rexhep ELMAZI:


I VETMUAR


Tash jam vetëm
fill i vetëm
veç ndonjë ujdhesë në oqean
mund t'i shëmbëllejë fatit tim
s'e kam besuar dot
që një erë kaq e lehtë
të m'i marrë tërë shokët
e të më lerë kërcun
vetëm me kujtimet.


Askend për afër !

e ndjej veç erën
tek loz me derën
të lënë shkretë gjymës të hapur
për të më kujtuar
dike të shkuar
athua vallë sa i kam dashur ?

Ti fati im s'të kam menduar
kaq të trishtuar përse më ndryshe
përse kjo heshtje ?
dikush përgjegji n'emër të ndërgjegjes :

- dikur e lypnje ja tek e ke !
dhe bëri shoqëri si mikut zemrës...

Qetësi... qetësi...pushon ndërgjegja
vetëm era lodron me derën
të lënë shkretë gjymës të hapur
për t'ma kujtuar
dike të shkuar dhe të dashur
vallë, kurrë më, të ardhur ?
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:29

Avni ELMAZI (10.07.1950 -12.09.1992 ).



E humbi jetën në Itali.
Than : Aksidentalisht !
Megjithatë, rrethanat e vdekjes së tij janë misterioze.

Do të sjellim poezitë e tij të krijuara gjatë kohës kur ishte në burg.
Atje ai shkroi librin me përshkrime dhe poezi : Idrizova - shtëpia e ferrit .

Në Idrizovë , krahas vuajtjeve në burg, ai ka bërë përshkrime nga jeta ku kaloj mbi një dekadë !
Ajo- është dramë e trishtë që ia rrëmbeu rininë. Por, Avniu doli akoma më i fortë!

Si të gjithë shqiptarët mërgimtarë, u nis adhe ai atij shtegu. Edhe pse kishte kryer shkollën Normale, dhe para se e burgosin , punoi si mësues në fshatin Tërnoc, e pastaj, në fshatin Padalishtë, Malësia e Gostivarit, nga viti 1968 - 1971, kur e larguan nga nxënësit që i deshi dhe i donte! Sepse, ata që krijonin procese ia kishin vënë syrin Mësuesit Avni, që krahas diturisë sjellte tek nxënësit dhe kolegët ndjenjat liridashëse! Sjellte trimërinë ...!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:31

PLLAKA PERKUJTIMORE E NGRITUR NE ITALI :


AVNI ELMAZI


JU QE JENI DUKE KALUAR KENDEJ PARI
SHIHNI SE EDHE KETU

ESHTE DERDHUR GJAK SHQIPTARI
NUK ME MPOSHTEN AS BURGJET
E AS TORTURAT
SEPSE KESHTU E DO ZAKONI PER BURRAT
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Mon 2 Mar 2009 - 10:48

Këngë e kënduar nga populli, për Avni ELMAZIN, i cili
në vetëmbrojtje nga kaurrët e Kunovës më 1971,
doli fitues !
Ai toborr xhelatësh e sulmoi për të mbetur prej Avniut
një i vrarë e katër të lënduar, edhepse, të përgatitur
me armë e të ndërsyer nga kuzhina e kriminelëve,
iu turrën ta mposhtin guximin dhe trimrinë që s'kishte skaj!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Mon 2 Mar 2009 - 10:49

Kënga për Avni ELMAZIN


Ej çatje nalt shok bre në çatë mal-e
Ke bon luftë bre ni çoban-e
Ke bon luftë ni gjalaj ri-e
As me pushkë gjali as allti-e
Veç për fat i kish di qen t'zi-e
Na u zu fesati me kto shkije
se n'Kunovë bani vaki-e
Avni Elmazi ni gjal -aj ri-e
Avni Elmazi ni mësus ish kan-e
Aj ni ditë me dhen po shkon-e
Aj ni ditë me dhen ka shkue
Larg katunit mi asht largu-e
N'do livadhe dhent na i ka lshu-e
N'kufi t'huj gjali është çillu-e
Tanë Kunova në kamë jan çue
Tanë Kunova po bërtet-e
Çaj poljaku me shkot e vet-e
Kish mat disa kaurr me vet-e
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Mon 2 Mar 2009 - 10:49

Kish me vete disa odbor-e
Paskan mar kani dajak n'dor-e
Kush dajak mor kush ni pushk-e
Avni Elmazin ma kan rrethu-e

Ki Zorani n'kom na u çu-e
Ki Zorani vaj po bërtet-e
Çka ke lip gjal çe ktu ke erdh-e
Çka ke lip gjal çe ktu ke hi-e
A kujtove se asht Shipni-e

S'asht Shipnia e as Turki-e
Veç Kunova krejt me shkij-e

Avni Elmazi, hop na uçu n'kom-e
dal ka dal çiko Zoran-e
Kabajatin mua s'ma fal-e
unë nuk jam tha ni çoban-e
Unë m'i jam ni msus-aj ri-e
Ashtu sot bonivaki-e
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Mon 2 Mar 2009 - 10:50

Mirë kufirin tybe se e di-e
Ki Zorani hiç s'po e ngjon-e
Pa isaf dhe pa imone-e
Ni i zu dhent bre na i turmon-e
Në Kunovë n'katun me i çu-e

Avni Elmazi n'kom ma o çu-e
Nuk po mujti ma me e duru-e
Avni trimi huxhum po bon-e
Njiherë po sjell ka di vet n'tokë rxon-e
Randë t'plagosun i boni krejt-e
Dhe nja prej t'inve e la t'vdekt-e
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Mon 2 Mar 2009 - 10:50

Haj medet çu boka nomi-e
Ke luftonte vlla ni çoban-e
Ke luftonte ni mësusaj ri-e
As pa pushkë as pa allti-e
Haj medet çu bo gazep-e
Shkoj haberi n'hyqymet-e
N'Hyqymet në Gostivar-e
Policija vesht ka mar-e
Na u çun n'kom me armë në dor-e
Shkojnë Avniun për m'e e mar-e
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Mon 2 Mar 2009 - 10:51

N'at moment Avnija ç'bon-e
Shkoj te nana e vet në ston-e
I tha nanës Loke ti-e
Nam me ngran nonë me pi-e
Se jam i mushun me mërzi-e
Rash n'fesat nanë me do shkije-e
M do shkije nga Kunova
Por unë vetin se marrova
As vetin as bab e nan-e
s-em vjen keq se shkoj n'hapsane
Ne kto fjalë tuj bisedu-e
Policija e kanë rrethue
Ki Avnija n'kom ma u çue
Sikur trimat asht dorzue
Dhe n'hapsane e kan çu-e

Se n'hapsane po m♪7 çojn
njëmbëdhjetë vjet e dënojnë
Veç p'e rrehin e malltretojnë-
Do ftyr zi do polici
ditë për ditë po i hin në kry-e
S'e lajn rehat i bojn♪7 gazep
Avni trimi po bon gajret
Për hapsane thot nuk kam dert
Për hapsane nuk kam gajle
Nuk e lash katunin me marre
Ja ua zbardha fytyrën gjith shqiptarëve.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Mon 2 Mar 2009 - 10:51

AVNI ELMAZI

U lind në fshatin Sërmnovë të Gostivarit më 10.7.1950.
U shkollua në vendlindje ndërsa normalen e kreu në Gostivar.
Punoi si mësues në fshatin Tërnovë dhe Patalishtë në vitin 1968, deri më 1971 prej nga ra edhe në burg ku përjetoi kthetrat e robërisë edhe si individ por edhe në planin gjithkombëtar!

Mbase i frymëzuar nga ai zgripe i përmbytjeve ai shkroi edhe librin “Idrizova – shtëia e ferrit”.

Është marrë edhe me poezi dhe drama por ato për arsye të rrethanave akoma mungojnë.

U vra në mënyrë misterioze në Itali më 12.09.1992 prej ku edhe kthehet i vdekur në atdheun që e deshi dhe flioi për si të aktivist i palodhur.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Mon 2 Mar 2009 - 10:51

Pas një viti, me kërkesën e shokëve që ua orientuan organeve të Italisë, u lejua që të ngritet Përmendorja!

Me rastin e saj, në organizim të Mislim Rushitit, bashkëfshatarë i Avni Elmazit, u nisën në njëvjetorin e mort përvjetorit për në Itali familjarë të tij, shokët e burgut, shkrimtarë dhe dashamirë që të marrin pjesë .

Edhe pse i patën siguruar vizat e udhëtimit, ata u malltretuan në kalimin e kufirit në Qafë Thanë. U kërcnuan në portin e Durrësit se është e pamundur të arrihet në Itali. Ndërsa në Bari, iu nënshtruan një kërcnimi shtazarak nga organet policore !

Preteksti u kuptua se:" Grupi që vjen në Itali ka për qëllim të nxisë përmasën e mërgimtarëve shqiptarë të bëjnë çrregullime në Itali. Me këtë, ata duan të arrijnë shkatërrimin e IJRM "!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Mon 2 Mar 2009 - 10:52

DUKE KAPËRCYER DETIN

1.

Gjemia e rëndë , duke çarë valët e Adriatikut, po bënte provën e kapërcimit të detit...

Ndërkaq, në njërën nga kthinat e mëdha të saj, një grusht njerëzish po ashtu po bënin një provë kapërcimdeti drejt një pëllëmbë toke të Italisë. Atje ngritej lapidari i një trimi të stërmunduar mërgimtar.

Këtë herë Gjemia LIBURNUM po bartte edhe misterin e një vdekjeje enigmatike në dhe të huaj. Dora e zezë për të satën herë e kishte thurrë pezhishkën e merimangës së krimit.

Dhembja, malli, misteri...

Gjemia i bartte gjithë bashkë në lundrimin e saj hijerëndë nëpër natë nga vija Durrës - Bari...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Mon 2 Mar 2009 - 10:52

2.

Një mall dhe një dhembje e madhe shqiptare !

Hijerëndë , ( që i kishte hije !), nuk po mbyllëte sy një shok, vëlla , njeri. Me barrë e rëndë të dhembjes, Rushit Mislimi kishte vetëm një përqëndrim:

- Si të bëhej kapërcimi i detit dhe, në atë pëllambë të tokës së Italisë, të vendosej një Pllakë Përkujtimore! Ishte nisur ai bashkë me pesëdhjetë bashkëvendas dhe bashkëudhëtarë ! Pllaka Përkujtimore e Avniut , duhej të përjetësohej në kohë dhe hapësirë...

Kjo përbënte një preokupim të shenjtëruar dhe njerëzor ! Kjo duhej bërë patjetër !

Porse...
Kufijtë ! Ah ! Kufijtë !

Këto vija makabre të ndarjes së njerëzve! I kishte vënë njeriu këto! Hirësija e tij .

Njeriu në këto pika e ndalonte njeriun ! E pyeste! E kontrollonte për dokumentat e udhëtimit! E hetonte për pak apo shumë ! E dyshonte...

Ndërkaq, të dyshohet për dhembjen!!! Për mallin !!! Për përkujtimin ndaj një të ndjeri ! Kjo do të thotë të injorosh njerëzoren ! Porse... prapë kufijtë !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Mon 2 Mar 2009 - 10:53

***

Rojet e kufijve janë përgatitur, janë ushtruar nga Ustallarët e territ dhe tmerrit, për zbatimin e detyrës së ndarjes !

Ata aprovojnë me shumë marifete vetëm dëshmi të dokumentave të shkruar me myhyre pushtuesish. Të atyre që një shekull dhunë kishin bërë mbi shqiptarët, veçmas ndaj Avniut dhe vëllezërve që i shkonin në mortpërvjetorë !

Përveç gjithë ngatërresave për ndalime vetëm faji mbeti jetim ! I shkruar dhe i vulosur nga shpirti djallëzor...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Mon 2 Mar 2009 - 10:53

3.

FANITET FATI I POETIT

Fanitet fati i poetit Avni Elmazi ashtu si fanitej fati i poetit Palestinez , Muin Bsiso...

Mërgata e tij ! Arkivoli i ti që u kthye prapa nga kufijtë që ai s'po arrinte t'i kalonte dot ! As me Pasaportën e Poezisë !

Idrizova - shtëpia e ferrit, libri i mallit dhe dhembjes! I mallit dhe dashurisë njerëzore ! Nëpërkëmbet pamëshirë !Nga kufijtë e çatallisur nga urrejtja !

Thonë: Poezia nuk njeh kufij! Ajo nuk i ka vënë asnjë kufi shpirtit ! Si libri Idrizova - shtëpi e ferrit ! Avni Elmazi - Muin Bsiso i Palestinës !

Çfarë bukurie magjike në shenjtërimin e dhembjes, flijimit dhe dashurisë ndaj vatanit të nëpërkëmbur nga rrëshqanorët e Kaukazit ! Rrëshqanorët tiranikë që ia kurthuan lirinë në lule të rinisë ! Por se mposhtën as atëherë dhe as të vdekur ! Ngritet Avni Elmazi - feniks, flijimi dhe dashuria për tokën e përgjakur të Atdheut të robëruar ! Ngritet ta ndjejnë brezat kushtrimin :

Vëllezër ballëpërballë me Kuçedrën e çartur !...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Mon 2 Mar 2009 - 10:54

4.

Njeriu me dhembjen hijerëndë Rushit Mislimi ! Në Gjemi nuk po mbyllte sy!

Në kapërcimin e detit ai bartte me vete edhe barrën e madhe të paralajmërimeve ! Zezona nëpër tel...!

Oh! Gjithë këtë peshë e bartte Rushit Mislimi!

Dhe derdhej ajo tek heshtja që fliste në sytë e motrës së Avniut. Tek fytyra e zverdhur e Seferit që tretej për vëllaun! Tek shpirti i shqetësuar i Shaban Xheladinit , Zaim Beqirit ! Për shokun e burgut që e thërrisnin Gjysh !

Si dallgë furtunash shfaqej hidhërimi në shpirtin e vullkannjeriut poet - Fadil Bekteshi.

Në vargjet që shkruheshin në Liburnum !

Dhe hapte raportin për Televizionin shqiptar Sherif Konjufca të klithë nga dhembja e malli për Avniun që përurohej në mes të Adriatikut !

Sëbashku me ne, në heshtje rrugëtonin Idrizova - shtëpia e ferrit , libër !

Dhe Doruntina revistë , kapërcenin detin, të shpalosnin dhembjen për heroin, tek vëllezërit mërgimtarë...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Mon 2 Mar 2009 - 10:54

5.

Doruntina !

Ajo revista letrare ku Fadil Bekteshi nuk bënte gjumë për të nxjerrë në dritë shpalimin e bijëve që i kishte mbuluar heshtja! Edhe në histori ! Edhe në krijimtari ! Edhe nëpër burgje ! Edhe në mërgim!

Ndaj Doruntina revistë , vëllezërve mërgimtarë ua dërgonte pos gjithë shkrimeve dhe mallin, dhe dembjen e madhe që kishte për Jusuf Gërvallën...

Nga nata kobzezë e pusisë , ra nga dora e vrastarit edhe zemra e madhe e këngëtarit, poetit, liridashësit Jusuf Gërvalla, bashkë me vëllaun Bardhoshin dhe shokun e idealit Kadriun !
Dhe Doruntina revistë, udhëtonte si Vajtueset mbi varrin e vëllezërve në Mërgatë ! Udhëtonte të mallkojë hallkën e atij zinxhiri të zi që farkonte misterin e vrasjeve ashtu siç kishte vrarë shekujve, e tashti, edhe Avni Elmazin , për të ndalur hapin e tij të veprimit !

Revista Doruntinë ! Si motra e Avniut ato çaste! Bashëndjente dhembjen dhe heshtëte, kur motërngrata e Tij, rrinte e zgjuar me dhembjen e madhe për vëllaun ! Dhe se mbyllnin syrin për gjumë ...! Dhe Doruntinë Motra revistë! Dhe motra e vëllaut Avni !

Ashtu si meraku i Rushitit që nëpër natë-udhëtmin nëpër det bëhej sa Gjemia ! Po mes valëve në vijën Durrës - Bari ! Mes detit ku ndesheshin paralajmërimet për përmbytjen e madhe të Përkujtimit ! Të Përkujtimit të Avniut pas një viti vrasjeje nga dora e zezë ! Dhe ngritja e Përkujtimores për Të !
Ndaj Rushit Mislimi nuk flinte ! Ai ecte tek secili bashkëudhëtarë dhe u bënte sajgi ! Sajgi për mort përkujtimin !!!
Atë çast, ma përkujtonte, me ballin e gjërë, me fytyrën që shndriste mirësi dhe dashuri për të rizgjuar jehonën e Avniut Krijues ! Po! Me ato mustaqe hijerënda ... Me atë shëmbëllim flijimi të Hasan Prishtinës ...! Rushit Mislimi i Hasajve të Sërmnovës !

Çdo gjë e ndjente ai dhe kishte njohuri ! Por për merakun e revistës Doruntinë, dhe krijuesëve , të Fadilit, Shabanit, Zaimit, Feritit, Sherifit , nuk dinte gjë ! Për paralajmërimet dhe krijimet që të zgjohen jehonë e të flasin pandalur për bijtë që na i vriste dora e zezë ! Për bijtë që na i shtrydhëte zëndani i robërisë që nga vaja e parë e lindjes e deri tek lamtumira e fundit e jetës... !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Mon 2 Mar 2009 - 10:55

6.

Doruntina...

...Zgjuar isha dhe i pashë të gjitha! Edhe autoritetet kufitare që pengonin për hiçgjë !Edhe Zbarkimin e Dhembjes në tokën Italiane!

Teli nëpër natë kishte paralajmëruar shpifjen! Kurdisjen ! Klithmën...!Rrrena e përsëritur njëqin herë, po hamendte autoritetet kufitare të Italisë ! Kot ishte demokracia e proklamuar e Perëndimit! Po fundosej në det nga shpifjet e djallëzisë që gatuhej në kabinetët e hashës makosllave në Skopje !

Në shpirtin e Rushitit rrokullisej orteku i dëshprimit!

E gjeta pikëtakimin me të dhe i pëshpërita : Dështimi për të arri atje në vendin ku ngritet mortpërkujtimorja e qëndresës Avni, mund të kthehet në fitore ! Mes detit ! Mes dallgëve ...!

Në udhëtimin e përjetshëm të mallit dhe dashurisë për vëllezërit e mi, të vrarë në dhe të huaj, ishte dhembja njëkohësisht, forca ime ! E atyre që krijonin me emrin tim Doruntinë ! Ishte qëndresa dhe fitorja jonë, mbi ata që pengonin arritjen në Bari të Italisë!

Se: Dashuria dhe malli i motrës për vllaun, nuk mposhten dot nga kufijtë ! Në udhëtim , ngriten përmendoret e mëdha ! Ngritet Përkujtimi për vëllaun Avni !Mes detit , Përkujtimi për të përbënte madhështi !

Mes kaltërsisë së qiellit dhe detit, edhe përkujtimi do të ishte i KALTËRT ! Përkujtim i madh sa një Adriatik !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Mon 2 Mar 2009 - 10:55

8.

Kapiteni Franc i Gjemisë '' LIBURNUM'', pas sqarimeve që iu bënë nga kthimi Bari - Durrës, e

aprovoi kërkesën e pesëdhjetë udhëtarëve të kthyer nga Bari , pa e vënë këmbën në tokë të Italisë ! Se kushedi, mund të përflakeshin brigjet e të tundej qielli ! Ashtu siç e kishin përshkruar nëpër tel djajt e makosllavisë ! Dhe ai, në Hapsirën e Gjemisë ''Liburnum'' hapi derën e dhomës enkas për kuvendime, në katin e tretë !Të mbahej përkujtimi i mallit dhe i dashurisë për vëllaun Avni !

U shpalosën kujtimet !U shpalos krenaria për Avni Elmazin që s'e kishim ..., por ishte me ne !
U vendos ndërlidhja me atë pëllambë toke të Italisë ku prisnin mërgimtarët dhe Nermin Vlora Falaski ! U ngrit Përkujtimorja ...! Dhe, kurorat e luleve u vunë atje larg në Itali, për shpirtin dhe trupin e Avniut që prehej në varret e Sërmnovës !
Ndërsa, Vajtojcja Doruntinë, lavdishëm vajtoj vdekjen e vëllaut Avni duke ia radhitur bëmat e jetës, dhe të veprës së tij !

Kjo ishte madhështia! Kjo ishte shenjtëria e dhembjes dhe mallit për dashurinë ndaj Avniut që i mbante mbërthyer në mendime, pesëdhjetë vëllezër që ktheheshin pa arrirë në mort përkujtimin e ngritjes së Pllakës Përkujtimore në Itali, për ta Përkujtuar njëvjetorin e vdekjes së tij edhe në Sërmnovë !

Aty do të prehej përjetësisht Avni Elmazi Hero - Njeriu Feniks ...!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Mon 2 Mar 2009 - 10:57

Avni ELMAZI :










Idrizova - shtëpia e ferrit

poezi dhe tregime nga burgu
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! - Faqe 2 Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi