Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Anglezi që beson se është ari polar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Anglezi që beson se është ari polar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anglezi që beson se është ari polar

2 posters

Shko poshtë

Anglezi që beson se është ari polar Empty Anglezi që beson se është ari polar

Mesazh nga Alberti Sat 4 Sep 2010 - 3:00

Anglezi që beson se është ari polar Thumbnail.php?file=lewis_gordon__742721487

Anglezi që beson se është ari polar


Lewis Pugh, ish-agjent i forcave speciale, noton nën zero gradë për të denoncuar emergjencat e planetit
Ekzistojnë
shumë mënyra për ta sensibilizuar opinionin publik mbi ngrohjen
globale. Lewis Pugh, 40 vjeç, ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale:
misioni i tij është të notojë në ujëra shumë të ftohta, për “të vënë
theksin” te ndryshimet klimatike dhe pasojat dramatike për ekosistemin.
Në fund të majit, aktivisti-notar britanik përshkoi me not, stil i
lirë, një kilometër të liqenit Pumori, pranë maleve Everest, në një
lartësi prej 5300 metrash. Pugh notoi në ujin e ngrirë 22 minuta e 51
sekonda, shenjë kjo kundër shkrirjes së akujve të Himalajeve. Gjatë
katër viteve të fundit, sipërmarrjet e Lewis kanë bërë xhiron e botës:
në 2006-n notoi në lumin Tamgi në Angli, pas një viti mori një rekord
sepse kishte notuar gjatë në pesë oqeanet e planetit. Në vitin 2008
zgjodhi Polin e Veriut, si vendin simbolik të emergjencës ambientale:
pas një notimi të bukur, përshkoi oqeanin Arktik me kajak, së bashku me
Robbie Hedgus, drejt akullit detar, për t’i treguar botës se si ajo
shtresë gjigante akulli po shkrihet në mënyrë drastike. “Para dy
vitesh, 23 për qind e kësulës polare arktike ishte zhdukur, prandaj
vendosa ta bëja këtë notim simbolik në majë të botës, në një vend ku
duhet të mbretërojë vetëm akulli, por që në të vërtetë ai po shkrin dhe
me një shpejtësi marramendëse madje. Mesazhi është ky: ndryshimet
klimatike janë të vërteta dhe duhet të bëjmë diçka. Tani”!
Anglezi që beson se është ari polar Lewis-pugh
Për momentin nuk e dimë se cili do të jetë angazhimi i radhës, por
jemi të sigurt se do të ndodhë shumë shpejt. Si gjithmonë, kjo
iniciativë e radhës do të shërbejë për t’i tërhequr vëmendjen botës mbi
ndryshimet e ekosistemit. Nëse dëshironi të dini se kush është Lewis
Pugh, mjafton t’i hidhni një sy kurrikulumit të tij për të bërë ndonjë
parashikim, si për shembull ndonjë zhytje në Groenlandë. Lewis Gordon
Pugh, i lindur në Plymouth në vitin 1969, është burri i parë që e ka
merituar titullin “Grali i Shenjtë” i notarëve të lartësisë. Lewis është
një notar ekstrem, e vetmja qenie njerëzore që para se të zhytet në
ujërat e ftohta të Tokës, arrin ta ngrejë temperaturën e trupit me dy
gradë Centigradë. Pasioni i tij për të notuar në ujëra të ftohta e ka
ndihmuar të thyejë të gjitha rekordet. “Problemi është se teoria
e ndryshimit klimatik shpesh herë është shumë e ndërlikuar, sepse
njerëzit e rrugës mund ta kuptojnë ndryshe”, shpjegon ai. Nga ana
tjetër, studiuesit nuk janë gjithmonë në sintoni me njëri-tjetrin, të
dhënat ndryshojnë, politikanët ndërhyjnë shumë edhe aty ku nuk u takon,
prandaj njerëzit ngatërrohen. “Ata nuk janë konfuzë kur shohin dikë që
noton në Polin e Veriut”. Ishte korriku i vitit 2007. Lewis
vendosi të zhytej në ujërat e Polit të Veriut, për të treguar që
ekosistemi i Arktikut “po vuan”, që shkrirja po ndodh vërtet, madje
është e dukshme. Temperatura e ujit ishte 1,7 gradë. Lewis e përballoi
këtë sfidë duke respektuar rregullat e “Channel Swimming Association”:
veshi kostumin, vuri kufjet dhe syzet e ujit, pastaj u nis. U hodh nga
një ajsberg dhe notoi rreth një kilometër në ujin e ftohtë nën zero
gradë për 18 minuta e 50 sekonda. Askush përpara tij nuk kishte guxuar
kaq shumë, dhe ndoshta askush nuk do të përpiqet të matet me të. “Para
se të zhytesha, në mendjen time mbizotëronte vetëm frika. Uji poshtë ka
ngjyrë të zezë dhe brenda sheh të notojnë copa të bardha akulli”,
kujton Lewis. Është një kontrast pothuajse surreal. “Sa kohë do
trupi i ngrirë të përfundojë në fund të oqeanit, nëse diçka shkon
keq?”, mendon ndonjëherë Lewis. Megjithatë ai thotë se nuk është kjo
mënyra për t’i përballuar sfidat. “Përpiqem t’i ç’rrënjos ato mendime
nga koka, përqendrohem te muzika e ‘iPod’-it dhe bëhem paksa agresiv,
natyrisht duke e kontrolluar veten”. Mesa duket, kjo metodë funksionon.
Lewis nuk ka përfunduar në fund të oqeanit, por ka paguar një çmim:
gishtat e tij janë ënjtur si salsiçe dhe për katër muaj humbi
ndjeshmërinë e duarve. “Dëmet më të mëdha janë ato psikologjike: pas një
eksperience si kjo, mendohesh dy herë para se të provosh përsëri të
kapërcesh limitet e tua”, thotë ai. Parimi i tij është ky: “Mendje e
shëndoshë, në trup të shëndoshë”. “Nëse nuk ndjek ëndrrat e tua, do të
përfundosh duke ndjekur ëndrrat e dikujt tjetër”, i tha një herë një
shokut të tij. “Mua më pëlqen të notoj dhe dua ta vazhdoj misionin tim
deri në fund të jetës sime”, thotë me thjeshtësi. Në vitin 2003, Lewis
vendosi ta linte punën dhe të notonte “me kohë të plotë” për të tërhequr
vëmendjen e njerëzve për planetin tonë të sëmurë. “Duhet
zgjedhur një taktikë për çdo situatë. Njeriu nuk mund të vazhdojë t’i
bëjë gjërat siç i ka bërë deri në atë moment. Është e lehtë të thuash:
‘Oh sa ujë i ftohtë’! Nuk jam trembur kurrë nga ftohtësia, madje e
inkurajoja gjithmonë veten duke thënë se kam provuar gjëra më të
frikshme”. Në fakt, trupi i njeriut nuk është krijuar për të
notuar në ujëra aq të ftohta. Mjafton të kujtosh pasagjerët e
“Titanikut” që ngrinë në ujë, temperatura e të cilit ishte 5 gradë.
Pugh ka notuar në ujë me temperaturë më të ulët: 1,7 gradë.
Sipërmarrjet e tij janë natyrisht interesante edhe nga pikëpamja
mjekësore. Një shkencëtar nga Universiteti i Kejp Taunit e ka quajtur
Pugh-un “termogenesi anticipatoria”, duke iu referuar aftësisë së tij
për ta rritur me dy gradë temperaturën e trupit para se të zhytet në
ujërat e ftohta, një fenomen që nuk është regjistruar te qeniet e tjera
njerëzore.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Anglezi që beson se është ari polar Empty Re: Anglezi që beson se është ari polar

Mesazh nga Anakonda Fri 6 Apr 2012 - 18:07

edhe un po besoj atehere se jam shtrige(se pamjen ashtu e kam)edhe pse thell ne shpirt jam e mire.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi