Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Opozita largohet nga salla e Kuvendit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Opozita largohet nga salla e Kuvendit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Opozita largohet nga salla e Kuvendit

Shko poshtë

Opozita largohet nga salla e Kuvendit Empty Opozita largohet nga salla e Kuvendit

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 8:28

Opozita largohet nga salla e Kuvendit F.0225183846952_mGrupi parlamentar i Partisë Socialiste pasi paraqiti mekanizmin, me të cilin ajo pretendon t’i japë zgjidhje krizës, doli nga salla e kuvendit duke mos ndjekur punimet e rendit të ditës.
Në emër të grupit parlamentar të PS-së, deputeti Gramoz Ruci është shprehur se opozita i lë të gjithë kohën e nevojshme mazhorancës për të shqyrtuar dy projektligjet e hartuara prej saj, “aprovimi i të cilave do të çonte vendin drejt normalitetit”.
Deri në momentin kur mazhoranca të japë një përgjigje zyrtare rreth propozimeve të socialistëve, grupi parlamentar do të qëndroje jashtë sallës së parlamentit.
Ndërkohe pak minuta më parë, kryeministri Sali Berisha garantoi bashkëpunim të ngushtë me opozitën, garantoi veton e saj në kuadrin elektoral, ndërkohe sa i përket sfidës së Rucit për kutinë e Ruzhdies, kryeministri theksoi se bëhet fjalë vetëm për një qendër elektorale, komisionarët socialistë të së cilës u larguan që në orët e para të procesit bashkë me vulat.
"Kjo është një çështje me gjykatat dhe jo mes nesh", theksoi Berisha, duke refuzuar ne këtë mënyrë ftesën e Rucit.
Ndërkohë, para daljes nga salla e parlamentit, Ruci i cilësoi fyerje dhe provokim deklaratat e kreut të grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, ndërsa nga Berisha kërkoi maturi dhe qetësi në përgjigjen që ai duhet t'i japë opozitës lidhur me propozimet.
Zyrtarisht nesër do të dorëzohen në kuvend dy projektligje, njëri për ngritjen e komisionit hetimor që përfshin hetimin e pakufizuar e të pakushtëzuar të zgjedhjeve dhe një projektligj, i cili i jep të drejtën e hapjes së kutive çdo partie që kërkon hetim për zgjedhjet e përgjithshme apo lokale. Këto dy iniciativa socialistët i quajtën elemente thelbësore të standardeve evropiane që synojnë tii japin fund traditës 20-vjeçare të zgjedhjeve të manipuluara. /TopChannel/

PS në Kuvend, Ruci: Topi është në fushën tuaj
Kryetari i Asamblesë Parlamentare të PS-së, Gramoz Ruci, pas betimit në seancën parlamentare ka marrë fjalën i pari, për të prezantuar projektligjin për ngritjen e komisionit hetimor që përfshin hetimin e pakufizuar e të pakushtëzuar të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit dhe një projektligj tjetër, i cili i jep të drejtën e hapjes së kutive çdo partie që kërkon hetim për zgjedhjet.
Në fjalën e tij Ruci ka deklaruar se parlamenti ka ende një konflikt të pazgjidhur me popullin opozitar, që sipas tij është transparenca e plotë e zgjedhjeve të 28 qershorit. Pikërisht, thekson Ruci, kjo është arsyeja pse PS ka ardhur në parlament, për të hetuar zgjedhjet.
“Ky parlament ka një konflikt për të zgjidhur me popullin opozitar dhe populli opozitar ka një konflikt të pazgjidhur me këtë parlament. Kemi ardhur ti japin një shans këtij parlamenti që të zgjidhë këtë konflikt me popullin përpara se populli ta marrë vetë në dorë zgjidhjen e këtij konflikti. Ne nuk kemi ardhur sot këtu të marrim pushtetin por për të kërkuar të mos na pengoni të drejtën kushtetuese për të hetuar zgjedhjet. Nuk kemi ardhur të betohemi dhe të largohemi, u betuam për Kushtetutën që ky parlament e ka shkelur 20 herë. Sot populli kërkon të drejtën sovrane për transparencën e kutive” - theksoi Ruci.
Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Asamblesë Parlamentare, u shpreh se arsyeja e kthimit në parlament është vullnet i popullit opozitar, është vullneti i votës së tyre të vjedhur, që sipas Rucit, ky parlament duhet ta tregojë ku ka shkuar, jo për të ndryshuar rezultatet por për të ndryshuar rregullat e lojës.
Kreu i Asamblesë Parlamentare të PS ritheksoi në Kuvend se kërkesat e opozitës janë legjitime dhe nuk pengohen nga vendimet e gjykatave. Duke ju referuar pretendimeve të mazhorancës për një mandat të grabitur në qarkun e Fierit , Ruci theksoi se opozitës mund ti mjaftojë vetëm hapja e kutive në Ruzhdie për të mbyllur kapitullin e kërkesave për transparencë.
Duke theksuar kërkesat e PS për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e pakushtëzuar të zgjedhjeve si dhe hapjen e kutive të votimit Ruci u shpreh se kjo është oferta e opozitës për zgjidhjen e krizës.
“Topi është në fushën tuaj zoti Berisha, jemi këtu për të pritur reagimin tuaj”, u shpreh deputeti socialist. /BalkanWeb/


Patozi: Të ecim bashkë drejt Evropës
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, përshëndeti vendimin e deputetëve të Partisë Socialiste për të ndërprerë bojkotin, duke theksuar se gjithsesi kthimi është i vonuar.
Patozi shtoi se në kuadër të bashkëpunimit dhe debatit politik në sallën e kuvendit, do të respektohet i gjithë aksioni i opozitës në kërkesat e saj, edhe pse konsideroi se kjo është përpjekja e socialistëve për të nxjerrë vendin nga shinat.
"Sot mund të ishte dita juaj e duhur e marrjes së përgjegjësisë. Partia Socialiste, në fakt kryetari juaj është përpjekur të mbajë për 6 muaj gjallë me serume një kauze të vdekur", u shpreh Patozi.
Sipas tij krijimi i vorbullës artificiale erdhi duke lexuar keq rregullat dhe kushtetutën, të gjitha raportet ndërkombëtare, si dhe ofertat e pastra të mazhorancës për bashkëpunim.
"Në rast se ju do të vazhdoni me bojkot atëherë ne do të shprehim vetëm keqardhje. Në këtë rast ju do të dilni nga kuvendi do të ishit shumë më të pabesueshëm se dje dhe se sot. Destinacioni në Evropë nuk është partiak por linjë kombëtare. Nuk duam të mendojmë se ajo nuk është kauza juaj ndaj ju ftojmë që të udhëtojmë bashkë, sepse Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët njëlloj si edhe kjo sallë e parlamentit", u shpreh Patozi. /tch/telegrafi/


Deputetët socialistë bëjnë betimin në Kuvend
Deputetët e Partisë Socialiste në opozitë, sot për të parën herë kanë hyrë në Kuvendin e Shqipërisë, duke e mbyllur bojkotin gjashtë mujor, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e nisi seancën e radhës me përshëndetjen për vendimin e PS për të hyrë në Parlament.
“Do çel seancën duke përshëndetur përzemërsisht hyrjen e PS në Parlament. Si kryetare dua të përsëris dhe njëherë se do të gjeni të gjitha hapësirat që i takojnë një opozite”, u shpreh Topalli.
Bazuar në nenin 4 pika 4 të rregullores së Kuvendit, deputetët socialistë u betuan si të zgjedhurit e popullit në 28 qershor pas 6 muajsh mungesë në Kuvend
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi