Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ku po shkon Shqiperi e dashur ! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ku po shkon Shqiperi e dashur ! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ku po shkon Shqiperi e dashur !

Shko poshtë

Ku po shkon Shqiperi e dashur ! Empty Ku po shkon Shqiperi e dashur !

Mesazh nga WebMaster Fri 11 Feb 2011 - 6:01

Kjo eshte pyetja aktuale qe te gjithe ne ja bejme vetes dhe e diskutojme mes miqve te ngushte . Megjithate ne publik as nuk kemi guximin me te vogel ta bejme dhe te perpiqemi ti gjejme nje pergjigje. Ku po shkon shoqeria shqiptare sot Kemi me shume se 20 vjet qe po rropatemi lart e poshte ne kaosin e nje tranzicioni qe duket sikur nuk ka fund.


Sot dikush nuk studion fare por vetem pse ka para apo miq te forte mbaron universitetin masterin shkencor dhe doktoraturen. I mbaron pa e pasur edhe idene mbi lendet qe duhet te studioj. Po flisja nje here me dike qe po studion per drejtesi ne nje universitet privat. Po me thoshte se kishte provim.

Kur e pyeta se per cfare lende behej fjale nuk i dinte as emertimin e plote. Por do te shkoje shume mire - me tha - sido qe te jete nuk me ngelin dot. Po te me ngelin e dine qe ik ne nje universitet tjeter privat... E pyeta pse te mos studionte seriozisht qe te behej vertet i zoti ne ate fushe dhe pergjigja ishte Une nuk jam dhe ata qe futen ne shkolle me para ose me parti nuk jane me te zote se mua.


shte ngulitur mendimi se paraja dhe miku partiak jane cilesite qe duhen te tjerat nuk kane vlere ne Shqiperi. Kam me shume se tre dite qe shkoj dhe pi nje kafe perballe Fakultetit te Drejtesise.


Pothuajse te gjithe studentet dhe ndonje pedagog rrine ne kafe. Bari i madh ishte aq plot sa ishte e veshtire te gjeje nje vend per tu ulur. Pothuajse te gjithe studentet vecanerisht vajzat pinin duhan pa pushim. Sapo uleshin ne tryeze nxjerrin celularin paketen e cigareve dhe cakmakun.


Mbi kokat e njerezve qendronte nje mjegull tymi e cila ngjasonte shume me rene qe qendronte mbi shtepine e familjes Adams. Juristet e ardhshem pinin duhan si turqit - kur i thone fjales. Nuk po zgjatem te veshja e cila eshte nje histori me vete. Duket sikur shkojne ne ndonje mbremje gala dhe jo ne nje ore leksioni.


Ne nje nga ditet e ketij vazhdimi pashe me ne fund dy studente te cilat sapo u ulen ne lokal nxoren kompjuterin. Me ne fund - thashe - nje pamje normale. Po sqe e thene. Nuk po shkruanin ndonje detyre kursi vajzat hyne ne facebook dhe filluan te ngarkonin foto te cilat po i komentonin me njera-tjetren.


A nuk u ben pershtypje pedagogeve ose vete studenteve qe asnje me ndonje perjashtim fare te vogel nuk mban libra apo fletore shenimesh ne duar Pse nuk degjojme ne nje tavoline me studente thuajse kurre nje debat per studimet leksionet provimet apo lendet.


Nje bisede intelektuale mbi problemet e mprehta te vendit eshte e tepert te kerkohet nga studentet e sotem Do tu kishte hije per derisa jane studente. Por bisedat qe degjon zakonisht jane ceshtje banale thashetheme muhabete veshjesh aksesoresh etj.


Nje nga studentet me tregoi se Fakultetin e kishte ketu tek Blloku por per shkak se nuk ka mjedise te mjaftueshme leksionet i ndiqte ne mjediset e nje universiteti privat. E pyeta se si po shkonte me leksionet Ai me tha se ketu nuk merret vesh asgje ne lidhje me leksionet. -Po perse nuk merret vesh- e pyeta une.


- Po ja nese kemi per te bere pese ore leksion ne jave per nje lende ngaqe profesori ben edhe pune te tjera ai nuk vjen kur kemi leksion sipas orarit por na le nje dite ne jave dhe na i ben per nje dite te gjitha oret qe duhet te benim per nje jave -u pergjigj ai sikur po me thoshte gjene me te zakonshme.


Para ca muajsh do te merrja nje vertetim studenti per nje te aferm timin ne Universitetin e Durresit. Ju betohem se jam sorollatur dy jave per ta marre. Nje dite shkova ne universitet dhe gjeta rektorin por nuk gjeja sekretaren nje dite tjeter gjeta sekretaren por nuk ishte rektori nje dite tjeter nuk ishin asnjeri prej tyre.


Me ne fund pas kesaj telenovele e mora vertetimin por duhej te beja pagesen sepse nuk ishte falas. Ne Evrope mund te marresh jo nje por nje mije vertetime ne dite ne universitete dhe qe te gjithe jane falas. Ne Shqiperi ne fakultetet publike dhe keto jane me leke. E njejta gje ndodhi edhe me Drejtorine Arsimore te rrethit Durres.


Me duhej te merrja vertetim per nje tjeter te aferme timen e cila studion ne gjimnaz. Perseri e njejta telenovele shkoja te merrja vertetimin dhe nuk gjeja sekretaren sepse kishte dale per kafe. Kur pyesja se kur mund te vij askush nuk ishte ne gjendje te me jepte nje pergjigje. Por cudia nuk mbaron me kaq.


Nje dite e gjeta sekretaren ne zyre dhe me tha qe te shkoja neser paradite per marre vertetimin. Shkova te nesermen dhe e gjeta duke dale nga zyra. I thash Ku po shkoni A e lame dje te me jepje vertetimin


- Nuk ta bej sot sepse po ik ne dasme.- me tha ajo qete -qete. -Si po ik ne dasme po ty kush te zevendeson - ngula kembe. - Paske shume llafe nuk te jap llogari ty se ku shkoj dhe cfare bej . Edhe kete here pasi kaloi nje jave arrita ta merrja edhe kete vertetim i cili perseri ishte me leke. Paguhej nje detyrim i caktuar ne banke.


Ky realitet i hidhur haset kudo. Ministrite jane njesoj si universitetit ne kete drejtim. shte pothuajse e pamundur te arrish te takosh lirshem nje punonjes ministrie per te zgjidhur nje ceshtje. Komunikimi me publikun eshte per toke qytetaret nuk respektohen dhe nuk ndihmohen.


Flitet se kane ardhur shume te rinj qe kane mbaruar studimet jashte vendit. Une deri tani nuk kam pare asnje nuk kam degjuar asnje konkurs publik per ndonje vend te ri pune.


Ngado flitet per militante qe ju kane sherbyer partive dhe tani partite po ju kthejne kusurin per kontributin e meparshem. Ku jane te rinjte ku jane specialistet ku eshte meritokracia Nje profesor i cili eshte eksponent i larte i nje partie kur e pyeta si do mund te ece ky vend perpara keshtu me tha Po nuk bere per partine Partia nuk ben per te tjeret. Dhe nuk ma tha me shaka.


Deri ketu ka ardhur puna. Flitet se ka ardhur koha qe intelektualet dhe studentet qe mbarojne ne Perendim te kthehen ne shtepi pas liberalizimit te vizave. Te kthehen po ku do te shkojne me cpune do te merren


Edhe sot ka ne Shqiperi plot djem e vajza te reja qe kane mbaruar me rezultate te shkelqyera studimet ne perendim por jane pa mbeshtetje nese nuk njohin dike te partise X apo Y. Sillen rrugeve sikur te ishin te njerkes.


Disave madje u thone qe je me i kualifikuar se cduhet . Ka ndodhur edhe kjo.
Flitet se ka shoqata e ka programe qeveritare per kthimin e trurit ne Shqiperi. Askush se di se ku jane e cfare po bejne keto te ashtuquajtura mekanizma e programe.


Ku po shkon Shqiperia jone qe per te hyre edhe roje duhet te jesh anetar partie Ku po shkon Shqiperia jone qe per te hyre ne pune nuk duhen diploma apo rezultatet e merituara por paraja miku dhe partia


Ku po shkon shoqeria kur institucionet nuk kane as ne periferine e vemendjes se tyre qytetarin dhe hallet e tij aq me pak trurin e ketij vendi A nuk duket sikur ne kete vend po investohet per te prodhuar injorante dhe per te perjashtuar dhe izoluar intelektualin dhe talentin e vertete. Shqiperia eshte i vetmi vend ne Evrope ku pafundesisht prodhohen medioker qe ulen qete -qete ne karriget e pushtetit.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi