Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

+7
Gjakush Tana
Kris
SUZI
rifati
xhoel
OFICERI
WebMaster
11 posters

Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga WebMaster Sat 4 Apr 2009 - 8:46

Tashi shum kush ka lexuar dhe dëgjuar aq sa për të përsëritur atë që thonë dhe librat; pra se inteligjenca qenka aftësi për të nxënë nga përvoja vetjake dhe e të tjerëve, për të arsyetuar përmes shqisave dhe mendimit abstrakt, për të vjelë përfundime nga njohuritë e për t’ia dalë kësisoj, jetës në krye. Ndonëse e dimë përse bëhet fjalë, kam përshtypjen se e përdorim termin për të përshkruar tjetër gjë, atë që shpesh e lidhim me suksesin e dikujt në shoqëri, apo me kujtimin se aksh çun apo gocë e paskësh pasur fletoren gjithë dhjeta. Mendoj se nuk mund të jesh krejt i paanshëm kur do të shprehesh se ç’është inteligjenca, pasi do të na vijnë ndërmend testet që bëheshin dikur mbi bazë etnike për të treguar se cila racë është superiore apo testet me bazë kulturore, që duan të thonë se nga gjithë kulturat, vetëm ajo përëndimorja është prijëtare. Për të mos mbetur tek kjo pikë, po i bëj bisht përgjigjes së drejtpërdrejtë se ç’është inteligjenca dhe po hap një tjetër. Për mua inteligjenca është është produkti mendor që nuk duhet t’i përgjigjet pyetjes sa inteligjentë jemi, (sepse njeriu hyn tek qeniet inteligjente aq më shumë kur ka filluar të krijojë edhe inteligjenca artificiale) por pyetjes për çfarë e përdorim inteligjencën tonë. Në të gjitha kohërat inteligjenca ka pasur dy përdorime: të ndriturin dhe të errëtën, gjenialen dhe demoniaken, duke krijuar edhe çifte binjake si Mark Aureli apo Adriani, vs Neronit, Faust - Mefistofel, Moxart - Salier apo për ta mbyllur këtë qerthull, të kujtoj edhe tregimin e Alfons Dodesë - Njeriu me tru të artë. Rëndësia e inteligjencës, sipas meje, është përdorimi i saj. Le të kthehemi tek vetëdija e ngulitur si mendësi përmes një proverbi. “Mendja bën kala - mendja bën hata.” Është po kjo mendje njerëzore që shpiku e zbuloi gjithçka dhe është po kjo mendje, arketip i pandryshuar dhe i pandreqshëm tek njeriu, që pranon të jetojë mbi këtë kovë të nxehtë e të ndotur, siç e ka katandisur veprimtaria e tij intelektuale sot Tokën. Përse njerëzit - qeniet inteligjente, përdorin shumë dhe shpesh mënyra të palogjikshme në arsyetimin dhe veprimet e tyre? Pyetja është e thjeshtë dhe nuk është vetëm imja. Unë përpiqem t’i përgjigjem asaj.
Duke qenë baba binjakësh e kam të vështirë të bëhem palë në njërën nga zgjedhjet e ofruara për inteligjencë të lindur apo për atë që fitohet. Rasti im vlen mbase vetëm për mua që mbetem i mahnitur mbi një gjë që ndodh para syve të mi e më lë pa përgjigje kur shoh se si dy krijesa që janë ngjizur bashkë, kanë dëgjuar të njëjtën zemër në bark në nënës, kanë thëthirë të njëjtin ushqim e që kanë dëgjuar të njëjtat ninulla, kanë sot “inteligjenca të ndryshme”. Është çudi për të mbledhur supet kur sheh se si “luajnë” me njëri-tjetrin këto dy inteligjenca të lindura, se si ndahen ata që dikur ishin identikë, se si zhvendosen tek sho-shoqi cilësitë e tjetrit. Nuk dua të kujtoj ato që përmend Catell për inteligjencën fluide me prirje drejt abstraksionit apo për inteligjencën e kristalizuar me prirje për konkreten. Sa të rrekem të zgjidh atë ç’ka thënë sfinksi druaj se do të jem përjashtues duke përkrahur njërën apo tjetrën. Mua më vjen më mbarë të them jo se cila ishte e para ndër dy inteligjencat, por cila mund të jetë më e rëndësishmja, ndër ata elementë të inteligjencës së lindur apo të bërë, me të vetmen dëshirë, që së paku fëmijët tanë të jenë po aq të lirë e të barabartë me moshatarët e tyre, që janë “të lindur” dhe jo “të adoptuar” me vlerat e qytetërimit të sotëm.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga OFICERI Sun 5 Apr 2009 - 6:11

intelegjenca mendoj se ne vetevete permban aftesin e lindur per ti studjuar dukurite dhe shkallen e pajisjes se tij me njohuri gjate rrugtimit jetesor nga burime te ndryshme. Eshte fakt i pa mohueshem qe shkalla e intelegjences ndryshion nga individi tek tjetri qoft per arsye objektive( te lindura ) qoft per arsye te mos angazhimit te saj aktiv per shkaqe te ndryshme. MIrepo ajo qe mundet me qen me brengosese eshte se si ajo " intelegjence" perdoret ne menyre jo te rregullt. Kulmi i kesaj eshte mos edukata e mirefillt e e tij.
OFICERI
OFICERI
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 37
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga xhoel Sun 5 Apr 2009 - 8:19

pak a shume e lindur por njeriu fiton shume nga jeta duke e jetuar
xhoel
xhoel
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : tek shpia e komshijes
Postime Postime : 1265
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/01/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : futboll. pushimet.aventurat

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga rifati Sun 5 Apr 2009 - 10:54

te dyja e lindur dhe fitohet
rifati
rifati
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2973
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga SUZI Thu 10 Sep 2009 - 4:20

askush slind i ditur...e fituar

SUZI
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Lost in a fairytale
Postime Postime : 1495
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/08/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga Kris Thu 10 Sep 2009 - 5:02

intelligjenca perbehet nga faktor te ndryshem, sic jane: shkathtesia, dijet e
ndryshme, aftesit per te perceptuar, menyra e perpunimit te informacionit ne
trurin tend, etj etj. inteligjenca eshte thjesh korniza qe i permban ato. kjo
kornize pra eshte e lindur ndersa te gjitha te tjerat jane te fitueshme.
ky
eshte mendimi im
Kris
Kris
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 65
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga WebMaster Thu 10 Sep 2009 - 5:04

INTELIGJENCA...Mjeshtëria e mbajtes së marrëdhënieve ndërjerëzore. Arti i kultivimit të marrëdhënieve ndërnjerëzore paraqet shkathtësin e të kuptuarit të emocioneve të njerëzve tjerë. Janë të shpjeguara shkathtësitë dhe joshkathtësitë sociale, si dhe shkathtësit specifike të angazhuara. Këto shkathtësi e përgatisin njeriun për profesione publike, udhëheqje dhe marrëdhënie interpersonale të efektshme. Njerëzit të cilët i perfeksionojnë këto shkathtësi kanë sukses në të gjitha fushat ku kërkohet bashkëpunimi; ata janë "yje" në shoqëri
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga Gjakush Tana Thu 10 Sep 2009 - 5:24

KLEA shkruajti:

INTELIGJENCA...Mjeshtëria e mbajtes së marrëdhënieve ndërjerëzore. Arti i kultivimit të marrëdhënieve ndërnjerëzore paraqet shkathtësin e të kuptuarit të emocioneve të njerëzve tjerë. Janë të shpjeguara shkathtësitë dhe joshkathtësitë sociale, si dhe shkathtësit specifike të angazhuara. Këto shkathtësi e përgatisin njeriun për profesione publike, udhëheqje dhe marrëdhënie interpersonale të efektshme. Njerëzit të cilët i perfeksionojnë këto shkathtësi kanë sukses në të gjitha fushat ku kërkohet bashkëpunimi; ata janë "yje" në shoqëri

Dmth, inteligjenca krijohet !
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga WebMaster Thu 10 Sep 2009 - 5:26

NE BAZ TE JETES ARTI NORMALE SE KRIJOHET ASNJE SKA LINDUR ME INTELIGJENC
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga Gjakush Tana Thu 10 Sep 2009 - 5:30

KLEA shkruajti:NE BAZ TE JETES ARTI NORMALE SE KRIJOHET ASNJE SKA LINDUR ME INTELIGJENC

Po te falnderoj qe e miratove! Dridhesha deri sa me dhe pergjigje se shkova e shkruajta me kuote tek postimi qe e kishit bere ju! Sa inteligjente e lindur jeni!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga Vizitor Thu 10 Sep 2009 - 6:16

mendoj e fituar
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga SUZI Fri 11 Sep 2009 - 2:26

e fituar...nk diskutohet

SUZI
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Lost in a fairytale
Postime Postime : 1495
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/08/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga Vizitor Fri 11 Sep 2009 - 2:32

e fituar por ka mundesi dhe e lindur
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga SUZI Fri 11 Sep 2009 - 2:45

viola shkruajti:e fituar por ka mundesi dhe e lindur
ou e si? NUK LIND KUSH I DITUR.INTELIGJENCA PERFTOHET,NK MERRET E GATSHME.PO TE ISHTE ASHTU TE GJITH DO ISHIM TE DITUR.

SUZI
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Lost in a fairytale
Postime Postime : 1495
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/08/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga Vizitor Fri 11 Sep 2009 - 2:49

Qexhi shkruajti:
viola shkruajti:e fituar por ka mundesi dhe e lindur
ou e si? NUK LIND KUSH I DITUR.INTELIGJENCA PERFTOHET,NK MERRET E GATSHME.PO TE ISHTE ASHTU TE GJITH DO ISHIM TE DITUR.
po moj keshtu kam degju e di e un qe perfitohet por thojn dhe keshtu se kur eshte dikush intelegent thojn se e ka me te lindur [You must be registered and logged in to see this image.]
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga BeeKay Fri 11 Sep 2009 - 3:01

Normalisht e fituar dhe me djersen e ballit [You must be registered and logged in to see this image.]
BeeKay
BeeKay
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Diku aty.......
Postime Postime : 38
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/08/2009
Hobi Hobi : Muzika,Palestra

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga Vizitor Fri 11 Sep 2009 - 3:40

njeriu inteligjent nuk lind po qe femije e merr nga prinderit ose ne shkolle ose duke lexuar mendoj une
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga WebMaster Fri 9 Oct 2009 - 5:26

Te gjithve trurin u peshon njelloj pra me perafersi 1250 gr. Por menyra se si funksionon ndryshon shume.Kjo si rrjedhoje e ndryshimeve te ambjentit. Cdo njeri ka nje menyre individuale per tju pershatatur nje ambjenti te caktuar ... pra zhvillohet ne menyre te vecante. Inteligjenca eshte nje vecori qe fitohet me kalimin e viteve. Sigurisht ka te beje shume familja pra inteligjenca ka ne brendesi edhe faktorin trashigimi por ajo kryesisht fitohet!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga nadia Thu 26 Nov 2009 - 1:22

aftesia e menaxhimit te burimeve njerezore, qe vjen nga nje vetedije e larte e njohjes se vetvetes aftesise qe zoteron individi per tiu pershttur situatave me zhdervjelltesi duke prezantuar vlerat me optimale te vetvetes
nadia
nadia
nadia
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 74
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga LADY D Thu 26 Nov 2009 - 2:13

per mua them e fituar
LADY D
LADY D
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : itali
Postime Postime : 1025
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/11/2009
Mosha Mosha : 40

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga Vizitor Wed 17 Nov 2010 - 20:59

qe te dyja,,kush me shume e kush me pak mendoj mhmmmm1
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga bobi 10 Thu 18 Nov 2010 - 0:58

Ajo e fituar eshte me fallco se nga ajo e lindur.

dy faktore qe ndikojne ne ate
ajo e dhuruar+ ne ate te fituar.

E para eshte shume me origjinale,edhe e bukur
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*? Empty Re: Inteligjenca *e lindur* apo *e fituar*?

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi