660 çamët që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore
2 posters
Faqja 1 e 1
660 çamët që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore
Për të çliruar trojet e tyre që ishin pushtuar nga nazifashistët, popullsia çame krijoi formacionet e saj luftuese. Ata ngritën në fillim një çetë dhe më vonë një batalion. Por ndryshe nga çetat e krijuara në atë kohë, me vendim të Partisë, formacioni partizan u krijua nga popullsia çame, për t'u çliruar nga pushtuesit. çamët luftuan heroikisht dhe batalioni i tyre "çamëria", i cili në përbërje kishte më shumë se 600 luftëtarë çamë, u bë një nga formacionet partizane më të rëndësishme të zonës ku veproi. Gazeta "Tirana Observer" boton historinë e krijimit të këtij formacioni partizan si dhe listën e plotë me të gjithë emrat e partizanëve të batalionit "çamëria".
Krijimi i çetës çame
Fillimi i organizimit të LANç-it kundër pushtuesve nazifashistë e gjeti krahinën e Konispolit dhe popullin e saj në një situatë të shëndoshë, të parapërgatitur e në kushte shumë të favorshme për organizimin e saj në të gjitha drejtimet. Në Luftën e madhe kundër pushtuesve nazifashistë nuk ngelën pa marrë pjesë edhe partizanë nga çamëria. Këta luftëtarë do ta kundërshtonin me forcë si pushtuesin e huaj, por edhe qëndrimin e egër që mbanin autoritetet greke. Luftëtarët e parë erdhën edhe nga matanë kufirit, por pjesa dërmuese ishte në territorin shqiptar. Në Shqipëri forcat çame u organizuan në fillim në çetën e quajtur çamëria, kjo u themelua nga krerët e Konispolit. Në 2 shkurt të 1943, në Markat u krijua çeta dhe komandant u zgjodh Haki Rushiti. Kjo çetë nuk u krijua me vendimin e Komitetit të Partisë së qarkut, ashtu siç ishte bërë për shumë çeta, ajo u krijua me dëshirën e patriotëve çamë. Në të gjithë krahinën u përhap lajmi se ishte formuar një çetë duke e përgëzuar këtë iniciativë. çeta krijoi lidhje edhe me fshatrat e tjerë çamë në territorin grek.
Menjëherë mbasi ishte formuar, çeta kaloi në veprime luftarake, dhe brenda një kohe të shkurtër ajo krijoi një zonë të lirë nën kontrollin e saj. Veprimtaria e çetës kishte të bënte me prita, me aksione kundër postave ushtarake.
Sukseset e çetës bënë që numri i saj të rritej shumë, ajo filloi të shtohej me elementë të rinj. U organizuan mbledhje me qëllim që hasmëritë dhe armiqësitë të faleshin si dhe luftëtarëve t'u krijoheshin kushte sa herë të ishte e nevojshme.
Lufta për çlirimin e Konispolit
Pas kësaj mbledhjeje, çeta iu drejtua Konispolit, pasi kishte izoluar forcat fashiste në të gjitha pikat ku mbështeteshin, ushtarët e ndodhur në Konispol u larguan. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme dhe u festua nga banorët e Konispolit, çeta ishte tashmë në gjendje të garantonte sigurinë dhe të ofronte ndihmë. Me hyrjen në Konispol numri i çetës u shtua shumë, ai arriti në 220 vetë. Pra detyrimisht kërkohej një tjetër organizim, jo ai i një çete, por më tepër. Kjo çoi në krijimin e batalionit që mbante po një emër me atë të çetës, "çamëria", komandant i saj ishte Haki Rushiti.
Reagimi i fashistëve ishte i menjëhershëm, ata tentuan të ripushtonin Konispolin dhe këtë u munduan ta bënin në mënyrë indirekte me bashkëpunëtorët e tyre. Por batalioni "çamëria" nuk e lejoi forcën armike të vendosej në qytet. Këto ishin suksese për batalionin, dhe që prej këtij momenti batalioni filloi të merrte pjesë në aksione jashtë krahinës së çamërisë. Në këtë kohë italianët dhe gjermanët ishin të vendosur të shumtë në numër. Një divizion italian dhe një gjerman kontrollonin një territor të gjerë që nga qyteti i Gjirokastrës dhe deri në Janinë dhe Prevezë. Qëllimi i tyre ishte të kontrollonin bregdetin shqiptar në rast zbarkimi aleat, por edhe që forcat partizane të mos bëheshin shqetësuese për to. Një nga objektivat e tyre ishte dhe qyteti i Konispolit që do të shërbente si bazë për pushtimin e Korfuzit dhe Sarandës me rrethinat e saj. Këto ngjarje ishin shumë shqetësuese për batalionin "çamëria", e vetmja forcë partizane në krahinë. Menjëherë u morën masa që të bllokohej ardhja e armiqve në Konispol. çamët partizanë zmbrapsën të gjitha sulmet e nazistëve, por që po fillonin të kishin vështirësi në municione. Armiku tentoi të gjitha veprimet e mundshme të hyrjes në Konispol, madje tentoi të zbarkonte edhe në shpinë të forcave çame që e neutralizuan menjëherë. Nga situata e vështirë ku ishin partizanët çamë, si pasojë e mungesës së municioneve, dolën, sepse Italia fashiste kapitulloi dhe ndaloi të gjitha veprimet luftarake, dhe urdhëroi çarmatimin e ushtrisë së saj. Menjëherë forcat gjermane lëvizën që të zëvendësonin italianët në pozicionet e tyre. Përparimi i gjermanëve në çamëri dhe rritja e numrit të ushtarëve, detyruan shumë familje të largoheshin nga banesat e tyre dhe t'i drejtohen malit. Gjermanët sulmuan përsëri Konispolin, madje kësaj radhe me artileri dhe aviacion. Për shumë ditë gjermanët sulmuan dhe partizanët çamë mbajtën pozicionet e tyre. Rreth 2500 ushtarë nazistë ishin përqendruar në pushtimin e Konispolit dhe përballë tyre qëndronte një batalion patriotësh çamë të paarmatosur mirë. Pas kapitullimit të Italisë fashiste, Shqipëria u pushtua nga Gjermania naziste, përveç një territori të ngushtë midis Konispolit, Himarës dhe Kurveleshit. Pas një lufte të ashpër, ku nazistët angazhuan tanke e artileri të rëndë, u pushtua dhe Konispoli.
Forcat çame ndërkohë u tërhoqën nëpër rrethinat e qytetit dhe ishin në pritje. Duke mos mundur që të luftonin kundër një force aq të madhe si ajo e vendosur në Konispol, forcat çame u angazhuan në operacione të tjera luftarake. Batalioni mori urdhër që të nisej në drejtim të Përmetit, kjo në kuadër të një sulmi të organizuar nga komanda e Frontit Nacionalçlirimtar. Forcat çame hynë në Përmet më 22 nëntor. Ato menjëherë filluan të vinin nën kontroll territoret e pushtuara nga armiku. Sukseset e batalionit çam shqetësuan shumë komandën naziste në Berat, e cila pa që batalioni po shtrinte kontrollin e tij në shumë fshatra të Përmetit. Komanda gjermane për të rivendosur kontrollin në këtë krahinë dërgoi një forcë të konsiderueshme ushtarake e përforcuar me artileri e tanke. Në këtë kohë batalioni "çamëria" nuk ishte i vetmi që vepronte në këtë zonë, aty ndodheshin edhe të paktën dy batalione të tjerë me partizanë. Bashkëpunimi i këtyre batalioneve bëri që autokolona gjermane të pësonte humbje të mëdha dhe të hiqte dorë përgjithmonë nga Këlcyra, dhe të kthehej në Berat. Pas largimit të gjermanëve populli i Këlcyrës me fshatrat përreth krijoi një batalion të tyren, i cili pas largimit të batalionit "çamëria" do të drejtonte luftën kundër nazistëve.
çamët dhe politika greke
Batalioni u rikthye në mbrojtje të tokave çame dhe ndërkohë popullit shqiptar në përgjithësi, dhe atij çam në veçanti, iu shtua edhe një armik tjetër siç ishte edhe politika greke për aneksimin e tokave çame të mbetura përkëtej kufirit shqiptar.
Politika greke përkrahej nga elementë antikombëtarë që synonin të ngrinin një lëvizje paralele me atë shqiptare, që synimit për të luftuar gjermanët t'i shtonin dhe edhe synimin e bashkimit me Greqinë. Kjo politikë ishte edhe më e ashpër matanë kufirit shqiptar, ku popullsia çame u përball me masakrat e ushtrisë greke për të vetmen arsye se donte të mbronte lirinë, pronën, identitetin e saj. Forcat çame kanë qenë kundërshtaret më të forta të pushtuesve nazistë në të dy anët e kufirit. Edhe pse ushtria greke ishte treguar tepër agresive ndaj popullsisë çame, me masakra e shpronësime, ajo gjithsesi kërkoi ndihmë tek forcat shqiptare. Dhe batalioni "çamëria" ishte i vetmi që kishte mundësinë të kalonte kufirin dhe t'u vinte në ndihëm grekëve. Menjëherë gjermanët dërguan forca nga Janina dhe Delvina, ku si përgjigje të aksioneve të batalionit "çamëria", ndërmorën reprezalje ndaj popullsisë së pafajshme.
Tashmë batalioni "çamëria" kishte forcat e duhura dhe eksperiencën për të sulmuar Konispolin, i cili ishte kthyer në një bazë të fuqishme të gjermanëve.
Sulmi u bë në fund të marsit dhe ishte viti 1944, dhe forcat çame nga një çetë tani ishin një batalion ku kishin arritur suksese. Por një vështirësi që hasën çamët në sulmin mbi Konispol ishte humbja e elementit surprizë. Gjermanët e dinin që shqiptarët do të sulmonin atë natë, prandaj dhe ishin përgatitur. Sulmi filloi në orën tre të mëngjesit dhe me shumë vështirësi forcat shqiptare arritën deri në qendër të qytetit duke rrezikuar shumë herë të rrethoheshin nga forcat gjermane. Deri në fund të Luftës Nacionalçlirimtare, batalioni "çamëria" mori pjesë në shumë aksione të ndryshme. Ai u shtua në numër me elementë të rinj. Shumë shqiptarë çamë ranë në Luftë, megjithëse ndonjëherë historia nuk është treguar shumë e drejtë me ta. Po kjo nuk e mohon pjesëmarrjen e tyre në Luftë kundër pushtuesve.
Emrat e partizaneve
1. Abedin Nexhipi
2. Alizot Shahini
3. Arshi Hajro
4. Abdyl Sali
5. Abas Memushi
6. Adif Veliu
7. Abdil çuçi
8. Asllan Duduni
9. Arif Boxha
10. Adem Sheme
11. Alush Shorri
12. Alush Kuçuku
13. Ajet Sulejmani
14. Afro Shapllo
15. Agim çuçi
16. Ajet Shehu
17. Adif Vejzati
18. Asllan Kapllani
19. Asqeri Iljazi
20. Avdul Mero
21. Avdul Malo
22. Astrit Muderizi
23. Afro Buguca
24. Alush Shabani
25. Ahmet Sako
26. Ali Laze
27. Aqif Kola
28. Afro Stillo
29. Abas Buduni
30. Afro Abazi
31. Alush Mirto
32. Asllan Kondo
33. Asef Tare
34. Ali Domi
35. Asllan Axhiu
36. Avni Buxheli
37. Asllan Ibrahimi
38. Astrit Kallapodhi
39. Amali Neziri
40. Alush Shahini
41. Asllan Kelmezo
42. Ali Dalani
43. Aqif Gozhida
44. Azem Gjoni
45. Ali Mushi
46. Adile Demi
47. Abas Rumani
48. Abas Ademi
49. Alush Bineri
50. Avdul Ibrahimi
51. Ali Ruahni
52. Antonio Moreti
53. Bajram Cene
54. Bido Sejko
55. Ballkeze Demi
56. Braho Beci
57. Braho Karahasani
58. Bastri Xhelali
59. Beqir Balani
60. Beqo Lame
61. Balil Korro
62. Bardhosh Avdyli
63. Braho Beqja
64. Braho Gozhida
65. Besnik Boebari
66. Beqir Bukuri
67. Bashkim Qilimi
68. Bido Muharremi
69. Brahim Munga
70. Bajram çaushi
71. Brahim Dauti
72. Bektash Hoxha
73. Ballko Hoxha
74. Baho Dahri
75. Ballko Haxhia
76. Bandiri Berberi
77. Baftjar Dizdari
78. Bexhet Hajno
79. Bajram Haxhia
80. Braho Mihe
81. Bajram Sinoimeri
82. Brodum Broduri
83. Dervish Dojaka
84. Dilaver Poçi
85. Damin Korro
86. Daut Barini
87. Dilaver Taka
88. Daut Mizani
89. Dule Bakullati
90. Daut Sulejmani
91. Duro Idrizi
92. Dine Muho
93. Dine Mano
94. Dalan Malo
95. Dule Avdulla
96. Dallandyshe Tafani
97. Dervish Hoxha
98. Drita Buxheli
99. Dwshira Ksena
100. Drita Zejnati 101. Dhimitwr Kanaçi
102. Dhimo Aleksi
103. çobo Veizi
104. Enver Bani
105. Emin Cenaj
106. Elmas Veledini
107. Emin Hajta
108. Esma XHaferi
109. Emin Sejko
110. Eleni Zoto
111. Elmas çomani
112. Emin Kuçuku
113. Eleni Projani
114. Edip çuçi
115. Faik Beiri
116. Faik Hoxha
117. Fatiri Shehu
118. Fadil Meleqi
119. Faik Korça
120. Faik Shehu
121. Fane Shiko
122. Fatbardha Minxalli
123. Faik Vulo
124. Fadi Aliu
125. Fatiri Sferi
126. Fadil Dibra
127. Fejzi Tofllari
128. Fejzo Dishati
129. Fejzo Kuçuku
130. Fejzo Beci
131. Ferik çarçani
132. Ferus Sejkati
133. Filip Karkashiha
134. Feta Muskaj
135. Ferik çano
136. Fuat Beqo
137. Fuat Tartari
138. Fiko Serjani
139. Fiko Murati
140. Fejzo Xheko
141. Fuat Muho
142. Faik Shuaipi
143. Fadil çuçi
144. Fiqiret Shehu
145. Fane Kajo
146. Fatush Kseno
147. Fuat Sadushi
148. Feim Hanko
149. Feim Memko
150. Fuat Muderizi
151. Fatbardha Laze
152. Fiqret Rushiti
153. Gani Rupi
154. Guri Nizafi
155. Gani Rugji
156. Gaqo Lula
157. Gani Shehu
158. Gani Korro
159. Gani Nivica
160. Gjusho çaushi
161. Gjulie Demi
162. Haxhi Shkushi
163. Haxhi Murati
164. Haxh Halimi
165. Haki Rushiti
166. Hasan Mero
167. Hasan Taka
168. Hekuran Lamçe
169. Halil Munga
170. Hajri Dino
171. Halil Shehu
172. Haxhi Kokoçaj
173. Haxhi Sejko
174. Halil Mehmeti
175. Hanushe Hajno
176. Heto Hania
177. Hafus Shushi
178. Haki Jupe
179. Halit Selamani
180. Hamit Bilali
181. Halim Temo
182. Hasim Muderizi
183. Hasan Qerko
184. Hasan çeço
185. Haki çaushi
186. Haxhi Veizi
187. Hasan Bolena
188. Haxhi Baçe
189. Haxhi Shushi
190. Hava Kamberi
191. Hysen Veliu
192. Hamdi Peçi
193. Hamdi Meçe
194. Hetem Habarapi
195. Hysen Ahmeti
196. Halil çaka
197. Haxhi Aliu
198. Haki Rumani
199. Haki Rizaj
200. Hakim Meçaj

kleopatra- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Tiran
Postime : 467
Anëtarësuar : 29/06/2009
Mosha : 35
Hobi : Garat me makina
Re: 660 çamët që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore
Kjo teme zhvendoset nga Letersia Shqiptare, ne nenforumin e Historise Shqiptare...
Ju Faleminderit...
Ju Faleminderit...
Similar topics
» Deshmoret e Shqiperise qe moren pjese ne UCK
» A jeni pjese e zgjidhjes apo pjese problemit ?
» LSI, aleancë me camët
» Memoriali për çamët
» Dhjetë sekretet që “u morën me vete në varr”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi