Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KRITIKË POETIKE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KRITIKË POETIKE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KRITIKË POETIKE

Shko poshtë

KRITIKË POETIKE Empty KRITIKË POETIKE

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 23 Mar 2010 - 1:39

KRITIKË POETIKE



(Poezia nga poeti dhe veprimtari i shquar Dr. Ismet Hebibi)



KRITIKË POETIKE Ismeti

Forma
e të krijuarit pozi të poetit dr. Ismet Hebibi, shkon duke prekur
variacione moderne të poezisë europiane, të cilat janë jashtëzakonisht
të qëlluar. Këto poezi nuk mund të rrudhen sepse në vete ngërthejnë
artin e vlerës poetike dhe dallohen për nga rezultati i mëvetsishëm
poetik në rezultatin e vlerës poetike. Edhe zgjërimi i tyre mund të
humb tematiken kuptimore, sepse janë krijuar nga autori mjaft mjeshtëri
dhe përpikëmiri. Para se gjithash ka një shtrirje duke filluar me
poezinë „Si burrat e vjetër“, kushtuar të madhit Prof. dr. Ibrahim
RUGOVA, por aty për aty nxjerr thënjen e e të amdhërishmit Pjetër
BOGDANIT, kur thot, citat: „I veshur me Diell e i mbathur me Hënë“
mbaron citati. Pra fillon me legjendën duke prekur historinë dhe pika
atëdhedashurie me realitetin, madje mund të themi pa mëdyshje se poeti
dr. Hebibi është i mbushur plot e përplot me implikacione dhe iluzione
që lidhen ngusht me tema patriotike, atëdhetare dhe realitetin.



poezinë e dr. Hebibit, vërejmë çartë interesimin e tij me tendencë për
të dëshmuar ekzistencën e njerëzve të mëdhenjë të kohës dardane, këtë
arrinë t’a nxjerrë me mjeshtëri, sepse përqëndrimi i vet autorit me një
vëmendje që hetohet në vargun e tij ku prekë situatat e caktuara
historike gjer në realitetin aktual të kohës.


Në poezinë „SI BURRAT E VJETËR“ në strofën e parë:

Pa frigë.Pa rrotulla.Me Dritën e mendjes

Iu hyni të gjitha luftërave në Jetë

Para Skeptrin e Shpirtit Bardhë

nxjerrë
një karakteristikë ku tendenca e poetit Hebibi është që friga, pa
rrotulla, me driten e mendjes, i’u hynë të gjitha luftërave në jetë….
të mos mbesin në nivelin e harreses, përkundrazi me një intelekt të
tij prej poetit dhe atëdhetarit që e posedon poeti Hebibi, këtu formon
një bazament poetik të fortë të idealit të kryetarit Prof. dr. Ibrahim
RUGOVA. Megjithat këto vargje mund të nxirren si model i poezisë
moderne se si me pak fjalë të shkurtëra, nxirret një poezi e sakt e që
në vetvete përmbanë edhe filozofi poetike.


Një gjë të kësaj natyre e ndeshim edhe në strofën e dytë po të njejtes poezi:

Nuk i ikën të vërtetës.Por as vetvetës

Orientimin e ka koduar në busollën e vet

Çdoherë arrin i pari me kohë

Poeti
bën përpjekje dhe ja arrinë të bëjë një përkufizim së paku poetik prej
një përvoje krijuese dhe nxjerr trimërinë e protagonistit të kësaj
poezie dhe në veçanti orientimin e tij të drejtë e që arrinë gjithëherë
i pari. Këtu pa asnjë hamendje mund të themi se poeti dr. Hebibi, duke
pasur parasysh krijimtarinë e tij poetike të gjertanishme, përpiqet dhe
ja del që t’i nxjerrë shumë konstatime të filozofisë ”RUGOVIANE”, të
cilat janë një shkallë të lartë dhe korrenspondojnë me realitetin e
punës dhe veprimtarisë së Presidentit RUGOVA. Dr. Hebibi, realitetin e
identifikon me kohën duke i dhën atributet përmes poezisë moderne deri
tek ajo më qenësorja për të cilat insiton bindshëm t’i thoet edhe në
poezi. Gjë që ja del me sukses sepse i trajton njejtë si ant-vlerën dhe
vlerën ashti siq janë në hapësirën shqiptare. Thën shkurt, është mëse
origjinal dhe poezia e tij flet pa ndërkamca. Këtë e dëshmon në strofën e tretë:


Le të flasin kopukët e dallkaukët

Ai si dëgjon as syri vërr si bën për alkimista

Me Fatumin e deshirës Popullit


herë herë shtron edhe probleme në nivele të tjera që të mos i ikë nga
realitetit. Këtu në këto poezi të dr. Hebibit shofim raste që priret
për kah tretmani i nivelit të lart poetik, në suaza të një poeti
krejtësisht të pavarur dhe aspak ndikues nga subjekti njeri. Por që
ndikohet vetëm nga puna e tretmanit të subjektit njeri, me shpjegime
poetike që i ndërton përmes kombinimit të imazheve ku secili bartë në
vete një mesazh të kjartë sikurse që e kemi poezinë „SI BURRAT E
VJETËR“. Në këtë strofë dr. Ismet Hebibi, jo rastësisht thot : ” Le të
flasin kopukët e dallkaukët” i cili këtë problem e trajton me
intelegjencë si dëshmi se ka pasur të tillë me tendenca për pengesa në
punën e të madhit Dr. Ibrahim RUGOVA, e që lidhet ngusht me fenomenin e
trajtimit real të poezisë. E kemi fjalën për një poezi tejet frymëzuese
të një kategorie poetike me vlerë artistike, që në këtë rast poeti
dëshmohet dhe identifikohet me vlera të larta poetike, ndërkaq sipas
meje frymëzimi i këtij poeti duhet të jetë ”Optimizmi i poezisë reale”,
pra siq shifet, poeti dr. Hebibi, insiston për drejtësi, harmoni,
sinqeritet, unitet dhe vlerë poetike të standardeve europiane.


Në strofën në vazhdim ku thot:

Emëri i jehon më fortë se thirrja në kanion

Ekulibrin e ruan si anija në det- si Shqipja n’ qiell

Stuhitë i përkund e i ve në gjumë

Rreshti
i parë ”Emëri i jehon më fortë se thirrja në kanion” shtrohet me
të drejtë mes autoritetit të krijuar e që emri ”RUGOVA” vërtetë
fiksohet në kokën e intelegjencës botërore e që më vonë pati jehonen
ndikuese në të cilën fiksohet fati i një kombi nga një krijues që
ndjenjat asnjëherë nuk e tradhëtuan sa herë që ka qenë në pyetje fati i
Dardanisë Antike. Këtu poeti arriti të zbuloi dhe të ndërtoi në vargun
e tij poetik, poezinë e cila do të jetë pos pasyrë e qëndrimeve të tij
prej poeti modern dhe ndjenjave shpirtërore poetike dhe mendimeve
moderne. Pastaj në rreshtin e dytë kur thot: ”Ekulibrin e ruan si
anija në det- si Shqipja n’ qiell” që dallon tematikisht nga thënjet e
tjera dhe mund të themi se shpreh më tepër vizionin largëpamës të
kryetarit RUGOVA, me pikëpamje atdhetare siq merr funksionin drejtues e
që shërben si një mjet ekuilibrues strategjia e tij filozofike e
politike për vendin, pavarësinë dhe unitetin mbarë kombëtar. Kjo
filozofi është kur poeti thot ”Stuhitë i përkund e i ve në gjumë” pra
është si një vërtetë reale dhe domethënëse që poeti e vë me mjaft
sukses në pikëpamje poetike, e që mund të nxirret poezia e denjë e
vlerës dhe qëndrueshmërisë me vizionin mbi krijimin poetiko-artistik. Derisa
një pjesë e poezive të autorit dr. Ismet Hebibi kalon në kritikë të
ashpër për mënyrën e njerëzve se si sjellen karshi figurave kombëtare,
ku poeti prekë pjesët ekstreme të tyre, kurse në anën tjetër nxjerr
pjesën më mirënjohëse të figurave që punuan dhe ndihmuan çlirimin e
popullit Shqiptar. Mirëpo duhet thënë se poezia e krijuar nga poeti në
fjalë për nga kuptimi dhe mesazhi ndryshojnë në konceptin ideor të
cilat ndryshojnë prej poezie në poezi varësisht nga disponimi i poetit
nga kushtet dhe rrethanat dhe nga ndikimi i veprimit të faktorëve
ekzistues.


Të gjitha poezitë e poetit dr. Ismet Hebibi si:

B E K I M A M E R I K Ë S E P R E S I D E N T I T , DASHURI SHQIPËTARESH,

DASHURIA E SHENJTË SI ZOTI, DASHURIA E SHTRENJTË SI ATDHEU,

DASHURIA E DHEMBSHME SI VASHA, DASHURIA KRENARE SI BABAZOTI,

dhe
poezi të tjera janë si përpjekje të poetit për t’a ngjallur at që është
predestinuar të mbetet faktikë e historisë si meterje përbërëse e saj
edhe përmes fushës poetike, nga një pasion poetik. Veçanërisht bie në
sy efekti shpresëdhënës që kushtëzohet në shërbim apelativ për unitetin
e gjithëmbarshëm kombëtar. Nga shembujt e cituar nga poezitë që vijnë
mund t’a nxjerrim një përfundim:


„Poeti
dr. Ismet Hebibi, asnjëherë në krijimtarinë e tij, nuk e kalon
realitetin e përditshmërisë nga situatat jetësore gjatë përshkrimit të
poezisë, nga ndjenjat e tija shpirtërore“.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi