Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mendime ???????? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mendime ???????? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mendime ????????

Shko poshtë

Mendime ???????? Empty Mendime ????????

Mesazh nga WebMaster Fri 24 Apr 2009 - 7:08

Ky tekst perpiqet te gjeje pergjigjen ne pyetjen e lashte:
A jane njerezit te krijuar per parajse apo ferre? A eshte Krijuesi i yne i knaqur me ne apo jo dhe, kane dhene shumica e njerezve provimin ne shkollen e Jetes?
Disa njerez besojne se historia e fares njerezore eshte perplote me luftera,gjakederdhje,padrejtesi,pabarazi,genjeshtra...dhe sa te arrije ndokush fuqine,te jete ai individ apo bashkesi,menjehere i tejkalon kufijte dhe perpiqet te sundoje dhe te sakrifikoj te tjeret ne favore dhe qellim te vetin.
Sipas mendimit te ketyre,shumica e njerezve jane ata te cilet jane te humbur apo te merituar per ferre,qe d.t.th. te krijuar per ferre.Ne rrjedhen e historis njeashtu ka pasur,po edhe tani ka shume prej tyre te cilet ndjekin religjionin te cilen e kane mbajtur te vertete,tue e konsideruar besimin e te tjereve te gabuar.Sipas mendimit te atij grupi,ithtaret e te Vertetes kane qene ne pakice dhe,njejte sikur Sokrati kane qene dashur te pijne nga ena me helm te cilen i'a ka derdhur shumica e te mashtruarve.Keta mendojne se personat nga ky grup kane zhdukur ne rrjedhe te historis,sikur Isau a.(Krishti)Muhammedi a. e tj.
Por,a'thua keta kane drejte? :
a) Eshte e vertete se librat historik jane te mbushura me ngjarje tragjike e te hidhura,por eshte me se evidente se librat historik nuk jane pasqyre te cilat reflektojne te vertetat ashtu sic jane.Ato me pare i pergjasojne karikaturave ne te cilat te metat jane te theksuara.Shkaku i saj mund te jete ajo se vet-vetiu shihet dhe njohet,prandaj dhe nuk ka nevoje te shenohet dhe te regjistrohet,cka nuk vlene edhe per te keq.
Shemb.,nese brenda dites ne nje banke vine njemije vete per te kryer punet e tyre me nepunesit e kesaj banke ne nje menyre te pershtatshme dhe te hishme,per kete nuk do te referohet askund; mirepo,nese vetem njeri nga keta kryen vjedhje,per kete,te nesermen do te shkruaj e gjithe shtypi.Ne menyre te njejte,nese nje te fatekeqi i ndihmojne ne rruge me cindra njerez,e kurse vetem njeri prej tyre i hedhet ne kursimin e tij,prap vetem lajmi per kete do te perhapet me nje shpejtesi te madhe.
Ne te dy shemb.lajmi i percjellur eshte i gjashem karikatures; ne te nuk ka asgje te permendur mbi njecinde apo njemije rasteve tjera,te thjeshta.Lajme te tilla dhe te ngjashme e jo esencen e kesaj cka ka ndodhur ne te vertete e percjellin dhe e pershkruajne librat historik.Athere kurr nje historian ne vepren e tij shenone per nje konflikte i cili ka ndodhur ne nje shtete,ai nuk do te permend numerin e njerezve te cilet ate dite kane vrapuar ne ndihme bashkevendasve te tyre.Sa duar te prinderve kane perkedhelur femijte,sa te smuar jane sheruar permes ndihmes se tjereve apo sa dashnore njeri-tjetrit i kane derguar lule...
E vertete eshte se,shtypi dhe librat historik jane te paafta te shenojne ngjarjet e shumta te thjeshta,natyrore dhe ne te vertete ngjarje me vlere.Historia i perpunon biografite e personaliteteve te shumte dhe,veprat e tyre nuk mund te perhapen ne te gjithe njerezit.Sa per shemb. Nese nje sundues ne ne nje shtet nje dite kryen krim,ne nuk mundemi t'ia pershkruajme tere njerezve te cilet jetojne ne ate shtet.sikur te gjithe ata kane kryer kete veper te shemtuar!
b) Ne te rralle disa imtesina te papelqyeshme na pengojne qe te verejme sendet e pelcyeshme te medha,gjegjesisht te arsyetuarit tone mbi vlerat e dickaje mvaret nga ajo se sa mundemi te perfshime totalitetin po te njejtes gje.
Te marrim shemb. Nje te mvarun,zot shtepie,i cili kohe pas kohe genjene dhe kur i ipet rasti e zgjate doren ne pasurin e huaj.Kur ai largohet nga kjo bote perhere do te zbulon tere realitetin e ekzistimit te tij,gjegjesisht,sa ka qene e randesishme ajo per familjen e tij,posaqerisht nese e marrim parasyshe fatekeqesin te cilen e ka gjetur kete familje pas vdekjes se tij.vleresimi i pergjithshem dallon nga vlersimi i pjeseshem e kurse vlersimi te i Lartesuari Zot eshte i gjitheperfshires.
c) Zoti yne nuk na krijoi per kot dhe na dergoi ne kete bote.Ne te kunderten,natyra e dhuruar nga Ai,e ngjashme busolles me akrep te cilat jane te palidhura per vendin dhe rrethin,panderprere na udhezon nga virtytet sic jane ndershmeria,njerezimedashja dhe vertet-dashja.Nese ne nje rreth apo ne nje grup njerezish lajmerohet nje person me virtyte te tilla,gati se te gjithe do t'i bejne ndere e respekt.Edhe nese me cdo kusht do te kete te tille qe do te ndijejne zili dhe mvaresi,por edhe te tillet,ne thellesin e fshehur,megjithate do ta cmojne dhe respektojne personin e tille.
Per c'arsye eshte keshtu?
Personi X nuk deshiron qe femija i tij te behet hajn dhe mashtrues.Por, edhe hajnat edhe kriminelet,athere kur e keshillojne femijun e tyre apo i lene amanet,asnjehere nuk deshirojne qe femijut te tyre t'iu behen shembull,por i kshillojne te mesojne apo te pervetesojne aftesi ose dituri me vlere respekti.
Te gjithe pranojne dhe cmojne vetite sic jane nderi,miqasia dhe drejtesia dhe kjo nuk ka kurfare lidhje me llojin e fese,races apo me imtesit gjeografike.Te gjithe pranojne se keto jane vlera,po edhe Zoti yne keto gjithashtu i lejon dhe i verteton.
Ajo(qendrimi) se shumica e njerezve jane te krijuar per ferre refene se Zoti ne angazhimin e Tij te udhezimit nuk ka pasur sukses dhe se te Dergurit dhe Lajmetaret e fese dhe njerezit e shenjte e engjujt jane zmbrap para djallit te mallkuar,cka eshte shume large nga Krijuesi i Urte.Nuk mund te pranohet arsyetimi i arsimtarit nxenesat e te cilit ne shumice nuk kane mundur ta japin provimin,i cili thjesht thote: une kam mbajtur mesimin,por ata nuk kane kuptuar.Duhet ta pyesim se ne te vertete kujt ai i mbajti ligjerim,a ligjeroi adekuat qe ata te kuptojne.Zoti dhe te Derguarit e Tij na percollen udhezimin ne menyren me te persosur e kurse shumica e njerezve,se paku,kane mesuar ate cka eshte me e nevojshme nga ajo.Cdo here kurr te Derguarit e Zotit apo reformistet e medhenje kane pasur sukses te percjellin dhe ti shpjegojne qendrimet e tyre dhe idete,njerezit i kane percjellur me fuqine e inspirimit te brendshem,e kursesi nga dhuna.
Zoti na krijoi dhe ne natyren tone zanafillese, ne esencen me te gjate te qenieve tona me nje precizitet shume te madh dhe besim ndertoi ne ne akrep te ngjashem busolles e cila ne cdo kohe dhe rrethane do te na udhezoje nga virtytet.Ato jane panderprere aktive dhe per rasen njerezore mund te kene kuptimin e shpreses se MADHE...
Zemrat i'a kemi kushtuar te mires,e shiqimet nga virtytet-nderit,njerezimdashjes dhje vertetdashjes,prandaj shumica do te jemi banore te Parajses!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendime ???????? Empty Re: Mendime ????????

Mesazh nga WebMaster Mon 4 May 2009 - 12:08

Te gjithe pranojne dhe cmojne vetite sic jane nderi,miqasia dhe drejtesia dhe kjo nuk ka kurfare lidhje me llojin e fese,races apo me imtesit gjeografike.Te gjithe pranojne se keto jane vlera,po edhe Zoti yne keto gjithashtu i lejon dhe i verteton...
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi