Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Jetimi... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Jetimi... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jetimi...

Shko poshtë

Jetimi... Empty Jetimi...

Mesazh nga Bukurosh-Djal Sat 14 Aug 2010 - 9:19




..................................................... J E T I M I

Ska dyshim se Allahu eshte Mbrojtesi më i Mire për të gjithë ne , Ai na furnizon ,dhe gjithcka qe ekziston në këtë gjithësi është krijim I Tij , Mëshira e Tij ështe e pakufishme dhe ajo përfshin cdo send . Por Allahu I Lartmadheruar i ka urdhëruar dhe njerëzit që të jenë të urtë dhe të mëshirshëm me njëri tjetrin, të bashkëpunojnë në devotshmëri dhe të ndihmojnë njeri tjetrin në vështirësi.

O Vëllai im a ke menduar ndpnjëhere që në këtë botë ka njerëz që u mungon gjëja kryesore e cila i bën të ndihen të vetëm ,dhe ajo është dashuria e prindërve .Sa fëmijë sot në botë janë pa prindër dashurinë e nënës e ka zëne skamja dhe vetmia . Fëmije qe sillen rugëve pa shkollë , pa bukë , pa strehë etj etj. A nuk e meritojnë këta ndihmën dhe dashurinë tone ,Pse të mos behemi ne per ta prinder ,duke fshire lotet nga syte e tyre dhe duke u sjelle atyre buzeqeshjen dhe ngrohtesine qe u mungon , O vëlla a nuk te prengoset zemra jote kur sheh nje femije i cili gjithe ditën u lutet njerezve në rruge per pak buke ndersa ti tek shtëpia jote ushqen qenin dhe macen me ushqime nga me te mirat ,A nuk eshte turp prej Allahut të Lartmadheruar qe na ka furnizuar me te mira dhe ne nuk i shpenzojme aty ku duhet ,a mos valle ne e kemi harruar ajetin e Allahut ku thote :
A e ke pare ate i cili e mohon shperblimin (ne ditën e Gjykimit) . Ai eshte i cili e perzen jetimin me neveritje. (maun 1,2)

Transmetohet prej Amr Bin Asi't, pejgamberi a.s. ka thonë:
" Allahu vjen me mëshire me ata të cilet kanë mëshirë! Bëni mëshiri mbi ata që gjinden në tokë që të bajnë mëshirë mbi ju ata që janë në qiell..." Tirmidhi dhe Ebu Davud
Ashtu sikurse Allahu I lartmadheruar u kujdes per profetin a.s. sepse dhe ai ishte jetim sikrse thuhet ne Kuran ;

A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje). Ed Duha

Me ketë ajet ne e kuptojmë se pejgamberi a.s. ka qene jetim por ne te njejtën kohe duhet ta kuptojm se jetimi do strehim, do përkrahje dhe ne duhet atë përkrahje dhe atë strehim tua plotesojmë atyre!
Allahu xh.sh. në Kur'an na keshillon se si të sillemi me jetimin, .
"Mos iu afronu pasorisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, vetëm në mënyrë të mirë..." El En'am 152

Ne qofte se jetimi ka mbetur nen kujdesin tend kije frike Allahun dhe ruju mos ju afro pasurisë së tyre, dhe ji I kujdeshem dhe I matur ne pasurine e tyre sespse Allahu thote në Kur'an:
"...Mos e hani ata duke e shkapërderdhur dhe duke u ngutur para se të rritën ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfyrtëzimit të pasurisë së jetimëve), e kush është i varfër, le tëhajë me maturi. E kur t'ju dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dërzoni). Mjafton që Allahu është llogaritës." En Nisaë 6

E pra keshtu duhet te sillemi me pasurin e tyre dhe kur ta shohim qe ata jane pjekur duhet te veprojme sikurse na ka urdheruar Allahu xh.sh ;
"...E nëse vëreni te ta pjekuri, atëherë dorëzonju atyre pasurin e tyre..." En Nisaë 6

Ata të cilet e keqperdorin pasurin e jetimit dhe hanë prej saj pa drejtësi Allahu xh.sh. thotë se ata nuk janë duke ngrene tjeter vetem se zjarr sikurse thote I Lartmadheruari ;
" Ata që hanë pa të drejt pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre me zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit." EN NISAË 10
Interesimi i Islamit ndaj jetimëve nuk është I kufizuar vetëm kujdesimi me pasurin e tyre por,ndalohet reptesish nënçmimi i tyre dhe sjellja keq me ta.
Allahu xh.sh. thotë në Kur'an:
"Dhe mos e përul jetimin" ED DUHA 9
Kështu është urdhuri i Allahut që te mos sillemi keq me jetimat por, perkundrazi te ndalojme keqsjelljen e tyre sic na ka treguar Allahu xh.sh. në Kur'an se rezultat I keqsjelljes me jetimat eshte si me poshte ;
Ja disa ajete prej tyre:
" E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë; Zoti im më ka nderuar.
Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin, ai thotë; Zoti im më ka nënçmuar!
Jo, nuk është ashtu! Por ju nuk përfillnit bonjakun." EL FEXHR 15-17
E ai nuk u hodh në përpjetëzen( rrugë e vështirë) E ç'gjëtë mësoi ty se ç'është akabe (rruga e vështirë)?
Është lirimi i një skllavi,
Ose dhënia e ushqimit në kohen kur mbretëron uria.
Ndonjë jetimi që është i afër
Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria." EL BELED 11-16

"A e ke parë ti (a e njeh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?
Po ai është që i përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun." EL MAUN 1-2
Pervec ketyre ajetev jane dhe shume ajete te tjerea te cilat permendin rendesine dhe perkujdesjen e jetimit sikurse thote dhe Allahu I Lartmadheruar ;
"Adhuroni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, sillnuni mirë ndaj prindërve , ndaj afërmve dhe ndaj jetimëve..." En Nisaë 36

" ... Dhe të pyesin ty për bonjakët. Thuaj: " Po t'i ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzini (pasurin e tyre me tuajen), ata janë vëllezërit tuaj. Allahu do ti dallojë qëllim keqin nga qëllimmiri..." El BEKARE 220

" Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni ftyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirë si e vërtetë është ajo e atij që beson Allahun, ditës së gjykimit, engjëjve,librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep te afërmëve, bonjakëve..." EL BEKARE 177

Vellai im Te qarat jane ajetet e Allahut dhe drejtesia e Tij eshte absolute prandaj dhe perkujdesja e jetimeve ka nje shperblim te madh tek Allahu dhe ne diten e gjykimit, gjithashtu peruleja dhe perbuzja apo ngrenia e pasurise eshte mekat I madhe qe e merzit Allahun dhe e con njeriun ne zjarr te xhehenemit. Zgjati duart e tua per keto krijesa te vetmuara afroju atyre ngrohtesine dhe ndihmen qe edhe ty Allahu te te vije me ndihme dhe shpreblim ne diten e gjykimit
Dhe se fundi lusim Allahun qe ti hape zemrat tona dhe duke qene te dhembshur per kete shtrese te shoqerise e cila ka nevoje per ne .


Bukurosh-Djal
Bukurosh-Djal
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Frankfurt.am.Main
Postime Postime : 3611
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/05/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : ''Nese ke vendos me u nda nese kurr me s'don mem pa, Ti me trego mos me mundo,Mos loto nese ke vendos me shku ska rendesi veq knaqu ti Dashuri ''Te dua perjet''

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi