Kush do bëhet milioner?
Faqja 1 e 1
Kush do bëhet milioner?
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan?
Falënderimi i takon Allahut, i Cili në Librin e Tij thotë: "Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju" (Sebe, 39). Gjithashtu thotë: "Çfarëdo që të jepni nga të mirat, do t’ju rikthehet e plotë dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi." (Bekare, 272)
Lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të Dërguarin tonë Muhamed, besnik dhe shëmbëlltyrë për besimtarët, prijës i të devotshmëve, mëshirë e botëve, i cili thotë: "Shpenzo, o Bilal dhe mos u frikëso për pakësim nga Pronari i Arshit". Gjithashtu thotë: “Nuk ka ditë në të cilën gdhihen robërit e Allahut e që të mos zbresin dy engjëj dhe njëri të thotë: “O Allahu im, jepi kom¬pensim atij që ka shpenzuar!”, kurse tjetri thotë:”O Allahu im, jepi shkatërrim atij që (dorën e vet) e ka shtrënguar!” (Buhariu dhe Muslimi)
Pa dyshim se shpenzimi dhe dhënia e pasurisë konsiderohen prej veprave më të rëndësishme dhe më të mira, përmes së cilëve arrihet kënaqësia e Allahut, arrihen të mira të shumta, arrihet shlyerja e mëkateve dhe fitimi i xheeteve. Allahu i Lartësuar thotë: "O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun." (Hashr, 18)
Gjithashtu thotë: "Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi." (Ali Imran, 133-134)
Vëlla i dashur! Më lë të pëshpërit në vesh diçka. Të betohem për Allahun, sikur të të premtojë dikush nga të pasurit ose dikush nga të mëdhenjtë duke të thënë: "O filan, jepi filanit kaq nga pasuria dhe malli yt dhe eja nesër unë të kompensoj më të mirë se ajo. A thua do të vonohesh qoftë edhe një moment duke iu përgjigjur kësaj ftese? Jo, pasha Allahun! Si është puna nëse Ai që të premton është Allahu i Lartësuar, i Cili në Librin e Tij thotë: "Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer." (Muzemmil, 20)
Gjithashtu thotë: "Kush është ai, që do t’i japë vullnetarisht Allahut një hua të mirë, që Ai pastaj t’ia kthejë shumëfish?! (Veç kësaj), për atë do të ketë shpërblim fisnik..." (Hadid, 11)
A ekziston stimulim më i madh dhe më i thellë se sa ndjenja e dhënësit se ai i jep hua të Pasurit dhe të Lavdishmit dhe se ka punë me Poseduesin e çdo gjëje? Ajo për të cilën jep do t'i kompensohet shumëfish dhe pas gjithë kësaj do të ketë shpërblim fisnik? Thjesht, vetëm imagjinata e muslimanit se ai është i varfër dhe i nevojshëm i cili i jep hua Allahut, mjafton që ai të shpejtojë në dhënie...
Robër të Allahut! Jepeni pasurinë tuaj Allahu ju bekoftë, në mënyrë që të futni gëzimin dhe kënaqësinë në zemrat e të varfërve e nevojtarëve. Kush u jep atyre nëse nuk u jepni ju? Pasuria juaj sot është në duart tuaja dhe nuk e dini nëse arrin nata e do të mbetet me ju ose mund të kalojë tek trashëgimtarët tuaj. Nuk e di vëlla i dashur, nëse bëhesh koprrac sot me pasurinë tënde, ndoshta mund të shkosh në shtëpi e ndonjë katastrofë e ka goditur atë dhe ka shkuar e ti bëhesh zemërthyer e nevojtar. Prandaj, merr iniciativë për mirësi dhe shpenzo atë që posedon e Allahu ta ruan pasurinë tënde, familjen dhe fëmijët e tu.
Robër të Allahut! Kush prej nesh ka lexuar fjalën e Allahut të Lartësuar: "E do të mbahet larg tij (zjarrit) më i devotshmi (që ruhet nga gjynahet), që e jep pasurinë e tij, duke pastruar veten dhe duke mos pritur shpërblim prej dikujt tjetër për këtë, por vetëm për të kërkuar Fytyrën (kënaqësinë) e Zotit të tij, më të Lartit. Dhe ai, me siguri, do të jetë i kënaqur! "(el Lejl: 17-21)
Çfarë pret ky më i devotshëm, që e jep pasurinë e tij duke pastruar veten dhe duke kërkuar Fytyrën e Zotit të tij? Ai "me siguri, do të jetë i kënaqur!" Do të jetë i kënaqur me fenë e tij, kënaqet me Zotin e tij, kënaqet me kaderin (përcaktimin) e tij, kënaqet dhe nuk mërzitet e nuk shqetësohet e nuk ngushtohet... Pa dyshim se kjo kënaqësi është shpërblim – shpërblim më i madh se çdo shpërblim tjetër - që e meriton kush shpenzon për hir të Allahut veten dhe pasurinë e tij, kush jep që të pastrohet dhe jep duke kërkuar Fytyrën e Zotit të tij, të Lartit.
Medito për fjalën e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, që e transmeton nga Allahu i Madhërishëm: "O biri i Ademit! Unë rashë i sëmurë e ti nuk më vizitove!
Njeriu do të thotë: -O Zot, si mundem unë të të vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botëve?
Allahu do të thotë: -A nuk e dije se një ndër robërit e Mi ra i sëmurë e ti nuk e vizitove? Dije, pra, se nëse e vizitoje, do të më gjeje tek ai!
O biri i Ademit! Unë të kërkova ushqim e ti nuk më ushqeve!
Njeriu do të thotë: -O Zot, si mundem të të ushqej unë Ty, kur Ti je Zoti i botëve?
Allahu do të thotë: -A nuk e dije ti se një ndër robërit e Mi të kërkoi ushqim e ti nuk i dhe? Dije, pra, se nëse e ushqeje, do të më gjeje tek ai!
O biri i Ademit! Unë të kërkova ujë e ti nuk më dhe!
Njeriu do të thotë: -O Zot, si mundem unë të të jap ujë, kur Ti je Zoti i botëve?
Allahu do të thotë: -A nuk e dije ti se një ndër robërit e Mi të kërkoi ujë e ti nuk i dhe? Dije, pra, se nëse do t'i jepje ujë, do të më gjeje tek ai! (Shënon Muslimi)
Është transmetuar nga Enes b. Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kur Allahu krijoi tokën, ajo rrëshqiste dhe Allahu krijoi malet dhe toka u stabilizua, ndërsa melekët të çuditur pyeten Allahun e Lartësuar:
-O Allah, a ke krijuar krijesë më të fortë sesa malet?
-Po- i thotë, -hekurin.
-A ke krijuar krijesë më të fortë sesa hekuri?
-Po- i thotë, -zjarrin.
-A ke krijuar krijesë më të fortë sesa zjarri?
-Po- i thotë, -ujin.
-A ke krijuar krijesë më të fortë sesa uji?
-Po- i thotë, -erën.
-A ke krijuar krijesë më të fortë sesa era?
-Po- i thotë, -sadakaja që jep biri i Ademit, që nuk e di dora e majtë se sa ka dhënë dora e djathtë. (Tirmidhiu dhe Imam Ahmedi në Musnedin e tij).
Gjithashtu i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: "Veprat më të dashura tek Allahu janë gëzimin që e fut tek vëllai yt besimtar ose t'i shlyesh atij borxhin ose ta ushqesh atë."
Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: "I Dërguari i Allahut na urdhëroi të jepnim sadaka (lëmoshë)! Thashë: "Nëse ndonjëherë do të arrij ta mund Ebu Bekrin, sot ta bëj atë." Tha: "Erdha me gjysmën e pasurisë sime." I Dërguari i Allahut më tha: "Çfarë i le familjes sate?" Thashë: "Kaq (sa solla këtu, do të thotë gjysmën)." Erdhi Ebu Bekri me tërë atë që kishte. I tha (I Dërguari ): "Çfarë i le familjes sate, o Ebu Bekr?"
"Ua lashë Allahun dhe të Dërguarin e Tij", iu përgjigj Ebu Bekri. Omeri thotë: "Thashë: Pasha Allahun! Nuk mund ta kaloj në asgjë."
Vëlla i nderuar! Lypësin mos e shty me ashpërsi. Sikur të dije se çfarë mirësie mbart me vete për ty do ta kishe mbajtur në zemrën tënde, jo në kokën tënde. Sufjan Theuri, Allahu e mëshiroftë, gëzohej kur e shihte lypësin në derën e vet dhe thoshte: "Mirësevjen ai që ka ardhur të m'i shlyejë mëkatet!"
Fudajl b. Ijadi thoshte: "Ata (lypësit) po e mbartin furnizimin (shpërblimet) tonë për në botën tjetër pa mëditje derisa ta vendosin në peshoren para Allahut të Lartësuar."
Dëgjo thënien e Jahja b. Muadhit, i cili thotë: "Nuk di ndonjë kokërr që peshon sa malet e kësaj bote përveç kokrrës së sadakasë."
Gjithashtu thënien e Omer b. Abdulazizit: "Namazi të çon në gjysmë të rrugës, agjërimi të çon deri te dera e mbretit, kurse sadakaja të fut tek ai."
Sa njeri i mirë ishte Abdurahman b. El Harithi, i cili trashëgoi pasuri dhe e dërgoi atë fshehtas te vëllezërit e tij dhe tha: "Unë për ta e kërkoja xhenetin në namaz e si të tregohem koprrac për këtë botë?"
Ubejd b. Umejri thotë: "Njerëzit në Ditën e Kiametit ringjallen të uritur si asnjëherë më parë, të etur si asnjëherë më parë dhe të zhveshur si asnjëherë më parë. Kush ka ushqyer të tjerët për hir të Allahut, Ai do ta ngopë atë, kush u ka dhënë ujë të tjerëve, Allahu do t'i japë ujë atij dhe kush e mbulon dikë për hir të Allahut, Ai do ta mbulojë atë.''
Ali b. Husejni mbante bukë në shpinë gjatë natës dhe i përcillte të ngratët në errësirë dhe thoshte: "Sadakaja në errësirën e natës e fik hidhërimin e Zotit". Umer b. Thabit thoshte: "Kur vdiq Ali b. Husejni dhe e pastruan nisën të vështrojnë gjurmët e zeza në shpinën e tij. Pyetën: "Ç'është kjo?" Thanë: "Mbante ushqim mbi shpinë natën dhe ua shpërndante të varfërve të Medinës."
Allahu e shpërbleftë të Dërguarin tonë Muhamed, i cili e udhëzoi Bilalin me fjalët: "Shpenzo, o Bilal dhe mos u frikëso për pakësim nga Pronari i Arshit."
Po, vëlla i nderuar, shpenzo atë që ke në xhep të vjen ajo që është gajb, ki mëshirë ndaj atyre që janë në tokë, të mëshiron Ai që është në qiell...
Vëlla i nderuar! Pas dëgjimit të këtyre fjalëve nga Kurani, Suneti dhe thëniet e të parëve, a thua si do të veprosh
Bukurosh-Djal- Legjendë
- Vendbanimi : Frankfurt.am.Main
Postime : 3611
Gjinia :
Anëtarësuar : 08/05/2010
Mosha : 41
Hobi : ''Nese ke vendos me u nda nese kurr me s'don mem pa, Ti me trego mos me mundo,Mos loto nese ke vendos me shku ska rendesi veq knaqu ti Dashuri ''Te dua perjet''
Similar topics
» Kush do të bëhet MILIONER?
» Hante nga koshat e plehrave, bëhet milioner
» Hante ne koshat e plehrave, bëhet milioner
» Kush behet me nervoz ne lidhje,burri apo gruaja?
» Ja pse mashkulli bëhet më besnik kur bëhet baba!
» Hante nga koshat e plehrave, bëhet milioner
» Hante ne koshat e plehrave, bëhet milioner
» Kush behet me nervoz ne lidhje,burri apo gruaja?
» Ja pse mashkulli bëhet më besnik kur bëhet baba!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi