Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
reagim,rreth botimeve te ne People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
reagim,rreth botimeve te ne People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

reagim,rreth botimeve te ne

3 posters

Shko poshtë

reagim,rreth botimeve te ne Empty reagim,rreth botimeve te ne

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 1 Apr 2009 - 23:47

Reagim:

EDHE KUR SHKRUAN LIBRA PËR VETI – DUHET TË THUHET REALITETI

o Përkitazi me librin monografik “GJILANI – RETROSPEKTIVË KULTURORE” 60 vjet të themelimit të SHKA “DRITA”, 40 vjet të themelimit të SHKA “Zenel Hajdini”, të autorit Reshat Ramadani , botuar në Gjilan, më 2007.-



Edhe pse e çmoj dhe respektoi sinqerisht punën , angazhimet dhe kontributin e dhënë në lëmin e kulturës , amatorizmit dhe publikimit të përpjekjeve për ta mbajtur gjallë jetën kulturore në Gjilan, nga ana e profesorit të nderuar Reshat Ramadani, i cili sado pak është munduar që ta pasqyroj jetën kulturore dhe zhvillimin e amatorizmit në Gjilan, në një periudhë kohore prej 60 viteve të fundit, përmes publikimit personal të librit të tij monografik, të titulluar :”Gjilani – retrospektivë kulturore” 60 vjet të themelimit të SHKA”Drita”, 40 vjet të themelimit të SHKA “Zenel Hajdini”, të botuar në regji private në Gjilan, më 2007, nuk munda të rri indiferent ndaj disa lëshimeve profesionale të pafalshme dhe disa falsifikimeve të realitetit historik kulturor, të cilat ky autor nuk mund të arsyetohet se i ka bërë pa qëllim, apo nga harresa e pleqërisë !

Autori i këtij libri monografik, z. Reshat Ramadani, i bekuar dhe i përkrahur nga recensentët e këtij libri: Prof. Ibrahim Shabani dhe Prof. Xhevat Ismaili, që në faqen e brendshme të titullit pompoz të librit, nuk harron që t’ ua lë amanetin dhe porosinë lexuesve të librit të tij dhe gjeneratave të reja kështu:

“Mos t’ i harrojmë ata që punuan për afirmimin kombëtar shqiptar!”

Kjo porosi e autorit Ramadani, do të ishte shumë e qëlluar, sikur të mos ndodhte që pikërisht, ai vetë bëhet si shembull konkret, që i “harron “ ata që punuan dhe kontribuan më së shumti në afirmimin e artit dhe kulturës kombëtare shqiptare!?

Pa dashur të hy në detale rreth analizave të këtij libri, unë, si njëri ndër krijuesit më të mëdhenj muzikor nga ky regjion, e që në këtë libër jam përbuzur dhe nëpërkëmbur fatalisht, nga ana e këtij autori, do të ndalëm vetëm në tri elemente kyçe të lëshimeve , të cilat nuk i bëjnë nderë as respekt këtij libër-shkruesi , dhe këtë e bëjë jo me qëllim që ta ngrit vetën, por vetëm për hir të realitetit dhe të vërtetës, që lexuesve dhe miqve të librit e të këngës, të mos u qitet hi syve në pikë të ditës !

1.Po qe se lexohet me vëmendje dhe analizohet drejt materiali i prezantuar në këtë libër, atëherë çdo njeri me mendje të shëndoshë, me kokë të ftohtë dhe logjikë të shëndosh, nuk e ka të vështirë që ta kuptojë, se ky libër monografik , i cili i dedikohet aktiviteteve kulturore të dy SHKA-ve më masive të Gjilanit (dikur), fund e krye i atribuohet meritave vetjake të autorit, e shumë më pak të anëtarëve tjerë, që shumica prej tyre ma nuk janë në botën e të gjallëve!

Pra, mendojmë se më mirë do të ishte që ky libër monografik , t’ i kushtohej vetë autorit dhe të titullohej “Monografi retrospektive kulturore e Reshat Ramadanit” se sa i atyre dy shoqërive, për të cilat flet titulli i librit !

2.Në faqen 128, të këtij libri monografik, autori Ramadani, shkarazi e përmend një aktivitet shumë të rëndësishëm kulturor , që ishte i pari i këtij lloji në Gjilan dhe Kosovë, pra fjala është për organizimin e Manifestimit Përkujtimor, kushtuar 1- vjetorit të vdekjes së këngëtarit Qamili Vogël, i cili nën rrethana të hekurta policore, u mbajt më datën 04 Nëntor 1992, në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan.

Autori, tërë lavdin e organizimit të këtij Manifestimi, ua lë organeve udhëheqëse të Shtëpisë së Kulturës (Drejtor i së cilës ishte ai vet) dhe disa entuziastëve e veteranëve të muzikës, për të vazhduar më tutje me lavdin se gjoja këtë Manifestim Përkujtimor, e paska organizua SHKA “Zenel Hajdini” e Gjilanit?!

Kjo thënie e autorit, nuk qëndron dhe është dezinformatë e kulluar!

E vërteta është se atë kohë, z. Reshat Ramadani ishte Drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Gjilan. Me kërkesën dhe insistimin e Demir Krasniqit, pas shumë lutjeve, Drejtori e ka lejuar sallën dhe mbajtjen e këtij manifestimi, të cilit më vonë iu ka bashkëngjitur edhe vetë, si solist popullor me një këngë nga repertori i Qamilit të Vogël!

Këtë program përkujtimor, fund e krye e ka përgatitur, përzgjedhur dhe drejtuar vet iniciatori i këtij Manifestimi – Demir Krasniqi dhe të gjitha pikat muzikore të këtij programi i ka shoqëruar me përcjellje muzikore Ansambli Muzikor “Krasniqja” i Demir Krasniqit, e jo SHKA “Zenel Hajdini”, siç e përshkruan autori !

Falë Zotit, të gjithë pjesëmarrësit e atij Manifestimi edhe sot janë të gjallë dhe mund të dëshmojnë për të vërtetën, madje edhe vetë familjarët e Qamilit të Vogël, që ishin prezent në atë program.

Edhe për historikun, jetën dhe krijimtarinë muzikore të Qamilit të Vogël, në atë Manifestim Përkujtimor, ka folur autori i Monografisë së Qamilit të Vogël :”Qamili Vogël – zë që nuk shuhet” dhe autori i veprave të Qamilit të Vogël: “Këngë përjetësie”, reaguesi i këtij shkrimi – Demir Krasniqi, si dhe me një fjalë rasti është prezantuar edhe redaktori i ndjerë i veprave të Qamilit të Vogël, prof, Dr. Shefqet Pllana.

3. Derisa mbarë bota shqiptare, Gjakova dhe familjarët e Qamilit të Vogël, e dinë se kush i mblodhi, kush i deshifroi dhe kush i botoi 98 këngët e krijuara nga Qamili i Vogël, me titull:”Këngë përjetësie”, libër ky që u botua me rastin e 15 – vjetorit të vdekjes , dhe u promovua në Gjakovë, nga autori, deshifruesi dhe redaktori:Demir Krasniqi – zotëriu Reshat Ramadani, nuk po e dika këtë fakt historik, të cilin mundohet që ta zhbijë nga historia përmes librit të tij?!

Veprimet, nëpërkëmbjet dhe dezinformimet e tilla, nuk janë asgjë më tepër se sa një shpirtngushtësi dhe xhelozi e pa parë nga ana e autorit të këtij libri.

Për xhelozinë dhe shpirtngushtësinë e këtij autori, ndaj meje Demir Krasniqit dhe veprimtarisë sime muzikore, përmes këtij libri pasqyrohen edhe një varg faktesh tjera, që e vërtetojnë këtë konstatim:

Derisa në librin e autorit Reshat Ramadani, kanë zënë vend disa fotografi të këngëtarëve popullor nga Shqipëria e Mesme, Tirana, Shkodra, Gjakova... e që nuk kanë asgjë të përbashkët me SHKA “Drita” dhe “Zenel Hajdini” nga Gjilani, autori i këtij libri, nuk e pa të udhës që ta botojë së paku një fotografi timen?!

Se ka vuajtur nga xhelozia dhe inati profesional ndaj meje, autori Reshat Ramadani, madje nuk e ka pa të udhës që të më fton as në ceremoninë e promovimit të këtij libri, nga se që më parë e ka ditur se çfarë ka bërë aty me qëllime të caktuara!

Derisa të gjithë të tjerëve, ua ka dhënë dhe shpërnda këtë libër, autori Ramadani nuk e ka pa të udhës as që të ma jap këtë libër, qoftë si dhuratë, apo me para! Vetëm pas kërkesave të mia të pareshtura, tek pas dy viteve të botimit të këtij libri, autori mezi bënë ballë që të ma dërgoj përmes një personi tjetër dhe atë gratis, për çka unë sërish do ta falënderoj, duke i uruar shëndet dhe punë të mbarë, por me porosinë time:

-Që të mos i injoroi, harroi, xhelozoi dhe nëpërkëmbi artistët dhe krijuesit tjerë të artit dhe të kulturës tradicionale muzikore !

Gjilan, më 02. Prill 2009. Demir KRASNIQI
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

reagim,rreth botimeve te ne Empty Re: reagim,rreth botimeve te ne

Mesazh nga rifati Thu 2 Apr 2009 - 8:23

po kur te shkruni te pakten mos u beni reklame po shkruni ate qe duhet me shkru
rifati
rifati
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2973
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

reagim,rreth botimeve te ne Empty Re: reagim,rreth botimeve te ne

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 2 Apr 2009 - 9:12

HAHA;NJEREZIT Mundohen te goditin ate qe duhet te shkruar,por sa e kane goditur vleresojne lexuesit z.rifati.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

reagim,rreth botimeve te ne Empty Re: reagim,rreth botimeve te ne

Mesazh nga sidorela Thu 18 Jun 2009 - 21:49

Në artikullin e Demir Krasniqit “Kur shkruan libra për veti- duhet të thuhet realiteti”
Shkruar me rastin e botimit të librit “Gjilani-Retrospektivë kulturore”
60 vjet të themelimit të SHKA “DRITA”
40 vjet të themelimit të SHKA”ZENEL HAJDINI”
Botuar në Gjilan më 2007

Shkruan Prof. Reshat Ramadani, autor i librit.

Cdo vështrim kritik brenda kufijve të tolerancës është i mirëseardhur, por artikulli i Demir Krasniqit na duket paksa tendencioz dhe me plot të pavërteta, me plot vetlëvdata për vetën, që në masë është denigrues dhe cenon dinjitetin dhe reputacionin tim që gëzoj në Gjilan e më gjerë.
Vlerësimet rreth librit që i bën artikullshkruesi i demantojnë shkrimet në shtypin ditor (“Zëri”, “Bota Sot”, “Kosova Sot”, “Epoka e Re” etj) si dhe vlerësimet me kompetencë të njerëzve autoritativë me rastin e promovimit në organizim të Bibliotekës Rajonale “Fan S. Noli” e në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” 2008, të Prof. Dr. Mehmet Halimit, Prof. Dr. Faik Shkodrës (shiko shkrimin e tij në “Epoka e Re” të datës 09.02.2008), Prof. Ibrahim Shabanit (njëri nga recenzuesit) si dhe Hasan Bunjakut, gazetar, udhëheqës i sesionit.
Demir Krasniqi ka qenë në regjistër që të ftohet në promovim, por përse nuk ka qenë prezentë këtë më së miri e di organizatori-Biblioteka. Por e tepron në mënyrë tendencioze kur thotë ”nuk e pa të udhës të më ftojë në ceremoninë e promovimit të këtij libri, ngase e ka ditur çfarë ka bërë aty, me qëllime të caktuara”- (aludon në autorin e librit). Nuk qëndron kjo që e thotë ai, por është mendim subjektiv i tij.
Libri ekskluzivisht trajton veprimtarinë 60-40 vjeqare të SHKA-ve (në kuadër të tyre edhe Teatrin e qytetit që ka zanafillën në SHKA “DRITA”-si seksion i Dramës), anëtar i të cilave artikullshkruesi nuk ka qenë asnjëherë dhe se në repertorin e tyre nuk ka qenë asnjë këngë e tij ?! , por në repertor kanë qenë këngë të autorëve të tjerë siq bëhet fjalë në libër, ato të Qamilit të Vogël, këngë Gjakovare (arshikishte), të Shqipërisë së Mesme- të Usta Isuf Myzyrit ( nga Elbasani, këngë shkodrane si dhe të kompozitorëve Kosovarë. Kuptohet si ilustrim edhe fotografitë e tyre janë vendosur aty ku e kanë vendin, e nuk mund ta kuptoj përse Demiri bën vërejtje për këto gjëra e që më bën të dyshoj se ai, a e ka lexuar dhe se a e ka “kuptuar” librin.
Kur janë themeluar këto SHKA-te, Demir Krasniqi nuk ka qenë në Gjilan (ka ardhur viteve ‘70?!) dhe se më vonë nuk është kyqur në SHKA “ZENEL HAJDINI” përse, e din ai vetë.
Libri nuk i dedikohet “vetëm autorit” siq spekulon artikullshkruesi, por në të flitet për aktivitetin e qindra anëtarëve të këtyre SHKA-ve e shumë nga ata nuk gjenden në mesin e të gjallëve, disa të shpërngulur në Turqi e vende të tjera. Në këtë rast po i përmendim vetëm disa krijues, si: Dr. Rexhep Munishi, etnomuzikolog, Prof. Isa Jakupi, Prof. Mr. Xhevat Ismaili, Prof. Izet Kallaba, Mr. Zekë Isufi, Mr. Zijadin Munishi (tani i ndjerë), Zija Shemsiu (i ndjerë), Prof. Dr. Xhavit Ahmeti (i ndjerë) dhe shumë të tjerë. Këtë më së miri e ilustrojnë 223 fotografi (prej të cilave mbi 60 janë të Teatrit të qytetit që nga fillimi i tij) e autori i librit në to është në mënyrë simbolike që mund të shihet edhe në libër, pavarësisht aktivitetit të tij nga viti 1956. Këtë Demiri nuk dëshiron ta kuptojë dhe e interpreton si i konvenon atij. Këto janë fakte që mund t’i gjeni në libër po t’ju jepet rasti ta keni atë në dorë.
POROSINE në libër si duket nuk e ka kuptuar ai ose qëllimisht e shtrembëron.
Do ta pyesja artikullshkruesin cilat janë ”lëshimet profesionale dhe disa falsifikime të realitetit historik” siq i quan ai, për të cilat nuk ofron prova. Unë jam i vetëdijshëm se në këtë libër-monografi, si në cdo libër tjetër mund të ketë lëshime, meqë libër të përkryer nuk ka. Prandaj nocioni “falsifikime të realitetit historik” siq i quan ai, ngërthen në vete përgjegjësi morale, por edhe juridike.
Atributi si “njëri ndër krijuesit më të mëdhenjë muzikorë nga ky regjion…” na duket jo serioz, vetëlavdata, pa nevojë në këtë rast. Përse atij i nevojiten gjithë ato vetëlavdata, kur dihet se nga Gjilani ka krijues të shumtë të artit dhe muzikës, si dhe të lëmenjëve tjerë.
Rreth koncertit për shënimin e 1 vjetorit të vdekjes së Qamilit të Vogël, për të cilin unë pata shumë respekt dhe e njoha shumë më parë se Demir Krasniqi. Demiri ishte iniciator për organizimin e këtij koncerti, si dhe udhëheqës artistik, kurse unë u kyqa që nga fillimi i provave dhe interpretova dy këngë (Këngën e Rexhës dhe Lulja prej lulës), e jo si thotë Demiri, kinse u kyqa në fund të provave dhe interpretova vetëm një këngë. Me angazhim të pakursyeshëm të punëtorëve të Qendrës së Kulturës, koncerti u mbajt në sallën e Teatrit me 04.11.1992, nën rrethana jashtëzakonisht të rënda të sigurisë. Unë aty, si drejtor i Qendrës së Kulturës që isha, kisha përgjegjësi të madhe për mbajtjen e koncertit. Ai u mbajt në emër të SHKA ”ZENEL HAJDINI” që ishte e vetmja mundësi për mbajtjen e këtij koncerti (shiko faksimilin “Bujku” 19.12.1992, libri faqe 128).


Ky ishte koncerti i fundit që u mbajt në Qendrën e Kulturës para luftës (1999). Në këtë koncert kanë marrë pjesë edhe anëtarë të SHKA-ve dhe grupeve të tjera muzikore (shiko foton, faqe 129, pas koncertit-grupi jokomplet i pjesëmarrësëve në koncert, ku shihen Demir Krasniqi, Dr. Shefqet Pllana, familjarët e Qamilit të Vogël, autori i librit e shumë të tjerë).


Brenda disa javëve regjimi serb largoi me dhunë nga puna 12 punëtorë të Qendrës në krye me drejtorin- Reshat Ramadanin. Prandaj, shtrohet pyetja cka e shtyn Demirin të spekulojë pas 16-17 viteve, a nuk është kjo matrapazllëk.
Libri “Këngë Përjetësie” promovuar në Gjakovë nuk ka të bëjë me librin tim dhe nuk paraqet kurfarë “fakti historik” siq pretendon artikullshkruesi dhe këtë nuk do ta komentoj më shumë meqë konsideroj humbje kohe.
Nuk do ta komentoj edhe qështjen rreth dhënies-marrjes së librit sepse më duket e panevojshme dhe paraqet nivel jashtëzakonisht të ultë njerëzor.
POROSIA e artikullshkruesit në fund të artikullit me një varg atributesh të drejtuara autorit të librit (në masë edhe ofenduese për autorin), si xhelozi, injorancë, nëpërkëmbje, shpirtngushtësi etj, që në esencë pasqyrojnë qëllimet makiaveliste të tij, dosido mund t’i atribuohen vetëm artikullshkruesit e kursesi autorit të librit, dhe se lexuesi i kujdesshëm dhe i ndërgjegjshëm i librit do ti kuptojë vetëm ashtu e kursesi ndryshe.
sidorela
sidorela
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : katunare e mbarume
Postime Postime : 217
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

reagim,rreth botimeve te ne Empty Re: reagim,rreth botimeve te ne

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi