Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Topi: Mbështetje Kosovës për integrimin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Topi: Mbështetje Kosovës për integrimin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi: Mbështetje Kosovës për integrimin

Shko poshtë

Topi: Mbështetje Kosovës për integrimin Empty Topi: Mbështetje Kosovës për integrimin

Mesazh nga Binni Fri 29 Jan 2010 - 11:27

Topi: Mbështetje Kosovës për integrimin F.0129161005995_m

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, gjatë takimit me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, shprehu mbështetjen e fuqishme për shtetin e ri, në përpjekjet për integrim në Evropë.

Kreu i shtetit theksoi se bashkëpunimi rajonal dhe më gjerë në fushën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar etj, do të kontribuojë në konsolidimin e shtetit të së drejtës, ruajtjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura, të demokracisë shqiptare, por edhe në rolin e rëndësishëm që Shqipëria dhe faktori shqiptar në Ballkan luan për paqen dhe stabilitetin në rajon e më tej.

Kreu i shtetit shprehu gjithashtu besimin se Kosova do të vazhdojë të jetë e suksesshme, pas krijimit të një shteti të ri demokratik e shumetnik, që të ndërtojë e të konsolidojë institucionet e veta të pavarura kushtetuese, të cilat do të mbrojnë ligjin dhe interesat e të gjithë banorëve të Kosovës, pavarësisht nga përkatësitë etnike.

"Në këtë sfidë të vështirë, Shqipëria do të jetë një mbështetëse e fuqishme edhe në të ardhmen, në përpjekjet e Kosovës për integrim në familjen evropiane dhe atë euroatlantike duke ndarë me të edhe përvojën tonë të vlefshme integruese", theksoi presidenti Topi.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, siguroi Kreun e shtetit shqiptar për vazhdimësinë e proceseve të vendit të tij në drejtim të reformimit dhe konsolidimit të drejtësisë dhe forcimit të institucioneve, si dhe shprehu gatishmërinë e Kosovës për t'u bërë pjesë sa më shpejt e strukturave euro-atlantike dhe evropiane.
Binni
Binni
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mendjen Tuaj!!
Postime Postime : 7205
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/01/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Sporti,

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi