Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KRIJUESIT TANË NË DIASPORË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KRIJUESIT TANË NË DIASPORË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KRIJUESIT TANË NË DIASPORË

3 posters

Shko poshtë

KRIJUESIT TANË NË DIASPORË Empty KRIJUESIT TANË NË DIASPORË

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 4 May 2009 - 2:49

Krijuesit tanë në diasporë: Baki Ymeri

METAFORA E SHNDËRRIMIT TË FJALËVE NË DRITË
KRIJUESIT TANË NË DIASPORË Sh_b
Poeti
Baki Ymeri, duke thelluar tiparet e fizionomisë së tij artistike, pas
vëllimit poetik dygjuhësh (rumanisht/shqip) "Kaltrina" (Kriterion,
Bukuresht, 1994), rivjen sërish para admiruesve të poezisë me vëllimin
e tij të dytë dygjuhësh "Dardania", (Shtëpia Botuese Deliana,
Bukuresht, 1999). Poeti është vazhdues konseguent i tipareve të tij: i
strukturës shpirtërore, strukturës stilistike, fjalorit poetik dhe
motiveve. "Dardania" është vëllimi poetik që mbart e zhvillon
shqetësimet poetike të vëllimit të parë "Kaltrina". Duke ruajtur të
pandryshuar konstitucionin e tij shpirtëror, thelbin ontologjik,
"moshën shpirtërore", Baki Ymeri sjell një zhvillim horizontal të
prosedeve poetike vetanake. Poeti zhvillon dhe i jep udhë pozitës midis
dy botëve: atë shqiptare dhe rumune, dhe me të gjitha hipostazat që
implikon kjo pozitë (si qenie ballkanike), poezive të dashurisë që
mbeten pjesa më e rëndësishme dhe më e arrirë, dhe poezisë meditative.
Qënia ballkanike – që shtresohet në histori ballkanike, në filozofi
ballkanike, në gjuhë ballkanike, në gjeografi ballkanike..
Shqetësimi i tij është ai arketipal, është një shqetësim që duket se
autori e mbart prej disa mijra vjetësh. Kufijtë e qënies shtrihen e
peshojnë herë në njërin vend herë në tjetrin, herë në një rrafsh kohor,
herë në një tjetër, në një mënyrë eterike, në fluturim dhe takohen e
mpleksen pikërisht në thelbin e vet ontologjik. Poeti ndjehet shqiptar
i Maqedonisë, i Shqipërisë, i Kosovës, brenga poetike nis me një
pretekst gjeografik, fizik, e përfundon në përmasa universale. Nga kjo
dinamikë, nga ky motiv e status emotiv, nga kjo pikëpeshimi mbi
universin poetik merr shpjegim poezia e poetit Baki Ymeri. Programi
poetik, ontologjia e tij, konturohet, ravijëzohet nga një imazh mitik e
vizionar, prej një muze, prej realitetit historik të ngjizur në emrin
antik të Kosovës së shqiptarëve, Dardanisë.
Poezia e Baki Ymerit merr frymë dhe gjallëron në zemrën gjeografike
të shqiptarisë, që është Shipkovicka – vendlindja e autorit. Duke qënë
i dashuruar me botën shpirtërore rumune, ai jeton tani, atje ku është
kultivuar në mënyrën më fine e më pretencioze, gjuha letrare shqipe –
në Bukuresht. Bukureshti siç dihet, ka qenë një përkrahës i vërtetë i
kulturës dhe letërsisë shqiptare, duke dhëne ndihmë për funksionimin e
shoqërive kulturore dhe veçanërisht për botimin e veprave themelore të
rilindasve tanë (vëllezërit Frashëri, Jani Vreto, Mihail Grameno,
Asdreni, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Aleko Vançi etj.). Duke
ndjekur gjurmët e tyre, si një njohës i shkëlqyer i letërsisë rumune
dhe asaj shqiptare, shpirti poetik i Baki Ymerit është i hapur.
I lindur nga një nënë rumune dhe nga një baba shqiptar, autori i
këtyre vargjeve gëzon prioritetin për të bashkuar dy burimet e mëdha
siç janë letërsia shqipe dhe ajo rumune. Ai është një shpirt i brishtë
që di fshehtësinë e shndërrimit të fjalëve në dritë, duke i
metaforizuar, së bashku me shqetësimet e Ballkanit, edhe ndjenjat e
dashurisë.
I dehur me ajrin e dashurisë, i prekur nga flatrat e saj, i ndjeshëm
nga çdo manifestim subtil njerëzor, i magjepsur pas feminitetit, pas
bukurisë të ndjenjave njerëzore, pas brishtësisë fizike, poeti përpiqet
ta sjellë përjetimin e tij në formë vargjesh. Poeti gëzohet prej
dashurisë, mbushet me energji e vitalitet. Poezia merr formën e një
reaksioni verbal, e një gjesti verbal të një natyre tjetër. Poezia merr
vlerat e një shpëtimi, e një arratie dhe mbetje në të tashme, një
balsam dhe një lëndim njëherazi, një shenjë e vetmisë dhe e pranisë së
një qënjeje tjetër. (Tresha dashurie, Mjaltë, Mallkim me erëtima, Fuqia
e dashurisë, Femra të stolisura në mëndafsh dhe ajër, Mall, Je këngë?,
Gjinjtë, Vargje dashurie, Brishtësi, Kolendër dashurie, etj.) Përmendim
vetëm një numër titujsh nga poezia erotike. Siç vihet re dhe nga ana
sasiore paleta e këtyre poezive është zhvilluar ndjeshëm. Prirja
natyrale, por dhe ku rezultatet janë më të arrira, është poezia e
dashurisë. Në botën përrreth tij ai kërkon motive, provokon kontakte që
nxisin dhe zhvillojnë botën ndjenjësore të tij magjepset, tundohet,
dridhërohet në intimitetin e tij poetik.
Poezia bëhet realiteti real dhe virtual për poetin Baki Ymeri. E
folura poetike kap trajtat e një ligjërimi onirik, ku koherenca e
logjikës poetike bëhet entropike. Në fakt aventura e tekstit të Baki
Ymerit na çon në një gjendje të përgjithshme entropike. Poezia e Baki
Ymerit strukturohet sipas një mënyre enigmatike, strukturimi i një
tereni entropik. Më tërheqëse në këtë poezi bëhen kombinimet e
sintagmave, fjalëve, liria asociative e bashkimit të tyre - ligjërimi
poetik në tërësi. Poezia është e mbushur plot me sharm, ajo është
tingulluese, gurgulluese dhe e rrjedhshme. Autori parazgjedh një
ligjërim poetik që provokon kumte të fshehta, kërkon të zhbirojë
misterin e magjinë. Poezia dekodifikohet dhe bëhet më familiare, pas
deshifrimeve të asosacioneve, përfytyrimeve, pas zbërthimit të mënyrës
metaforike të të menduarit poetik. Përgjithsisht obcioni i tij është
poezia e shkurtër, thënë ndryshe i pëlqen të flasë pak, por në mënyrë
sugjestive, mendimi është i përqëndruar, e foluara realizohet me një
frymë. Posaçërisht poezitë e dashurisë janë shprehje e ngarkesave
maksimale emocionale. Intesiteti i përjetimit i ngjesh mjetet
gjuhësore, i ekonomizon dhe për pasojë ligjërimi ngjason me një të
folur magjepës. Baki Ymeri me vëllim "Dardania" thellon elementet
tipologjike të poezisë së tij. Fryma lirike, posaçërisht lirika e
dashurisë shënon një sukses në peisazhin e poezisë bashkëkohore shqipe.


Luan Topçiu
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRIJUESIT TANË NË DIASPORË Empty Re: KRIJUESIT TANË NË DIASPORË

Mesazh nga WebMaster Mon 4 May 2009 - 2:56

KRIJUESIT TANË NË DIASPORË IMGTPCAH9HQ5W

KRIJUESIT TANË NË DIASPORË IMGXSB5BHKBN1

KRIJUESIT TANË NË DIASPORË IMG4JJ28C9B5C
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRIJUESIT TANË NË DIASPORË Empty Re: KRIJUESIT TANË NË DIASPORË

Mesazh nga embelsira Sun 5 Jul 2009 - 3:13

Një jetë e shkrirë për shqiptarizëm apo:

(Leksione që hedhin akuza të ulëta kundër vlerave të larta të diasporës shqiptare)

Sipas Llemadeo Dukagjinit Baki Ymeri është i njohur si poet, përkthyes, eseist dhe publicist. U lind para 50 vitesh në Shipkovicë të Tetovës, nga një baba shqiptar (Ajvaz Voka), dhe nga një mama rumune (Aurelia Graur). Kreu Gjuhën dhe letërsinë shqipe në kuadrin e Fakultetit Filosofik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë (1969-73). Duke qenë i ndjekur nga pushteti komunist i ish-Jugosllavisë, arratiset në Rumani (1973), vazhdon studimet e specializimit në Vjenë (1974), dhe Bukuresht (1975). Në ndërkohë shkruan, përkthen dhe boton artikuj e studime mbi lidhjet linguistike rumuno-gjermano-shqiptare, përhap literaturë shqipe në relacionin Bukuresht-Shipkovicë-Prishtinë, shpifet, ndiqet, arrestohet dhe dënohet nga Gjykata komuniste e Qarkut të Shkupit, me gjashtë vjet burg të rëndë (1976). Arsyetimi i procesit të montuar politik ishte: bashkim për veprimtari armiqsore kundër bashkësisë sonë socialiste.

Që nga viti 1971 përkthen letërsinë shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas, jep provimet e doktoratës në Universitetin e Bukureshtit, polemizon, afirmon dhe mbron çështjen shqiptare të Kosovës në shtypin rumun dhe atë shqiptar, merr pjesë në simpoziume ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, afirmon diasporën shqiptare, bashkëpunon me një varg revistash e gazetash në veri dhe jug të Danubit, vepron në kuadrin e Këshillit Udhëheqës të Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, themelon Shoqatën e Miqësisë Rumuno-Shqiptare, afirmon dhe përkrah bijtë dhe bijat e rilindasve tanë, të gjitha aktivitetet duke i kryer vullnetarisht, pa kurrfarë të ardhurash.

Përgjatë viteve ka botuar në revista të ndryshme mijëra vargje nga vepra e dhjetra shkrimtarëve rumunë klasikë e bashkëkohorë, në gjuhën shqipe, maqedone dhe sllovene, si dhe disa vëllime që u përkasin poetëve që pasojnë: Nikita Stënesku (Ekspozitë e të palindurve, Prishtinë, 1986); Angjel Dumbrëveanu (Kënga e mullibardhës, Shkup, 1986); Sllavko Almëzhan (Xhuxhmaxhuxhët harruan të rriten, Prishtinë, 1989); Marin Sorescu (Eja të ta them një fjalë, Prishtinë, 1990), Halil Haxhosaj (Umbra cuvintelor/Hija e ëndrrave), Bukuresht, 2004), Karolina Ilika (Duke dashur në fshehtësi, Pogradec, 2004), Sali Bashota (Exilul sufletului/Ekzili i shpirtit, Bukuresht, 2004), Ibrahim Kadriu, N-a rămas timp pentru sărbători (S’mbet kohë për kremte), Bukuresht, 2005), Merita Bajraktari McKormack, Ferestrele sufletului / Dritaret e shpirtit (Albin, Tiranë, 2006, Mardena Kelmendi, De la suflet la suflet / Nga shpirti në shpirt, (në shtyp), Miradije Ramiqi, Suflet înflacărat / Shpirt i përflakur, (në shtyp).

Bibliografi lirike: Kaltrina (botim bilingv, shqip-rumanisht), (Kriterion, Bucuresht, 1994); Dardania (botim bilingv), (Deliana, Bucuresht, 1999; Zjarr i Shenjtë, Klubi Letrar, Tetovë , 2001; Lumina Dardaniei/Drita e Dardanisëi, (Muzeu i Letërisës Rumune, Bukuresht, 2004): Drumul iadului spre Rai /Rruga e ferrit për në Parajsë), Bukuresht, 2005. Për poezinë e tij kanë shkruar: Marin Soresku, Oktavian Soviany, Luan Topçiu, Radu Voinesku, Xhelku Maksuti etj. Baki Ymeri është autor i antologjive Poezia bashkëkohore rumune (Ars Media klub, Tetovë, 2005) dhe Mosha e Artë e Dashurisë (në shtyp), si dhe koautor i monografive Shqiptarët e Rumanisë (BKSH, Tetovë, 1995) dhe Emigracioni nga Maqedonia Perëndimore në Rumani (Interlingua, Shkup, 2004), njohës i një numri të konsideruar gjuhësh të huaja, autor i qindra artikujve mbi diasporën shqiptare, zbulues thesaresh të shoqërisë Drita, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, emër prezent në disa antologji poetike, laureat mirënjohjesh të ndryshme, i nominalizuar nga Instituti Biografik Amerikan: Njeriu i Vitit 2001.

Në kuadrin e manifestimeve në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Athinë, Baki Ymeri nderohet nga ana e Klubit të Shkrimtarëve “Drita “me Çmimin “Pena e Artë” (9 dhjetor 2006). Jeton dhe krijon në Bukuresht, ku jep kontribut për afirmimin e vlerave letrare të Kosovës në gjuhën rumune, boton, udhëheq dhe shpërndan revistën Shqiptari/Albanezul. Sipas dr. Luan Topçiut, Baki Ymeri është njeriu që shkriu jetën për historinë e shqiptarëve të Rumanisë, dhe mbi të gjitha për poezinë, këtë dhuratë hyjnore, që e ka bërë, dhe vazhdon ta bëjë të frytshme.

„Baki Ymeri përbën një model jetësor që t’i përkujton modelet e Rilindjes Kombëtare, një jetë e martirizuar për një ideal të lartë. Do të përmëndja këtu ndihmesën e posaçme që ka luajtur për sensibilizimin e problemit të Kosovës në veri të Danubit, veçanërisht përgjatë dhjetëvjeçarit të fundit, në kohën kur Kosova kishte më tepër nevojë se sa kurrë -1989-1999” (Dr. Luan Topçiu).

Le të shkëlqejë çdo shqiptar me shembullin e tij!

“Baki Ymeri duhet të ndihmohet ngase është në rrjedhë të çështjes kombëtare. Puna e tij është e çmuar dhe si e tillë duhet të vlerësohet, prandaj çdo ndihmë ndaj zotit Baki është ndihmë ndaj çështjes sonë” (Ali Podrimja). “Intelektual shqiptar si yll i pashuar në mërgim” (Nexhip Alpan). “Jeta dhe sakrificat e tij, përherë ma përkujtojnë Nikolla Naçon e madh” (Alush Kamberi). “Njeri patriot dhe çemërçelur” (Elida Petoshati). “Poet, përkthyes, gazetar dhe atdhetar i dëshmuar. Le të shkëlqejë çdo shqiptar me shembullin e tij! (Iljaz Osmani). „Poet dhe Patriot” (Kopi Kyçyku), „Zjarri i Shipkovicës në diasporë” (Sali Bashota). “Baki Ymeri ka sakrifikuar rininë për një ideal të lartë. Është shqipërues i shkëlqyer i letërsisë, përhapës i zjarrtë i kulturës, bashkëpunëtor aktiv i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, dhe mbi të gjitha, mik besnik i revistës “Shqiptari” (Prof. dr. Xhelku Maksuti).

Ambasadori i Kosovës

Shumë vjet më parë, kur Kosova dergjej nën thundrën serbe (siç po dergjej dje Shqipëria nën thundrën e padukshme greke, me bekimin e atyre që "populli i kishte vënë në krye"), unë e imagjinoja Kosovën të lirë, me një kryetar që digjet për të e për popullin në krye të të cilit është dhe, pashmangshëm ambasadorët e Kosovës nëpër shtetet mike të saj... Pastaj si një çilimi "i caktoja" ambasadorët, ata që do ta përfaqësojnë Kosovën në botë me dinjitet... Nuk ishte punë e lehtë zgjedhja e njerëzve që do të mund ta kryenin si duhet punën e ambasadorit...

Ishte shumë e lehtë për mua ta zgjidhja ambasadorin që do ta përfaqësonte Kosovën në Rumani: Baki Ymeri. Për mua prej kohësh je ambasador, paçka se nuk të ka emëruar kush zyrtarisht, paçka se nuk merr rrogë ambasadori...Tani gjatë vizitës së Bashotës në Bukuresht, edhe një herë ke dëshmuar të qenët ambasador. Të lumtë o burrë me shpirt të madh e xhep të vogël (pa xhep fare, më mirë të them). Po pate në plan ta dërgosh ndokund shkrimin për botim, le ta lexojnë me laps! (Hajro Hajra)

Duhej të vijë një shqiptar nga Kosova të na tregojë se kush jemi*

Një simpozium dedikuar bagëtisë ua ka përkujtuar vrënçenarëve një emër të dashur nga jugu i Danubit, shkrimtarin shqiptar Baki Ymeri. I lindur në truallin e konsideruar si djepi krijimit të kombit shqiptar (Kosovë), Baki Ymeri e ka zbuluar Rumaninë si student. Me një kasketë amerikane, shkrimtari shqiptar ka prurë në Fokshan jo vetëm një diskurs për bukurinë e popullit e të gjuhës rumune, por edhe një thërrimë nga thesari shqiptar i brigjeve të Adriatikut. Po qe se romanet e modës janë bërë subjekte për tryeza të rrumbullakëta në gjimnazet e mëdha të Fokshanit, asnjëri nuk ka patur idenë e një seminari për tema madhore të folklorit tonë, të lidhjeve ndërmjet traditave vrënçenare dhe të atyre të popujve të tjerë. Kjo ngase nuk është në modë, ngase këta profesorë mbajnë ende mentalitetin komunist kur prisnin t’iu jepen indikacione nga Bukureshti.

Shkrimtari shqiptar është një urëlidhjeje ndërmjet përkimeve gjuhësore rumuno-shqiptare. Fokshanasit kanë zbuluar se ndërmjet këtyre dy gjuhëve ekziston një traditë e përbashkët, e harruar nga gjenerata e re. Duke qenë i ftuar nga Shoqata Kulturore Duliu Zamfiresku, prezenca e këtij apostulli të shpirtit shqiptar, vjen nga jugu të Danubit falë bashkëpunimit me revistën Oglinda literara (Pasqyra letrare). Shkrimtari shqiptar, që është edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, e ka një rubrikë permanente në këtë revistë autoritative (Valentin Musca)


*Albanezul Baki Ymeri, un prieten al vrîncenilor (ZIarul de la Vrancea, 05.06.2006)


Quo vadis, homo albanicus ?

Bashkohem me reagimin e drejtë e mjaft të dëshpëruar të z. Baki Ymeri për mbrojtjen e Kadaresë. Si njeri i thjeshtë e lexues i "Stërkalës" u bëj thirrje gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë të reagojnë siç duhet ndaj shkrimeve provokuese të atyre që frymëzimet i marrin nga zgafellat primitive të urrejtjees fetare. Edhe herë të tjera, kjo gazetë elektronike ka lëshuar mesazhe të tilla të dyshimta, me paramendime të këqija e disa herë tepër helmuese. Si lexues dhe shqiptar, i rekomandoj listës "Stërkala" që këtyre njerëzve e të tjerëve "hoxhallarë të palodhur", si bie fjala, një farë Nuhiu nga Tetova, t'ua mbyllin derën e të mos i lënë të shpërndajnë fletushka të tilla provokuese. Liria e Fjalës është e shenjtë - por ajo konsiderohet si e tillë, përderisa nuk mundohet në mënyrë tinëzare të provokojë, të robërojë e të manipulojë mendjet e të tjerëve. Sulmi ndaj Kadaresë nga ana e këtyre qarqeve të skëterta është i qartë. Nuk ështe thjesht sulmi ndaj një shkrimtari shqiptar, por është sulmi ndaj qytetërimit europian, shoqërisë së saj të përparuar, lirisë e sjelljes së pavarur të individit. Pra mjaft më, duke përdorur emrin e një shkrimtari për qëllime të tilla të mbrapshta e tepër të zeza! Duket qartë se në rastin në fjalë, gjithë çka paska qenë e paramenduar për ta kthyer shtatëdhjetë vjetorin e shkrimtarit të madh në një fushatë denigrimi. E në të, siç shihet qartë, është përfshirë vetëm llumi i shoqërisë shqiptare. Quo vadis, homo albanicus?
embelsira
embelsira
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 132
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/06/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRIJUESIT TANË NË DIASPORË Empty Re: KRIJUESIT TANË NË DIASPORË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 5 Jul 2009 - 3:16

Mire e ka thene z.Llemadeo
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRIJUESIT TANË NË DIASPORË Empty Re: KRIJUESIT TANË NË DIASPORË

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi