Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS  - ditar lufte People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS  - ditar lufte People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte

2 posters

Shko poshtë

Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS  - ditar lufte Empty Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte

Mesazh nga Vizitor Tue 10 Mar 2009 - 6:19

DITAR LUFTE



Dialog me të dëbuarit nga Kosova 1998 – 1999!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS  - ditar lufte Empty Re: Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte

Mesazh nga Vizitor Tue 10 Mar 2009 - 6:20

1. VELADONI I NËNSHTRIMIT!



Kohë kthesash!

Në stacionin e veprimeve doli koha e shthurrjeve. Rrënohet mirësia! Goditet ! Deri në ekstrem shtypet ringritja e saj! Modelet sërbosllaviste duan të mbijetojnë !Të shtypin! Të dhunojnë! Nënshtrojnë!

E për çka trumbetojnë paqëruajtësit?!

Për çka turfullojnë luftënxitësit?!

Po Kosova Lulegjaku i dhunës shekullore ?!!!

Procesi i demokracisë zhvillohet binarëve të standardit që sjell vdekje në sitinë! Fati i kohës matet me varre që hapen në seri! Në vazhdimësi ! E satanët mbajnë samite djallëzie! Në boshtin e kryqit të thyer endin veladonin e kobit, si t’ia shtijnë flakën Ballkanit. S’i t’i zhdukin nga jeta të gjithë ata që e duan lirinë ! Pavarësinë ! Si Kosova !

Po! Një shekull kob e mallkime mbi shqiptarët! Ka jehuar Ora e Zezë! Robëria! Ndarja! Përçarja!E megjithatë mbijetimi i qëndresës xixat e shpresës si sytha blerimi i rriti. Edhe në zjarr! Edhe në flakë! Edhe në burgje e mërgim. Dhe , ata u nisën ta kërkojnë të mbarën! Urtinë! Të drejtën ! Të vërtetën!

Nuk ishte punë e lehtë!Gjithë ajo ekstazë misteresh i endi udhëkryqeve të fatit që ua kishte rrëmbyer Kulti i Faraonit Sërboderr!


E pas tij pa u hamendur , me boshësi në veprime pranuan gradat në gjoks oborrtarët ligaqë! Për qyqari u shpallën shenjtorë! Dhe, aq duheshte për një lamsh që kishte nisur të ngatërrohej! Vetëm aq , për t’ia hapur derën katandisë! E pastaj? Deri në vetëflijim u përballën sërish shqiptarët për një botë të re! Për një jetë të lirë! Për një rregullim sipas modës botërore! Sipas Evropës! Amerikës !

Dhe u ngritën kornizat !Skemat e murtajës së Kaukazit u zbehën nga një dukje e re! Nga tjetërsimi i ri në përballje!Por s’u zhdukën shprehitë! Ato të krimit! Të barbarisë sërbiane! Dhe në tokën e Sfinksit sërish Gogoli u shpallë i parë! Rrëmbeu piramidën dhe nisi të veprojë! Gjithkah me një ngritje bizare për esakalim. Për tendencë konfliktesh. Për ndjenjë nënshtrimi fliste. Dhe buzëqeshte shpesh. Dhe, lëmonte këlyshët që i lëpiheshin për një copë kulaqi. I shkonin pas me bishtin kular dhe ia lëmonin! E ai pastaj i merrte pas. Ua varte përqafe torbën - diplomatike, e me ndermethanë, ua mbushte kokën me byk ! Dhe i turrte deri sa djerësinin për t’ia përligjur robërinë!

Eh! Ç’kohëra dolën në skenë!, do të thoshte Shekspiri. E do të shkruante aktet për dramën me përmbajtje ku degjeneron embrioni i një eufemizmi politik. Dramën mbi parlamentarët ligaqë të dekadës së fundit të Shekullit Burg! Dramën se si në prezencë të Botës, makineria e sërboderrave gjithkah përpiqet të nxierr e pastaj të veprojë sipas ligjeve që mbjellin vetëm vdekjen dhe vegjetojnë zezonën! Gjithkah nga e kanë shtri çizmen e robërisë! Dhe kryqin e thyer të derrave të kaukazit!

Jo! Jo! Jo! S’pajtohen të nënshkruajn për paqën!

Ne jemi sovranët!, çirren tiranët. Jemi shekullorë! Qyshkur e kemi pushtuar Piramidën Shtypëse! Dhe do t’i shtypim ballkanikët në emër të Svetisavës, dhe me bekimin e Boris Derr Jellcinit! Për Millosh Viq Derriqin! Të gjithë si ai e pas tij do të shkojmë!

Urraaa! U duartrokit turma e gjaksorve! Krimin përkrah!

Nëpër ditët e Apokalipsës kalon Kosova!

E përndjekura! E burgosura! E robëruara!


Sipas dëshirës së derrave të Sërbisë, vritet e pritet! Digjet e shkon flakë qysh nga dymbëdhjeta! Edhe më dyzetën u dogj dhe u shkrumua! Mbetën shqiptarët në Srem e Tivar! Në Goliotok e Gradishkë! Në Idrizovë!Kaptinë e veçantë e një drame ku dredhia e Budimir Lonçarëve e Llazarëve u hidhëte hi në sy botës, si barin kur ua hedh gomarëve! Dhe pëllisnin të madhe:

- Jemi të rrezikuar nga separatistët, irredentistët !

Për të heshti Bota ! Heshti edhe kur dekretuan ligjin e rendit! Ligjin e qetësisë! Ligjin e dajakut! Ligjin e taksave! Dekretuan ligjin për mbulesën e veprimeve të policëve!Vrasësit! Dekretuan vjedhësit! Të trashen! Të stërviten! Të godasin; Në emër të ligjit ! Në emër të Kushtetutës së kanibalëve të Sërbisë! Gjaksorëve!

Bota heshti! Se pa të udhës të dalin jashtë kornizave të sistemit shqiptarët! Se kushedi çka mund të bëjnë!Ashtu siç janë e përbrenda të kërkojnë hapësirë! Në atë Tabu të vazhdimësisë së sfidave! Aty ku sa herë Kryefaraoni i Moskës fërtizi dhe i bëri fërlik për drekë e për darkë! Si tashti që përpiqet për nipërit e stërvitur të Dedinjës t’ua thajë damarin e mushkëritë shqiptarëve. Frymëmarrjen t’ua farojë!

Deri kur njerëzimi do të vuaj ?

- Deri kur të përkrahet fara e derrit serbosllav!, than intermediatorët e Botës për murtajën e shekullit!

T’i bijmë e ta shporrim !

T’i bijmë!

Goditje dëgjohen! Digjen e vriten njerëz! Rrënohen shtëpi! Vargani i gjatë i shqiptarëve nëpër katandi !

Kanibalët sërb janë çmendur e s’u bie ndërmend për të nënshkruar paqën ! Bota për parime vepron! Me fazën e parë! Të dytë ! Të tretë! Dhe sërish mblidhet e kuvendon për shtegdalje! Për mirëkuptime! Për pajtime!

Me cilin doni pajtim?

- Mes shqiptarëve e sërboderrave! Të bashkëjetoni!

Mesazh që vjen e tingëllon si vdekja vetë! Dhe sërish del i heshtur e kthehet jehonë:

-Mosni! Mosni!

Pak gjak e plagë kemi derdhur ne shqiptarët?

Pak rrënime e dëbime!

Nuk ju shohin sytë!

Nuk u kanë dëgjuar veshët?

Me gjarpërin nuk jetohet! Me ugurzinjt e njerëzimit!

Vetëm ne shqiptarët e dijmë kush janë gjaksorët!

Në emër të paqës, të mirësisë, të urtësisë shtypni në kokë këta djaj...! Nëse e doni lirinë! Nëse e doni pavarësinë...!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS  - ditar lufte Empty Re: Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte

Mesazh nga Vizitor Tue 10 Mar 2009 - 6:24

2 . FLAMURI I BARBARISË SËRBOSLLAVE



Në përmasën e shëmtisë valon flamuri i barbarisë Sërbosllave!

Flaka , tymi, zjarri e kanë kapluar Kosovën!

Në prak të shekullit të ri!

Ashtu siç i gjeti ky shekull , i la të nëpërkëmbur shqiptarët! Nga robëria, në robëri! Me flamurin e barbarisë u bëhet nënshtrimi!

E Bota?


E përgjumur një shekull qëndroi duke dëgjuar grahmat e shqiptarëve! I pa si enden nëpër shtigje për kafshatën e bukës! Për kulmin e shtëpisë! I ndoqi kur u zgjuan jehonë për Atdhe dhe Flamur! Saherë që dolën nga Baushtellët e Evropës ! Nga restoranët e Amerikës! Atje ku i kishte katandisur fatkeqësia dhe i kishte pritur fati. Dhe kaluan! Ashtu siç dijnë të kalojnë të nëpërkëmburit nga Atdheu që me punë e me djersë, me mall e dashuri , krijuan nderin! Mirënjohjen!

Ndërsa, kanibalët sërboderra me dhelpëri deshën të përfitojnë!

Ashtu siç përfituan më dymbëdhjetën!

Më dyzet e pesën…! Me kolonat e shqiptarëve që shkuan në Srem dhe nuk u kthyen nga barbaria!

Me kolonën e Tivarit që u skuq nga gjaku i luftëtarëve të vrarë me tradhëti!

Dhe me shumë procese të montuara që Bota as i kuptoi se çka janë, e përse bëhen ! Se derrat e sëbosllavisë flisnin me dhelpëri! Dhe vepronin si gjarprinjt duke kafshuar e duke fshehur gjurmët !

- Ne vuajmë nga shqiptarët! flisnin Budimirët, Andriqët, Vllashkaliqët, Joviqët...!

Të mallkuarit! I prodhonin shpifjet për ta ndërsyer kundër shqiptarëve gjithë diplomacinë! Edhe sot në sy të botës përpiqen të dalin shenjtorë! Dhe shajnë e mallkojnë Amerikën, Anglinë, Gjermaninë...Dhe shajnë e mallkojnë Nato-n për fashizëm! Fashistët e përjetshëm ! Pas bilancit të një tragjedie me përmasa të katastrofës njerëzore e materiale! Pas absurdit të shkrumit dhe hirit! Pas gjithë dekadës së nëtëdhjetës ! Kohës së Apokalipsës! Megjithatë zë egërsire mbetën ! Kanibalët!

Për çka këmbëngulni ju kaurrët e sërbosllavisë!? Ju që deshët të nënshtroni sllovenët, kroatët, boshnjakët! Dhe tashti, mendoni se do të nënshtroni Kosovën! Shqiptarët! Ata që i gërryet deri në palcë duke i shfrytëzuar! Me ëndërrën e djepit sërbosllav! Mitin tuaj për të bërë krimin! Sofrën ku shtroni vdekjen dhe skamjen! Vendin ku ngritni deri në ekstrem flamurin e barbarisë për ta bërë nënshtrimin! Varrin masiv ku do të hyni e do të shfaroseni vetë !

Vallë! E kuptoni ju të verbuarit me gjak! Milosheviqistët! Sa të mjerë dilni dhe shfaroseni përditë! Edhe në betejat që bëni me djemtë e Kosovës! Ngërdhesheni dhe cofni në turfullimë! Edhe në syrin e botës ju kanibalët mbetët korba të zi! Ashtu siç duhej të ishit qyshkur! Ju fara e dreqit ! Ju bijtë e shkinave të shkërdhyera me derrat e Boris Jellcinëve të Kaukazit!

E përse nuk e kuptoni se flamurin e barbarisë më kot e valvitni! Nuk nënshtrohet Kosova nga flaka e zjarri! As nga dhuna! As nga burgosja ! Ajo për shqiptarët është djep i rritës! Plagët ia kanë shtuar dekadat e zhvillimit! Shekujt! Dhe përjetësinë, natyrisht! Duke kënduar e duke u përballë shqip! Si Adem Jashari, Fehmi Ladrovci, Komandant Kumanova,....! Prandaj është e kotë të përpiqeni!Ju s’e pushtoni dot! Vetëm kockat si kriminelë do t’u mbesin t’ua pëshurrin shekujt dhe brezat do t’u mallkojnë , për barbarinë që e bëni! Ju bijtë e shkinave të kurvës Sërbi! Të mallkuar qofsh deri në shfarosje!Se:



- Kosova përpara gjunjëzohet nga fjalët e urta dhe mirësia ! Kurrë nga praptitë!

Nga flamuri i barbarisë që ju përpiqeni duke u vënë zjarrin e flakën shtëpive, shkollave, xhamive...! Duke i vrarë pleqt e plakat! Gratë e fëmijtë!Ajo do të rilindet. Si feniksi! Dhe me krahët e shqipes do të pushtojë lartësitë e lavdisë! Lavdinë heroike të viganëve që kurrë s’iu kursyen për lirinë ! Kurrë s’iu nënshtruan!

Bota nuk është e përgjumur! Ajo është zgjuar dhe sot ka dalë në krahë të shqiptarëve! Për çdo orë e çast përballet me djajt e shtrigës sërbe ! Këlyshët e bushtrës së tërbuar! Që vrasin poetët, shkrimtarët, politikanët ! Që djegin e mbyllin institucionet e dritës dhe të diturisë! Rrënojnë qenësinë e një populli për ta mbjellë farën e gogolëve! Të kukudhëve ! Të ganecëve sërbosllavë! E megjithatë shkret e lënë dhe do t’u mbesë Sërbia!

Krrokamat e qyqes t’u ndjehet në çdo prak ! Se mbollën vdekjen! Rrëmbyen lumturinë e popujve!Dhe valavitën flamurin e barbarisë! Gjaksorët!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS  - ditar lufte Empty Re: Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte

Mesazh nga Vizitor Tue 10 Mar 2009 - 6:27

3. AMSHIMI I MALLIT, DHEMBJES!



Pamjen e një agonie ia pashë në fytyrë!

Dhe në trupin e moçëm të burrit shtatëdekadash!

Dhe gjendjen shpirtërore të përtharë nga qëndresa! Prandaj iu afrova t’ia zbërthej agsholin e zemrës për t’ia kuptuar domethëniet! Për t’ia ndier rrëfimin që vinte erë baroti e flake nga shkrumi i Kosovës!

- Mixho ! Tungjatjeta!

-Tungjatjeta! Ma ktheu Skender Canhasi i Gjakovës!

Mu bë se u derdh Ereniku dhe Çabrati nëpër shpirtin tim , sapo më shikoi me sy!

Diku në thellësinë e heshtjes apo pritës lexova dhembjen, mallin! Në heshtjen e burrit derdhej gjithë përballja me shpresën e Lindditës! Asaj që e merr nga vaja e parë e deri në vdekje shqiptarin për Kosovën - Zog i qiellit, që ia këndoi Din Mehmeti! Bashkëvendasi i mixhës Skender! Dhe, përkujtimin për Të mixhoku e nis me lotët si kokërra rrushi! Me rrokullisjen nga sytë si shkëmbinjt e rrokullisur në humnerë!
Jeta e tillë nuk ka kuptim! Absurdi ka mbuluar Kosovën! Gjakatarët e Sërbisë! Ata që kthejnë në shkrum e hi blerimin e rritës! Ata që kanë vra këngët dhe kanë veshur me të zeza bardhësinë!

Skender Canhasi heshti!

Kushedi ku i rrotulloi mendimet diku thellë nëpër dekadat që kaloi. Ndoshta kujtoi Ganimeten, Abedinin! Ndoshta...! Megjithatë Gjakova në sfond ia shtoi rrudhat në ballë. Dhe ai lëshoi një Ah! Ku i kishte përmasat ajo grahmë! Ku i kishte kuptimet nuk e dija. Dhe prisja zërin e tij për t’i rënë në fund akordit të mendimeve!

- Këtu jam me trup! I tëri! Në Kërçovë, kam pasur pritë të mirë! Vëllazërore! Megjithatë!Nuk mundem ta shpreh atë që ma thotë zemra! Se m’është ndrydhur! Më ka mbetur peng nëpër mall! E më digjet flakë! E më shkon zjarr! Kosova po digjet nga barbarët!

-Megjithatë është në prak të lirisë!, ia ktheva.

Mixha Skender Canhasi e thithi thellë - thellë cigaren! Në alveolën e pamjeve i doli qëndresa! Altari i dimensionit për flijim! Dhe, nëpër frymëzime zgjati periudhën e rrëfimit:

- Po! Kosova është në prak! Dhe do ta fitojë lirinë! Se ajo i ka djemt që ia mbrojnë vatanin! Çlirimtarët e saj! Ashtu siç i kishte poetët që ia falën këngët më të bukura të qëndresës! Të dashurisë! Të shpresës! Ashtu i ka të diturit, politikanët, shkencëtarët! Dhe fëmijët që ëndërrojnë për bangat e klasës! Për shkollat! Për dritën dhe diturinë!




Kosova i ka edhe luftëtarët që dijnë të përballen me Bajlozët e zi të Sërbisë!

Me kaurrët e bushtrës shkinë Sërbisë që ha një shekull nga gjaku e djersa e Kosovës! Dhe tashti rrënon me dorën e zezë! Me shpirtin kriminel të gjaksorëve! Po! Ajo shtrigë e vjetër e Ballkanit qyshkur na ka rënë më qafë! Dhe me tradhëti e dhelpëri të shumta ka dashur të na nënshtrojë! Megjithatë është mashtruar! S’do t’i dalë pazari në hesape! Edhepse na ka detyruar të katandisemi! Ajo nuk na ka thyer! Jemi më të fortë! Kemi më shumë shpresë se kurrë! Pranë fitores jemi!

Mixha Skender Canhasi i Gjakovës ma shtërngoi dorën në ndarje ! Mu bë se dekori i pamjeve për këngën e gjatë të lirisë kthehej në amshim me mall e dhembje!

Lumi i gjatë i të ikurve nga Kosova shndërrohej në det! Të gjithë me një zë ! Me një dëshirë! Me një qëndrim: Nuk vdes kurrë Kosova - zog i qiellit...!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS  - ditar lufte Empty Re: Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte

Mesazh nga Vizitor Tue 10 Mar 2009 - 6:28

4. KUR TË NDODHË ORËMIRA!



Në orëligën e katandive me orbitën e tmerrit u nis ta braktisë Prishtinën Nezaqete Saliu!

Dy yllkat e dritës që mësuan të bëlbëzojnë për Kosovën i vu barrë në prehër! Ashtu si nëna që di dhe do t’i mbrojë nga e keqja fëmijtë! Dhe u shkëput nga vatani! Nga sofra e agimeve. Nga tryeza ku Astriti shkruante rrëfimet për Koha sot! Dhe merrte nga një rrudhë në trup e nga një thinjë në kokë! Për t’ia sjellë lirinë Kosovës!

Nga t’i drejtonte ordinatat e shprishura nga flaka e tmerri. Ku të projektonte pikëqëndrimet ajo!

- Jemi ne moj motër ia kthyen njëzëri në Zajaz! Dhe ia hapën derën e mikpritjes! Bukë e kripë e zemër ! , do të ketë i thanë ! E pastaj u ulën për të thurrë ëndërrën e lirisë!

Në ditarin e lajmeve paralajmërimi:

- Për gjak e plagë të reja! Për zjarr e flakë ! Për shkrum!

- Për vrasje masive të shqiptarëve kërcëllonte dhëmbët shkina Sërbi! Dhe ndërseu këlyshët e hakërritur mbi luftëtarët e lirisë! Mbi ata që ktheheshin jehonë përballjesh ! Mbi ata që aureola e shenjtërisë ua fali mburojën. E si zu as plumbi! As topi. Nuk i dogji zjarri e flaka!

Megjithatë këlyshët e shkinës Sërbi turfullonin! Dhe vrisnin pleq e plaka! Gra e fëmijë!

-Ne do të ndahemi!, vendosi Astriti. Shko e m’i streho voglushët! Se unë nuk e lëshoj prakun e shtëpisë!



Nuk e di në ishin fjalët tunxh që i dëgjova! bëlbëzoj Nezaqetja sikur ishte jerm. E pastaj vazhdoj :

- Megjithatë varganit të gjatë të refugjatëve iu bashkova! Orëligës t’i shmangem me fëmijtë. Dhe tashti rri e paltoj ditët e ankthit këtu! Me një përkujdesje përzemërsie! Kafshatën e bukës bashkë e ndajmë! Edhe ankthin! Edhe mallin! Megjithatë, një gjë në optikën e dritës më verbon! Dhe s’di kur do ta mbërrijë ta shoh njëherë Kosovën e lirë! Prishtinën! Varganin e gjatë të studentëve që hyjnë e dalin në prak të fakulteteve! Atje ku opti nurëbardhë iu shtua Kosovës. Nga mendjendriturit, shkencëtarët, politikanët, shkrimtarët, poetët, gazetarët! Nga luftëtarët e lirisë që kthehen në rrëfime biblike! Dhe s’kursejnë gjak e jetë për Kosovën e lirë!

Atëherë, kur çizmja e zullandve barbarë të shkojë në theqafje, do të kisha dashur ta shoh Kosovën që e kam në parzmë.

Dhe malli, dashuria për të më shkrumos!

Dhe, dhembja më shtohet saherë që dëgjoj dhe shoh rrënimet !

Nuk e di se kur, por, patjetër do të ndodhë orëmira! Atëherë, do të kthehemi përnjëçast! Se më të dashur se Kosovën nuk kemi!




Ajo heshti!

Se ku i treti mendimet! Vetëm zëri i voglushëve vinte e shfaqej si ylli i agimit për ta sjellë dritën në mëngjes! Dhe përshëndetnin me dorë nga qielli, ku uturimat e aeroplanëve të Natos atë çast dëgjoheshin! Nga rrezet e shpresës kërkuan shpëtim!

Kur të ndodhë orëmira sa më parë do të nisem për në Kosovë! Vetëm në Prishtinë e ndjejë erën e lirisë, më oshtinin domethëniet .

Lutje apo shpresa ishin nuk e di! Megjithatë e di se orëmira do të ndodhë...!Me këngë lirie të shërohen plagët...!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS  - ditar lufte Empty Re: Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte

Mesazh nga Vizitor Tue 10 Mar 2009 - 6:29

5. KOSOVA - LULEGJAKU I DHUNËS



Përderisa jam këtu, në këto banga të kësaj shkolle, dhe bashkë me vëllezërit dhe motrat shqiptare vijoj në mësime, për orë e çast mendja më ik atje tek Kosova - Lulegjaku i dhunës!

Ëndërroj të kthehem e ta nisim bashkë me ata që sot janë në katandi, dhe Këngën e Lirisë ta thurrim për plagët, shkrumin, hirin. Ta nisim për gjakun e derdhur të legjendarëve trima! E t’ua thurrim kurorat e lavdisë!, tha Edona Demaj nxënëse e vitit të dytë nga Prishtina e që vijonte në gjimnazin e Kërçovës!

Për çfarë momentesh mund të flasish?, e pyeta derisa ajo rikthente buzëqeshjen për t’i mbuluar dallgët e tmerrit!

Megjithatë, si mjegulla që i bie një majëmali, diçka i ra në fytyrë. Nuri iu kthye në diçka të papërshkruar.Në diafilmin e një kohe makabër ! Por, nuk u ligështua cuca e Kosovës, siç i thoshin shoqet e veta të klasës dhe ia ngjisnin dorën përkrahu duke i bërë shoqëri.


Megjithatë, si mjegulla që i bie një majëmali, diçka i ra në fytyrë. Nuri iu kthye në diçka të papërshkruar.Në diafilmin e një kohe makabër ! Por, nuk u ligështua cuca e Kosovës, siç i thoshin shoqet e veta të klasës dhe ia ngjisnin dorën përkrahu duke i bërë shoqëri.

- Unë mund të flas për shumë gjëra xhaxha! Megjithat Kosova nuk rrëfehet vetëm me ato që mund t’ua shpaloj unë! Ashtu siç nuk e pushtojnë dot bisharët! Edhe unë s’mundem të flas për të gjitha! Vetëm një gjë e di! Ajo është historia jonë që do t’u flasë shekujve si u kthye në lulegjak dhune! Se barbarët e shkinës Sërbi ia ngulfatën frymëmarrjen! Duan ta përmbysin! Ta shkretojnë! Për të e kam shkruar hartimin e parë në klasë dhe mund ta lexoni!

Ajo hapi çantën me shpejtësi.Ma dha fletoren e hartimit dhe heshti ashtu siç dijnë të rrijnë mendueshëm shenjtoret! Se fliste vetë tema që Edona Demaj e kishte mbarshtruar kështu:

“Xhaxha! Përderisa ti rri e sogjon duke e vënë në shënjestër armikun, unë jam duke e shkruar hartimin për Kosovën - lulegjaku i dhunës! Kam shumë për të shkruar!

Vetëm për dhembjen dhe mallin nuk flas!

Se i kam shokët dhe shoqet e klasës aq të dashur e kam frigë se i lëndoj. Megjithat, ata kanë shumë kureshtje! Me dhembje e trishtim dëgjojnë e shohin skenat e tmerrit! Dhe duan të dijnë më shumë! E më pyesin!





Po si mund t’u flas unë xhaxha për të gjitha ato!

Për dëbimin nga vatrat me dhunë? E për djegien e shtëpive! Për vrasjen e burgosjen e shumë njerëzve! Për vajin e voglushëve!Për lotët e nënave?!

E si mund t’u flas për librat e djegur të Kosovës. Për këngët e ndrydhura! Për ëndërrat e gjakosura!

Xhaxha! Unë u flas për shpresën se do të bëhet mirë!

Dhe u them se Ju jeni ata që do të na e falni!

Atë çast, e ndiej se u shpërthen diçka nga shpirti. U vezullon fytyra! E me sy të zgudulluar presin t’ua rrëfej tregimin për qëndresën! Për atë që baca Adem Jashari në përballje e bëri. Dhe u nis vargani i gjatë për Kushtrimin e Lirisë, në përballje me xhelatët ! Me kanibalët e këtij shekulli! Me barbarët!

Xhaxha! Përderisa ndodhem këtu dhe shkruaj hartimin për Kosovën - lulegjakun e dhunës, më beso se më kthehet fuqia!







Edhe besimi, se liria do të vijë!

Prandaj, nëse me dhunë na përzunë bisharët, ne do të kthehemi më të fortë. Me lulet e lirisë dhe me librat e shkruar për lavdinë e legjendarëve!

Atëherë do të jemi bashkë ! Do të jemi të lirë! Dhe do t’i ftojmë të kalojmë çaste gëzimi të gjithë ata që na përkrahën!

Plagët Kosovës do t’ia shërojmë...!”

Kushedi se ku më tretën mendimet ! M’u bë se atë çast lexova Kur’anin e shpresës...!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS  - ditar lufte Empty Re: Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte

Mesazh nga Vizitor Tue 10 Mar 2009 - 6:30

6. KUSH DO TË FLASË PËR DREJTËSINË?!



Derisa vargani i gjatë i të dëbuarve pritnin në kufi, dhe lajmet paralajmëronin gjak e plagë të reja Qëndresa Konxheli la për një çast lapsin dhe fletoren më një anë dhe u kthye në heshtje!

Nuk kishte shumë kohë se kishte ardhur dhe ishte vendosur në Greshnicë të Komunës së Zajazit!

Kishte shumë të rrëfente për pritjen e për bujarinë. Për vendosjen në klasën e parë të gjimnazit ku do të vijonte mësimet. Për orarin se si do të udhëtonte dymbëdhjetëkilometra çdo ditë!

Por, Qëndresa, sado e kthyer drejtë një ardhmërie, nuk pajtohej dot me të gjitha ato! Ndërmend i shkonin kujtimet. Vargani i gjatë i një fëmijërie të kaluar në Banesat e larta të Prishtinës ku jetonte edhe xhaxhai Bajram Këlmendi.

- Sa herë e kam përshëndetur atë xhaxha! Sa i dashur që ishte! Nuk e di se si mund të bindem pa mos e përkujtuar njeriun që ndante drejtësinë! Qysh kur isha e vogël dëgjova nga fëmijët e lagjës, por edhe nga prindërit se ai di t’i mbrojë të gjithë ata që i burgosin! Dhe del fitimtar kundër të gjithë prokurorëve!



Tashti, kur rri e kaloj ditët këtu në Greshnicë, dhe rikujtoj çastet kur Kosova digjet në zjarr! Goditet me tanke e topat të Sërbisë them:

- Kush do t’ia mbrojë drejtësinë ma mirë se xhaxhai Bajram që u ndamë pa u përshëndetur ! E tashti kur ai ra për tokën e Kosovës, për të drejtat e saj , kam frigë se pa të Kosova është e ligështueme!

Atëherë më flisni për rrugdaljen Qëndresa? , i thash.

Ajo është nisur! Nuk ka të ndalur. Xhaxha Bajram na mësoi të mos i frigohemi kurrë rrugës që na shpie tek e vërteta. Tek e drejta. Se ajo vonohet nganjëherë por kurrë nuk harrohet. Nuk nënshtrohet. Prandaj, kam bindjen e plotë se ne do të fitojmë! Edhe Bota e përkrah rrugën tonë që shpie nëpër gjemba deri tek rruga e shtruar me blerimin e pavarësisë! Ashtu siç ngritet lavdia e xhaxhait Bajram! Ashtu siç kthehet përjetësia e shtetësisë së Kosovës! E ligjeve që xhaxhai thirrej për të drejtën e pavarësisë! Dhe i frigonte xhelatët e Sërbisë sa herë që u fliste për...




Qëndresa Konxheli heshti!

Me një brengë apo me një dhembje përfundoi pikëçuditsjen e fjalisë që fliste për domethënien e shtetësisë së Kosovës. Për Kodin e përkryer të përballjeve - avokatin Bajram! Me burrin që mbronte Kosovën nga nenet, alinetë, pikat e dhunës sërbosllave. Nga krimet ! Nga burgjet! Nga përndjekjet! Barbaritë! Për të, ai , thellë në ndjenjën e voglushes Qëndresa kishte hyrë!

Vallë! Në cilën kaptinë të njerëzimit ka mundur të shkruhet ky akt i kësaj barbarie. E si mund të shlyhen gjithë ato përjetime makabre nga bota e përgjakur e Kosovës. Nga analet e ditarit të Kosovës në batërdi!

Jo!, pëshpërita. Nuk e di në klitha apo! Vetëm më kujtohet se Qëndresa Konxheli në horizont kërkonte shtigjet e bardhësisë! Tek cili ylber qëndronin gjithë ato margaritarë që do t’i dilnin mburojë Kosovës?

Ka të drejtë voglushja ! Kush do të flasë për drejtësinë !?

Ajo uli sytë në rreshtat e shkruar të fletores!Kushedi se çka deshi të shkruaj në ditarin e ngjarjeve! Kaptinës së zezë të orëligës i trokiste mallkimi! Për kurorën e lavdisë në mileniumin e ri do të thurreshin vargjet për bacën Bajram! Për atë që sa herë e kishte përshëndetur Qëndresa Konxheli në hyrjedalje të Banesës, në Prishtinë , sa herë që ai shkonte ose vinte i buzëqeshur përse kishte mbrojtur Kosovën dhe bijtë e saj...!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS  - ditar lufte Empty Re: Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte

Mesazh nga Vizitor Tue 10 Mar 2009 - 6:31

7. PO I BIE ERA RETË E ZEZA



Në çaste të lemerisë diçka më shkonte vërdallë në mendime! Mbase frymëzimi për ta shkruar një skicë apo për ta bërë një autoportret! E për çka të bëja makiazhin e asaj dukje?, pëshpërita.

Për pritjen! Po! Pritjen në ankth!, mu përgjigj nga brendia e unit tim diçka.

Heshta për të përcjellur paralajmërimet.

Vargani i gjatë i të dëbuarve të ndalur në kufi!

Tek guri i ndarjes!

Rrinte e kërleshej vdekja!

Nga njëra anë dhuna e kaurrëve të shkinës Sërbi ma përkujtonin këngën “Po i bie era retë e zeza”. Nga ana tjetër kërlesheshin kipcët - bisharë të mirësisë!

Anëtarët e shoqatave bëmirëse nëpër gjithë atë etje, nëpër atë bullarë që gulonte dhembje e plagë si pika vese dukeshin. Krahas atyre që deshën t’u dalin në krahë për t’ua flak një brengë e për t’ua shtuar një shpresë , orgjia e kipcave të kërleshur! Karakanxhollët! Cerberët ! Dilerët! Mafiozët!

Prisnin të përfitojnë nga tragjedia!

Disa me telefonë duke komunikuar dikah.

Disa duke krehur balluket e duke shtërnguar kravatat!

Disa...!

Dhe zëri i brendisë sime që s’dëgjohej! Me zjarr e llavë vullkani! Me mall e me dhembje ngritej me ankth në pritje !

Me shikimin e madh drejt turmës së shkundur nga vatrat! Me shkrumin e dashurisë dhe barrën e dhembjes. Me plagët!

Në gjithë sfondin e zezonës kishin sjellur Kosovën e përgjakur. Shekulloren - emblemë qëndrese!

Edhe njëherë mes luetjeve e përgjërimit ! Mes vdekjes hodha sytë ta shoh motërzezën , mbesat, nipat, të mbetur majëmaleve të LLapit e Gollakut!

Qyshkur ua thurra uratët për dasma!

E megjithat ua dëgjova klithmat se ndrydheshin nga bisharët e Sërbisë!

Ajo shtrigë e keqe e ligësisë, i mbuloj me thinja e rrudha në trup që nga djepi kur dilnin e nisnin të hapërojnë!

Megjithat:- Jemi të fortë më përgjigjeshin! Do ta mundim pushtuesin!

Qyshkur i mësoi jeta të mblidheshin në sofrën e shtruar e ta bënin drekën dhe darkën me nga një copë bukë të lyer me lang!

Se drekën dhe darkën e ruanin për ditën kur t’u trokiste në derë babai i mbërthyer me pranga robërie në kazamatet e Sërbisë!

Dhe daja që rrallë u shkonte t’ua shkruaj hartimin për Kosovën e lirë! Se sytë e bisharëve përgjonin! Ata ndarjen deshën ta krijojnë!

E tashti, në stacionin e pritjes dal e hedh shikimet! Dhe shoh se në turma tmerri e malli Kosova bartet ! Kosova dëbohet!




Jo! më oshëtiu nga brendia një zë! Kosova sot shtrihet përmasave të Botës! Le ta shikojnë të përgjumurit Shekullin burg! Sa agime kaluan në sofrën e shtruar të robërisë! Në ferrin e Dantes! Aty ku përbluhen shenjtorët e dalin fitimtarë djajt! Ata që pijnë gjak të pafajshmish! Ata që ndrydhin lirinë! Ata që shkrumojnë tokën dhe rrezet e diellit i ndalin mbi të , të mos bijnë! Ata që kërleshen dhe qeshin për shprazjen e saj!

Në grykë një lamsh më shtërngonte! Nuk e di si ta shprazja gjithë vrerin që më shkonte vullkan! E si të derdhej llavë e zjarrt e fjalve! E shfrimit!

Bushtra Sërbi i mbolli gjithë të këqiat!, pëshpërita!

Dhe drejtova sytë drejtë atij deti të dëbuar.

Njëmijë varianta për absurdin thurreshin dhe shthurreshin! Vetëm kaptina e re e shpresave e hapte dritën e qëndresës!

Nëse nuk i takoj dot në këtë urragan, në Kosovën e lire, rrënjët do t’u blerojnë thash, duke e shkruar autoportretin tim që i ngjante Sizifit në përballjet e jetës, me zjarr malli për lirinë...!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS  - ditar lufte Empty Re: Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte

Mesazh nga Vizitor Tue 10 Mar 2009 - 6:32


8. DIOPTRIA E PAMJEVE



Është skena ku del në përmasë katandia! Aktorët përballen me vdekjen! Dhe me lindjen përnjëherë! Vetëm për një qëllim: Kosova e pavarur!

Oshëtima! Rënkime! Uri ! Plagë e dhembje për këtë akt makabër të këtij ngashërimi! Janë në prak gjithë përfundimet! Edhe ata që vulosin jetën me vdekje shkojnë me një jehonë :Roftë Kosova!

Edhe ata që lindin, vijnë dhe, e nisin vajën për : Rroftë Kosova!

Megjithatë, kardinalët e robërisë as vdesin për Kosovën , as qajnë për të!

Ata kanë lindur e janë rritur si rriqërat! Duke ia pi gjakun asaj! Dhe tashti përpiqen ta shkrumojnë!

Në sfondin e dioptrisë së pamjeve dalin dehjet! Marramendjet! Ekstazat! Me një fjalë , eklipsi i përçudnimeve derdhet për shtresën e vrerit! Dhe për terrin ! Shtrigat janë verbuar nga krimi.As dijnë për mirësinë, as dijnë për dëshirat. Për statujën e tmerrit dhe për heshtjen akull bëjnë kataraktet e gjakut. Varret!

Kush depërton në atë vullkan tmerri! Atje ku vdesin aktorët e skena mbushet me gjamë!Vetëm përbindshat, ata xhelatë të këtij shekulli janë ogurzitë që luten për këtë pamje. Dhe krijojnë rrethanat për ta përmbyllur gjithë skenën .Dëshmitarët e dëshirave për vdekje. Dhe për shfarosje! Kanë mbetur meit e si korba të zinj kërleshen! Kërleshen nga vaji i foshnjës që lind në qiellin e hapur!

Ja u shtua edhe një hero! Për aq sa do të marrë frymë ai ne do të mbesim pa frymëmarrje! Pa dritë e pa ditë!, pëshpërisin kardinalët! Dhe shtojnë shtypjen bizarët ! Dinsëzët e Sërbisë. Keopsat e shekullit burg!



Megjithatë, në atë vullkan mjerimi rritet e shtohet qëndresa! Përmbysen gjithë mbretëritë! Vdesin e mbesin pa data kanibalët e shkinës Sërbi.Bashkë me kurrosllavë të tjerë! Me ata që dijnë kërbaçin ta drejtojnë mbi shqiptarët sa herë që ndërsehen nga sërbët! Dhe s’kujtohen se e humbin kuptimin!E shtrydhin ëndërrën e vrarë në krahët e ylberit!

Sa shtrenjt do t’u koshtojë loja makabër. Edhe bota ekstreme! Në epigrafin e ngritjeve s’mund të pranohen dy kute qëndrimi! Njëri për dashurinë! Tjetri për urrejtjen! Ashtu nuk kthehen buzëqeshjet! As nuk shtrohet sofra e agimit të zbrazur!

Rrugë pa fund! Sa herë që matesh ta përkufizosh del e hapet horizonti! Del në shesh e panjohura! Portretizohet e njohura. Dhe rrijnë përballë njëratjetrës! Kush do të dominojë!

Sikur t’mi kuptoje gjithë vuajtjet ! Gjithë dhembjet! Gjithë plagët! Edhe për lindjet, Edhe për vdekjet! Edhe për këngët! Edhe për vajet!

Lindita ime - Kosovë! Ti jeton në mua! Ashtu siç jetojnë Sijamezët!

Është diçka e padukshme që s’më le të hiqem prej teje! Dhe dua të kallem në blerimin tënd të shkrumuar!Tani e tutje si besoj as vdekjes! Se ajo nuk i rrëzon kështjellat e ngritura të dashurisë! Të gjakut e të gjuhës!

Demonët e ferrit të shkinës Sërbi më kot bëjnë eksperimente të marra me krime e barbari! Mbi përmasën tënde sërish do të përndizet dashuria për t’i pagëzuar stinët! Dhe vitet në trajtën e shquar do të përlindin ngritjet! Për këngët e blerimit tënd Kosovë në dioptrinë e pamjeve ngrit dolli Lind dita! Ekstaza e shpresës për vrullin! Për mallin...!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS  - ditar lufte Empty Re: Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte

Mesazh nga Vizitor Tue 10 Mar 2009 - 6:32

9. BASTARDËT E PËRFUNDIM SHEKULLIT XX



Rrëfimi për zvarritjen dhe origjinën e tyre është kaptinë zezone. Ngado u shkoli këmba dhe ngado e lëshuan duhmën kutërbuan barbarinë! Qysh nga fillimi e deri në përfundimshekullin XX bisharët për gjak e për plagë, për dhunë e për tmerr kanë shikuar si ta pushtojnë horizontin shqiptar!

Ja! Shpirti xhelat i tyre në dioptrinë e pamjeve. Për skenat makabre kanë ngritur dorën e krimit! Dhe kanë lëshuar krrokamat se ëndërrojnë për djepin e rritës! Janë po ata bisharë si në mesjetë! Vetëm me djallëzi mashtruan një shekull Botën! Dhe nëpërkëmbën vlerat e njerëzimit!

Në përfundimshekullin XX paralajmërojnë absurdin!

Golgotën kanë prodhim final. Aktin e krimit deri në ekstrem e shfrytëzojnë. Mekanizëm nënshtrimi! Vrasin! Djegin! Shkrumojnë! Ata nuk kanë as mëshirë as kufi në barbari. Dhunojnë mizorët! Shtrydhin e shuajnë shpresat e rritës! Pjella e mallkuar e gjakut që ndërzehen me derra! Dhe, rriten si gjarprinj pa ndjenja! Pa besë!

Edhe në ndërrimin e motmoteve, edhe nëpër stinë kaurrët kutërbojnë! Për kafshime nëpërkash kanë lindur qyshkur u krijuan në shpellat e Kaukazit! Prandaj iu vërsulën Ballkanit për ta kthyer historinë e zhvillimit në lamsh! Lamsh ku ngatërrohen linjat e nuk dihet kush të shpie në cak. Ashtu siç nuk kanë cak variantat e hipokrizisë ! Të gogolëve të këtij përfundimshekulli që dijnë të buzëqeshin edhe kur të kërcnojnë! Të atyre që pas fjalëve ndryshe veprojnë! Të pabesëve!


E Kosova ?! Kosova është caku i qëllimeve për ta ngulur flamurin e barbarisë!

Një shekull dhunë e terror! Një shekull perandori gjaksorësh! Deshën t’ia ndryshojnë reliefin! Klimën! Hidrografinë! Të krijojnë hibridët e shartuar në trungun e saj !Ajo të prodhonte llojin e krijesave mumje! Të atyre që dijnë të përkulen! Që dijnë të përshtaten! Dhe të dalin prej saj sipas projekteve të shkruara në kabinetët e gjaksorëve!

Megjithatë! Kosova madhështore qëndron! Me gjithë vullkanet e zjarrit! Me gurrat e zeza të përndjekjeve! Nëpër flakën e barbarisë ngritet për domethënien! Kurrë më shumë se tashti se ka pasur atë pamje! Vërtet klima e saj është unikate! Edhe në rrebesh ringjallet! Ndërsa lumenjt e gjakut edhe kur buçasin për pikëllimet, edhe kur gurgullojnë nga plagët, thurrin ëndërrat e mbijetimit!

Edhe në ditët e dëbimit shqiptarët në Kosovë mendojnë të kthehen! Në prakun e shkrumuar! Në vatrat që i grabisin xhelatët! Aty ku duan ta mbjellin me djaj të shkinës Sërbi. Me xhuxhët karpatianë që pasqyrojnë vetëm kob. Bashkë me të gjithë ata kanibalë të tjerë që u ecin sipas urdhërit dhe projektojnë ridëbime. Vetëm për një qëllim! Si ta shtrijnë gjithë kurmin e tyre ortodoks mbi trupin e Arbërisë! Për ta ngritur flamurin e kryqit të kaurrisë në trojet e Kosovës.

E shqiptarët ?!! Patjetër do të kthehen Aty ku besa dhe prita bëhen shqiptarisht! Dhe mbrohen për një domethënie: “Mos me u korit para mikut, mos me u thye para armikut”!




Bastardët e këtij përfundimshekulli e kanë të qartë! Edhepse turfullojnë e vrasin mizorët! Edhepse hapin varre në seri! Ashtu do t’i hapin me dorën e vet varret e përjetshme të vetvetes e do t’ua pëshurrin e mallkojnë brezat për barbari...!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS  - ditar lufte Empty Re: Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte

Mesazh nga zymer Tue 10 Mar 2009 - 8:50

ishte dimer, rruga ne te cilen ecnim kalonte per rreth lumit nepermes luginave ne ato bjeshe, ftoft dhe ngric......
zymer
zymer
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Lipjan
Postime Postime : 714
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/03/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : Polic

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS  - ditar lufte Empty Re: Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte

Mesazh nga zymer Tue 10 Mar 2009 - 9:00

... edhe pse i ri, syt i shkelqenin nga gezimi, i dukej vetja nje njri shum i madh...shum i madh. Ne te vertet edhe ishte i madh, i ri dhe me plot energji. Ate dit rroki armen dhe filloi te sulej ne vije por shoket nuk e lane, skishin te drejt ta ndalnin vrullin qe ai kishte.....
zymer
zymer
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Lipjan
Postime Postime : 714
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/03/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : Polic

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS  - ditar lufte Empty Re: Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte

Mesazh nga zymer Tue 10 Mar 2009 - 9:10

...vdiq. Nje predh nga granata nga te gjitha ato qe shkrepen, iu ngul në kokë dhe vdiq menjëherë. Ishte një vajzë e re qe i ishte afruar shtpis se vet per te marr ca gjera per nenen e semure qe kishte ne mal. Fjala e saj e fundit ishte "me sill nje got uje" mu mbushen syt lot teksa po i shkruaj kete ngjarje. Te tjeret qe ishin per rreth, filluan te mblidhnin copat e mbetura nga buka e shkaperderdhur te cilen, si duket, ajo kishte pasur ne thes...pikellim...
zymer
zymer
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Lipjan
Postime Postime : 714
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/03/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : Polic

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS  - ditar lufte Empty Re: Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte

Mesazh nga rifati Tue 10 Mar 2009 - 9:35

ME VJEN VERTET KEQ
rifati
rifati
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2973
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS  - ditar lufte Empty Re: Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte

Mesazh nga zymer Tue 10 Mar 2009 - 9:43

kjo teme me pelqen me se shumti, me mbush me mall
zymer
zymer
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Lipjan
Postime Postime : 714
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/03/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : Polic

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS  - ditar lufte Empty Re: Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi