Cagliari deklason Romën
Faqja 1 e 1
Cagliari deklason Romën
Cagliari ka turpëruar Romën në Sardenja dhe atë me rezultat 5-1, që përbën një nga deklasimet më sensacionale të kohëve të fundit.
Cagliari hyri me objektiva të qarta në këtë takim. Ishte Daniele Conti ai që zhbllokoi rezultatin (8’), kurse atë e barazoi Daniele De Rossi (18’) për 1-1.
Në vazhdim, Roma do të pësonte katastrofën më të madhe në dekadën e fundit në Serie A. Alessandro Matri realizoi nga penaltia për 2-1 (23’), kurse rezultatin në 3-1 e kishte shpjerë Robert Aquafresca (38’). Për 4-1 u përkujdes përsëri Alessandro Matri që realizoi golin e dytë. Rezultatin përfundimtar Cagliari 5-1 Roma, e vuri Andrea Lazzari.
Kjo disfatë Romën e fut edhe zyrtarisht në krizë të rezultateve, ndërsa Cagliari mund ta shijojë për pak kohë ndjenjën e të qenit në pozitën e parë. /
Similar topics
» Toni dëshiron Romën
» Adriano pohon se ka negociuar me Romën
» Mourinho gjithmonë i vëmendshëm me Romën
» Adriano pohon se ka negociuar me Romën
» Mourinho gjithmonë i vëmendshëm me Romën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi