Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mashtrimi i madh i astrologjisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mashtrimi i madh i astrologjisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mashtrimi i madh i astrologjisë

2 posters

Shko poshtë

Mashtrimi i madh i astrologjisë Empty Mashtrimi i madh i astrologjisë

Mesazh nga Katniss Tue 22 Feb 2011 - 5:24

Mashtrimi i madh i astrologjisë Astrology_
Të gjithë ata që me qejf shikojnë horoskopin për të zbuluar çfarë tregojnë yjet për ditën e sotme apo javën e ardhshme, me siguri i ka befasuar keqinformacioni, i cili kohët e fundit është përhapur nëpër internet si cunami, që shenjat e horoskopit në fakt nuk janë të sakta.
Astronomi amerikan Parke Kunkle, nga shoqëria “Minnesota Planetarium” javën e kaluar ka përsëritur në qarqet shkencore faktin e njohur mirë që pozicionet e yjeve në qiell për shkak të procesionit, përkatësisht të lëkundjes së boshtit rreth të cilit sillet Toka, në 3000 vitet e fundit kanë luajtur nga vendi për pothuajse një konstelacion të tërë.
Toka sillet rreth boshtit të vet dhe rreth Diellit. Por, maja e boshtit të Tokës nuk rri e qetë, por lëviz dhe rrotullohet dhe për 25.686 vjet bën një rreth të plotë.
Për shkak të këtij fakti, pozita e yjeve në qiell, përkatësisht e planetëve në të, ndryshon vazhdimisht. Kjo do të thotë që ata që deri tani kanë besuar që janë për shembull peshore, në fakt duhej të ishin peshq. Lajmi ka bërë aq bujë saqë telefoni i astronomit amerikan nuk ka ndalur së rëni.
“Jam i befasuar që lajmi ka nxitur kaq shumë entuziazëm. Kjo nuk është diçka që ka ndodhur menjëherë. Kjo ka ndodhur me shekuj. Asgjë nuk ka ndryshuar në jetën time dhe nuk ndihem ndryshe. Unë e di cila është ‘shenja ime e vërtetë’. Kur kam lindur, Dielli ishte në konstelacionin e ujorit. Nuk është me rëndësi për mua se a pajtohen me këtë astrologët apo jo, unë i përmbahem astronomisë. Por, më vjen mirë që ky rrëfim i ka bërë njerëzit të interesohen për ndodhitë në qiell”, ka thënë Kunkle.
Por, duket që shumicën e “besimtarëve të astrologjisë” ky lajm i ka brengosur seriozisht dhe nëpër gjithë botën tek miliona njerëz ka shkaktuar krizë të vërtetë të identitetit.
Sigurisht, ka edhe prej atyre të cilët “kanë ndjerë gjithmonë”, që shenja fqinje do t’i përgjigjej më shumë personalitetit të tyre, por edhe ata janë konfuzë, sepse nuk e dinë a munden tani të zgjedhin atë që u pëlqen më shumë. Për ngushëllim mendoni vetëm se sa të vështirë e kanë ata njerëz, të cilët shenjën e vet e kanë bërë të pavdekshme me tatuazhe, në SHBA çdo i pesti vizatim i bërë në lëkurë është shenjë e horoskopit.

www.strugasot.com
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mashtrimi i madh i astrologjisë Empty Re: Mashtrimi i madh i astrologjisë

Mesazh nga Anakonda Thu 5 Apr 2012 - 18:22

Qyqa none,dmth horoskopi nuk eshte i vertete,ca mashtruesat edhe keta astrologet.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi