Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nuk mposhtet Shqipëria  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nuk mposhtet Shqipëria  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk mposhtet Shqipëria

3 posters

Shko poshtë

Nuk mposhtet Shqipëria  Empty Nuk mposhtet Shqipëria

Mesazh nga Binni Fri 8 Oct 2010 - 9:36

Nuk mposhtet Shqipëria  F.1008222500580_m
As Bosnja nuk ka arritur të dalë e fituar nga Qemal Stafa, pasi që Shqipëria në mënyrë solide arriti të mbante kreun në Grupin D të kualifikimeve për Euro 2012.

Të gjitha biletat ishin shitur për ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin Kombëtar, ku mbretëroi atmosferë impozante në çdo sekondë të vetme të takimit.

Bosnja e nisi më mirë takimin, me një përqëndrim të lehtë të Shqipërisë në mbrojtje. Sidoqoftë, gabimi i parë u takon vendasve. Pas një harkimi të mirë në zonë, Vedat Ibisevic gjendet për mrekulli për të zhbllokuar rezultatin në 1-0 për Bosnjën (21’).

Shqipëria filloi të gjallërohet në lojën e saj. Pas një pasimi të bukur për Hamdi Salihin, ishte ky i fundit ai që për mrekulli arriti të lansojë një goditje fenomenale, e cila dridhi transferzalen e portierit Asmir Begovic dhe stadiumin Qemal Stafa.

Në fund të pjesës së parë, vjen dhe momenti kyç i këtij takimi. Një top të gjatë drejt Erjon Bogdanit, që do ta nxirrte këtë të fundit të vetmuar para portierit boshnjak, e ndali qëllimisht me dorë një mbrojtës boshnjak, që u ndëshkua vetëm me karton të verdhë.

Goditjen e lirë nga kjo ndërprerje për mrekulli e shfrytëzoi Klodian Duro, që me një goditje mjeshtërore arriti të fotografonte portierin Asmir Begovic në panoramën e Stadiumit Qemal Stafa, që në ato momente ishte në ekzalt, pasi rezultati ishte barazuar në 1-1.

Pjesa e dytë ishte e baraspeshuar, me Shqipërinë që nuk ishte konkrete para portës dhe me boshnjakët të cilët e goditën transversalen. Ndeshja përfundoi me barazim 1-1, një barazim ky plotësisht i merituar për Shqipërinë, që mundi të nxirrte edhe tri pikë, por që ishte e pafat.

Shqipëria mbetet lidere në Grupin D, të paktën deri nesër, me pesë pikë, po aq sa ka edhe Bjellorusia që barazoi në transfertë te Luksemburgu. Nesër zhvillohet dueli tjetër i këtij grupi mes Francës dhe Rumanisë. /


Edituar për herë të fundit nga Adмιn në Fri 8 Oct 2010 - 9:39, edituar 1 herë gjithsej
Binni
Binni
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mendjen Tuaj!!
Postime Postime : 7205
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/01/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Sporti,

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nuk mposhtet Shqipëria  Empty Re: Nuk mposhtet Shqipëria

Mesazh nga Vizitor Fri 8 Oct 2010 - 9:38

nuk poshtet shqipria as kombi jon brava
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nuk mposhtet Shqipëria  Empty Re: Nuk mposhtet Shqipëria

Mesazh nga bobi 10 Fri 8 Oct 2010 - 9:42

flm per informacionin admin

me kujtoi parrullat ne kohen e xhaxhit kjo tema

ndertojme socializmin me forcat tona Nuk mposhtet Shqipëria  61998 .


s'ka futboll,edhe pike.

kjo me neverit,edhe pse e kam te veshtire ta pranoj.
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nuk mposhtet Shqipëria  Empty Re: Nuk mposhtet Shqipëria

Mesazh nga WebMaster Fri 8 Oct 2010 - 9:43

Nuk mposhtet Shqipëria  187992 He se mire jemi 1 me 1 :bounce:
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nuk mposhtet Shqipëria  Empty Re: Nuk mposhtet Shqipëria

Mesazh nga Vizitor Fri 8 Oct 2010 - 9:44

kish me qen dhe mamir 2.me1
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nuk mposhtet Shqipëria  Empty Re: Nuk mposhtet Shqipëria

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi