AT SHTJEFEN GJEÇOVI PËRBALL DY ALTERNATIVAVE
Faqja 1 e 1

Historiani arbëresh i letërsisë shqipe Gaetano Petrota skicon shkut dhe saktë portretin e hollë e atdhetar të At Shtjefën Gjeçovit O.F.M.; „Ai pati për moto fenë dhe Atdhenë,kështu që punoi me përkushtim për të zhvilluar e për të përhapur dashurinë ndaj Zotit dhe Atdheut në mesin e popullit.“ Prof. Abaz Ermenji,në studimin e tij të hershëm të titulluar “Albania – Vendi që zë Skendërbeu në historinë e Shqipërisë“,(botim I,1968),ndër të tjera me një stil të ngjajshëm vlerëson lart meshtarin dhe atdhetarin At Shtjefën Gjeçovin,kur shprehet me plot zemër se ai ishte “njeriu i kulluar“,pra duke na u shfaqur i kulluar përball historisë gjithshqiptare për kontributin e vyer,që, me devocion të përhershëm dha për kombin e vet të lashtë. Tashmë gjithnjë e më tepër po ndriçohet përsonaliteti shumë dimensional, intelektualit me vlerë cilësore,veprimtaria atdhetare mbi të cilën spikasin konceptet e veçanta,ku dallohet përparësia e veprave që veçmas shquhen për kulturën e shumanshme etiko-morale. Si njeri me mendje të fuqishme e të freskët dhe zemër të madhe,i shton natyrshëm gjerdanit të artë të kulturës amtare edhe një unazë të çmuar shqiptari. Gjeçovi me veprat e tij ku shquhet në veçanti mbledhja dhe përpunimi i t’shquarës “Kanuni i Lekë Dukagjinit“,e cila mbeti në historinë e kulturës sonë si një gurë themeltarë në identitetin tonë kombëtar. Në këtë përkushtim të madh Gjeçovi i dha trup qënjes së brendshme të kombit. Ai me pasion të ndezur i reflektonte veprat e pasura për t’ja përcjell me kulturë asimilimi gjithë niveleve e shtresave të shoqërisë shqiptare aso kohe.
Në planin shpirtëror At Shtjefni ligjërimet me cilësi për doktrinën kristiane i kishte parësore,duke qenë vetë një bari i përkushtuar Zotit dhe si bari i grigjës së vet shqiptare. Mirëpo,duke shfletuar punimet e tij,del shumë qartë se ato kulmojnë nga gjerësia e temave e larmia,që me kënaqësi të thellë,i rrokte për t’i trajtuar më pas sipas këndveshtrimit të vet në thellësinë e gjerësinë e tyre. Po t’i vështrosh me kujdes,pas një soditje të këndëshme,del se ato në planin e përgjithshëm shquhet për një shkoqitje të mirë esenciale dhe,njëkohësisht në mënyrë të veçantë etiko-moral. Këto punë të paramenduara të arkitektit të mendimit të lirë,në formën e shqipëruesit krijues e pasurues,u përmblodhën në botimin me titull: “Agimi i Gjytetnisë” në vitin 1910.Qënja e tij si një intelektual kërkues e aktiv me vlera shpirtërore dhe letrare artistike,ishte e përfshirë ndërgjegjësisht në misionin ungjillizues,kulturor dhe njeherazi qytetërues të popullit të vet besimtar.Aso kohe,mendja e tij produktive kërkonte që shpesh të përqonte fjalën e urte dhe të ëmbel të Krijuesit të Gjithësisë,Zotit,duke e shkrireë atë në unitet me qellimin që u kishte vënë lexuesve të gjerë,duke e reflektuar atë sa më thjeshtë përmes elementëve të gjetuara publicistike. Kësisoj,vlerat e reja në letërsinë e duhur,u pasqyruan,falë aftësive të eruditit meshtar ku shpesh objeksionet e qarta i spikaste edhe në takimet midis kolegëve midis publicistëve të shkollës së pasur të kulturës shqiptare,duke shtuar përpjekjet për bashkatdhetarët e kudondodhur,që t’ua ndriçojnë udhën e domosdoshme drejt qytetërimit europian. Dhe këtë e arriti përmes një konteksti terësisht të veçantë,që pikë së pari mendoj se qëndronte në atë të atdhedashurisë,të përçuar me durim përmes gjuhës së butë njerëzore,ku natyrshëm shpirti dhe butësia kristiane sillte në mënyrë origjinale shprehje të reja progresiste. Si jo i rastësishëm,Gjeçovi i traditës kombëtare,sikurse paraardhësit e tij prelatë të krishterë,përshkon atë hulli të pasur në shembuj devocioni të traditës së herëshme,në të cilën lan gjurmë të pashlyera të mendimit përparimtar shumë mendje të shquara të Rilindjes,ose siç mund të njihet ndryshe,si shkëndija të para të zgjimit të vetëdijes kombëtare,që,përherë si busulla drjtuese parapëlqenin rrjedhat e qytetërimit bashkëkohor europian. Konturet solide të kulturës së tij,si përsonalitet i kulturës së jurispundencës, është e drejtë se mund t’i vlerësosh sa dhe si duhet,në qoftë se nuk kemi të qartë se grumbullimi,sistemimi i ”Kanunit të Lekë Dukagjinit“ ishte parë nga Gjeçovi si nevojë e rëndësishme,jo vetëm për banorët e zonave malore,por,në mënyrë të natyrshme,për të gjithë banorët e tjerë të trevave shqiptare. Pikërisht në këtë vepër universale Universiteti i Lajpcigut i dha titullin e nderit “Doktor i Shkencave Juridike” ,duke hyrë kësisoj në librin e artë të drejtësisë botërore,si një shembull i rrallë.
Pasi ke zbuluar mesazhet e drejtpërdrejta dhe ato nentekstet domethënse që çliron natyrshëm duke iu rikthyer rileximit të veprës “Agimi i Gjytetnis” analizon shumë qartë unitetin për të gjithë shqiptarët,pavarësisht se ku ata jetonin e punonin,që jetonin në gjuhën histori,tarditë,etj,ku vazhdimisht kishin ekzistuar të njejtat preokupime,sakrifica,përgjatë rrjedhës së vrullshme të historisë. Të vështruar me shumë kujdes,ata mbanin shumë pika konvergimi me të gjitha shoqëritë civilizuese evropiane. Botëkuptimin e thellë Gjeçovi e fitoi dhe më vonë e mbështeti në koncepsione të disa filozofëve të epokës së lashtë greko-romake,duke u shtuar atyre dhe shumë ide,mendime e urti të njerëzve të ndritur të letërsisë së pasur shqipe.Nga thellësia e kulturës së lashtë romake, ku pasqyrohej jeta romake e kohës me të gjitha konseguaencat e saj,voli shumë material që e pregatiti në funksion të qellimeve të veta,ku autorët antikë si i madhi Virgjil me veprat e dëgjuara “Gjerorgjikët” dhe “Eneida”,të cilat fare shkoqur përçojnë mesazhe serioze,ku të gjithë mund të kundrojnë dashurinë e romakëve jo vetëm për natyrën,por mbi të gjitha, ndaj Atdheut të tyre dhe kultit fetar,që,me zell,ata i besonin. Sipas këndveshtrimit të Gjeçovit,binomi “Fe e Atdhe”,është i hershëm,përmbajtja e këtyre elementëve të pashkëputura tingëllojnë ëmbël në vesh dhe me krenari trimërojnë njeriun e guximshëm që të sakrifikohet natyrshëm për to. Mirëpo,kjo për Gjeçovin nuk ishte e rastit. Kështu,ndjenjën e lashtë të dashurisë e gjen gjatë hulumtimeve të tij dhe tek popujt e tjerë të qytetëruar të kohëve më të hershme dhe në kohën kur ai jetonte. Atdheu si gjë e shtrenjtë çmohet dhe stimulohet si një sakrificë duke arritur jo rrallë në veprime në shkallë sublime. Kështu i ngjau edhe vetë Gjeçovit. A nuk u vra nga një dorë e pabesë,pikërisht se i kishte shumë të zhvilluara ndjenjat e thella të atdhedashurisë. Midis të tjerave shkran: “Si një lule e hijeshme dhe e bimun në loçkën të zëmrës asht Atdheu”,për të cilin ai kishte përkushtim të veçantë,mbasi në vlerësimin dhe kujdesin e veçantë shton “Trevat e shtrenjta të të parëve tanë,si asgja tjetër duhen ruajt me kujdes që të mos i rrëmbejë asnjë pushtues i huaj”. Mendimtari i përvojës jetësore,At Shtjefën Gjeçovi,arriti deri aty sa kundërshton dhe opinionin e shprehur shumë shekuj më parë nga mendimtarë të mëdhenjë të planetit siç ishin të mëdhenjtë Volter dhe Gledstoni,të cilët kishin “rrëzuar” atdheun me shprehjet e pathemelta: “Atdhedashuria nuk mund të jetohet me qenjen si i krishterë”. Falë horizontit të gjërë kulturorë,me palcë kombëtare e përtej tyre,përvoja e pasur e historisë të lavdishme shqiptare ishte e mbushur me shumë faqe të përgjakura gjatë shekujve që pasuan,duke u kthyer ajo në një shembull unikal martirizimi. Mbi bazën e fakteve historike plot tallaze të kishës katolike shqiptare gjatë shekujve,tregoi fare mirë për qëndresë të pashoqe,për të cilën françeskani i ynë i madh formulon përfundimin e drejtë,sipas të cilit “doktrina e krishterë manifeston dhe predikon se pikërisht dashuria e madhe ndaj Atdheut është një detyrë po aq e zjarrtë në zemrën e një njeriu dhënë kjo nga vetë Krijuesi i gjithpushtetshëm Krishti – Mret,Zot e Njeri...”A nuk u vëretue kjo në detin e madh të kalvarëve që përshkoi në tërësi kleri katolik shqiptar dhe në veçanti duke u ekzekutuar drejpërdrejt se nuk besonin në ateizëm? I vetmi “faj” i tyre ishte se kishin punuar me zemër të madhe për kombin dhe fenë e të parëve të tyre,përkrah vëllezërve shqiptarë. Kujtojmë se të gjithë pjestarët e urdhërave katolikë që vepruan në Shqipëri,duke qenë të krishterë të devotshëm,ishin dhe atdhetarë po aq besnikë,në përkushtimin deri në çaste sublime për Atdheun,ku ata lindën,punuan dhe me një thjeshtësi të veçantë,plot përvuejtëri,mbyllën jetën e tyre. Ata drejtuan,me kurajon e tyre,intelektualët shqiptarë për zgjimin e një jete mendore,të një lëvizje me ide të reja,politike,ekonomike e kulturore,të një ideali kombëtar e të një veprimi të ri,pra të ringjalljes së shqiptarizmës,që normalisht të na shtynte përpara si komb.Çfarë do të kishte ngjarë sikurse të mos e rrisnin këtë ndjenjë të thellë kombëtare,një adhurim për çdo send që i përket kombit dhe tokë sonë? Atëherë mund të themi se nuk do të kishim as shqiptarë as Shqipëri. Mësimi dhe veprimtaria e dijes kulturore në një plan të gjerë,për kombin janë shtyllat kryesore për përparimin e një vendi. Me këto motive të qarta jetonte e punonte plot zemër At Shtjefën Gjeçovi,ku Feja e Atdheu ishin pjesë e pandarë e së njejtës monedhë. Mirëpo,në këndvështrimin tonë,atdhetaria ka qenë dhe është lakuar në të gjithë rastet. Njëkohësisht duhet pranuar se dashuria për Atdheun ka disa kuptime,qëndrime dhe një varg përdorimesh. Në këtë rrafsh,të duash vendin tënd,nuk do të thotë vetëm të admirosh jetën vetëm pas mirësive të natyrës së bukur shqiptare,si maleve, fushave,peisazheve të hijeshme natyrore, burimeve plot vlera të tokës e nëntokës sonë,etj., por do të thotë,pkësëpari,të duash dhe të nderosh njerëzit që jetojnë dhe që kan jetuar në këtë mjedis brez pas brezi,pra bijtë e tu të shquar,kulturën shumërrymshe,traditën e pasur e të vlefshme,shpirtin vital e të qëndrueshëm ndaj rrebesheve të ndryshme gjat shekujve,mënyrën se si e organizon jetën e tij,etj. Gjatë kohës së monizmit që kaluam sundoi gjatë rrafshi i individualiteteve,që do të thotë mungesë e bijëve të mençur,mungesë e një kulture të vërtetë,e paideologjizuar,shterpësi vlerash,që me kohë shëndrroheshin në traditë,humbje e aftësive të individëve për të ndihmuar në organizimin dhe forcimin e vlerave të vërteta të shoqërisë së asaj kohe. Këto shije dhe pasoja të hidhura lan vitet e mbrapshta,që falë dimensioneve të reja të demokracisë shpejt duket se u kaluan,por sidoqoftë janë si rikujtesë Për të mos i harruar më. Për ta lartësuar kombin tonë,atëherë le t’i imponojmë vetes dhe botës së përparuar vemendjen dhe respektin,të vetmit objeksione për të cilat kemi nevojë e që nuk na shkelin dinjitetin. Këto objeksione arrihen po qe se do të dijmë të kapërcejmë ne së bashku këtë periudhë krize me pjekuri,po qe se do të hyjmë me korrektesë në mardhënje me vendet tjera,duke u përfaqësuar në të gjitha drejtimet e jetës sonë,me individë të pastër në dinjitet,të aftë e të kulturuar,po të dimë të zgjedhim një sistem qeverisjeje efektiv,i cili me dinjitet të na nderojë në sytë e botës dhe të vërtetës. E kësisoj liria i takon atij populli që e deshiron,e kërkon dhe e meriton.
Nga Klajd Kapinova,”Me kryq dhe pendë”,1997

merturi- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Shkoder
Postime : 13
Gjinia :
Anëtarësuar : 14/09/2010
Mosha : 82
Hobi : Futbolli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi