Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
DITARI I MEDITIMEVE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
DITARI I MEDITIMEVE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DITARI I MEDITIMEVE

Shko poshtë

DITARI I MEDITIMEVE Empty DITARI I MEDITIMEVE

Mesazh nga Vizitor Tue 3 Mar 2009 - 9:18

Kjo teme ka per qellim te perfeshije nga forumistet ngjarjen qe mund ta pershkruajne si ditar !

Ta bejmë sebashku !


Edituar për herë të fundit nga gjakushi në Tue 3 Mar 2009 - 9:32, edituar 1 herë gjithsej
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

DITARI I MEDITIMEVE Empty Re: DITARI I MEDITIMEVE

Mesazh nga Vizitor Tue 3 Mar 2009 - 9:31

03 mars 2009

E mart,

Perderisa isha duke medituar ne zyrë , cingerroi telefoni. Me nje rrembim e morra kufjen dhe e ngrita .

- Alo ! Urdheroni, u pergjigja.

- Jam unë Qenani ! me erdhi zeri . U paraqita te te rikujtoj !

- Te pershendes Qenan! Te falnderoj. E di !

Zeri heshti ! Une ndjeja nje denesja prej atje ku vinte zeri. Dhe nje mall me mbulonte trupin. Kishte nje vit se ishte ndare nga ne Muharremi. Po ai shoku yne i idelit ! Doktori !

- Te presim te vish !

- Patjeter ! Do te nisem dhe ...

Vertet, gjithe rrugen meditoja Muharremin. Ate shokun qe ia ndozen shtepine ne Manastir me 2001. Ata piromanet makosllav! Ata qe cdo gje shqiptare e kishin mbuluar me hieroglifet e nje klasike okupuese.

Nuk e di perse aq e rende me dukej rruga dhe e gjate kur ecja te arrije tek venia e kurores se Luleve mbi varrin e tij! Nuk e di do te ishte i qete ai ne varr, kur sa here qe takoheshim me thoshte :

- Manastirin do te pastrojne nga shqiptaria. Edhe mua ma dogjen shtepine. Dhe libret te gjithe. I vrane te gjithe shkrimtaret, heronjt, dhe legjendaret qe ishin ne biblioteken time ... Ah ! Sa me dhimbsen librat !, klithte si.

Nje klithme dhe nje deng lotsh pa pra me dilnin tek lexoja perkujtimin per te dhe vendosja kuroren e luleve.

- Ja ketu pushon Muahrremi i Manastirit ! thash, dhe mendja me shkoj per nje fragment. Le te ringjallet me kujtimet e ti edhe ketu ne kete Forum shqiptare , Muharremi i Manastirit, nenkryetari i Lidhjes se Shqiptareve ne Bote, me seli ne Zagreb, ish zevendes ministri i shendetesisë !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

DITARI I MEDITIMEVE Empty Re: DITARI I MEDITIMEVE

Mesazh nga Vizitor Thu 5 Mar 2009 - 6:52

E enjte , 05 mars 2009

Uskanë,


Shiu sapo kishte ndalur te bije. Dhe ujërat permbysnin trotuaret e rrugeve te qytetit, kur koha e drekes dhe e pushimit kishte arritur. U nisa per ne Restoranin Zona ku zakonisht shfrytezoj mundesine te shuaj oreksin! POr, sot, nuk kisha ndjenje oreksi. Kisha ndjenjen e mallit, dhe brengen qe nuk e dija si t'ia shpjegoj Asaj qe befasisht me shkeputi linja nje nate para! Dhe nuk arrita ti them te gjitha ato qe i ndjeja si llave ne brendine e trupit tim!

- Po cka do ti thosha ?

Kjo pyetje me shkon akoma verdallë ! Dhe me le pa fjale. Sepse, ngado qe i mas dometheniet, kujtoj se nuk arrij te gjeje fjalet qe dua ! Dhe te gjitha ato lidhen rreth nje kuptimi ! Rreth nje dallge qe me permbyt si anijet kur fundosen ne det!

Ndaj ecja drejt Restoranit me nje vecanti. As edhe ushqimin nuk e di si e kam ngrene ! Se desha te dal me shpejt te takoj Ate, qe me ndau rrjeti i internetit!Ti thosha ato qe me mbeten pa thene ! Ne realitet, cka do ti thosha as une nuk e di ! As une nuk ...! Po ajo? Sikur ajo te ma kthente pergjigjen :

-Perse ? Çka do ti ne kete kohe prej meje ! Çfare kuptimi ka kjo bisede. Perse keto fjale ?

I mbetur meit perpiqesha te gjej adresen dhe te lidh komunikmin. Pastaj te shpaloja ate bullar qe derdhej nga brendia e zemres per te bere jehonen deri tek veshet e saj se e Duaaaaaaaaaaa!

- Miremengjesi!, ishte pershendetja e saj.
Nuk e di se cka i thash. Por, e ndjej se permes shkronjave i bartnja gjithe shpirtin dhe gjithe zemren time ! Ja merre i thosha tek shtypja ne tastature fjalet. Merre se une pa ty nuk mund te jetoj! Ne realitet ishte komunikimi jone i rendomte.

-Lidhe kameren ! Lexova . Dhe ne nderkohe, linja me solli portretin e saj. Dy duar pershendetese dolen nga largesia. Kurre nuk e kisha besuar se do ti shikoja ashtu. Dy sy me vezullim enxhullor. Balli me shkelqim prej hane. Buzeqeshja ylberore.

- Ja une jam Ajo. Jam modeste. E qete ! , me shkruante dhe me buzeqeshte.

-Po ti je ! Ajo modestja madheshtore. Perendia ime. Te dua shume ! Nuk e di prej kur ?

Neper ate dridhje jete te asaj largesie, Ajo me afroj nje horizont te blerte aty rrezë Kalase shekullore Uskana ! Dhe une, ne xhamin e dritares shikova se si qendronin pikat e shiut, per te rikujtuar Kadarene :

Ca pika shiu rane mbi qelq
befas une seç ndjeva mall,

Si Nuk jetojmë bashke ne ketë qytet,
por, rralle shihemi sa rralle ...,

Ia postova varegjet, tek ajo ngriti dy duart te bej salutimin e ndarjes. Ende me pershendesin ato duar. Ende me shikojnë ato sy. Ende me perflak ajo buzeqeshje.

Isha ne ëndërr apo jo nuk e di !


Edituar për herë të fundit nga gjakushi në Fri 6 Mar 2009 - 14:43, edituar 2 herë gjithsej
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

DITARI I MEDITIMEVE Empty Re: DITARI I MEDITIMEVE

Mesazh nga rifati Thu 5 Mar 2009 - 6:55

une ditarin e beje pa pac casteve se nuk kame kohe me u menduuu hahaha
rifati
rifati
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2973
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DITARI I MEDITIMEVE Empty Re: DITARI I MEDITIMEVE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi