Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
POETE TE PERNDJEKUR ! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
POETE TE PERNDJEKUR ! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POETE TE PERNDJEKUR !

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:27

Kapitulli i letërsisë shqiptare , tani me eshte plotesuar dhe nga nje kategori krijuesish qe i perndoqi pushteti, dhe per hir te veprimtarise se tyre patriotike i vrau! Do te perpiqem te sjell ca prej tyre, qe me ndihmen tuaj ne forum, te zbulojme e te flasim per te gjithe !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:42

Rexhep Elmazi
Poeti Rexhep ELMAZI, nuk pati fatin të zhvillohet sepse dora vrastare ia këputi jetën atë fund maji të 1978 . Qysh atëherë, vëllimi poetik botuar nga Rilindja më 1972 , bëhet feniks me porositë dhe me qëllimet e këtij njeriu martir që u bë shënjestra e okupatorëve që vrisnin me dorën e zgjatur të sherbëtorëve të tyre...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:44

Rexhep Elmazi (1938-1978) ishte shkrimtar shqiptar.

Biografia


Lindi më 3 janar të vitit 1938Gjilan. Rrjedh nga një familje e varfër por bujare, e cila pas një zullumi të madh të serbëve në Malishevë të Gjilanit, u detyrua të shpërngulet nga fshati në qytet më qëllim të shpërnguljës së mëtejme për në Turqi. Mirëpo, falë dashurisë për vendin e vet dhe ndikimit të intelektualëve të kohës ndërron mendjen dhe nuk shpërngulet në Turqi. Rexhepi shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan. Mëqe nuk kishte kushte për shkollim, ai detyrohet të punon si përkthyes, por aktivisht merret me shkrime letrare dhe me veprimtari patriotike. Në hezin më të madh të rankoviqizmit, më 28 nëntor 1963, në shtëpinë e Hysen Dacit, në Mitrovicë, bashkë me babën e tij, Hamdi Dacin, pastaj me Mustafa Venharin, Ramadan Shalën, Kadri Kusarin, Sylë Shalën, Din Spahinë, Fazli Graiçevcin, Rexhep Elmazin, Xhylie Radoniqin e Bedri Çollakun (përveç Hysenit e meje, të gjithë të tjerët të ndjerë), themeluam LËVIZJEN REVOLUCIONARE PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE, flet Ademi Demaçi rreth angazhimit të Rexhep Elmazit në radhët e revolucionarëve kosovarë.Punimet e tij të para u botuan në revistën “Zëri i rinisë” e pastaj edhe në “Jeta e Re” dhe në të gjitha gazetat e revistat shqipe, që botoheshin në atë kohë në Jugosllavi.
Veprimtarisë së tij ilegale patriotike i ranë në gjurmë dhe e burgosën në vitin 1964 dhe e denojnë me 9 vjet burg. Pas rënies së politikës deskriminuese ndaj shqiptarëve të Alekandër Rankoviqit, Rexhep Elmazi lirohet nga burgu.
Pas burgut Rexhep Elmazi kryen Fakultetin filozofik-drejtimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe në vitin 1975, por për shkak të “njollave “ në biografinë e tij ai detyrohet të punon si përkthyes. Meqë pushteti i atëhershëm Rexhep Elmazin e konsideronte si përsonalitet të rrezikshëm për regjimin, atij i kurdisen plot kurtha dhe më 16 maj të vitit 1978 vritet.
Exhep Elmazi kishte ndikim të madh tek dashamirët e krijimtarisë letrare në Gjilan, dhe disa penda të njohura të letërsisë shqipe e konsiderojnë si baba të letërsisë për Gjilan dhe Anamoravë. Me studimin "Poezia e Rexhep Elmazit”,2008, studim me të cilën edhe magjistroi në letërsi mr.Tahir Arifi, profesor i leterërsisë në Univerzitetin e Prishtinës.
Ka shkruar mjaft, por shkrimet e tij janë asgjësuar nga bastisjet e shumta që janë bërë në shtëpinë e tij.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:48

Ferit RAMADANI alias (Ardian R . AFMETI) :


PAK FJALË PËR VDEKJEN DHE “FRYMËMARRJEN”

Në regjistrin e fakteve , apo më mirë të themi në regjistrin e ngjarjeve që duan shpjegim për ngritjen tonë të krijimtarisë kulturore, përveç shumë mistereve që ndodhin, mbetet të ndriçohet e të hyjë në sintezën e vlerësimit të mirëfilltë edhe autobiografia dhe vepra e vetme e Rexhep Elmazit “Frymëmarrje”, që atij i jep jetë edhe pas dy decenive të vrasjes misterioze që mbushen më 25 maj të këtij viti.

Për biografinë e poetit të vrarë Rexhep Elmazi shumë pak është shkruar. Ai kishte kryer Fakultetin dhe punonte në atë kohë në vendin e lektorit në Komunën e Gjilanit.Merrej me shkrime dhe ato i botoi kryesisht në Rilindja, Jeta e re, Zëri i rinisë, Flaka e vëllazërimit, Jehona dhe në të tjera gazeta që botoheshin në Prishtinëe në Shkup.
Librin e parë me poezi të titulluar “Frymëmarrje “ e botoi Rilindja e Prishtinës më 1972.Megjithatë, në vend që libri i këtij poeti të bëhej dritarja e hapur drejt shtigjeve të krijimtarisë dhe zhvillimit, për atë se si u shkrua dhe çka trajtoi në nivelin e ngritjes kulturore , nga policia letrare e asaj kohe Rexhep Elmazi filloi të ndiqet. Ata me syrin e korbave dhe mendjen vrastare analizuan e stërholluan mendimet,motivet, metaforat, simbolet e veprës dhe konstatuan se një vepër e krijuar me atë stil është e rrezikshme, dhe se autori i saj patjetër do të ishte i tillë.Dhe sërish me anën e mekanizmit të linjave të zbërthimit synuan të futën në lidhjen e shpirtit të poetit që kishte me tokën, njeriun, lirinë e tij.U futën për të parë pushtetin e poetit që kishte në dimensione të mirëqenjes. E meqenëse ata ishin shprishësit e saj,dhe si e si krijonin llahtari iu vunë në dy plane, edhe veprës poetike “Frymëmarrje”, edhe poetit Rexhep Elmazi.”Frymëmarrjes” që bëri një shenjëzim të vlerave letrare si në domethënje dhe në vlerë artistike, dhe poetit që ndjente nevojën të qartësojë lidhjen e ndjenjës me qëndrimin ideoemocional , e përmes tyre të pohojë në çdo çast atë që duhet dhe të mohojë atë që s’duhet.Domethënë ai dinte si t’i këndojë lirisë, dashurisë!Ai dinte si t’i godasë robëruesët dhe të gjithë ata që kishin shpirtin e mbushur me urrejtje.
Policia letrare e kapërdisur nëpër zyrat e shtëpive botuese ndjenin një shqetësim nga lirikat meditative të këtij poeti dhe duke vënë syzat në sy e duke u kërleshur në shpirt, duke ngritur gllënkat e rakisë për të “kthjellur kokat” që të shkruanin për temat e caktuara, panë se shtrirja e poezive të këtij poeti është jashtë porosive policeske.Pa shije për ata.Goditëse!Me një fjalë ishte sfidë shpalljesh për një botë të re ku pavarësia e ideve, e rritës dhe zhvillimit nuk mvareshin nga gishti i diktateve!Prandaj që nga dalja në dritë e vëllimit poetik “Frymëmarrje “ të Rexhep Elmazit, poetit iu ndalua botimi, dhe pothuajse nuk botoi asgjë për ata gjashtë vite jetë pas botimit të “Frymëmarrjes”.U shpeshuan ndjekjet e provokimet nga zagarët e larot pseudointelektualë.Iu kërcnuan se do ta pushojnë nga puna nëse ai nuk e ndryshon qëndrimin në krijimtari.
Veprën “Frymëmarrje” e përshkon fenomeni i ndjenjës se mbi tokën dhe njerëzit e Kosovës qëndron një peshë misteri që ua ngushton damarët e rritës. E megjithatë, forca për të bërë mbijetimin e shpie atë në titullimin e saj për ta ndarë në pesë cikle ashtu siç ishte ndarë edhe tërësia natyrore e trungut dhe shpirtit shqiptar në atë kohë.Për poetin kjo ishte një brengë, shqetësim i përhershëm.Ndaj kërkoi variantën e shprehjes si ta gjejë shtegun e një nisme.Prandaj ai bëri ndarjen e cikleve për të krijuar meditimin në simbolikën e domethënjeve.Duke u nisur nga cikli i parë deri tek i pesti; Për shokun tim që këndon, Dasma pa krushq, Sfinga, Lumi, Kujtim, mund ta kuptojmë pushtimin e domethënjes e porosisë pozicionale të poetit, krahas gjithë shpifjeve e ndjekjeve ekscesive pushtetare që ia bënë deri në vrasjen e tij dhe pastaj.
Meqense ky shekull çdokujt i ka dhënë mend dhe ia ka hapur sytë me kërcnim dhe nga lëkura e vet, secili ia bën flamurin e ngjyrosur me gjak, edhe ne shqiptarët të ballafaquar me këto skena në vatrat e rrafshuara shumë herë nga grykësit bëmë pëballimin se njeriu s’dorëzohet kollaj.E njeriu i Kosovës si Herkuli përpiqet ta rimëkëmbë atë . Kështu e krijon fenomenin e qëndresës në vargje të këtij cikli Rexhep Elmazi, pastaj duke u ndeshur në ata udhëkryqe mendimesh e veprimesh njeriu ynë i trollit ku lindi, e shtyri poetin të frymëzohet që të heqë perdet prej syve dhe foltoret ia bëri vendkushtrim për ecje të reja në jetën e dritës.Prandaj ai kështu shprehet në vargje:

“Hapi me afsh Abetaren ... dhe filloi
për një mend e jo me fatamorganë
të mësojë në gjuhën e vet prej A-së
fjalët aqë të mëdha aqë të ndritshme
(Refreni i këtij shekulli)

Lirika e ngrohtë, botëkuptimi i jetës dhe dashurisë qëndrojnë karshi mizantropisë e misogjenisë degjenerike që vihen re nëpër krijimet e tij.Me këto plane dhe linja krijuese Rexhep Elmazi bën lëvizjen mendore dhe shfrimi i tillë krijues zgjon në ndërgjegjen e lexuesit kulmin sfidues për t’u ndeshur me një padrejtësi që në dukje vjen e hy përvjedhas si shpëtimtare dhe si liri e plotë.Ai në krijimin e tij poetik përmes shkëlqimit të një ironie ja se si e porteretizon shembjen e një tradicionalizmi të mbjellur te ne shqiptarët e për hirë të ruajtjes dhe kultivimit të tij sa varre e plagë janë hapur. Kështu shprehet ai në poezinë

Dasma pa krushq:
....

I shtrijnë pyjet krahët e flakës
përqafojnë bjeshkët që po derdhen
po të dinte toka çka po bëhet
mali me mal do ish afruar.

Mbrëmë dy vetë dhe terri
i trupuan malet...
- Qysh na iku çika
pa kerr të kuq pa pushkë!

Vetëm Hëna me yjet
ishin krushqët e tyre.

Ashtu siç e ndjen peshën e tradicionalizmit mbi tokën dhe njeriun e Kosovës, Rexhep Elmazi nuk mundet ta durojë sepse :

”E dashuria s’është dashuri
nëse s’gjen rrugë për të ecur...”!

Vitet e ardhmërisë së Kosovës e bënë atë lëvizje.Befasisht nga koha kur frymëzohej e jetonte poeti, çdo gjë pothuajse ka ndryshuar.Në tokën e Kosovës ma tepër se gjithkund u mbërri niveli i ngrites së ndërgjegjes, shkalla e lartë e emancipimit, ideja e pavarsisë.

Megjithatë fatkeqësisht , kthetrat e një pushtuesi brutal akoma hapin plagë e varre për të mos frymuar kënga e “Frymëmarrjeve “ të Rexhep Elmazit që e deshi të lirë dhe për, lirinë e saj, kushedi a prehet i qetë...?!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:50

REXHEP ELMAZI






FRYMËMARRJE







Rilindja , Prishtinë 1972






Për shokun tim që këndon
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:50

REFRENI I KËTIJ SHEKULLI


Prej tërë pjellës së saj këtë shekull
Nënë - koha e lindi dhe i këndoi
- Bir e bëfsh muze Tokën!... në gjithësi
veçse një konak për ata që diku janë nisur
e në të i qet shtegu sa për të pushuar !!!...
...çdokush u nistë prej teje si prej Erës së Re !

-Ja pra ! ky shekull çdokujt i ka dhënë mend
duke hapur sytë me kërcënim, njeri a popull qoftë
s'rri më këlluq mbi vezë: me lëkurën e vet
bën flamur e ngjyrën me gjak
dhe kërkon diçka që ende s'e njeh
punon si Herkuli në vatrën e tij të rimëkëmbur
aq herë rrafshuar nga grykësit
që mbi kockat e huaja lëpihen si hiena

Ky shekull na ka bërë vetëtimë
të gjuhemi zbrazëtirës së kasollës së Zotit
kemi arrirë të bredhim si kometë
me teh në qafë
paralele me rrezet që s'dimë ku mësyejnë

kurse në Tokë, kësaj ore shekullore
pranë barit pranë ujit pranë shkëmbit
u ndie një bombë e fuqishme :
- grusht i ramë Hënës
duke kërkuar Diellin apo një rrugë mëtej
njerzia zhgjndërroi ëndërrat pa frikë
mori ngrykë fëmijë e grua... pushoi pakëz
pranë plangut të vet të shkatërruar!...

por s'vonoi shumë dhe u ngrit
hoq perdet prej syve la perënditë
dhe faltoret i bëri vendkushtrimi
për ecje të reja në jetën e dritës
hapi me afsh Abetaren ...dhe filloi
përnjëmend e jo në fatamorganë
të mësojë në gjuhën e vet prej A-s
fjalët aq të mëdha aq të ndritshme

dhe më në fund dita agoi jetër !...
askush s'dëshiron të kthehet me nostalgji
pas shpine - shikon mrrolshëm
dhe me gaz përpara, sepse bindet lehtë
se çdo ditë e shkruar bëhet më e vogël
nga ajo që vjen.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:51

PËR SHOKUN TIM QË KËNDON


ti nuk ke lindur për ta shijuar jetën
atë e ndjenjë në botën për rreth
në gëzimet dhe lotët që lëshon njerëzia
çdo gjë për ty domethënje të posaçme pse është

çdo ngjarje në mënyrën tënde e feston
lumi bie fjala është shoka
që lidh koha për breza : dita e nata
janë dy këngë për hymnin e botës
njëra ditirambi, tjetra elegjia e saj.

atje ku ndihet vlimi më i prekshëm ti zhytesh
lotët e huaj të bien mbi zemër
ku njerëzit mes veti vriten nga mosdija
nga ambicjet e ulëta fjala jote u hyn në mes
vuajtja dhe gëzimi jan tokë pa gardh
ku ti mundesh të hysh lirisht për të pirë ujë
meqë rrënjët i ke thellë në popull
ty vështirë është të të gjejë njeriu për të keq

ti nuk ke vetëm një nënë e një at
para së gjithash jeta është nëna jote
prandaj ti jetën s'e jeton por e këndon
si t'ishe lyrë në dorën e huaj !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:51

FRYMËZIMI


Sa bukur, sa mrekulli !
nëna ma ka shtruar sofrën
në këtë ditë dimri
mangallin me prush të kuq
e kam pranë

qetësi... pastërti...!

lapsin e mbaj në dorë
gjë s'pipëtin
pos gocave që bëjnë cik-cak
duke u gjuajtur mes veti si në lojë
për inatin tim që asgjë s'di
gjersa pres idenë të më vijë !...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:52

BISEDË ME POETIN

poetin kur e takon në rrugë
mos ja mësyj ta ndalësh përngut
të bisedosh për jetën për botën për shoqërinë
është fjalëkoprrac ai, të thuash mendjelartë
me të s’flitet dot, pra mos e ndal

mund ta shohësh duke folur me barin
më lehtë se sa me mua e me ty
duke folur me shtazën me lumin me pyllin
me retë e zeza me vetëtimën bubullimën
që i rrinë ditës si kasketë mbi sy
me natën e zezë tek ndonjë skutë e saj
për të gjitha këto neve na kandet fjala e tij

n’e pafsh të habitur o të humbur
pas ndonjë sendi krejt pa rëndësi
në diçka që neve na duket marrëzi
ti mos e nga t’ia prishish atë qetësi
por dije se së shpejti
diçka ka për të krisur
me këngën e ardhshme të tij.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:52

Dasmë Pa Krushq
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:53

KUR JE I DASHURUAR



Bota është plot bukuri
edhe shoqja ime këtë emër e ka

E nesërmja të mirën premton
edhe biri im këtë emër e ka

Kënga që kemi në buzë
quhet ardhmëri

Si ta kish marrë emrin
e sime bijë
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:53

KUR SHKON TI


Kur shkon ti

i merr këngët e mia
më lë tel të ndryshkur
pa zë

Kur shkon ti

zvoglohem për aq sa rritem
kur vjen ti.

Kur shkon ti

e ruaj vetëm një fjalë
gjersa të mos kthehesh
ajo më je ti
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:54

NËSE...



Nëse sosen fjalët e tua
e të miat s'presin më përgjegje
pse krenohemi me këto gojë që kemi


Nëse vjen çasti
të shikohemi veç në shpinë
pse krenohemi me këta sy që kemi


Nëse vihet gardh
në mes të trupave tanë
pse krenohemi me këto duar që kemi


Nëse...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:54

MALLI PËR LUSHEN


Lushe moj Lushe
sa mallin e kam në gji
qyshse s'të shoh me sy
Lushe moj Lushe
eja ose do të vij !


Lushe moj Lushe
mallin ti e mbolle
një verë më parë
dhe korre moj Lushe
me duajt kur qite n'arë


Lushe moj Lushe
në zemër më mbolle mallë
a di në hulli kur qite farë ?

Lushe ah moj Lushe
e, a di çka korre - tallë !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:54

NË FSHAT



Vijnë e shkojnë motet
duke sjellë e marrë me vehte jetën

Në bjeshkë dalin Dada e Baci
dhe e qesin njëri tjetrin në këngë
(shyqyr që sy e gojë toka s'ka , pse
si do të merrte frymë dashuria tinzake !)

Dada thotë se e ka fshehur dashurinë e Bacit
në gjoksin e saj : Baci
dashurinë e Dadës në gjakun e tij...

- O , kush guxon ta prekë
gjoksin e saj, gjakun e tij !

- Le të shemben bjeshkët plumbore nën këmbët tona

dashuria s'është dashuri
nëse s'gjen rrugë për të ecur !

Ajo rri në mal
e me sy ndjek bagëtinë
Baci nis të ndihet atje në lug
ajo e ndien emrin e saj
në këngën e tij
dhe i duket se e fut në gji

Në frymën që kthen
Baci e ndjen
emrin e tij
në këngën e saj.

Në jehun e këngëve
gjithçka humb vehten
pos dy zemrave që shtrijnë duart
mal më mal
kah njëri tjetri.

Gjithçka tretet
zvogëlohet nga frika
kur gjak e gjoks të jenë bashkuar !

-Të shkojmë!....

Nëse dikush ka për t'i lypur
shkurra e driza i dalin para !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:55

DASMA PA KRUSHQ


Andej kah del djali
shtrihet kurrizi i maleve
andej kah ec çika
pushon deti i pyjeve

Atje ku këndon djali
malet po shemben
andej kah fshan çika
pyjet po kallen

I shtrijnë pyjet krahët e flakës
përqafojnë bjeshkët që po derdhen
po të dinte toka çka po bëhet
mali me mal do ish afruar

Mbrëmë dy vetë dhe terri
i trupuan malet...
- Qysh na iku çika
pa kerr të kuq pa pushkë !

Vetëm Hëna me yjet
ishin krushqit e tyre.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:55

S V I N G A
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:56

L O J A



Kur ke ardhur pas meje
unë s'të kam parë

kur ke ikur para meje
prapë s't♪ kam parë

Ta gjeta veç unazën
që rrugës të kish rënë
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:57

DRITA NË VATËR


Me buzë si peshku
sikur don të fërshëllejë një melodi
u fryn nëna krandeve në vatër
për t'i rrokur flaka
për të gatuar...

Ajri puth gacat
nëna ri gërmuqur
gacat bëhen gjak...
flak'ron rrezja !

- Bir pa shih si mori vatra dritë !

lëshova stuhinë e frymës
gacat i bëra gjak
e gjakun rreze

Kështu vatra fituaka dritë !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:58

ATO QË S'NDAHEN


Njeriu i do rrugët e veta
sepse ato janë kujtimet e tij

Njeriu i do hapat e vet
sepse ata janë forca e tij

Njeriu i do sytë e vet
sepse ata janë qielli i tij

Njeriu i do këngët e veta
sepse ato janë vatra e tij

Njeriu i do fushat e veta
sepse ato janë buka e tij

Njeriu e do djepin e vet
sepse ai është vendlindja e tij

Shumë dashuri bëjnë një të madhe
me mua me ty me tjetrin
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:58

ATYRE QË NA FUSIN Ë BORXH


dora e djathtë e tyre
është guri ma i rëndë i dheut
aty buka dhe çiftelia
kanë erën e tyre
prej prakut kur largohesh
dëshiron të kthehesh sa më parë
frymën, e tyre dhe peshën
për t'ua ndier

gjëja më e shenjtë e dheut
është fjala porosia e tyre
edhe lulet bëhen të bukura
pse rriten mbi shpinën e tyre të fortë...
nëpër tokë rrashtat i keni
dhe në abetare fytyrën
vallë mos kështu menduat të rroni
bashkë me tokën
të cilën e deshët aqë shumë ?

grumbull gurësh
grumbull rrashtash
këto janë shenjat
që emrin ta apin, o vendi im !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 10:58

2.




gjallërojmë mbi katin më të lartë
mbi retë në fqinjësi me diellin
mbi shpinën kockat dhe sytë tuaj
dhe shpesh e harrojmë këngën që kënduat
sakaq dridhet toka nën këmbë
platforma pahitet n'erë
mendja na mirret në këtë lartësi të shkretë
vetëm atëherë ju kujtojmë dhe na bien ndërmend
se jemi duke rrojtur mbi të vdekur e të harruar
mbi ju që çoheni herë - herë dhe dilni
jo si lugat e si fantazmë por si kundërpeshë
me disa shenja pothuaj arkaike
na përkujtoni at këngën në kor të kënduar
dhe sapo t'ja marrim ison kësaj kënge të lashtë
ju zhdukeni në çast sikur mos t'ishit kurrë
na lini duke bërë pyetje
duke fërkuar sytë

vërtet më nuk jeni mes nesh !
por edhe si të vdekur rroni
baraz me ne
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 11:00

PAS SPROVIMIT


Sonte është natë e madhe ! do t'i ndezim zjarret
midiskëputur të vrapojmë malit
askend s'do ta ftojmë në këtë valle
carrokët do të na shmangen nga rrugët
ata si ne - do të na e kenë zili
kurse më të fortët do të shpërvjelin llërët
por kot s'e kemi menden të shmangemi rrugës
mund të çartemi një mijë herë
por njëmijë herë do të lidhemi sërish
do bredhim kolovatemi si të çmendur...

dhe s'do t'u frikohemi gogolave të nesërmen
le të jenë ata me njëmijë brina
dje e kemi matur vehten sa mundemi
me këtë shqisë qumshtore me këtë kurriz

Udhë e mbarë pra shoqëri e vjetër !

dhe mirë u pafshim në ditë të tjera
në mos u pafshim ndonjëherë për mall
kujtimit po ja lamë të na kallë
dhe shprush zjarrin e djalërisë së hershme !

udhe e mbarë udhe e mbarë !...

nëpër shtigje tjera nëpër çaste tjera
mirë se do të gjendemi si dikur rinorë !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 11:00

NË NJË HAP


hap pas hapi mbërrij pikësynimin atje në largësi
ashtu hap pas hapi por gjithnjë ngadalë syçelë

në këtë rrugë s'jam vetëm - edhe plakun e kam përbri
them: rrugë të gjatë kanë për të ecur këto këmbë !
por kësaj menjëherë i gjegjet nga thellësia një zë

- Këqyr njëherë prapa çun !
ke vajtur shumë larg n'ëndërrat e ditës !

kur kthej sytë - ç'të shoh ?
duke picërruar sytë mezi e dalloj plakun atje larg
por kjo disi më bën të fortë më ngazëllen ky hap
prandaj thërras

- o hajde hajde ngutu pak o plak !
- ah ma ktheve borxhin more bir ! - thotë

E si pra ? në një hap ishim kur u nisëm !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 11:01

PËRROI QË THER SYTË



atje është ai përroi që ther sytë
atje ku nata zhgjetoi
atje përskaj gjen këngët sapo kanë marrë këmbët

jehojnë butas
luleve u është kthyer bukuria
prej diellit që ngroh avullin e djersës...

Në shpat është shpella e errët vjeshtore
gjer në zgurën e bjeshkës
rrashtat janë aty banorë
frika të rrok prej syve të vdekur
prej asfaltit të zhbiruar në kafkë

atje është ai përroi që ther sytë !
një zë atje prore e ndien
një këngë që flokët rrënqeth
nënat atje kanë mbetur pa bij
rrashtat e tyre i gjejnë
i marrin i bajnë ndër duar
si druvarë të ngarkuar

prej përroit që therr sytë e zemrat.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 11:01

NJERIUT QË E HËNGRI TOKA TË VERDHË


shumë ditë kanë hyrë mes meje e teje
ti në amshim e unë në rrugë
por unë i tëri jam bërë trung foleje
ku cicërron ti si zog zëlehtë

më dole pas shpine që të mos të shoh dot kurrë
një-një u bëre me të ziun dhe
edhe sot më tingëllojnë fjalët tua burrërore
ndonëse trup e fëtyrë ishte si një fëmijë !

u shtange duke buzëqeshur
si të ishe zemërgur as çerpiku s'të luajti
vërtetë një nënë le të shkretë dhe një motër të re
por të qau gjithkush dhe jo vetëm ai
që me ty bashkëvuajti

Pas shpine kur ike para na dole
një shkuarje e çuditshme me gjurmë të përhershme
ata që të panë edhe sot pyesin plot gojën
si shkoi vallë aq heshtur pa thënë njëherë dhembjen

Çdo çast që shkon çdo natë çdo muaj
ti nuk ik kah harresa kah zvetnimi
çdokush mundohet prej teje diçka të ruaj
kush fjalën kush punën e çdokush qëndrimin !

Trupi yt shpejt u kthye në dhe
por fytyra s'të kalbet se e ke me ne !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 11:02

2.


Nga larg kur ndjej gurgullimën
në mua formohet një gjiratore
dhe nuk kam zemër të dëgjoj vajin
mu në këtë ditë kur të gjithë shkojmë
në pritje të haresë , atje në shpat
dikush qanë nga vetëmia me gjasë
Dada për Bacin e saj


Në këtë ditë
kur para syve të tu sheh gëzim e vaj
misterin e kësaj bote
natyrën duke përzier
të hidhtën me të ëmblën
të cilën ne e quajmë jetë


në këtë ditë
kur gjithçkafja merr krah përsëri
çfarë zëri duhet lëshuar grykave
për t'i thirrur të vijnë në jetë
të gjithë ata përjetësisht
të gjymtuar
me nga një këmbë me nga një krah
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 11:03

NDERKOHË



Fli qetë o shpirt oj hije
për të fundit herë po të vështroj
atë fytyrë gatitur për kurban
se si tymi në qivur ta mbulon
duke lojtur trembshëm në gjumë
sikundër zmbraps gjak'sorin në sulm

Që tani ke filluar së treturi!...
akoma me shpirt dheut i përngjan
nesër këso kohe kur të kesh mbaruar
në fuqitë madhore të përbindshit të zi
askush s'do vargohet në rrjeshtin e zi
por me shtëmba në duar do mbushin ujë në krua
vdekjen tënde do ta shënojmë me gëzim

Gjersa s'ke marrë udhë
në këtë rrugë pa kthim si ushtari fli
qëkur ke lindur ti këtë ditë ke pritur
në çasti e fundit i madh pët t'u rritur.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 11:04

SVINGA


Dikur edhe ti ke qenë njeri
ose bishë sypërgjakur që tmerron
gjersa padroni yt me fuqinë e tij si me magji
s'të hukati dhe me të Zotit vullnet
të ngriu në gur për t'ja ruajtur portalin
sundimtarit të urryer urdhëruesit tënd të egër
të vetëquajtur Zot i tokës

sa krenar e mban ballin sa madhështore atë fëtyrë
megjithatë në brendi të zen dëshirë e flaktë
që të ngjallesh rish e të lëvizish atë qafë të ngurtë
dhe grykësisht ta hash padronin tënd atë Zot
që të dënoi aqë gjatë të rrish i ngurtë
vetëm për t'ja bërë qejfin atij
zotit tënd mizor që luan me ty si të dojë

prej nga e muar ai këtë të drejtë ?
vallë, veç pse ishe ti i butë pa sherr
apo pse ishte ai i fortë dinak dhe mizor ?

edhe të vdekur gjithkush ta ka frikën
kurse padroni yt ai i marrë po të ishte gjallë
çdokush kish për ta tallur me sarkazmën apo edhe troç
e ti vetëm po ta luash qafën ose qepallën
tërë piramida kish për t'u tundur
o e tanishmja Sfingë
o i dikurshmi njeri i mirë !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 11:04

ENIGMA


që je ti e s'jam unë
për këtë s'është fajtor asnjëri
pos teje që - je
sepse edhe unë edhe ti
mund të mos jemi fare ndaj atij
të tretit që është, prandaj
për këtë s'është fajtor asnjëri
pos atij

pse s'jemi unë e ti dhe - është ai
i treti, për këtë s'është fajtor asnjëri
pos atij të katërtit, sepse edhe unë edhe ti edhe ai
mund të mos jemi fare ndaj atij
të pestit - që është, ndaj
për këtë s'është fajtor asnjeri, pos atij
të gjashtit...prandaj

i gjashti është fajtor
bashkë me të pestin
bashkë me të katërtin
bashkë me të tretin
bashkë me të dytin
pos meje
të parit
që kam të drejtë për të qenë
e që këtë gjithkush e di
madje edhe ti - që je
në vend meje
që s'jam
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 11:05

DUELI


ajo që jemi na bën diçka që s'ishim
ky është shkaku i harresës
por para së gjithash edhe para harresës
është ajo që humbëm
është ajo që gjetëm

le t'i ngrehin pra smirëzeztë
përmendore madhështore
vehtes meritës së tyre jo
njërës prej dy vlerave tona të shartuara
drojës e cila në çastin e funfdit
e goditi rëndë guximin jetëgjatë
stolinë e dritareve të kasollave

tash a na ka hije të marrim lahutën në dorë
ndërsa në mangall prushin e ka mbuluar hiri
kjo hije e dikurshme e zjarrit të gjatë
jo ! s'është ironi por marri bashkë me ironi
kur të mësojmë buzëtharbër
se arbitër ishte e vërteta
në këtë duel të çuditshëm

dhe atëherë do të themi
ti marri je dysh në katror !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Wed 25 Feb 2009 - 11:05

cikli :












L U M I
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga WebMaster Wed 25 Feb 2009 - 11:09


  • Trishtimi eshte pjese e asaje shterngate qe deperton neper labirinthet me te thella te ndjenjes,duke e nenshtruar ate.





  • Gruaja eshte si nje metafore,te cilen po nuk e perdore me vend atehere fjalia ne te cilen e perdore del jashte c´do lloj kuptimi.



  • Burri eshte si nje vazo uji e zbrazur,qe po ta mbushesh do rendoje,pergjersa ta mbashe te zbrazur nuk do te ndryshoje peshe.



  • Nje plak i tha nje tjeteri-u plakem po i afrohemi vdekjes-ndersa tjetri iu pergjigj -mua me ngjane se po i afrohem edhe nje here femijerise sepse mbaj mend nenen qe me vishte dikure femije ne te njejten menyre qe me vesh bija ime sot.



  • Dinjiteti eshte pjese e pasqyres se njeriut,po te thyhet ajo pasqyre atehere njeriu s´ka me se ku ta shohe vehten.



  • Ka disa lloje menyrash per te urryer ,njera prej tyre eshte te duash.



  • Perparesia seksuale eshte nje dileme e rigjetur tek ata persona qe njohin disa rregulla te fshehta,te cilat jane shkruar tek instiktet.Po te arrijme ti shfletojme ato instikte atehere do te zbuloheshin nga gjithkush.Por e veshtirá e ketije sekreti eshte se si mund te gjehen fletushka te tilla.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:20

Rexhep ELMAZI :


DOMODSDO



Koha le të jetë sa të dojë e gjatë
një çast i saj prapë jam


dielli le të jetë sa të dojë larg
pas tij prapë ngas


guri le të jetë i fortë sa të dojë
një thërmi e tij prapë jam
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:20

T O K A



Çka i takon së djeshmes
lypnja nën lëkurë


çka i takon së tashmes
lypnja në thonj


çka i takon së nesërmes
lypnja në sy
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:20

MESNATA


në mesnatë gjithçka fillon sërish
edhe breshka qet kryet nga bunkeri
edhe guaca hap qepallat e mbyllura
edhe bjeshka hap gjoksin për frymëmarrje
plaku qet hapin jashtë pragut të jetës
dielli shfleton kalendarin vjetor


mesnatë e gjatë sa një sekondë !

megjithatë ti je udhëkryq ku bëhen karambollet
dhe si fyshekzjarr dritëlëbyer
përgadit ditën të shkëlqejë në diell
lum ai që në ty mbërrin kalimtar
e të nesërmen del para botës
dëshmitar
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:21

L U M I



gjithmonë ke pasur një dëshirë
i ngushtuar nga stomet të bëhesh det i gjërë
ndaj gjithmonë i ke brejtur dhe shembur pa mëshirë

dhe ke mësyrë pa rreshtur në deltë
që të flakësh përgjithmonë at pancir guror
e të flesh qetë mes koralesh e plangtonesh mamute

duke lojtur me njerëzit dhe me barkat e tyre
siç luan një fëmijë me lodrat e veta

duke pasur përherë këtë gjakim
gjithmonë ke mbetur po ai që je... ke shpejtuar
duke ushqyer detin duke e fryrë dhe bërë oqean
dhe në këtë përpjekje s'bën asnjë sy gjumë
por vazhdimisht mbetesh lumë se lumë !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:21

E R A


Saherë i afrohesh kufirit të butësisë
nis të dihatesh rëndë me mushkëri të thara
dhe ne pikërisht atëherë të quajmë puhi
dhe na kandesh mu atëherë pse na vjen levërdi
duke mos ditur fare se ti je kah heq shpirt

jetërat tona janë në skaje të kundërta
ti kur fryn je në shëndetin më të mirë
kurse lindja jonë ze fill kur jemi të qetë
megjithatë, shumëherë kur fryn unë të kam
lakmi !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:21

UJI I VDEKUR


Kam pa koka të humbura
mbi karta duke bërë gjumë
duke pirë dhe qarë pranë gotës
duke u endur pas buzëve me karmin
fjalëkryqeve duke u dhuruar ditën
duke u terur nga shkaku i mbarëvajtjes së tjetrit

apo me duar prapa duke soditur diellin
gjatë tërë harkut të tij ditor
duke ofsharë pse jeta është kaqë e gjatë
edhe kur mbi shpinë nuk kanë asgjë

m'u tek një gur ta hedh në brrakë
të shprush diçka në atë qetësi
por guri sapo mbërrini në fund
asnjë valë më nuk u lëkund .
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Vizitor Sun 1 Mar 2009 - 12:22

UJI


asgjë s'mund t'i dalë përpara
edhe flaka e tërheq gjuhën brenda
edhe guri e bën vehten miell
shkurrat pyjet i mban mbi shpinë
në mermer çel zgavra dhe hyn
në eter hyp aq lehtë
drurit ja rrit trupin bimës dhe neve
na mban në duar megjithatë

vetëm një gjë s'do që të dëgjojë për të
kjo është flaka e dashurisë
që e merr fuqinë prej yjevet.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETE TE PERNDJEKUR ! Empty Re: POETE TE PERNDJEKUR !

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi