Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiperi-Hungari People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiperi-Hungari People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperi-Hungari

2 posters

Shko poshtë

Shqiperi-Hungari Empty Shqiperi-Hungari

Mesazh nga Gerushi Sat 28 Mar 2009 - 5:09

Sot ne oren 20:30 ne stadiumin kombtar "Qemal Stafa"
luhet ndeshja Shpieri-Hungari per Boterorin e 2010.
Mbeshteteni Kombtaren jon si do e mbeshtes edhe un duke shku ne stadiume
Gerushi
Gerushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1745
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiperi-Hungari Empty Re: Shqiperi-Hungari

Mesazh nga Gerushi Sat 28 Mar 2009 - 5:10


  1. Shqiperi-Hungari 25
    Tifozët Kuq e Zi duan një dhuratë për 5‑vjetorin!

    Grupimi i tifozerisë shqiptare kërkon fitore nga Shqipëria me rastin e ditëlindjes



Si
gjithmonë, premtojnë mbështetje maksimale ndaj 11 shqiponjave kuqezi,
por kësaj radhe ata, Tifozët Kuq e Zi, kanë një motiv më shumë për të
qenë “të çmendur” brenda kufijve të stadiumit “Qemal Stafa”. 90 minuta
thirrje, brohoritje dhe përkrahje ndaj “gladiatorëve” në fushën e
blertë, është “menuja” e sotme e tifogrupit shqiptar “TKZ”, i cili prej
vitesh bashkon tifozët kuqezinj nga të gjitha trevat me qëllimin e
vetëm: FORCA SHQIPERIA!

Por
kësaj here, ata, të bashkuar më shumë se kurrë, edhe pse pak të
mërzitur për performancën e fundit në Maltë, kërkojnë një dhuratë për
ditëlindjen e tyre. Sigurisht, dhurata më e mirë për ta do të ishte një
fitore, e cila për tifozët është dhe gjëja më e çmueshme në botë. Sot
Tifozët Kuq e Zi festojnë 5‑vjetorin e formimit të grupimit tashmë të
mirënjohur në Shqipëri.


plan të parë duket se të gjithë brohoritjet në 5 vite në përkahje të
Shqipërisë janë akumuluar me rastin e ditëlindjes së tifozëve Kuq e Zi
dhe sot ndaj Hungarisë ato do të shpërthejnë si një “vullkan 5‑vjeçar”,
i cili mund të ndalet vetëm nga një fitore e mundshme e skuadrës sonë
kombëtare. “TKZ” në sajtin zyrtar (tifozatkuqezi.com) ka shpallur
axhendën e saj për ndeshjen ndaj Hungarisë: “Tifozët Kuq e Zi do të
vendosen në tribunën D1 dhe çmimi i biletës për anëtarët është 250 lekë
(2 euro). Shpërndarja e biletave do të bëhet më datë 28 mars, në orën
16:00, te lokali “New Berlin”.


këtë lokal, në orën 14:00, fillon edhe aktiviteti festiv për festimin e
5‑vjetorit të krijimit të grupimit Tifozët Kuq e Zi. Me shumë kënaqësi
ju ftojmë të festojmë së bashku! Si zakonisht, ju lutemi t’i respektoni
oraret e mësipërme, pasi në rast të mosparaqitjes në oraret respektive
do të mbeteni pa udhëtim të organizuar me ne dhe pa biletë. Ju lusim që
ta shikoni sa më shpesh këtë faqe për të rejat më të fundit rreth
organizimit,”‑ citon deklarata zyrtare e tifogrupit shqiptar.


Por sipas organizatorëve, në këtë festë janë të ftuar të gjithë
dashamirësit e TKZ‑së. Fansët e kombëtares premtojnë mbështetje
maksimale përkrahë skuadrës kombëtare, por tashmë është radha e
11‑futbollistëve në fushën e blertë, të cilët sot, më shumë se kurrë,
duhet të tregojnë vlerat e vërteta të përfaqësueses shqiptare, për t’u
kthyer “reston” hungarezëve për atë humbje në ndeshjen e parë 2‑0. Por
20 mijë zemra të bashkuara në stadium dhe mijëra dhe miliona anekënd
botës sot do të jenë në fushë së bashku me djemtë e kombëtares
shqiptare.

Vetëm fitore!

Tifozat Kuq e Zi

O sa mirë me qenë shqiptar!







Shkodrani pritet të luajë në qendër të mbrojtjes, përkrah Lorik Canës, i ardhur nga mesfusha



Beqiri: T’i marrim Hungarisë çka na takon

Para
shumë vitesh, në një moshe relativisht të re, luante me Vllazninë, ku
kishte spikatur si mbrojtës i krahut të djathtë, por edhe në qendër.
Ishte pragndeshja me Rusinë në “Loro Boriçi”, kur ish‑trajneri i
kombëtares, Hans Peter Brigel, e grumbullon në kombëtare.

Elvin
Beqiri do të luante ndeshjen e karrierës, që do t’i siguronte vendin
titullar në kombëtare. Pavarësisht se është grumbulluar që në vitin
2001 me kombëtaret, ndeshja që nuk mund të harrohet lehtë nga tifozët
shqiptare është ajo 29 marsit të vitit 2003.

Shqipëria
mundi 3‑1 Rusinë dhe një ndër futbollistët më të spikatur ka qenë Elvin
Beqiri. Që nga ajo ndeshje, mbrojtja e Shqipërisë është konceptuar
gjithmonë me Beqirin, përveç rasteve kur ka qenë i dëmtuar, çka ka
ndikuar në formën e tij sportive. Beqiri do të luajë titullar në qendër
të mbrojtjes përkrah Lorik Canën, i kthyer prapa për t’i dhënë më shumë
siguri këtij reparti.

Beqiri
shprehet se Shqipëria ka vetëm një synim në këtë përballje dhe nuk
duhet të ndikohet nga rezultati i Budapestit, ku humbëm 2‑0. “Në
ndeshjen e parë me Hungarinë shkuam me një tjetër synim, por dolëm pa
pikë. Futbolli është i paparashikueshëm, mund të dështosh atëherë kur
mendon se mund të bësh hapa para. Ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar
këtë ndeshje, aq më tepër që luajmë përballë publikut tonë. Mund të
ishim në vend të parë në grup dhe mund të luanim për ta ruajtur

këtë
vend, por nuk qe e thënë të ndodhte kështu. Na duhet patjetër fitorja,
që të rikuperojmë pikët e humbura dhe të ngjitemi në tabelë,” - është
shprehur shkodrani i kombëtares kuqezi. Nuk është vetëm Hungaria ndaj
se cilës do të kërkojmë të marrim pikë. Vetëm pas katër ditësh
kombëtarja shqiptare do të luajë në Danimarkë, përballë vendësve, që me
meritë ruajnë kreun e grupit. Beqiri nuk dëshiron ta komentojë
Danimarkën, kur më parë kemi sfidën më të rëndësishme të eliminatoreve,
me një kundërshtar direkt, siç është Hungaria.

“Ne
do të shpresojmë të marrim maksimumin tonë në çdo ndeshje, pavarësisht
ku luajmë. Në fillim duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës me
Hungarinë. Në bazë të rezultatit të këtij takimi, do të kemi
pretendimet tona edhe për Danimarkën. Po e përsëris, duhet t’i marrim
me radhë dhe jo të bëjmë llogari para kohë. Futbollistët e kombëtares
janë gjithmonë të motivuar maksimalisht për të thënë maksimumin për
ngjyrat kuqezi,” - ka vijuar më tej qendërmbrojtësi i kombëtares
kuqezi.


këto eliminatore, Shqipëria ka grumbulluar pesë pikë në katër ndeshje
dhe ka pësuar vetëm dy gola me Hungarinë. Përballë skuadrave me emër si
Suedia dhe Portugalia, porta e Beqajt ka qëndruar e paprekur. Meritë e
veçantë kjo e repartit të pasmë, mirëpo Beqiri kërkon t’i ndajë meritat
dhe përgjegjësitë njësoj: “Unë luaj në mbrojtje dhe fakti që nuk kemi
pësuar shumë gola nuk do të thotë se ka qenë meritë e vetëm këtij
reparti. Të gjithë kanë thënë më të mirën për të pësuar sa më pak,
prandaj duhet t’i ndajmë përgjegjësitë njësoj, në mbrojtje dhe në sulm.
Janë 11 lojtarë që futen në fushë për një qëllim të caktuar,” - ka
përfunduar Elvin Beqiri.





Festë tek ish‑Blloku për fitoren e kombëtares
Sot
në mbrëmje, në orën 19:00, tek ura e re tek ish‑Blloku, Vodafone
Albania do të organizojë një eveniment argëtues (FUN CLUB), me qëllim
transmetimin “live” të ndeshjes në një tjetër kënd të kryeqytetit. Një
ekran gjigant do të vendoset në njërën anë të urës, prej nga do të
transmetohet ndeshja. Do të ketë një stendë për DJ, i cili do të luajë
muzikë para, në mes dhe në fund të ndeshjes. Gjithashtu do të ketë një
komentator, lidhje direkte me kanalin që transmeton ndeshjen, për të
përcjellë atmosferën e kryeqytetit përpara fillmit të takimit,
minindeshje kalçetoje etj. Sponsorët e kombëtares sonë do të
shpërndajnë dhurata për tifozët në një ambient të dekoruar me ngjyrat
kuqezi. Ky aktivitet do të bëhet traditë e evenimenteve të skuadrës
sonë kombëtare, duke filluar me ndeshjen Shqipëri‑Hungari.
Gerushi
Gerushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1745
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiperi-Hungari Empty Re: Shqiperi-Hungari

Mesazh nga Gerushi Sat 28 Mar 2009 - 10:54

Shqiperi-Hungari 0-1 :inat:
Gerushi
Gerushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1745
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiperi-Hungari Empty Re: Shqiperi-Hungari

Mesazh nga Vizitor Sat 28 Mar 2009 - 20:49

:| ehe ...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiperi-Hungari Empty Re: Shqiperi-Hungari

Mesazh nga gesti Sun 29 Mar 2009 - 4:45

ja e engri dhe shiperia
gesti
gesti
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2464
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiperi-Hungari Empty Re: Shqiperi-Hungari

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi