Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Danimark-Shqiperi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Danimark-Shqiperi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Danimark-Shqiperi

2 posters

Shko poshtë

Danimark-Shqiperi Empty Danimark-Shqiperi

Mesazh nga Gerushi Wed 1 Apr 2009 - 5:03

Sot ne oren 20:15 lun ndeshja e radhes ndermjet Danimarkes e Shqiperis


Danimark-Shqiperi Formacioni253

  1. Formacioni anti-Danimarkë: Jashtë Salihi, vjen Bulku dhe Agolli

    Trajneri
Ari Han do të luajë ndaj Danimarkës, me të njejtën skemë si edhe ndaj
Hungarisë në Tiranë. Do të jetë vetëm një sulmues i vetëm, Besart
Berisha, në vijën e parë të formacionit kuqezi, që do të ndihmohet nga
Skela, organizator dhe goditës i portës nga pas, nga vija e
16-metërshit, ndërkohë që nga krahët, krosimet dhe depërtimet drejt
qendrës së mbrojtjes daneze do të jenë në këmbët e Gilman Likes dhe të
Klodian Duros. Në mesfushë shtohet Ervin Bulku, që së bashku me Lalën
do të kenë si qëllim prishjen e manovrës sulmuese të vendasve që në
startin e tyre. Kësisoji, del “jashtë loje” Hamdi Salihi, që luajti si
titullar të shtunën e kaluar në “Qemal Stafa”. Mbrojtja do të përbëhet
sërish me katër lojtarë, ku vendin e Canës, së pezulluar për arsye
kartonësh, në qendër të prapavijës kuqezi, krah Currit, do ta zërë
Armend Dallku. Ky i fundit e ka kërkuar vetë këtë pozicion, me
premtimin se aty jep më të mirën. Nga krahët, në të djathtë, do të
luajë Kristi Vangjeli, ndërsa në të majtë, Ansi Agolli. Porta e
kombëtares shqiptare do t’i besohet sërish Isli Hidit. Grupi duket i
gatshëm dhe pa probleme për këtë ndeshje, me përjashtim të një dëmtimi
që ka pësuar Ervin Skela. Vlonjati kuqezi është stërvitur vecmas dy
ditët e fundit, por do të jetë gati për sfidën me danezët. Trajneri Han
është munduar të rrisë moralin e kuqezinjve, pas humbjes me Hungarinë,
katër ditë më parë, duke u thënë se e shkuara nuk zhbëhet, por duhet
parë përpara. Përmes evidentimit të ndeshjes me Portugalinë, ku
kombëtarja shqiptare barazoi 0-0, edhe pse përgjatë kohës më të madhe
të lojës ishte me 10 lojtarë në fushë, pas daljes me të kuqe të Telit,
holandezi shpreson sërish tek një rezultat heroic e historik, si në
Bragë, pas humbjes 2-0 në Budapest. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, janë shprehur për këtë ndeshje edhe vendasit. Mbrojtësi
i Liverpulit, Daniel Ager ka vlerësuar kombëtaren kuqezi si një
kundërshtar që meriton respekt. “Eshtë një ekip i mirë per të luajtur
për një barazim 0-0. Ata arritën të ndalnin Suedinë dhe Portugalinë.
Shqipëria është një kantier i ri futbolli”, - ka theksuar 24 vjecari
danez. Më tej, trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, ka folur për
mundësinë e kualifikimit. “Të gjithë ne jemi të uritur pas lutjes së
publikut tonë për të shkuar në Afrikën e Jugut. Unë jam i kënaqur që
tifozët kanë rezervuar tashmë biletat për ndeshjet hapëse në Afrikën e
Jugut, por ende nuk e kemi siguruar plotësisht kualifikimin. Përpara,
që këtë të mërkurë, kemi një pengesë serioze, Shqipërinë, që mund t’i
prishë punë kujtdo ekipi”, - ka nënvizuar tekniku danez. Ndeshja do të
luhet në “Parken Stadium” të Kopenhagenit, ku pritet të jenë të
pranishëm edhe 500 tifozë shqiptare. Sipas Federatës Daneze të
Futbollit, për momentin janë shitur rreth 21 mijë e 200 bileta. Nga ana
tjetër, kmpanitë e basteve janë hapur kundër Shqipërisë. Fitorja
e Danimarkës kuotohet 1.25, barazimi 5.50, ndërsa fitorja e Shqipërisë,
13.00. Keto koeficente ka kompania e madhe e basteve ne Danimarke, “Bet
365”.


Presidenti Bamir Topi, mbështetje morale kuqezinjve

Kombëtaren
shqiptare do ta ndjekë një tifoz i veçantë në përballjen e vështirë me
Danimarkën. Ky do të jetë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili
është nisur dje drejt Danimarkës për një vizitë zyrtare. Në udhëtimin e
tij, presidenti Topi e ka marrë edhe presidentin e FSHF-së, Armand
Duka, i cili i është bashkuar kombëtares në Kopenhagen. Numri 1 i
shtetit shqiptar do të jetë në “Parken Stadium” në orën 20:15, për të
mbështetur kuqezinjtë.


Treshe sllovene për Danimarkë-Shqipëri

Ndeshjen
Danimarkë-Shqipëri do ta gjykojë një treshe gjyqtarësh nga Sllovenia.
Kryesor do të jetë Damir Skomina, ndërsa asistentë të tij Primor Arhar
dhe Marko Stancis. Stafi drejtues i Shqipërisë shpreson në një gjykim
sa më të drejtë, ndryshe nga ç’ka ndodhur në të kaluarën. Vërejtje për
gjykimin me Hungarinë, ka patur sidomos nga trajneri Ari Han. Në rastin
e golit të Torgeles u pretendua për një goditje të lirë ndaj Vangjelit,
por kryesori holandez vazhdoi lojën.


Andreasen-Sorensen, njohjet e Lalës dhe Skelës

Te
futbollistë të kombëtares shqiptare, pikërisht Altin Lala dhe Ervin
Skela, kanë njohjet e tyre në kampin danez. Kështu, Lala, kapiteni i
Hanoverit, luan në të njëjtën skuadër me Andreasenin në Bundesligë.
Ndërsa Ervin Skela njeh nga afër Sorensenin, i cili luan tek Energia
Kotbusi. Meqenëse Lala e ka humbur dy herë bastin me Hustin e
Hungarisë, ka mundësi të rikuperojë me Andreasenin, sigurisht nëse do
të besojë te forcat e kombëtares kuqezi.




Morten Olsen: Shqipëria duhet respektuar

Trajneri
i Danimarkës, Morten Olsen, ka folur me shumë respekt për skuadrën
shqiptare në prag të takimit të sotëm në “Parken Stadium” të
Kopenhagenit. “Eshtë një skuadër me aftësi shumë të mira teknike,
kundër së cilës do ta kishte të vështirë çdo kundërshtar. Shqipëria di
të luajë shumë mirë në mbrojtje, për një rezultat 0‑0, kështu që duhet
të kemi respekt për të,” - është shprehur Olsen, trajneri i Danimarkës,
në konferencën e djeshme për shtyp, duke kujtuar barazimin 0‑0 të
Shqipërisë në Portugali. Trajneri i Danimarkës kërkon nga futbollistët
e tij një lojë më të shpejtë se ajo që zhvilluan në Maltë, ku fituan
3‑0. “Duhet të jemi shumë të shpejtë se në Maltë, pasi do të kemi
përballë një skuadër shumë më të fortë. Avantazh për ne janë kushtet ku
jemi stërvitur, pasi luajnë në fushën tonë, pra në një klimë ku jemi
mësuar. Gjithashtu do të kemi edhe mbështetjen e tifozërisë, që i është
rikthyer besimi. Pra,
do ta nisim takimin me shumë entuziazëm, para tifozëve tanë,” - ka
vijuar më tej Olsen. Danimarka kërkon fitoren me Shqipërinë për të
ruajtur kreun e grupit, pasi edhe Hungaria e vendit të dytë, që ka 10
pikë, po aq sa Danimarka, ka një ndeshje të lehtë brenda me Maltën.
Danezët kanë avantazhin se kanë zhvilluar një ndeshje më pak se rivalët
e kreut të renditjes. “Shqipëria ka lojtarë shumë të mirë, që luajnë në
kampionate të ndryshme europiane. Suedia dhe Portugalia, por edhe ne
kërkojmë të marrim maksimumin e pikëvë me këtë skuadër për t’u
kualifikuar. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi dy kundërshtarëve
tanë u kanë marrë barazimin,” - ka përfunduar Olsen.




Bilanci i ndeshjeve Danimarkë-Shqipëri

(6 ndeshje, 1 fitore, 0 barazime, 5 humbje, golat: 2-14).
29.06.63: Danimarkë-Shqipëri 4-0
30.10.63: Shqipëri-Danimarkë 1-0
02.06.93: Danimarkë-Shjipëri 4-0
08.09.93: Shqipëri-Danimarkë 0-1
09.10.04: Shqipëri-Danimarkë 0-2
08.06.05: Danimarkë-Shqipëri 3-1
Gerushi
Gerushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1745
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Danimark-Shqiperi Empty Re: Danimark-Shqiperi

Mesazh nga Gerushi Wed 1 Apr 2009 - 9:28

Mbaron edhe kjo ndeshje edhe nji zhgenjim total me plot goj e them nuk kemi moo fuqi me lujt as un skam moo fuqi me e ndjek moo ket ekip kam gjak kuq e zi poo ska futboll shqiperija ska :(


Danmark-Albania

3 - 0

31' Andreasan
38' Larsen
80' Poulsen
Gerushi
Gerushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1745
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Danimark-Shqiperi Empty Re: Danimark-Shqiperi

Mesazh nga rifati Wed 1 Apr 2009 - 10:12

fitooooooooooooooooooooooooooo bathorja
rifati
rifati
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2973
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Danimark-Shqiperi Empty Re: Danimark-Shqiperi

Mesazh nga Vizitor Wed 1 Apr 2009 - 11:21

tngushellojm veten tani se s'na ka mbet gje tjeter :inat: :inat: :inat:
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Danimark-Shqiperi Empty Re: Danimark-Shqiperi

Mesazh nga rifati Thu 2 Apr 2009 - 8:29

jo kte radhe do iki kombetarja dhe do veme ca fshatare nga


babrruja dhe kamz a te luajne
rifati
rifati
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2973
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Danimark-Shqiperi Empty Re: Danimark-Shqiperi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi