Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
MË 20 SHTATOR NË STUBËLL TË KARADAKUT NA THËRRASIN HISTORIA DHE KRENARIS JONË KOMBËTARE: People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
MË 20 SHTATOR NË STUBËLL TË KARADAKUT NA THËRRASIN HISTORIA DHE KRENARIS JONË KOMBËTARE: People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MË 20 SHTATOR NË STUBËLL TË KARADAKUT NA THËRRASIN HISTORIA DHE KRENARIS JONË KOMBËTARE:

2 posters

Shko poshtë

MË 20 SHTATOR NË STUBËLL TË KARADAKUT NA THËRRASIN HISTORIA DHE KRENARIS JONË KOMBËTARE: Empty MË 20 SHTATOR NË STUBËLL TË KARADAKUT NA THËRRASIN HISTORIA DHE KRENARIS JONË KOMBËTARE:

Mesazh nga WebMaster Sat 13 Mar 2010 - 7:16

MË 20 SHTATOR NË STUBËLL TË KARADAKUT NA THËRRASIN HISTORIA DHE KRENARIS JONË KOMBËTARE: STUBELL-shkolla.pare.shqipe-kisha.vjeter
15 shtator 2003 / Engjëll KOLIQI

Sikur edhe viteve të mëparshme (që nga viti 1990), poashtu edhe sivjet shtatori në Stubëll të Karadakut na takon me historinë dhe me krenarinë tonë kombëtare. Më 20 të këtij muaji, pra të shtunën, takohemi rrëzë Stubllavaqës gurëbardhë, rreth përmendores me bustin e Dom Mikel Mësues Tarabulluzit, në oborrin e Muzeut të Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë, mu aty ku shkollën shqipe, që kish marrë udhë që nga viti 1584, e kishte legalizuar Dom Mikeli më 1 mars 1905. Shpresoj se me fjalionë e fundit e kemi kuptuar pse quhet manifestimi tradicional në përkujtim të shkollës së parë shqipe në Kosovë (1584 - 1905) - Takimet e Dom Mikelit 2003.



Në binën nga fotoja e mësipërme, të shtunën e 20 shtatorit do të fillojë manifestimi i sivjem, në ora 10, me Tribunën shkencore, organizuar e udhëhequr nga Prof Dr Engjëll Sedaj, ku do të referojnë: Prof Dr Ferid Duka (nga Shqipëria), Prof Dr Agim Vinca, Prof Dr Valentina Duka, Prof Dr Shefki Sejdiu e Prof Dr Sali Bashota.

[size=9]Temat do të jenë me vlera të mëdha shkencore dhe do të flasin për zhvillimnin historik të arsimit dhe të shkollës sonë kombëtare, për Kuvendin e Arbërit, për veprën e madhe të Shenjtëreshës sonë - Nëna Tereze, etj... Do të shënohet solemnisht edhe 60 Vjetori i lindjes së shkencëtarit Dr Engjëll Sedaj, me origjinë nga Stublla dhe prijës shjkencor i këtij manifestimi.

[size=9]Në ora 11 do të fillojë mesha solemne kushtuar Dom Mikel Mësues Tarabulluzit dhe të gjithë mësuiesve e patriotëve të historisë sonë kombëtare dhe do të udhëheqet nga ipeshkëvi i Kosovës - Shkëlqesia e Tij - Imzot Mark Sopi.


Në ora 12 fillon Ora e madhe letrare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ku krijimet e tyre mund t'i paraqesin shkrimtarë e poetë nga hapsirat mbarëkombëtare. Në fund për poezinë më të mirë jepet Çmimi "Agim Ramadani". Të interesuarit mund të kontaktojnë me LSHK dhe me kryetarin Adem Gashi.

Në ora 13 fillon programi kulturo-artistik, ku sipas Këshillit Organizativ të pranishmit i argëtojnë këngëtarë dhe artistë të famshëm, si: Merita Juniku, Ilir Shaqiri, Shpresa Gashi, Dibran Tahiri, Ansambli "Gurra" nga Gjilani, SHKA "Zëri i Karadakut" etj. Gjatë programit kulturo-artistik për të pranishmit do të shtrohet një koktej.

Duke falënderuar angazhimin e gjithanshëm të Qeverisë së Kosovës, ky manifestim që nga ky vit mbahet nën patronatin e Ministrive të Arsimit dhe të Kulturës, të cilat edhe e financojnë. Në financimin e manifestimit merr pjesë edhe Kuvendi Komunal i Vitisë dhe kryetari i Komunës Musa Misini do t'i përshëndesë të pranishmit, si zot shtëpie.

Është ky manifestim i mirëfilltë shkencor, arsimor e kulturor, prandaj ia vlen të marrim pjesë. Të gjithë në Stubëll - më 20 shtator atje na thërret historia dhe krenaria jonë kombëtare.

Për Këshillin Organizativ
Engjëll KOLIQI
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË 20 SHTATOR NË STUBËLL TË KARADAKUT NA THËRRASIN HISTORIA DHE KRENARIS JONË KOMBËTARE: Empty Re: MË 20 SHTATOR NË STUBËLL TË KARADAKUT NA THËRRASIN HISTORIA DHE KRENARIS JONË KOMBËTARE:

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 13 Mar 2010 - 7:19

flm znj.Klea,e njoh kete vend me tradite,pershendetje edhe Engjell Koliqit
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi