Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Berisha në Kuvajt, takime me krerët shtetërorë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Berisha në Kuvajt, takime me krerët shtetërorë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha në Kuvajt, takime me krerët shtetërorë

Shko poshtë

Berisha në Kuvajt, takime me krerët shtetërorë Empty Berisha në Kuvajt, takime me krerët shtetërorë

Mesazh nga Vizitor Sun 4 Apr 2010 - 11:51

Berisha në Kuvajt, takime me krerët shtetërorë BerishakuvajtShqipëria ka hedhur sytë nga Kuvajti në përpjekje për të bërë qevërinë e ketij vendi të pasur në Lindjen e Mesme një nga financuesit kryesorë të projektit më të madh aktual të infrastrukturës rrugore, boshtit të jugut.


Financimi i kësaj vepre ka qënë një nga temat e bisedimeve mes kryeministrit Sali Berisha dhe homologut të tij kuvajtjan, Sheikut Nasser Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah.

Kryeministri Berisha ka garantuar se Shqipëria është e hapur që të lehtësoje investimet kuvajtiane në Shqipëri në fushën e rafinerive të naftës, si dhe në ndërtimin e hidrocentraleve.
Çështjen e financimit të Boshtit të Jugut, kryeministri Berisha e ngriti edhe në takimin me Emirin e Kuvajtit, Sheik Sabah Al-Ahmad Al-Sabah, i cili u shpreh se do të jetë një mbështetës i fortë i projekteve dhe investimeve kuvajtiane në Shqipëri dhe se do t’i shqyrtonte këto projekte me Kryeministrin e vendit.

Emiri i Kuvajtit vleresoi se stabiliteti ekonomik i Shqipërisë, veçanërisht në këtë periudhë të krizës botërore, bën që Shqipëria të jetë një vend mjaft i favorshëm për investitorët kuvajtiane. Se shpejti në Kuvajt do të zhvillohet java e Shqipërisë, e organizuar nga kryetari i parlamentit të Kuvajtit Al Kharafi, familja e të cilit është prej shumë vitesh një nga investitorët e mëdhenj në Shqipëri dhe që synon të njohë edhe investitorë të tjerë kuvajtiane me potencialet e vendit.

“Unë mendoj se kanë interes real dhe të madh. Nuk duhet të harrojmë se investitori kryesor në Shqipëri është Al Kharaf dhe se Fondi Kuvajtian i Zhvillimit ka dhënë një ndihmë shumë të madhe në dhjetëra e dhjetëra projekte në të gjitha fushat, një ndihmë bujare në ndërtimin e Shqipërisë. Pra ekziston një vullnet shumë i qartë, gatishmëria dhe ndjenjat më miqësore për t’u dhënë këtyre marrëdhënieve një nivel të ri”, tha kryeministri Berisha.
Gjatë takimeve me autoritetet më të larta kuvajtiane, kryeministri Berisha mori garanci se shumë shpejt, ky vend do të bëjë njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës, pasi, siç u shpreh kryetari i parlamentit të Kuvajtit kjo është koha e duhur për ta bërë këtë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi