Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Viti 2010 i mbarë, kuqezinjtë e nisin titullarë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Viti 2010 i mbarë, kuqezinjtë e nisin titullarë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viti 2010 i mbarë, kuqezinjtë e nisin titullarë

Shko poshtë

Viti 2010 i mbarë, kuqezinjtë e nisin titullarë Empty Viti 2010 i mbarë, kuqezinjtë e nisin titullarë

Mesazh nga Ketrushe Mon 18 Jan 2010 - 7:52

Kjo fundjavë është shumë aktive për shumicën e kuqezinjve që luajnë jashtë. Cana e Hyka, humbje të thella



Në shumicën e vendeve europiane, futbolli ka bërë një "pit-stop" të shkurtër, diku më të gjatë, që korrespondon me përfundimin e fazës së parë si dhe me festat e fundivitit. I ftohti i acartë në disa vende si Gjermania ka bërë që të shtyhet java e fundit e dhjetorit, për të rinisur në mes të janarit. Ndërsa në kampionatet e Lindjes (në Ukrainë) zgjatja e pushimeve dimërore është e detyruar për shkak të kushteve të motit. Në këto vende faza e janarit është më e gjatë, pasi zgjat rreth 2 muaj. Skuadrat ukrainase ku luajnë shqiptarët Dallku, Curri, Hidi, Bulku, Agolli, Bylykbashi vazhdojnë fazëm përgatitore në Turqi. Gjithsesi, dje kanë rinisur pjesa më e madhe e kampionateve ku luajnë shqiptarët. Në të gjitha takimet e djeshme, futbollistët shqiptarë e kanë nisur titullarë. Cana dhe Hyka kanë pësuar humbje të thella, ndërsa Anorthosisi dhe Apoel Nikosia kanë fituar në transfertë.


Cana, i turpëruar nga Çelsi
Lorik Cana ka pësuar humbjen më te thellë dhe të turpshme në Premier Ligë me bluzën e Sandërlendit. Në ndeshjen e fazës së dytë në Londër me Çelsin, "Macet e zeza" janë mundur thellë 7-2, duke bërë figurë shumë të keqe. Cana ka luajtur titullar gjatë gjithë ndeshjes, por nuk ka mundur të bëjë asgjë para skuadrës së Ançelotit, që e ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin e thellë 4-0. Në pjesën e dytë Sandërlendi ka shënuar dy gola, por Çelsi ka shënuar edhe tre gola të tjerë, duke arritur rezultat tenistik. Sandërlendi ka luajtur ndeshje shumë të mira me skuadrat më në formë të Premier Ligës (Mançester, Arsenal e Liverpul), por ka zhgënjyer për herë të dytë me Çelsin, që ka mundur të marrë lehtësisht tri pikë edhe në ndeshjen e fazës së parë.


Jahmir Hyka, 45 minuta me Maincin
Jahmir Hyka e ka nisur titullar me Maincin vitin 2010. Në ndeshjen me Bajern Leverkusenin, në transfertë, Hyka është hedhur në fushë që në minutën e parë, por është zëvendësuar me fillim e së dytës, kur rezultati ishte 3-1 për vendësit. Ndeshja përfundoi 4-2. Fakti që është futur në lojë që në fillim do të thotë se drejtuesit e skuadrës gjermane janë më shumë pro qëndrimit të tij edhe gjatë pjesës së dytë të sezonit. Hyka kërkon më shumë hapësira në formacion, ndaj është hedhur hipoteza e lëshimit në formën e huazimit.




Haxhi-Beqaj e nisin me fitore në transfertë
Humbjet e skuadrave të Canës dhe Hykës u kanë lënë vendin fitoreve të skuadrave qipriote, ku luajnë shqiptarët. Anorthosisi i Arjan Beqajt ka fituar në transfertë 1-0 me Aelin e Limasolit, ndërsa Apoeli i Nikosias, ku aktivizohet Xhaxhi, ka fituar 2-1 sërish në transfertë me Doxa Katokopian. Apolloni i Limasolit, ku luan Klodian Duro, luan sot në transfertë me Nea Salamis.
Nga Bogdani te Vangjeli, kuqezinjtë që luajnë sot


Kievo e Serisë A, ku luan sulmuesi kuqezi Erjon Bogdani, do të presë Juventusit e Çiro Ferrarës, që vjen pas humbjes 3-0 me Milanin. Bogdanin pritet të luajë titullar. Koblenci i Ervin Skelës dhe Edmond Kapllanit pret sot Mynih 1860, skuadër që gjatë verës ka qenë në tratativa për fantazistin shqiptar Skela. Po sot, Arisi i Selanikut, ku aktivizohet Kristi Vangjeli, do të përballet me Pas Janinës.
Ketrushe
Ketrushe
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : ATHINE
Postime Postime : 143
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi