Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi nga Dr. Leone People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi nga Dr. Leone People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Dr. Leone

Shko poshtë

Poezi nga Dr. Leone Empty Poezi nga Dr. Leone

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:47

Në dhé të huaj



Shpesh, kur ju qani
Askush nuk vëren lotin tënd

Shpesh kur jeni i

trishtë
Askush nuk ndien mundin tënd

Shpesh kur je i gëzuar
Askush nuk vëren buzëqeshjen tënde

Shpesh kur

thua se je i huaj
Gjithë të thonë kur do këthesh
Në dheun tënd na thuaj...


Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Dr. Leone Empty Re: Poezi nga Dr. Leone

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:47

Sonte

Sonte s’po qaj, sonte po rënkoj - Zoti po çuditet
Sonte

s’po lotoj, por nga sytë gjak po derdhë
Sonte s’po shkruaj poezi, por epitafin e jetes time
Sonte s’po hap varre, por

po çel një greminë

Sonte s’di të lutem në asnjë gjuhë që bota flet
Sonte s’di të qeshem , kjo qeshja e fundit le të

jetë
Sonte pelegrinazh do bëjë për shpirtat që vënë kurorë
Sonte, vetëm sonte, mos më lësho, më mbajë në

dorë

Sonte pshtyma jote mu ka bërë mehlem
Sonte shkuma rreth buzëve tua - gurrë e bardhë
Sonte po s’erdhe ti,

do vi unë me trenin e parë
Sonte, unë yll gjithësie me ty do nis një

baladë

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Dr. Leone Empty Re: Poezi nga Dr. Leone

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:47

Sa herë…

Sa herë

mbi fshatin tim
shpejt fluturonin aeroplanët
pleqtë flisnin mes veti
në Drenicë, paska plasur lufta

Sa herë

pushonin pushkët
e i vinte erë baroti Qyqavicës
pleqtë flisnin mes veti
në Drenicë, mbaroi beteja

Sa herë në

qiell lartë
fluturonin korbat në rreth
pleqtë flisnin mes veti
në Drenicë, po çelin varre

Sa herë ndihej

oshtima
e zinxhirëve të trashë
pleqtë flsnin mes veti
në Drenicë, krajlit po kthehen

Sot u dëgjuan këngë

marshi
parakalime para flamurit
pleqtë heshtën-her' e parë
në Drenicë, liria qoft' e

bardhë

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Dr. Leone Empty Re: Poezi nga Dr. Leone

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:47

ABC-ja e Jetes




Agoni barbare
budallaqe, e cvilizuar
Ceremoni te crregullta
Cati depresionesh
denimesh te

dhjamura
Dhurues egzemplar
Evolucion endermitar
Ender feminore
felliqur germadhave
Gjyqtar hipokrit
Hije

idealiste
Imazh joshes
Jete kalimtare
katastrofe lamtumirash
lekundur, llastuar
Llahtari

mosmirnjohese
Modesti natyrore
negativisht njollosur
Njerez optimiste
Organe paqesore
Qenie

racionale
rafinuar, rrafshuar
rrugeve satirike
Servil shkataraq,
shnderues, trashanik
Teme

thelbesore
thjeshtuar unazave
urryer vazhdimisht
Vuajtje xixelluese
Xixellim xheloz
Xhelozia e yjeve
Ylber

zbukurues
zmbrapsur,

zhgenjimeve
zhdukur.......

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Dr. Leone Empty Re: Poezi nga Dr. Leone

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:48

Kosovës



Kosovë, unë ta njoh gjëmen
Ta njoh buzëqeshjen dhe këngën
Bijtë tu që të rënë në luftë,
Çdo krismë e tyre,

mbeti fjalë e urtë.

T'i di varret Kosovë cep me cep,
Dhe dëshmorët tu që i rrite n'djep,
T'i shoh vashat

me pushkë në dorë,
N’ vend të zemrës m'rrahin n'krahror.

Ti më mësove se si ruhet nderi,
Si nxirret Atheu

nga terri e tmerri,
Se sa vlerë kanë nëna me fëmijë,
E si rritet pushka me rrënjë në Shqipëri.

Edhe ty

falemnderit or babaplak,
Qe në frengji t’kulles ngule këtë bajrak
Prej teje mësova si të marrë nishan,
Se si

shkaut për ballë duhet dalë n’mejdan

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Dr. Leone Empty Re: Poezi nga Dr. Leone

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:48

Leter nga

mergimi

M'pikuan lotet n'toke me rane
mos harro ate dite moj nane,
n'dite bajramit, n'dite gezimit,
mora

rrugat e mergimit

Sot s'kam gezim as nuk kam gas,
se prej mallit s'mund te flas,
prandaj jam ule e po

t'shkruej,
djali yt prej theut t'huaj.

Te tregoj nene pernjimend,
asgje s'asht si n'vendin tem,
qyshe kam

ardhe ketu mallkoj vehten,
merzia po m'shkatrron jeten.

Ketu hana rri e fshehte,
ketu qielli eshte i

errte,
as dielli nuk jep ndricim,
s'asht si dielli i vendit tim.

Ketu luleve s'u vjen ere,
ketu s'ka

vjeshte, as s'ka pranvere
ka vec dimen e vape te shkrete
mos me mujte nji nate me fjete

Ktu s'ka qefe vec pune

a gjume,
pamiresi me shume zullum,
ketu jane njerzezit si bagetia,
nga nje jave nuk shkojne te shpia

Tash

nene shume nuk po te shkruaj,
t'fala u baj prej dheut t'huaj,
sa here te duesh me m'kujtue
puthe dheun qe m'ka

rrite mue.


Dr.

Leone

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Dr. Leone Empty Re: Poezi nga Dr. Leone

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:48

Zoti

Kush e

Krijoi boten me gjithe kete bukuri?
Kush ja dha natyres, gjithe kete hijeshi?
Kush Krijoi njeriun, veshet edhe syte?


Kush? Vetem Nje Zot qe nuk ka te dyte.

Ngjyren trendafilit, valle e kush ja dha?
me arome kaq t'kendshme

valle e kush e mba?
Kush veçoi njeriun, permbi çdo gje tjeter?
Kush? Vetem Nje Zot qe nuk ka shok tjeter.



Natyrën e vdekur, valle e kush e ngjalle?
Pranveren pas dimrit, kush e ben me ardhe?
Kush e ringjall njeriun,

pasi eshte bere toke?
Kush? Vetem Nje Zot, qe s'ka tjeter shok.

Kush na e jep shiun qe token gjelberon?
Kush

e krijoi henen qe motet i nderron?
Zogjte qe fluturojne qiellit, valle e kush i mba?
Kush? Vetem Nje Zot qe shok

tjeter s'ka.

Njeriut qe mendon, me dyshim s'i mbete,
Zoti i ka dhene mendjen, le te gjykoje vete,
Parajsa

dhe ferri na presin ne ate jete
Cfare te besh ketu, atje ke me gjete.



Dr. Leone

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Dr. Leone Empty Re: Poezi nga Dr. Leone

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:48

PËR NËNËN



Sikur syte e saj te mund t'i shihja teksa ngrihesha ne mengjes,
Sikur doren e saj ta prekja teksa ndieja mall,


Sikur shpirti im te mund te gjendej here pas here brenda saj
Do te isha e lumtur, zemra do te me behej mal.



Sikur nga pak te merrja nga shpirti i saj,
Sikur lodhjen e rrudhave mbi balle
t'ia shkepusja e ta merrja mbi

vete,
Sikur cdo vuajtje te saj ta ndieja e ta ndaja brenda meje
Do te isha e lumtur, do me behej se e kisha shpetuar.



Moshen t'ia rinoja, syte t'ia gezoja me ciltersi
Doren t'ia shtrengoja e ta mbaja fort shtrenguar mbi gji,


Aspak te mos flisja, asnje zhurme, asgje ne ajer,
Vetem frymet tona qe do te perqafoheshin
Do te ndieja veten me

mire,

Lot nuk do te kisha,
ata do te kisha lene per ata shpirtra pa fat
qe jeten ne mergim e shkojne
e qe

nenen dot nuk e gezojne
e rrudhat e ballit dot nuk ia largojne.

Te kam ne zemer o zemer qe me jep fryme
per

nje dite me shume
shprese e

dashuri.


Dr.

Leone

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Dr. Leone Empty Re: Poezi nga Dr. Leone

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:48

Nena ime




Rridhni o lot të vajit dhe o plagë të zemres..
Mos pyet cilat shpërthime të torturave qetsuan shpirtin tim


Tashmë humba të dashuren e parë dhe çdo të nesërme të bukur
Dhe nga gota piva pikat e fundit të barrës së rëndë



* * *

Nëna ime!! Duart tuaja dridheshin e unë shkoja në pakthim
Piskata: Ah.. Prit mos shko ti pa shkuar

unë
Ende vazhdon brenda nesh dashuria për ty
Ja ku ne po i shtrijmë gabimet tona mbi varrë
Nuk ka mbet nga rruga

jonë përveçse nderit të arritjes

* * *

Nëna ime!! Kush është tani që më udhëzon mua nëse humbi rrugën


Kush është që më flet mua për ullishtat e atdheun e vrarë
Kush është që më uron mua për të më ndihmuar Zoti!!
O

nëna ime
Më thuaj ngase unë jamë i vetmuari i shtëpisë që pret
Ngase nuk ka gjë që më ngroh.. se dielli im ka

përenduar

* * *

Nëna ime!! Mos qaj!! Dhe kush qan për jetën e përdhosur?!
Kjo është kohë për ata që

ballin e kan mbështjellë me pambuk
Kjo është kohë për ata që rrinë ulur afër flamujve e kolltuqeve
Sa bërtita: O

frikacak, përse tërhjekja dhe rrahja e tupanave?!
Mos pastroni turpin e humbjes por pastroni lëshimet nga truni

*

* *

Nëna ime!! Po ndëgjoj nga mbrapa në mungesë vringëllimën e kuajve
Dhe po shoh pas tyre një gjeneratë që u

përpoq të bënte të pamunduren
I dhanë qiellit hieshinë e tij dhe tokës ngjyrat e stinëve
Mos u çudit, ngase kaloi

koha e vajtimeve për shekujt e shkuar!!





Dr. Leone

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Dr. Leone Empty Re: Poezi nga Dr. Leone

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:48

NENA E VETMUAR



Ishte nje dit dimer me bore
Duke ecur isha ne kembe
Ne stacion takova nje plak
Nga syte i dilke flake



Me ra keq e ju afrova
Nje buzeqeshje i dhurova
Me shikoj me shiqim te thell
Besoni shpirtin ma ka prere



E pyeta ngadale se cka i mungon
Filloi syri ti loton
Ma shamine donte me e fshi
Dhe njeren dore e shtiu

ne gji

Me ate dore nxori dy Fotografi
Te dy djemve te vrare per liri
Kurse djalit tjeter ja kishte shkret


I mallkuari gurbet

U afrova e perqafova
Me ra keq kur e kujtova
Perseri filloj me qa

E pyeta

fëmij a ka
Kam nje vajz ne Australi
15 vjat se kam pa me sy
Tjetren ne Amerik e kam martuar
Dhe fytyren ja

kam haruar

E cka me duhet mua jeta
Me ka shpuar zemren si shigjeta
Pese femija ne djep i rita
Dhe vdekjes

ja shita

E tash me tha "ty djal i ri"
Shikom drejt ne sy
Neqoftse ke femije te Kujtosh
Prej pragut te

deres mos i largosh.



Dr.

Leone

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Dr. Leone Empty Re: Poezi nga Dr. Leone

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:49

Puthja e duarve të

rrudhura..
(Gjyshes time)


Më lër të ti puth duart
që janë rrudhur,
si kodrat e ketyre anëve,
ato

duar,që dikur
bukë u dhanë ushtarëve.

Dhe të ve kokën,
në preherin tënd,
të më tregosh si dikur përralla,


nga ato që s'gjenden në asnjë vend,
dhe të ma ketë ziline gjithë mëhalla.

gjumi të më mundë,
në ritmin e

ninullave
që ti këndon për mua,
të më lëmosh ballin,
aty ku fati im u shkrua.

të më mbulosh pastaj,


kur të zbulohem natën,
kur të kollitem...
të shqetësohesh kur më humb,
se mos ujrave mbytem.

më lër

të ta puth ballin,
atë të rrudhurin,
mbushur me brazda hallesh,
mua të paudhin,
te perkedhelurin tënd


djegur mallesh.

kam malli për ty këtu në shpirt,
që ushton
si mijera zëra

tellallesh...


Dr.

Leone

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Dr. Leone Empty Re: Poezi nga Dr. Leone

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:49

MENDIME



Mendova per gjerat qe une mund te flas
Se ndryshe do flisja më kot me tallaz

Mendova per detin,te

fshehtat e tij
Dhe une qe jam zhytes shume gjera nuk di

Mendova per peshqit me njgjyra shume
Bukuria e tyre

me deh dhe ne gjume

Mendova per liqenet,lumenjte e gjate
Per detin e thelle dhe malet e larte

Mendova per

henen simbol bukurie
Ne syte e te rinjve eshte fjal dashurie

Mendova per yjet qe ndrisin shkendi
Mahnitem

gjithmon me te tille bukuri

Mendova per te gjitha dukurit natyrore
Qe rrisin kureshtiet e mia rinore



Mendova per njeriun dhe veset e ti
Qe sjellja e jone ndikon ne shoqeri

Mendova per zenkat qe asgje nuk

fitojme
Perse pra shpirtin me kot e mundojme?

Mendova per jeten dhe vuajtjet qe ka
Kuptimin e jetes kush

valle e tha?

Mendova per jetimin qe vuan pa faj
Ty lutes te jam ne gjite ma mbaj

Mendova per gezimet qe

jeta dhuron
Por s’jane veç nje çast qe shpejt mbaron

Mendova per Nenen ashtu si dhe Babane
Qe vuajn per mua

dhe per tim Vellane

Mendova per miken qe mbajme ne gji
Pa te se çdo benim aspak nuk e di

Mendova per

vjershen qe une po tregoj
Se erdhi koha qe ketu ta mbaroj

Mendova per ju o krijesa perendie
Shkoni ne paqe

dhe me pune dashurie

Mendova per mendimet qe une kam
Se ndoshta por ju-o te bukura jan




Dr. Leone

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Dr. Leone Empty Re: Poezi nga Dr. Leone

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:49

Alfabeti



A- lbana e vogël si nxënëse e mbarë


B- ënte çmos që shkronjat t’i mësonte sa më parë
C-

opë-copë bëhej,s’e zinte vendi vend
Ç’- e do që alfabetin nuk mund ta mbante mend


D - uhej sa më shpejtë përmendësh ta mësonte
DH-e para

gjithë klasës s’i vjershë ta recitonte
E -ndej në shtëpi dhe mendonte me veti


Ë -shtë paksa i gjatë dhe ky alfabeti
F -akt që gjuha

shqipe është shumë e mirë
G -abim që alfabetin e ka pak të vështirë


GJ -uha më xiglohet kur them shkronjën RR
H -iç s’na duhen

dy,kur mjafton vetëm një
I -natosem shumë, skuqem bëhem flakë


J -a që shkronjën TH s’e shqiptoj aspak
K -ot Ç-në dhe Q-në

që i krahasoj
L -ëre që janë tepër,por dhe krejt njësoj


LL-oj-lloj XH-ja ,GJ-ja, të forta e të buta
M-end nuk mund

t’i mbaj, u lodha u këputa
N-donëse mundohem,nuk kuptoj asgjë


NJ -ë N dhe J kur kemi,ç’na duhet shkronja NJ
O -bobo ç’më

duhet të mësoj tash prore
P-aska kaq shumë shkronja,zanore,bashkëtingëllore


Q-ahej kështu Albana ditë e për ditë
R-adhë më radhë

shkronjat,duke i përsëritë
RR-egullisht duke i thënë ato rend e rend


S-i padashur të gjitha, i kishte mbajtur mend
SH-end e verë

dukej Albana e gëzuar
T -ridhjetëegjashtë shkronjat i kishte mësuar


TH-onte e gëzuar,këto shkronjat sa të mira
U -në kot paskam

menduar,se janë të vështira
V -rap shkonte në shkollë,këmbët i shpejtonin


X -ixa nga gëzimi ,sytë i lëshonin
XH -amat e dritareve të

hapura dridheshin
Y -llka dhe fatosa ta dëgjonin mblidheshin
Z

-ëri i saj i ëmbël në tërë klasën kumbonte
ZH -gëndërr iu bë ëndërra që aq

shumë dëshironte.

Dr. Leone

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Dr. Leone Empty Re: Poezi nga Dr. Leone

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi